Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    Shoqata “Labėria” mbetet mė atdhetarja, me fisnikja, mė realistja

    Festohet me madhėshti 22- vjetori i shoqatės “Labėria”


    Albert Zholi

    Dje nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar u festua me madhėshti 22-vjetori i themelimit tė shoqatės, patriotike, kulturore “Labėria”. Nė kėtė festė merrnin pjesė, akademikė, intelektualė, gazetarė, shkrimtarė, aktorė, poetė, kėngėtarė, deputetė, anėtarė tė shoqatės “Labėria” si dhe simpatizantė tė kėsaj shoqate nė tė katėr anėt e vendit dhe nė diasporė. Nė jetėn e njė organizmi tė tillė shoqėror, 22 vjet veprimtari, nuk janė shumė, por nuk janė as pak kur ėshtė fjala pėr tė shprehur vlerat dhe kontributin pėr ēėshtje madhore kombėtare, siē ka bėrė kjo shoqatė, qė ėshtė mė aktivja e tė gjithė shoqatave mbarėkombėtare shqiptare. Nė qoftė se do tė futemi nė historikun e saj kjo shoqatė, pikėrisht nė kryeqendrėn e vendit, aty ku rreh zemra e Shqipėrisė sonė, nė Tiranė, 22 vjet mė parė, mė 12 dhjetor tė vitit 1991, hodhi themelet e saj, duke u bėrė promotor e tė gjithė lėvizjeve atdhetare, patriotike, por edhe kulturore.

    Ditėt e themelimit

    Ditė tė vėshtira, por edhe ditė tė arta. Nismėtar pėr themelimin e shoqatės, ishin njė grup intelektualėsh lab, tė lindur, apo me origjinė nga krahina e Labėrisė historike qė si shumė shoqata tė tjera, nuk i shpėtoi dot hera –herės politizimit dhe atrofizimit tė saj. Nė rrugėn e saj, me punė e pėrvojė, larg frymės politike, dhe me pjesėmarrjen mė tė gjerė tė disa intelektualėve me personalitet dhe integritet qė tė forcohej e ringrihej, shoqata “Labėria”, nė misionin e saj historik, eci me devizėn “Atdheu mbi gjithēka”. Rrugėtimi i saj ishte interesant, ku me punė dhe pėrkushtim, nisi jetėn institucionale, duke krijuar degė nė tė gjitha trevat e Labėrisė, Vlorė, Sarandė, Gjirokastėr, Tepelenė, Memaliaj, Himarė, Orikum, si dhe nė ato qytete qė kishte komunitet lab tė shprehur, si nė Tiranė, Durrės, Fier e Patos. Mė 5 Qershor tė vitit 1998, nė respekt tė simboleve, nė kuadrin e pėrvjetorit tė Luftės sė Vlorės, ku treva e Labėrisė ishte protagonistja kryesore e kėsaj ngjarje madhore pėr kombin, u mbajt nė Tiranė Kuvendi i Parė Themelues i shoqatės “Labėria”. Ky Kuvend, ishte guri i themelit qė pėrcaktoi filozofinė e gjithėpėrfshirjes, pa dallime partiake, apo shoqėrore. Njė vlerėsim tė veēantė nė kėtė festim tė 22-tė, vjen pėr djalin e Labėrisė Bujar Leskaj, i cili vitet e fundit ka qenė mbėshtetėsi kryesor i tė gjitha veprimtarive tė shoqatės.


    Festimi

    Ky 22 vjetori ishte i veēantė pėr shumė arsye. Ishte i veēantė pėr vetė kohėn nė tė cilėn u festua. Ishte i veēantė pasi pati njė pjesėmarrje tė jashtėzakonshme. Ishte i veēantė pasi tė pranishmit u befasuan me kėngėt e reja labe. Ishte i jashtėzakonshėm pasi aty ishin nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė qė nga Vermoshi deri nė Konispol. Ishte i veēantė pasi aty kishte dhe shumė kosovarė, qė erdhėn me dėshirėn pėr tė parė njė koncert me kėngė labe. Ishte i veēantė pasi aty u lexuan fjalėt mė tė bukura nga Akademiku kosovar Rexhep Qosja, “Nderi i Shoqatės Labėria”, i cili nė pamundėsi tė ardhjes dėrgoi dy letra pėrshėndetjeje. Fjalėn e rastit e mbajti Kryetari i shoqatės “Labėria” Prof. Dr. Ago Nezha, i cili theksoi se sot pėr Labėrinė ėshtė njė ditė e veēantė, njė ditė e shėnuar, pasi shoqata “Labėria” ka pasur njė dinamik tė admirueshme dhe ėshtė rritur nga njėri kuvend nė tjetrin, jo thjeshtė nė aspektin sasior, por pėrmes veprimtarive tė saja tė shumta e mbresėlėnėse, pėr ēėshtje madhore tė kombit. Mjafton tė sjellim nė kujtesėn e lexuesit, disa nga veprimtaritė mė pėrfaqėsuese, qė kanė pasur ndikim mbarė kombėtar. Nė vazhdimėsi, ka qenė Shoqata “Labėria, qė ka sensibilizuar mbarė opinionin shoqėror, pėr fenomenet qė janė shfaqur nė shkatėrrimin e vlerave kombėtare. Ishte ajo iniciatorja, qė nė Muzeun Historik Kombėtar, mblodhi rreth 70 shoqata mbarėkombėtare, ku denoncoi “Marrėveshjen famėkeqe tė shitjes sė detit fqinjit tonė Greqisė dhe vuri para pėrgjegjėsisė, qeverinė dhe politikėn, duke sensibilizuar opinionin shoqėror nėpėrmjet medias sė shkruar dhe asaj elektronike. Tė njėjtin qėndrim aktiv, ka mbajtur edhe pėr vetė deklarimin e popullsisė, sipas etnisė dhe fesė, apo pėr problemin e varrezave greke nė Pėrmet dhe Boboshticė tė Korēės, pėr ēėshtjen e pretendimeve tė Vorio- Epirit, nė Himarė, pėr shkollat publike greke nė trevat jugore, pėr shkatėrrimin e mjedisit turistik nė Vlorė, ku organizuam njė tubim me pjesėmarrjen e mbi 60 shoqatave, me moton: “Vlora nė rrezik”, e shumė veprimtari tė tjera me karakter kombėtar. Shoqata “Labėria, gjatė kėtyre 22 vjetėve aktivitet, njė aspekt tė veprimtarisė sė saj, ka pasur edhe botimin dhe promovimin e krijimtarisė tė autorėve lab. Ato kanė qenė tė shumta, por unė desha tė veēoj Kanunin e Labėrisė tė autorit Prof. Dr. Ismet Elezit, qė ėshtė edhe pasaporta e zakoneve dhe traditave tė Labėrisė, pėr tė cilin e pėrgėzoj duke evokuar tė kaluarėn, nė kėtė ditė historike pėr shoqatėn. Jetėn dhe aktivitetin e “Labėrisė”, e ka pėrcjellė te komuniteti Lab dhe mė gjerė, zėdhėnėsja e saj e fuqishme, gazeta “Labėria”. Nėpėrmjet saj, janė evidentuar e pasqyruar veprimtaritė e Shoqatės nė qendėr dhe nė rrethe dhe janė ofruar eksperienca dhe figura qė kanė pasur ndikim nė jetėn e komunitetit lab. Njė punė tė lavdėrueshme kanė bėrė kryeredaktorėt dhe redaksinė e kėsaj gazete nė vite e deri mė sot, duke filluar nga Pėllumb Tare, Lirim Deda dhe Albert Zholi”.


    Vlerėsimi

    Me rastin e jubileut tė 22- vjetorit tė shoqatės “Labėria” (theksoi Kryetari Nezha), nė gjerdanin e figurave tė shquara, tė anėtarėve tė nderit tė Shoqatės “Labėria”, i shtohet edhe njė personalitet i nderuar i familjes sė madhe Kavajase tė Moisive, Dr. Alfred Moisiu, Presidenti qė tregoi dinjitet, integritet dhe pėrgjegjėsi kombėtare, me njė ndjenjė tė theksuar atdhetare. Nė kėtė jubile, Labėria nderon me titullin e lartė “Mirėnjohje tė Labėrisė”, nė vlerėsim tė artit, kulturės dhe atdhetarisė, kėngėtaren e njohur, sarandjoten minoritare, “Mjeshtre e Madhe” Irini Qirjako, qė e ka ngritur kėngėn Labe nė panteonin e folklorit mė popullor. Me titullin “Mirėnjohje e Labėrisė”, vlerėsojmė njė personalitet tė artit, “Nderin e Kombit”, “Artistin e Popullit”, “Mjeshtrin e Madh”, tiranasin Reshat Arbana, qė ka qenė gjithmonė pranė Labėrisė me recitimet e tij mbresėlėnėse e tė fuqishme, qė ėshtė vėshtirė tė shlyhen nga kujtesa e shqiptarėve. Perlat e poezisė tė vlonjatit Ali Asllanit, nė gojėn e tė madhit Reshat Arbana, na bien si kambana pėr realitetin e sotėm politik dhe shoqėror. Njė tjetėr artist i skenės, qė ka ndjekur veprimtaritė e Labėrisė, jo vetėm nė qytete, por edhe nė fshatra, duke filluar nga Kuēi, Drashovica e deri nė Buzė tė Tepelenės, duke recituar poezi nga poetėt lab, ėshtė artisti i mirėnjohur “Mjeshtėr i Madh”, gjakovari Mirush Kabashi, qė sot Labėria e nderon me titullin e lartė “Mirėnjohje e Labėrisė”.

    Alfred Moisiu

    Ndihem sot mė i vlerėsuar se kurrė. Ndihem sot sikur tė jem i lindur nė Labėri dhe pse jam lindur nė Shkodėr dhe me origjinė jam nga Kavaja. E kam ndjekur nė vijimėsi tė gjithė veprimtarinė e kėsaj shoqate dhe e them me shumė bindje qė ėshtė shoqata qė ka veprimtarinė mė tė madhe, ėshtė shoqata qė ka qėndruar mė pranė shqetėsimeve tė atdheut, ėshtė shoqata qė mė ka thirrur nė tė gjitha aktivitete e saj. Dekorata e dhėnė nga kjo shoqatė, pėr mua mbetet mė e veēantė ėpr shumė arsye, por mbi tė gjitha mbetet e veēantė, pasi vjen nga njė shoqatė qė ėshtė atdhetare, patriotike, dhe pa ndikime politike. Unė kam lexuar, kam dėgjuar dhe dėgjoj shumė kėngė labe. Ato pėr mua janė ilaē pėr shpirtin pasi frymojnė shqip, kanė fjalėn e bukur shqipe, mbajnė pėrbrenda dėshirėn pėr tė thėnė tė vėrtetėn shqip.


    Reshat Arbana, “Nderi i Kombit”

    Sot jam shumė i vlerėsuar. Ndihem shumė i emocionuar. Unė jam tiranas, jam lerė rritur dhe me origjinė jam nga ky qytet. Por sot ndihem lab. Kėtė atmosferė qė kam parė sot, se kam ndjerė kurrė nė jetėn time, as kur kam marrė vlerėsime nga shoqata “Tirana”. Sot pėr mua mbetet njė ditė e veēantė, pasi vargjet e poetit tim tė zemrės, poetit lab Ali Asllani, i kam recituar brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ato poezi mė kanė rrėqethur trupin, por mbi tė gjitha kanė ngritur nė kėmbė tė gjithė shqiptarėt kudo nė botė. Ky nder qė mė ėshtė bėrė nga shoqata juaj, unė do tua shpėrblej me punė, me pjesėmarrjen nė tė gjitha aktivitetet qė do tė zhvillojė kjo shoqatė kaq patriotike, kaq e lidhur me zhvillimet e fatit tė atdheut.


    Mirush Kabashi “Mjeshtėr i Madh”

    E di si ndihem sot? Njė njeri tjetėr. Ndoshta jam njė aktor qė kam marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet e Shoqatės “Labėria” qė nga Kuēi e deri nė Drashovicė. Labėria ėshtė njė krahinė qė ka njė histori tė veēantė, njė krahinė qė e ka nderuar Shqipėrinė. Unė shpesh kam interpretuar poezi qė i kushtohen Vlorės dhe tė them tė drejtėn kudo janė mirėpritur. Mes njerėzve tė tillė, mes personaliteteve tė tillė ndihem krenar dhe shumė i vlerėsuar. Ēdo dekoratė, ēdo lavdėrim ka tė veēantat e saj, por ky vlerėsim i sotėm ka njė timbėr, ka njė tingėllim qė unė e veēoj. Do jem pėrkrah ēdo aktiviteti tė kėsaj shoqate, pasi ajo kudo pėrēon zėrin, ėmbėlsinė dhe ndjeshmėrinė e Shqipėrisė.


    Irini Qirjako “Mjeshtėr i Madh”

    Faleminderit pėr kėtė vlerėsim. Unė jam njė minoritare greke e Shqipėrisė. Port ė gjithė mė thonė nga cili fshat i Labėrisė je? Me tė drejtė, pasi unė kudo nė botė kam kėnduar polifoninė labe, kam kėnduar labēe. Kudo qė kam shkuar, qė nga Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Suedia, Zvicra, kėnga labe i ka mahnitur tė gjithė. Madje mė aknė thėnė se ku janė instrumentet. Kjo ėshtė magjia e kėngės labe, kjo ėshtė magjia e polifonisė. Jam dhe ndihem e vlerėsuar qė kjo shoqatė me kaq aktivitete, mė vlerėsoi pėr punėn time. Ndoshta vlerėsimet nga qeveria janė dhe tė njėanshme, por shoqatat sjellin zėrin e sė vėrtetės, zėrin e popullit, zėrin e sė vėrtetės. Ju faleminderit dhe qė prej sot e ndjej veten pjesė tė kėsaj shoqate.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    Del nji dit (vitet 1950-60) i paharruari Osman Rexha e po i pyt disa miq..
    Ore a mthoni ju mu se kush o mo e modhe a Laberia apo Italia..

    Italia mer xha Asmon..i thoshin shoket..
    Jo mer jahu se po ja fusni kot thosh xha Asmoni..
    Po jo mer Xha Asmon mos boj gafa tilla se o turp kush te ngjo.. si mer Laberia mo e madhe se Italia .. e ke pa ne hart a jo.. le qe vetem me popullsi ja kalo 100 her krejt Shqipnis thoshin kta..

    po mir mer jahu tha xha Asmoni si shpjegohet qe kur erdh italia gjeje shpi sa te dush mdurrs
    tani qe erdh laberia sgje mo shpi..

    ..

    Laberi moj Laberi..
    p dhise dolle ti..
    po ben ligjin perseri..
    si 50 vjet e si nashti..

  3. #3
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anėtarėsuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    356

    Pėr: Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Del nji dit (vitet 1950-60) i paharruari Osman Rexha e po i pyt disa miq..
    Ore a mthoni ju mu se kush o mo e modhe a Laberia apo Italia..

    Italia mer xha Asmon..i thoshin shoket..
    Jo mer jahu se po ja fusni kot thosh xha Asmoni..
    Po jo mer Xha Asmon mos boj gafa tilla se o turp kush te ngjo.. si mer Laberia mo e madhe se Italia .. e ke pa ne hart a jo.. le qe vetem me popullsi ja kalo 100 her krejt Shqipnis thoshin kta..

    po mir mer jahu tha xha Asmoni si shpjegohet qe kur erdh italia gjeje shpi sa te dush mdurrs
    tani qe erdh laberia sgje mo shpi..

    ..

    Laberi moj Laberi..
    p dhise dolle ti..
    po ben ligjin perseri..
    si 50 vjet e si nashti..
    Si gjithmonė shkruan budallalliqe i nderuar zotėri.... pffff
    Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    KRYESIA E SHOQATĖS KULTURORE ATDHETARE “LABĖRIA”

    1. Prof. Dr. Ago Nezha, “Mjeshtėr i Madh”, publicist, gazetar dhe shkrimtar,

    2. Xhemil Ēeli, personalitet i shquar i Labėrisė, “Nderi i Qarkut Gjirokastėr”.

    3. Gafur Duda, mirėnjohje e shoqatės “Labėria”, biznesmen, president i universitetit “Marin Barleti.

    4. Lavdie Nanaj, “Mirėnjohje e shoqatės “Labėria”

    5. Petrit Ruka, personalitet i shquar i Labėrisė, poet dhe shkrimtar.

    6. Sejmen Gjokoli, personalitet i shquar i Labėrisė.

    7. Albert Zholi, gazetar dhe shkrimtar.

    8. Daut Gumeni, personalitet i shquar i Labėrisė, poet, publicist dhe shkrimtar.

    9. Prof. Dr. Pėllumb Xhufi, personalitet i shquar i Labėrisė, historian

    10. Prof. Dr. Rami Memushi, personalitet i shquar i Labėrisė, gjuhėtar

    11. Prof. Dr. Bilal Shkurti, personalitet i shquar i Labėrisė, biolog

    12. Ahmet Dema, kryetar i shoqatės “Labėria” dega Vlorė

    13. Enton Abileka, drejtor nė “New 24”

    14. Neki Haskoēela, kryetar i shoqatės “Labėria”, dega Orikum.

    15. Flora Malaj, mirėnjohje e Labėrisė, biznesmene

    16. Prof. Asoc. Benard Zotaj, kryetar i shoqatės “Labėria” dega Tiranė, “Mirėnjohje e shoqatės “Labėria”

    17. Agim Rrapi, Kryetar i Entit Kombėtar Rural

    18. Ylli Muho, kryetar i shoqatės “Labėria”, dega Gjirokastėr

    19. Dr. Robert Ēelo, sekretar i shoqatės “Labėria”, dega Gjirokastėr.

    20. Flora Ēekani nėn/kryetare degės Gjirokastėr

    21. Lefter Deda, kryetar i degės “Labėria” dega Himarė

    22. Prof. Dr. Bardhosh Gaēe, Mjeshtėr i Madh, personalitet i shquar i shoqatės “Labėria”, personalitet i shquar i Qarkut Vlorė, poet dhe shkrimtar.

    23. Dr. Bujar Leskaj, personalitet i shquar i “Labėrisė’.

    24. Prof. Dr. Makbule Ēeēo, jurisprudencė

    25. Kastriot Muēo, gjuhėtar

    26. Bashkim Qeli, Mirėnjohje e shoqatės “Labėria”

    27. Pasho Zhupa, kryetar i shoqatės “Labėria”, Mirėnjohje e Labėrisė

    28. Engjėll Shameti, veprimtar i dalluar i shoqatės “Labėria”

    29. Hasan Seferi, “Mirėnjohje e Labėrisė”

    30. Skėnder Kamberi, “Piktor i Popullit”

    31. Agim Mero, Kryetar i Forumit pėr Mbrojtjen e Vlerave Kulturore tė Gjirokastrės.

    32. Bejkush Birēe, “Mjeshtėr Sporti”

    33. Muntaz Dhrami, “Skulptor i Popullit”

    34. Agim Ēiraku, personalitet i shquar i Labėrisė, President i gazetės “Telegraf”, biznesmen

    35. Dr. Neki Dredha, personalitet i shquar i ‘Labėrisė”

    36. Prof. Dr. Sherif Lusho, shkencėtar, personalitet i shquar i “Labėrisė”

    37. Prof. Dr. Natasha Hodo, kryetare e administrimit tė UB.

    38. Henrieta Shehaj, magjistėr nė jurisprudencė

    39. Mersin Balili, kryetar i shoqatės “Labėria” “Mirėnjohje e Labėrisė”

    40. Myfyt Mema, anėtar i kryesisė, mirėnjohje e shoqatės “Labėria”

    41. Perlat Muēo, veprimtar i shoqatės “Labėria”

    42. Hasan Hoxha, sekretar i degės sė Tiranės

    43. Dr. Nimet Balili, “Mirėnjohje e Labėrisė”

    44. Qemal Danaj, kryetar i shoqatės “Labėria” dega Tepelenė, “Mirėnjohje e Labėrisė”


    45. Aris Mema, kryetar i degės, Sarandė

    46. Baftjar Duka, dega Sarandė

    47. Axhem Gjoni, veprimtar i shquar i shoqatės kulturore “Labėria”

    48. Marsel Lila, sektori i artit

    49. Bashkim Asllani, jurist i shoqatės

    50. Dilaver Goxhaj oficer nė lirim



    REZOLUTĖ E KUVENDIT TĖ V-tė TĖ SHOQATĖS KULTURORE ATDHETARE “LABĖRIA”

    Kuvendi i V-tė i Shoqatės Kulturore Atdhetare Labėria, qė zhvilloi punimet nė Gjirokastėr, mė 24-25 maj 2014, pasi dėgjoi raportin mbi veprimtarinė e kryesisė sė shoqatės kulturore atdhetare “Labėria”, mbajtur nga kryetari i kėsaj shoqate Prof. Dr. Ago Nezha, ku diskutuan gjerėsisht pėrfaqėsues tė gjitha degėve, pėr ēėshtjet e shtruara nė raport, miratuan raportin dhe zgjodhėn organet drejtuese. Si sintezė e punės sė kryer, diskutimeve dhe dokumenteve tė miratuara, Kuvendi aprovoi kėtė rezolucion.

    1. Gjatė periudhės katėr vjeēare ėshtė rritur dhe forcuar vetėfunksionimi i degėve nė rrethe, duke zgjeruar dhe shtrirė nė shumė nėn degė rajonale.

    2. Spektri i problematikave qė janė trajtuar nė qendėr dhe nė bazė ka qenė shumė i gjerė duke pėrfshirė tematika me karakter patriotik, kulturor dhe social.

    3. Njė nga veprimtaritė kryesore ka qenė denoncimi i “Marrėveshjes famėkeqe tė shitjes sė detit fqinjit tonė Greqisė, ku Shoqata Labėria duke pėrfshirė edhe rreth 70 shoqata tė tjera, pėrfshirė kėtu edhe shoqatėn Kosova dhe Ēamėria, pasi diskutuam, firmosėm njė peticion drejtuar organeve tė larta tė legjislativit dhe ekzekutivit, si dhe mediave tė shkruara dhe elektronike.

    4. Qėndrime tė forta reaguese ka pasur pėr problemin e regjistrimit tė popullsisė sipas etnisė dhe fesė.

    5. Njė qėndrim kritik ėshtė mbajtur ndaj shkatėrrimit tė mjedisit nė pyllin e sodės nė Vlorė, ku Shoqata Labėria organizoi nė Tiranė njė tubim me praninė e 60 shoqatave me moton: “Vlora nė rrezik”

    6. Qėndrimet inferiore tė qeverisė shqiptare ndaj qeverisė sė Greqisė pėr ēėshtjen e minoriteteve, tė dhunimit tė varrezave nė Korēė dhe Pėrmet, hapjen e shkollave greke, pėr mohimin e pronave tė ēamėve etj, kanė qenė objekt trajtimi nė dinamikė nga forumi dhe Kryesia e shoqatės.

    7. Situata kritike e rrugės sė lumit tė Vlorės, ku pėrfshihen rreth 52 fshatra, ka qenė njė prioritet i trajtimit nėpėrmjet shtypit tė shoqatės tė gazetės “Labėria” si dhe i deklaratave drejtuar organeve tė larta tė shtetit.

    8. Veprimtari tė shumta u organizuan nė kuadėr tė 100- vjetorit tė Pavarėsisė, nė qendėr dhe nė bazė me sesione shkencore, takime, ringritje lapidarėsh, bustesh, obeliskė, muzesh etj.

    9. Shoqata KA “Labėria” pėrjeton me dhimbje boshatisjen e trevave tė Labėrisė si rrjedhojė e mungesės sė infrastrukturės, si rrugė, uji, telefon, shkolla, qendra shėndetėsore, spitale etj.

    10. Shoqata KA “Labėria” vėren njė dukuri qė duhet korrigjuar lidhur me pjesėmarrjen e ulėt tė brezit tė ri dhe tė grave. Ky fenomen e atrofizon dhje e plak shoqatėn duke ulur interesin e veprimtarisė sė saj.

    11. Gjallėrimi dhe rritja e rolit tė shoqatės nė tė ardhmen kėrkon njė bashkėveprim tė shoqatės Labėria nė degė me shoqatat e fshatrave tė veēantė.

    12. Shoqata KA “Labėria, i kėrkon Qeverisė qė tė drejtoi sytė nga fshatrat e Labėrisė qė janė lėnė nė harresė nga qeveritė e mėparshme dhe tė vendosi ura komunikimi me zonat urbane duke investuar nė sektorėt prioritar siē ėshtė bujqėsia.

    13. Shoqata “Labėria” edhe nė tė ardhmen do udhėhiqet nga idealet kombėtare, patriotike dhe do organizoi veprimtari nė kuadrin e 70 -vjetorit tė Ēlirimit tė Atdheut dhe do bėhet promotor pėr tė rinovuar historinė e varrosur nė kėto 24 vjet duke rehabilituar lapidarėt, bustet, muzetė dhe veprat e kultit, ku janė shkatėrruar.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    Pėrfundoi me sukses punimet Kuvendi i V i Shoqatės Atdhetare Patriotike “Labėria”

    Flamur Bime: Ishte njė Kuvend model qė do na mungojė, Gjirokastra u ndje e nderuar

    Alfred Moisiu: Labėria ka historinė mė tė lavdishme tė trojeve shqiptare



    Albert ZHOLI

    Dje nė njė ambient festiv pėrfunduan punimet e Kuvendit tė V tė Shoqatės Kulturore, Atdhetare “Labėria”. Gjatė dy ditėve Gjirokastra u kthye nė njė qytet aktivitetesh tė jashtėzakonshme, pasi nė tė njėjtėn kohė u zhvillua Festivali i 5 Folklorik Ndėrkombėtar “Argjiro” dhe Kuvendi i V i Shoqatės “Labėria”, ku ra nė sy njė pjesėmarrje tejet masive e qytetarėve gjirokastrit tė tė gjitha moshave. Ky Kuvend sipas tė gjitha mediave dhe tė pranishmėve ishte njė Kuvend model, pėr nga organizimi, numri i aktiviteteve, mėnyra e diskutimeve, gjeografi-shtrirja e pjesėmarrėsve, numri i madh i personaliteteve, dhe atmosfera e pritjes sė popullit Gjirokastrit. E veēantė ishte pjesėmarrja nė kėtė Kuvend e Akademikut Rexhep Qosja, deputetit tė Kuvendit tė Kosovės z. V Berat Luzha, e vajzės sė tij Labėrie Luzha (emri i sė cilės u prit me duartrokitje tė gjata), e ish -Presidentit Moisiu, por dhe e shumė akademikėve, profesorėve dhe intelektualėve tė tė gjitha fushave. Dita e parė pėrpos Raportit tė Kryetarit Nezha vazhdoi me njė koncert tė shkollave tė mesme dhe 9-vjeēare tė qytetit tė Gjirokastrės, i cili gjatė gjithė kohės sė zhvillimit u shoqėrua me duartrokitje tė fuqishme. Nė ditėn e dytė tė punimeve Kuvendi zhvilloi zgjedhjet e reja pėr njė mandat tė ri 5-vjeēar. Nė fund tė zgjedhjeve Kryetar u rizgjodh Prof. Ago Nezha, Sekretar i Pėrgjithshėm z. Petrit Ruka, ndėrsa nėnkryetarė z. Gafur Duda, Lavdie Nanaj, Agim Ēiraku, Sejmen Gjokoli. Nė fund tė zgjedhjeve u bė dhe njė takim pėrshėndetės me tė gjithė pjesėmarrėsit, ku ndėr tė tjerėt ishin Kryetari i Bashkisė sė Gjirokastrės z. Flamur Bimo dhe ish-Presidenti Moisiu. Tė gjithė tė pranishmit i pritėn me interes fjalėt e tyre, pasi Kryetari Bimo, bėri njė pritje dhe organizim tė pėrsosur tė Kuvendit, ndėrsa ish -Presidenti Moisiu qėndroi aktiv nė tė dy ditėt e zhvillimit tė Kuvendit tė V tė Shoqatės “Labėria”. Nė fjalėn e tij z. Bimo theksoi se, kėto dy ditė, Gjirokastra ka ndjerė njė emocion tė veēantė. Ishte privilegj qė ky Kuvend u zhvillua nė qytetin e vėllezėrve Topulli, Kadaresė, e shumė intelektualėve tė tjerė. Sipas tij, Kuvendi i V i shoqatės “Labėria” ishte njė Kuvend model, Gjirokastra u ndje e nderuar. Ndėrsa ish- Presidenti Moisiu theksoi se, kėto dy ditė ishin si dy orė, pėr vetė ritmin e punimeve, aktiviteteve dhe angazhimeve. Jam ndjerė tepėr i privilegjuar pėr ftesėn respektin dhe mėnyrėn perfekte tė organizmit tė Kuvendit, qė asnjė shoqatė tjetėr nuk mund ta realizojė tė tillė. Sipas tij, Labėria ka historinė mė tė lavdishme tė trojeve shqiptare. Gjatė gjithė takimit nuk mungoi kėnga e bukur labe, e cila ishte si njė fllad i freskėt, pėr t’i dhėnė njė frymėmarrje tė re tė gjithė tė zgjedhurve nė strukturat drejtuese tė Shoqatės mė aktive pėr ēėshtjen kombėtare nė Shqipėri.

    Raporti i kryesisė sė shoqatės kulturore atdhetare “Labėria” mbajtur nė Gjirokastėr mė 24-25 maj 2014

    Tė nderuar delegatė dhe tė ftuar

    I nderuar Kryetar i Nderit tė Shoqatės “Labėria” Prof. Dr. Rexhep Qosja

    I nderuar President Moisiu

    I nderuar Kryetar i Bashkisė sė Gjirokastėr, z. Flamur Bimo

    Tė nderuar Ministra, Deputet, Drejtues tė pushtetit vendor,Personalitete tė Labėrisė, njerėz tė artit e tė shkencės

    Jemi mbledhur sot kėtu nė zėmėr tė Labėrisė nė Gjirokastėr, nė kryeqendrėn e kulturės labe, pėr tė promovuar njė ngjarje historike siē ėshtė edhe Kuvendi i Pestė i Labėrisė, qė ka njė rėndėsi primare, jo vetėm pėr shoqatėn po se po, por pėr gjithė trevėn e Labėrisė dhe mė gjerė. Mė lejoni qysh nė fillim qė nė emėr tė shoqatės Labėria tė falėnderoj tė zotėt e shtėpisė, Kryetarin e Bashkisė z. Flamur Bimo dhe stafin e tij, Kryetarin e Degės sė Labėrisė Gjirokastėr z. Ylli Muho dhe kryesin e saj, pėr mirėkuptimin, gatishmėrinė e shprehur, vlerėsimin dhe impenjimin maksimal qė treguan pėr tė realizuar njė veprimtari dinjitoze siē ėshtė Kuvendi i 5-tė i Shoqatės kulturore Atdhetare “Labėria”, qė do mbetet gjatė nė memorien e tė pranishmėve, si njė eveniment qė ngjalli emocione tė bukura.

    Po tė bėjmė shkurtimisht pak histori, rrugėtimi i shoqatės “Labėria”, pėr tė ardhur nė Kuvendin e V-tė tė saj nė Gjirokastėr, ka qenė i gjatė, por i larmishėm, duke ngjitur pesė shkallė tė mundimshme suksesi. Vetė bilanci pesė shifror, flet shumė pėr njė organizėm shoqėror qė ka kaluar kufirin e dy dekadave e mbushur me njė veprimtari tė pasur atdhetare-kulturore, historike, e shkencore, qė flasin pėr njė performancė me nivel tė lartė organizimi e drejtimi, nė qendėr dhe nė bazė. Shoqata e ka nisur maratonėn e saj duke startuar nga Kuvendi i parė qė u mbajt nė Tiranė mė 5 Qershor 1998, duke vazhduar me Kuvendin e 2-tė mė 19 Maj 2001, nė Vlorėn e flamurit, duke zbritur buzė Jonit nė Himarė, ku zhvilloi punimet Kuvendi i 3-tė, mė 7 Maj 2005, jo pa qėllim dhe rastėsisht pėr romantizėm bregdetar, por pėr t’ju kujtuar autorėve dhe aktorėve me mentalitet helen, qė donin ta bojkotonin edhe Kuvendin duke vendosur parulla greqisht: Poshtė Labėria, Himara s’ėshtė Labėri, etj., e pėr t’u thėnė se dallgėt e Jonit mos t’i pėrplasin nė murin e Labėrisė, se nuk ja tronditin dot themelet dhe njėkohėsisht pėr t’u freskuar kujtesėn banorėve tė bregdetit me nostalgjinė, se Himara ka qenė dikur Kryeqendra e Labėrisė.

    Nisur nga historia e Labėrisė u vijua me Kuvendin e 4-rt nė Kuē qė u mbajt nė 21 nėntor 2009, duke lėnė detin Jon dhe ngjitur malit jo thjesht pėr tė marrė aromėn e flladin e malit e pėr tė pirė ujė nė buronjat e Kuēit, por pėr njė fakt kuptimplotė, se aty 90 vjet mė parė 28 Nėntor- 4 Dhjetor, me pjesėmarrjen e 300 delegatėve, jo vetėm nga trevat e Labėrisė, por nga gjithė Shqipėria natyrore, pėrfshirė kėtu edhe delegatė nga Kosova e Ēamėria, zhvilluan Kuvendin e Labėrisė pėr gjashtė ditė rresht, duke u strehuar nė krahinėn e Kurveleshit, ku trajtuan problemet shqetėsuese tė kohės, si gjakmarrja, emancipimi i gruas, heqja e fejesave nė djep, dhuna e ushtruar mbi gratė, arsimimi dhe zhdukja e analfabetizmit etj., fenomene kėto qė pjesėrisht janė edhe sot prezent nė shoqėrinė shqiptare. Nė kėtė Kuvend do tė merrte pjesė dhe Noli e Bajram Curri qė mbėrritėn nė Vlorė, por nuk u sosėn dot nė Kuē, pasi nisėn trazirat qė shkaktoi revolucionit Demokratiko- Borgjez dhe nė kėto kushte dėrguan tė deleguar Abdyl Kuēin. Me largpamėsinė e kohės, ky Kuvend vitin tjetėr do mbahesh nė Orosh tė Mirditės, pėr tė shėruar kėto plagė shoqėrore, por u pengua nga situata e rėndė politike qė pllakosi. Kėto episode e tė tjera, tregojnė qartė se Labėria historikisht ka mbajtur mbi supe peshėn e ngjarjeve mė kruciale tė kombit.

    Zonja dhe zotėrinj

    Kuvendi i 5-tė, u bė arenė kėrkesash konkurruese midis Fierit, Patosit dhe Tepelenės, por u gjykua qė i kemi njė borxh tė munguar Gjirokastrės dhe ja sot jemi kėtu nė qytetin e patriotėve tė shquar Bajo e Ēerēiz Topulli, tė Bule Naipit e Persefoni Kokėdhimės, tė njerėzve tė shquar tė letrave Eqrem Ēabejit dhe Ismail Kadaresė, pėr tė bėrė analizėn e periudhės midis dy Kuvendeve dhe pėr tė shpalosur sė bashku problematikat e shoqatės sė “Labėrisė” pėr tė ardhmen duke ecur tė karikuar pėr veprimtari tė reja nė jubileun e 70- vjetorit tė Ēlirimit tė vendit.

    I. ROLI I FORUMIT DHE DEGĖVE NĖ MBARĖVAJTEN DHE FUNKSIONIMIN E SHOQATĖS

    Tė nderuar pjesėmarrės:

    Shoqata Labėria, ka bėrė kujdes qė tė udhėhiqet nga dokumenti i saj kryesor Statuti qė ėshtė udhėrrėfyes nė tėrė veprimtarinė e saj

    Ajo, ka funksionuar si njė organ kolegjial vertikalisht nėpėrmjet kryesisė sė shoqatės dhe horizontalisht sipas degėve, nėn degėve dhe seksioneve qė janė ngritur nė zona dhe fshatra labe. Synimi dhe pėrpjekja e Kryesisė ka qenė pėr ti bėrė sa mė vetėvepruese degėt, pėr tė ezauruar ato problematika specifike qė ka pasur interes pėr komunitete tė veēanta. Komunikimi i degėve me forumin ka qenė dinamik dhe tepėr intensiv jo vetėm me informacion tė ndėrsjellėt, por edhe me pjesėmarrje konkrete me tė deleguar nė ato veprimtari qė kanė qenė pėrfaqėsuese. Forumi ėshtė mbledhur rregullisht, duke kapėrcyer edhe normat e statutit, pėr problem qė i kanė diktuar situata konkrete. Mbledhjet e Kryesisė janė thirrur njė e dy herė nė vit, ku pjesėmarrja e rretheve ka qenė e kufizuar, pa pėrjashtuar ndonjė mungesė edhe nga Tirana. Vėrejmė se ėshtė rritur spektri i shtrirjes sė degėve nė njėsi mė tė vogla si nė komuna e sektor tė ndryshėm. Pėrvojat janė nga mė tė ndryshmet brenda natyrės sė degėve. Mjafton tė prezantojmė disa prej tyre qė kanė pasur efikasitet real. PSH. Dega e Vlorės, me kryetar Ahmet Demėn duke qenė etnikisht e pastėr e banuar nga lebėr, ka vendosur lidhje me seksione nėpėrmjet komunave, gjė qė ka bėrė tė rritet intensiteti i veprimtarive tė saj. Kjo ka rritur interesimin dhe vėmendjen e strukturave rajonale pėr tė qenė nė kohezion tė plotė me tėrė veprimtaritė qė realizon dega e qytetit. Njė pėrvojė e veēantė qė sjellė kjo degė ėshtė kombinimi i veprimtarive me degėt e fshatrave, duke inkluduar ato pėr veprimtaritė kryesore nė kuadrin e Labėrisė. Dega e Fierit me Kryetar Pasho Zhupėn, duke mos qenė krahinė e Labėrisė ka njė pėrvojė tjetėr qė lidhet me zonat dhe rajonet ku ka enklava tė komunitetit Lab. Ajo ka ngritur minidegė nė Levan, Frakull, Mbrostar, etj.. Dega e Patosit, nėn drejtimin e Mersin Balilit ka promovuar vlerat mė tė spikatura tė anėtarėsisė sipas krahinave qė pėrfaqėsojnė. Kėto dy degė kanė njė traditė tė mirė qė ēdo vit organizojnė pelegrinazh familjar nė zonat e Labėrisė nga kanė vendorigjinėn me raste ngjarjesh apo ceremoni tė komunitetit tė zonės. Njė veprim i tillė ju ngjall dashurinė pėr tė parėt e tyre dhe brezit tė ri qė kanė lindur nė Myzeqe. Dega e Fierit dhe Patosit janė tė vetmet degė qė sigurojnė tė ardhura edhe nga kuatitacionet dhe derdhin rregullisht lekėt nga shitja e gazetės ēdo muaj, shembull qė duhet pėrgjithėsuar. Dega e Sarandės e drejtuar nga Aris Mėma, meqenėse qyteti ka prurje nga trevat e Labėrisė jugore duke filluar nga Vlora, Tepelena dhe Gjirokastra, mbi bazėn e kėsaj veēorie ka bėrė njė organizim origjinal duke krijuar seksione mbi bazė rrethesh qė kanė strukturat e tyre drejtues dhe pėrfaqėsimin nė shkallė rrethi. Ndėrsa Dega e Gjirokastrės, e drejtuar pėr disa vjet nga Skėnder Kokurti dhe aktualisht nga Ylli Muho, ka njė lėvizje mjaft interesante, qė ēdo familje tė ketė njė anėtar nė shoqatėn Labėria dhe ka nisur shtrirjen nė tė gjitha komunat e rrethit. Kjo degė ka dhėnė shkėndijat e para pėr kremtimin e ngjarjeve nė kuadrin e 70 -vjetorit tė Ēlirimit, duke organizuar 100- vjetorin e luftės sė Cepos, Hormovės dhe Skerficės, veprimtari tė ditėve tė fundit qė i kemi tė freskėta nė kujtesėn tonė. Degėt kanė pasur individualitetin e tyre me njė aktivitet multikolor, pėrfshirė kėtu edhe Degėn e Tepelenės me Kryetar Qemal Danaj, tė Orikumit, me kryetar Neki Haskoēelėn dhe tė Himarės me Kryetar Lefter Dedėn. Ndėrsa nė Degėn e Tiranės me kryetar Bashkim Qelin, dallohen nėn degėt “Kombinat” dhe “Rruga e Elbasanit”, ku janė pėrfshirė me pjesėmarrjen e tyre nė veprimtaritė qė ka organizuar Forumi qendror i shoqatės. kėto risi qė janė shfaqur me individualitetin e vetė, kanė bėrė qė tė kemi njė ansambėl degėsh aktive dhe dinamike, me njė format tė ri qė ndryshe nga mė parė, kanė rritur shkallėn e shoqėrizimit jashtė pėrkatėsive politike. Me pėrpjekjen dhe kontributin e kryetarėve tė degėve Sarandė dhe Patos, ėshtė arritur qė tė sigurohet dhe njė ambient zyre e mobiluar dhe dekoruar bukur, ku ndikon pėr tė rritur shkallėn e komunikimit midis anėtarėsisė dhe drejtuesve tė shoqatės. Kėtė mangėsi ne e kemi pengesė nė forumin qendror nė Tiranė, edhe pse aty janė tė pėrqendruar potencialet mė tė mėdha intelektuale, politike dhe bizneset mė tė fuqishme, por mungon totalisht vėmendja dhe interesimi i tyre, pėr kėtė aset tė vyer tė Labėrisė, siē ėshtė shoqata.

    Analizat zgjedhore qė u realizuan nė tė gjitha degėt, evidentuan dukshėm arritjet por edhe tė metat qė shfaqen nė veprimtarinė e tyre. Njė dukuri qė duhet tė korrigjohet se ka tė bėjė me vazhdimėsinė e shoqatės, ėshtė pjesėmarrja e ulėt e tė rinjve dhe grave nė jetėn e shoqatės. Kjo situatė kritike nuk korrigjohet me deklarime e konstatime, por me shembullin personal tė forumeve tė shoqatės duke ofruar nė veprimtaritė qė organizojnė degėt, fėmijėt dhe gratė e tyre. Vėrehet njė fenomen tek tė rinjtė kohėt e fundit qė ndryshe nga mė parė tani kanė filluar ti drejtohen fesė, por kanė reagim tė ngadaltė pėr nė Shoqatė. Nė rast se Shoqata nuk do kombinojė nė mėnyrė harmonike brezat, nuk do jetė e largėt dita qė Shoqata do shuhet siē ka ndodhur me shumė Shoqata nė rrethe tė ndryshme tė vendit. Kjo nuk ėshtė pėrgjegjėsi thjesht e forumeve, por e gjithė anėtarėve tė shoqatės. Nė Labėri ndodh njė dukuri disi e veēantė qė anėtarėt e shoqatės vijnė nė mbledhje tė mbushur me kritika e vėrejtje si t’i kenė tė zgjedhurit raja tė tyre. Filozofia qė duhet tė mbisundojė ēdo anėtar duhet tė jetė qė kur tė vijė nė mbledhjen e shoqatės tė mos thotė ēfarė ke bėrė ti, por ēfarė kam bėrė unė pėr mbarėvajtjen e punėve nė shoqatė. Nė shoqatė tė vijmė pėr tė dhėnė llogari, e jo pėr tė kėrkuar llogari, vetėm atėherė do ta quajmė komunitetin lab tė emancipuar nė frymėn shoqėrore... Fryma e kontributeve pa diktat, vėrehet te disa anėtar Kryesie si: Profesor Pėllumb Xhufi, Pajtim Bello, Bardhosh Gaēe etj.. Pėr forcimin dhe mirėfunksionimin e shoqatės nė zbatim me korrektesė tė statutit, njė rol tė veēantė ka luajtur Sekretari i Pėrgjithshėm zoti Xhemil Ēeli me korrektesėn dhe prudencėn e tij intelektuale. Aktivizimi i kryesisė dhe nėnkryetarėve nėpėr rrethe si i pa pėrtuari dhe i pa kursyeri fizikisht e materialisht Gafurr Duda, zonja Lavdie Gjika, Kastriot Zoto, Sejmen Gjokoli dhe Sekretari Organizativ Petrit Ruka, kanė pasur ndikim tė dukshėm nė forcimin organizativ tė degėve nė rrethe. Fushata zgjedhore e degėve qė i parapriu kuvendit tė V-tė tė saj nėpėrmjet analizave, debatit dhe reflektimit pėr njė ecuri mė tė mirė, tregoi pėr rritjen e saj jo vetėm nė aspektin sasior, duke u shtrirė nė shumė fshatra e komuna tė trevės sė Labėrisė, por edhe pėr njė rritje cilėsore tė nivelit tė veprimtarive dhe pėr njė tematikė tė larmishme dhe gjithė pėrfshirėse. Shoqata “Labėria”, tashmė ėshtė bėrė njė zė i fuqishėm pėr probleme madhore tė vendit qė gumėzhin si koshere blete nga veprimtaritė nė qendėr e nė rrethe dhe qė shumė intelektualė tė shquar jo Labė si: Profesor Servet Pėllumbi, ish-Presidenti Moisiu, ish-Presidenti Meidani, e shumė tė tjerė kanė pohuar se, “ju e keni kthyer shoqatėn nė njė institucion qė po konkurron dhe institucionet shtetėrore dhe me kėnaqėsi ndjekin aktivitetet e saj. Kjo situatė e re, ka krijuar njė imazh pozitiv pėr rolin e shoqatės dhe ėshtė njė garanci e plotė pėr pėrsosjen e veprimtarisė sė saj nė tė ardhmen”.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    Kuvendi i V i shoqatės “Labėria”, njė Kuvend i njė rėndėsie tė veēantė


    Pėr vetė vendin e zgjedhur pėr tė zhvilluar kėtė Kuvend, pėr vetė pėrgatitjen disa mujore, pėr vetė pjesėmarrėsit dhe angazhimet nėpėr trevat e Labėrisė, pėr vetė detyrat qė do tė caktojė ky Kuvend, ėshtė quajtur Kuvend i njė rėndėsie tė veēantė


    Ago Nezha (Kryetar i Shoqatės)

    Shoqata Kulturore Atdhetare “Labėria” ėshtė njė organizėm shoqėror qė ka mundur tė bashkojė labėt jo vetėm nė trevėn e Labėrisė, por kudo ku jetojnė e punojnė ata, nė mbarė vendin dhe jashtė tij nė vendet fqinjė si nė Greqi e Itali. Ajo ka krijuar dhe afirmuar nė kėto 23 vjet fizionominė e saj, me karakteristikat mė tė shprehura tė trevės sė Labėrisė duke pasur identitetin e vet, qė i referohen shumė subjekte tė tjera shoqėrore.


    Albert ZHOLI

    Patjetėr qė Gjirokastra ndihet e privilegjuar nė kėtė Kuvend tė V tė shoqatės “Labėria”. Ndihet e privilegjuar, pasi jehona e kėtij Kuvendi ka marrė dhenė dhe ėshtė bėrė prezente tek tė gjitha mediat shqiptare, ku paraprijėse e propagandės ka qenė gazeta e mirėnjohur “Telegraf”. Evente tė tilla janė tė rralla ashtu si vetė historia e kėsaj treve, ashtu si vetė bėmat, luftėrat dhe pėrpjekjet pėr armimin e tė gjithė banorėve tė saj. Ky Kuvend do tė jetė zemra e kėngės, pena e fjalės sė bukur atdhetare, ėndrra e ēdo labi pėr ta parė Shoqatėn, nė vendin qė i ka caktuar koha dhe historia.


    Birēe Hasko (Mjeshtėr i Madh)

    Labėria me derte vjen nė kėtė Kuvend si zonjė. Gjirokastrės i ka hije ky Kuvend, pasi kjo shoqatė vjen e nderuar pėrpara shoqėrisė shqiptare, si mė patriotja, mė luftarakja, mė konkretja nė aktivistet e saj me karakter kombėtar. Ky Kuvend do tė hyjė nė Historinė e Shoqatės si njė Kuvend mirėsie, largpamėsie, solidariteti me vlera tė jashtėzakonshme patriotike.


    Agim Ēiraku

    Aktivitetet e kohėve tė fundit tė shoqatės “Labėria” mbeten aktivitete tė tilla qė kujtesa s’mund t’i anashkalojė. Janė aktivitete me pėrmasa kombėtare qė vetėm njė shoqatė e tillė di t’i organizojė. Ky Kuvend pėrbėn njė event tjetėr tė kėsaj shoqate, pėr vetė programin, organizimin, publicitetin, mobilizimin, kohėshtrirjen, tė ftuarit special. Nė njė Kuvend tė tillė nė njė vend tė tillė, patjetėr qė detyrat do jenė mė tė mėdha, por dhe emocioni ėshtė specifik, ku tė bėn tė ndihesh krenar pėr trevėn nga ke origjinėn.


    Bujar Leskaj

    Kėto ditė nė Gjirokastėr do ndihem si nė vendin e shenjtė. E them si nė vendin e shenjtė pasi Kuvendet e labėve tė tillė janė, tė shenjtė. Nė historinė e kalasė sė Argjirosė do tė hyjė dhe njė ditė tjetėr dhe njė histori tjetėr, historia e njė Kuvendi, tė njė krahine tė shquar, qė i ka dhėnė ndriēim Shqipėrisė nė periudhat mė tė errėta tė saj.


    - Akademiku Rexhep Qosja

    “Labėria e ka lindur dhe rilindur Shqipėrinė!


    Dritėro Agolli

    Po tė mos kisha studiuar nė Labėri, nuk do isha ky shkrimtar e poet qė jam sot, se atje jam frymėzuar me fermentin Lab. Kur ėshtė sėmur liria, kur e ka zėnė gripi atė, i pari qė e ndien kėtė grip, apo kėtė sėmundje ėshtė “Labėria”, ėshtė trupi i Labėrisė dhe jo vetėm e ndien, por ajo merr masa edhe pėr ta shėruar.


    Sejmen Gjokoli

    Gjirokastra ka hap gjinė,

    Nė kuvend mbledh Labėrinė,

    Gjirokastėr si kėshtjellė,

    Labėrninė kėtu ka mbledh

    Gjirokastra mikpritėse, e pushkės, e kėngės, e diturisė por edhe e Festivaleve ka mbledhė kėtė radhė Kuvendin e V tė Labėrisė. I takonte ky nder Gjirokastrės, pasi njėkohėsisht kėto ditė aty zhvillohet dhe Festivali Folklorik Internacional “Argjiro”. Ky Kuvend pėr shumė arsye do jetė njė kthesė e madhe nė jetėn e shoqatės Kulturore Patriotike Labėria”.


    Xhemil Ēeli

    Zgjerimi organizativ i shoqatės, mbėshtetur nė statut e program, ėshtė jo si qėllim nė vet vete, por si njė parakusht qė shoqata tė realizoj misionin qė ka marrė mbi vete pėr ruajtjen e transmetimin e vlerave mė tė mira kulturore e atdhetare tė trevės sė Labėrisė dhe tė vet labėve. Edhe ky Kuvend kėtė mision do tė ketė.


    Mikom Zeqo

    Ky Kuvend ėshtė njė manifestim patriotik qė tejkalon konceptin gjeografik tė kėsaj treve pėr vetė mėnyrėn e organizimit tė saj. Ajo ka shkėlqyer nė aktivitete me karakter kombėtar, me tė cilat ka qenė si njė ferment gjalldhėnės pėr tė stimuluar dinjitetin e shqiptarėve, pėr tė mbrojtur vlerat historike tė lirisė dhe karakterit tė shqiptarit. Kjo shoqatė ėshtė shquar nė bindjen e thellė tė unitetit dhe tė individualitetit tė kombit tonė, duke bėrė veprimtari dhe duke afruar personalitete tė mėdha tė mbarė kombit Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi duke performuar kėshtu njė figurė tė lartė qytetarie.


    Gafur Dudaj

    Kuvendi i Gjirokastrės ka njė shkėlqim ndryshe, ashtu siē ėshtė vet ky qytet me histori dhe krenar. Pjesėmarrja nė kėtė Kuvend ėshtė kaq e veēantė dhe domethėnės sa dhe vet rėndėsia e kėtij Kuvendi.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    INTERVISTA/ Flet Prof. Dr. Ago Nezha, “Mjeshtėr i Madh” Kryetar i Shoqatės Kulturore Atdhetare “Labėria”

    -23 vjet mė parė, mė 12 dhjetor tė vitit 1991, lindi shoqata “Labėria”

    -Evidentimi, ruajtja, pėrgjithėsimi e transmetimi i vlerave mė tė spikatura kulturore e atdhetare, morale e shpirtėrore

    -Nė Himarė ishin vendosur parulla greqisht “Poshtė Labėria”, “Himara nuk ėshtė Labėri”

    - Mė 5 Qershor tė vitit 1998, nė kuadrin e pėrvjetorit tė Luftės sė Vlorės, u mbajt nė Tiranė Kuvendi i Parė Themelues i shoqatės “Labėria”

    - Shoqata “Labėria, qė ka sensibilizuar mbarė opinionin shoqėror, pėr fenomenet qė janė shfaqur nė shkatėrrimin e vlerave kombėtare

    (Labėria, nga njėri kuvend nė tjetrin)


    Albert ZHOLI


    ARSIMI DHE KUALIFIKIMI SHKENCOR

    1966-1971, Instituti lartė Bujqėsor, Fakulteti “Agronomi” sot (Universiteti Bujqėsor)

    Diplomė Nr. D-2066, datė 23.02.1971

    1988-1990, Universiteti Bujqėsor, Fakulteti i Ekonomisė Agrare, dega Plan ( pa shkėputje nga puna ) Diplomuar: “Ekonomist Plani “ Nr. 118,dt. 22.06.1990

    1973-1976, Diplomohet nė degėn e “Filozofisė,” me Nr. 1014, datė 15.07.1976

    1996-Kam marrė gradėn:“Doktor i Shkencave” Ekonomike. Nr. 162, datė 12.01.1996

    2001-Kam marrė Titullin: “Profesor i Asociuar” me Nr. 59, datė 07.09.2001

    2009-U miratua Titulli: “Profesor /Dr.”me vendim Nr. 159, datė 20.03.2009



    VI. LIBRA ARTISTIK

    1. POEZI, 4 (katėr ) VĖLLIME
    2. PROZĖ 7 (SHTATĖ ) VĖLLIME
    3. PUBLICISTIKĖ 4 (KATĖR ) VĖLLIME




    VLERĖSIME DHE TITUJ NDERI


    1. Urdhri i Presidentit tė Republikės “Mjeshtėr i madh”
    “pėr veprimtari tė pasur si krijues dhe botues dhe pėr kontribut tė ēmuar si publicist e veprimtar shoqėror.”

    2. Titulli: “Personalitet i shquar i qarkut tė Vlorės”
    3. Titulli: “Personalitet i shquar i Labėrisė”
    4. Medalje “Pėr shėrbime tė shquara shtetėrore dhe shoqėrore” dekret nr. 6085, datė 28.12.1979.
    5. Medalje e “punės” dekret nr. 4446, datė 10.10.1968


    Pėrse Shoqata “Labėria” do mblidhet nė Kuvend nė muajin maj nė Gjirokastėr, ka diēka tė veēantė ky muaj?

    Po tė bėjmė shkurtimisht pak histori, rrugėtimi i shoqatės “Labėria”, pėr tė ardhur nė Kuvendin e V-tė tė saj nė Gjirokastėr, ka qenė i gjatė por i larmishėm, duke ngjitur pesė shkallė tė mundimshme suksesi. Vetė bilanci pesėshifror, flet shumė pėr njė organizėm shoqėror qė ka kaluar kufirin e dy dekadave e mbushur me njė veprimtari tė pasur atdhetare-kulturore, historike e shkencore qė flasin pėr njė performancė me nivel tė lartė organizimi e drejtimi nė qendėr e nė bazė. Shoqata e ka nisur maratonėn e saj duke startuar nga Kuvendi i Parė qė u mbajt nė Tiranė mė 5 Qershor tė vitit 1998, duke vazhduar me Kuvendin e Dytė mė 21 Maj 2001 nė Vlorėn e Flamurit, duke zbritur buzė Jonit nė Himarė, ku zhvilloi punimet Kuvendi i Tretė mė 7 maj 2005, jo pa qėllim dhe pėr romantizėm bregdetar, por pėr t’u kujtuar autorėve dhe aktorėve me mentalitet Helen, qė donin ta bojkotonin Kuvendin, duke vendosur parulla greqisht poshtė Labėria, Himara nuk ėshtė Labėri, etj., e pėr t’u thėnė se dallgėt e Jonit mos t’i pėrplasin nė murin e Labėrisė, se nuk ja tronditin dot themelet dhe njėkohėsisht pėr t’u freskuar kujtesėn banorėve tė bregdetit me nostalgjinė, se Himara ka qenė kryeqendra e Labėrisė. Nisur nga historia e Labėrisė, u vijua me Kuvendin e Katėrt qė u mbajt nė Kuē tė Vlorės mė 21 nėntor tė 2009, duke lėnė detin Jon dhe ngjitur malit, jo thjesht pėr tė marrė aromėn dhe flladin e malit e pėr tė pirė ujė nė buronjat e Kuēit, por pėr njė fakt kuptimplotė, se aty 90 vjet mė parė mė 28 Nėntor-4 Dhjetor, me pjesėmarrjen e 300 delegatėve, jo vetėm nga trevat e Labėrisė, por nga e gjithė Shqipėria, pėrfshirė kėtu edhe delegatė nga Kosova e Ēamėria, zhvilluan Kuvendin e Labėrisė pėr gjashtė ditė rresht, duke u strehuar nė krahinėn e Kurveleshit, ku trajtuan problemet shqetėsuese tė kohės si gjakmarrja, emancipimi i gruas, heqja e fejesave nė djep, ngarkimi i grave nė shpinė, dhuna e ushtruar mbi gratė, arsimimi, zhdukja e analfabetizmit, etj. Kuvendi i Pestė, u bė arenė kėrkesash konkurruese midis Fierit, Patosit dhe Tepelenės qė e pretendonin, por u gjykua qė i kemi njė borxh tė munguar Gjirokastrės qė po ja kthejmė nė 24-25 maj. Gjirokastra ėshtė kryeqendra kulturore e Labėrisė qė meriton tė vlerėsohet dhe nderohet me evenimente tė rėndėsishme nga jeta dhe veprimtaria e Shoqatės Labėria. Pėrsa i pėrket zgjedhjes sė muajit Maj, ėshtė parė nga kryesia si njė muaj qė ka aromėn e pranverės dhe i jep mundėsi tė kėndshme manifestimeve tė pėrmasave kombėtare.

    Cila ishte periudha qė u krijua kjo shoqatė dhe a kishte veēori historike?

    Nė kryeqendrėn e vendit, aty ku rreh zemra e Shqipėrisė sonė, nė Tiranė, 23 vjet mė parė, mė 12 Dhjetor tė vitit 1991, lindi Shoqata “Labėria”. Nismėtar pėr themelimin e saj ishin njė grup intelektualėsh lab tė lindur apo me origjinė nga krahina e Labėrisė sonė tė shtrenjtė. Tė prirur nga klima e nxehtė politike me lindjen e pluralizmit, ku partitė ishin kthyer nė njė kopsht me gjemba qė shponin dhe helmonin njėra tjetrėn me vrerin e akumuluar tė kohės, pėr tė amortizuar kėtė situatė tė tensionuar shoqėrore, nė kopshtin e dashurisė njerėzore, mbollėn dashurinė e kulluar labe. Ajo, e nisi jetėn e saj 23 vjet mė parė si njė kopsht me lule shumėngjyrėshe, pėr ti bashkuar njerėzit pa dallime politike, nė shtratin e saj atdhetar. Por, si shumė shoqata tė tjera, edhe Shoqata “Labėria”, nuk i shpėtoi dot hera-herės politizimit dhe atrofizimit tė saj. U desh kohė e pėrvojė dhe njė ndėrhyrje energjike, qė larg frymės politike, dhe me pjesėmarrjen mė tė gjerė tė disa intelektualėve me personalitet dhe integritet qė tė forcohej e ringrihesh pėrsėri shoqata “Labėria”, nė misionin e saj historik. Ajo, nisi jetėn institucionale, duke krijuar degė nė tė gjitha trevat e Labėrisė, Vlorė, Sarandė, Gjirokastėr, Tepelenė, Memaliaj, Himarė, Orikum, si dhe nė ato qytete qė kishte komunitet Lab tė shprehur, si nė Tiranė, Durrės, Fier e Patos. Mė 5 Qershor tė vitit 1998, nė respekt tė simboleve, nė kuadrin e pėrvjetorit tė Luftės sė Vlorės, ku treva e Labėrisė ishte protagonistja kryesore e kėsaj ngjarje madhore pėr kombin, u mbajt nė Tiranė Kuvendi i Parė Themelues i shoqatės “Labėria”. Ky Kuvend, ishte guri i themelit qė pėrcaktoi filozofinė e gjithėpėrfshirjes, pa dallime partiake, apo shoqėrore. Kuvendi zgjodhi dhe organet drejtuese tė shoqatės me Kryetar shkrimtarin e njohur Halil Qėndro. Nisur nga misioni i shoqatės dhe tradita e tė parėve tė Labėrisė pėr bashkimin e trojeve Shqiptare, Kosovė e Ēamėri, nė kėtė Kuvend, u zgjodh dhe Kryetari i Nderit, Akademiku Rexhep Qosja, njė personalitet i shquar i ēėshtjes sonė kombėtare.

    Cilat janė tė veēantat e Shoqatės Kulturore Atdhetare “Labėria”?

    Shoqata Kulturore Atdhetare “Labėria” ėshtė njė organizėm shoqėror qė ka mundur tė bashkojė labėrit jo vetėm nė trevėn e Labėrisė, por kudo ku jetojnė e punojnė ata, nė mbarė vendin dhe jashtė tij nė vendet fqinjė si nė Greqi e Itali. Ajo ka krijuar dhe afirmuar nė kėto 23 vjet fizionominė e saj, me karakteristikat mė tė shprehura tė trevės sė Labėrisė duke pasur identitetin e vet, qė i referohen shumė subjekte tė tjera shoqėrore. Qė nga krijimi i saj e deri mė sot ka treguar sensibilitete tė dukshme pėr ato fenomene qė kanė shqetėsuar shoqėrinė Shqiptare, sa qė shumė personalitete tė vendit e kanė vlerėsuar si njė institucion me atribute tė veēanta. E veēanta e saj ėshtė se ka ruajtur vazhdimėsinė dhe ėshtė rritur nga njėri vit nė tjetrin me kontributet e intelektualėve mė tė zėshėm tė Labėrisė. Forumet e saj, nga qendra nė degėt nė rrethe kanė njė harmoni veprimi qė funksionojnė si njė fizarmonikė qė nxjerrin melodinė epiko-lirike Labe.

    1. Cilat janė disa nga aktivitetet mė domethėnėse patriotike tė shoqatės?

    Shoqata “Labėria” ėshtė rritur nga njėri kuvend nė tjetrin, jo thjeshtė nė aspektin sasior, por pėrmes veprimtarive tė saja tė shumta e mbresėlėnėse, pėr ēėshtje madhore tė kombit. Mjafton tė sjellim nė kujtesėn e secilit lexues disa nga mė pėrfaqėsueset, qė kanė pasur ndikim mbarė kombėtar. Nė vazhdimėsi, nga njėri kuvend nė tjetrin, ka qenė Shoqata “Labėria, qė ka sensibilizuar mbarė opinionin shoqėror, pėr fenomenet qė janė shfaqur nė shkatėrrimin e vlerave kombėtare. Ishte ajo iniciatorja, qė nė njė situatė tepėr kritike pėr fatet e vendit, ku bėheshin pazare tė pista me kufijtė detar, ajo mblodhi rreth 70 shoqata mbarėkombėtare, ku denoncoi “Marrėveshjen famėkeqe tė shitjes sė detit fqinjit tonė Greqisė dhe vuri para pėrgjegjėsisė, qeverinė Berisha dhe politikėn nė tėrėsi, duke sensibilizuar opinionin shoqėror nėpėrmjet medias sė shkruar dhe asaj elektronike. Tė njėjtin qėndrim aktiv, ka mbajtur edhe pėr vetėdeklarimin e popullsisė, sipas etnisė dhe fesė, apo pėr problemin e Varrezave greke nė Pėrmet dhe Boboshticė tė Korēės, pėr ēėshtjen e pretendimeve tė Vorio- Epirit, nė Himarė, pėr shkollat publike greke nė trevat jugore, pėr shkatėrrimin e mjedisit turistik nė Vlorė, ku organizuam njė tubim me pjesėmarrjen e mbi 60 shoqatave me moton “Vlora nė rrezik”, e shumė veprimtari tė tjera me karakter kombėtar. Nuk ėshtė vendi ta rėndoj kujtesėn e lexuesit me shumė ngjarje tė tilla, ndaj pėrmenda vetėm disa prej tyre si mė pėrfaqėsueset. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja nė periudhėn 23-vjeēare qė kur ka lindur Shoqata Labėria, e deri nė Kuvendin e Pestė tė saj qė do mbahet kėtė vit nė Gjirokastėr, ka tė bėjė me gjallėrimin dhe vetėfunksionimin e degėve nė rrethe, si gjenerator tė organizimit dhe zhvillimit tė shumė aktiviteteve me peshė kombėtare. Po tė bėjmė bilancin e veprimtarive kombėtare dhe degėve nė rrethe, ka shumė pėr tė thėnė, por do evidentoja aktivitetet qė kulmojnė me rastin e 100- vjetorit tė Pavarėsisė. Ato, startuan me njė sesion shkencor qė mbajti Labėria nė Tiranė” me siglėn kontributi i Labėrisė nė 100- vjetorin e Pavarėsisė dhe u shoqėruan me aktivitete tė dendura e cilėsore nė tė gjitha degėt, ku Vlora e shtriu veprimtarinė e saj edhe nė fshatra, me sesione, ndėrtime muzesh e lapidarėsh. Mė tej nė Sarandė bėri sesion pėr betejėn e Lėkurėsit, nė Patos, pėr Mustafa Matohitin, nė Fier e Tepelenė pėr figura tė shquara tė Labėrisė, etj.. Nė rast se mund ta quajmė vlerė lindjen dhe krijimin e shoqatės, unė do tė vlerėsoja dhe falėnderoja tė gjithė ata kryetarė dhe veprimtarė tė degėve nė rrethe nė vite, qė e kanė mbajtur gjallė frymėn e shoqatės dhe kanė rritur veprimtarinė e saj nga viti nė vit. Evidentimi, ruajtja, pėrgjithėsimi e transmetimi i vlerave mė tė spikatura kulturore e atdhetare, morale e shpirtėrore, tė trevės sonė te brezat ekzistues e te ata qė do vijnė, ka pėrbėrė e pėrbėn njė nga angazhimet tona kryesore. Vlera tė tilla morale, me pėrmbajtje parimore-juridike, tė mbrojtjes sė nderit, burrėrisė, fisnikėrisė, besės, mikpritjes, bujarisė, parimet e barazisė tė kujtdo para zakoneve e normave qė rregullonin marrėdhėniet shoqėrore, apo edhe mbrojtja e dinjitetit, lirisė e mėvetėsisė, etj, tė cilat nė tėrėsinė e tyre kanė formuar kodin etikė tė etnosit lab, kanė bėrė , sikurse thekson shkrimtarja Edit Durham, qė: “Perandoritė e tjera erdhėn e ikėn, por ato kaluan mbi shpinėn e shqiptarit, si uji mbi shpinėn e rosės dhe populli shqiptar ruajti zakonet dhe identitetin e tij”. Emri i Labėrisė i ka trembur pushtuesit dhe fqinjėt tanė shovinist. Shoqata “Labėria qysh nga krijimi i saj, njė aspekt tė veprimtarisė sė vetė, ka pasur edhe botimin dhe promovimin e krijimtarisė tė autorėve lab tė cilėt kanė qenė tė shumtė. Mes tyre unė do veēoja Kanunin e Labėrisė tė autorit Prof. Dr. Ismet Elezit, qė ėshtė edhe pasaporta e zakoneve dhe traditave tė Labėrisė, qė bėri xhiron e promovimit nė tė gjitha rrethet e jugut ku ka komunitet lab, duke filluar nga Tepelena, Gjirokastra, Saranda, Himara, Vlora dhe duke e mbyllur maratonėn nė Tiranė. Jetėn dhe aktivitetin e “Labėrisė”, e ka pėrcjellė te komuniteti Lab dhe mė gjerė, zėdhėnėsja e saj e fuqishme, gazeta “Labėria”. Nėpėrmjet saj, janė evidentuar e pasqyruar veprimtaritė e Shoqatės nė qendėr dhe nė rrethe dhe janė ofruar eksperienca dhe figura qė kanė pasur ndikim nė jetėn e komunitetit lab. Njė rol promovues tė vlerave tė Labėrisė ka pasur gazeta Labėria, nėn drejtimin e kryeredaktorėve, duke filluar nga Pėllumb Tare, Lirim Deda dhe Albert Zholi.

    Nesėr do tė lexoni;

    - Labėria ka qenė pikė referimi nė tė gjitha kohėrat pėr heroizmin, patriotizmin, trimėrinė, bujarinė

    -Shkrimtari i shquar Dritėro Agolli, ka thėnė se po tė mos kisha studiuar nė Labėri, nuk do isha ky shkrimtar

    - Nė majat e letėrsisė, kemi shkrimtarin Ismail Kadarenė, nė poezi Ali Asllanin, nė artin skenik, tė pa pėrsėritshmin, Nderin e Kombit, Kadri Roshin

    - Noli i madh, qė shkruante se: “Kur lėngon Shqipėria, zgjohet Labėria” dhe le tė kujtojmė amanetin e tij se “ Kur tė vdes tė mė pėrcillni me kėngė Labe, por me kėngė labe safi”.


    2. Ku e ka gjetur mbėshtetje e saj kjo shoqatė pėr tė realizuar veprimtarinė e saj tė suksesshme?

    Mbarėvajtja, forcimi dhe rritja e Shoqatės “Labėria”, ėshtė e lidhur ngushtė edhe me kontributin e pa kursyer financiar tė nėn/kryetarėve nė vite, duke filluar nga i ndieri Enver Guga dhe duke u pasuar nga Gafur Duda, Kastriot Zoto e Fatmir Toēi, qė nuk kanė ndier “lodhje” duke pėrballuar me sponsorizimet e tyre nė vite, veprimtaritė qė kanė njė kosto financiare. Njė akt pėr tu pėrshėndetur ėshtė edhe afrimi i kontribuuesve mė tė rinj, si Dr. Bujar Leskaj “Personalitet i Shquar i Labėrisė” dhe Agim Rrapaj dhe kohėt e fundit “Personaliteti i Shquar i Labėrisė Agim Ēiraku qė kanė ofruar mundėsinė pėr zhvillimin e disa veprimtarive ceremoniale. Uroj qė ky sfond dhe ky gjest, tė jetė njė reflektim i thellė edhe i atyre biznesmenėve lab, qė u ka zėnė frymėn pasuria, por ose aspak u intereson Labėria qė shpirtin e saj patriotik e transmeton pėrmes kėtij organizimi, shoqatės sonė “Labėria”

    3. Cilat janė figurat kryesore qė ka vlerėsuar kjo shoqatė dhe a vazhdojnė me kontributet e tyre?

    Labėria, ka ditur tė nderojė dhe vlerėsoj jo vetėm bijtė e saj qė e kanė pėr detyrė t’i kontribuojnė trevės sė vetė, por edhe ata intelektualė jo lab, tė cilėt i kanė qėndruar pranė Labėrisė dhe i kanė kontribuar ēėshtjes kombėtare. Krahas mbėshtetjes, qė i kemi dhėnė ēėshtjes Shqiptare nė trevat e Kosovės, Ēamėrisė, Maqedonisė, e Malit tė Zi, nė kėto 23 vjet tė jetės sė shoqatės, jemi munduar ta shtrijmė mė tej, duke dhėnė tituj nderi, pėr figura tė shquara, me kontribute tė mėdha mbarėkombėtare, siē ėshtė Kryetari i Nderit, Profesor Rexhep Qosja dhe Isa Buletini nga Kosova. Nė kėtė rrjedhė, janė vlerėsuar personalitete tė fushave tė ndryshme, si Presidentėt Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu qė janė anėtar Nderi tė Shoqatės “Labėria” si dhe shkrimtari i shquar Dritėro Agolli. Por anėtar Nderi, kemi pasur edhe dy figura tė artit dhe muzikės qė nuk jetojnė mė, si Ramadan Sokolin dhe Tish Dainė si dhe kėngėtaren Irini Qirjako qė e ka ngritur kėngėn labe nė panteonin e folklorit mė popullor, artistin Reshat Arbana “Nderi i Kombit” si dhe Mirush Kabashi “Mjeshtėr i Madh”, etj. Tė mė falin, qė nė kėtė retrospektivė tė punės dhe veprimtarisė sė Shoqatės Labėria, unė nuk po pėrmend ato personalitete qė janė bijė apo bija tė Labėrisė, sepse janė tė shumtė dhe kontributin e tyre e quaj njė detyrim legjitim. Nga ky prezantim i shkurtėr qė bėra mė lartė, del qė kemi njė larmi figurash tė shquara tė politikės, tė artit, letėrsisė dhe shkencės nga gjithė krahinat e Shqipėrisė. ( se nė opinion e gjerė shoqėror tė trevave tė ndryshme tė vendit, Labėt i identifikojnė me pushkėn, trimėrinė, heroizmin dhe mirė bėjnė, por harrojnė qė janė edhe tė penės e tė artit). Nė majat e letėrsisė, kemi shkrimtarin Ismail Kadarenė, nė poezi Ali Asllanin, nė artin skenik, tė pa pėrsėritshmin, Nderin e Kombit, Kadri Roshin, mjeshtrat e mėdhenj Robert Ndrenikėn, Timo Flokon, Birēe Haskon, Bujar Asqeriun, etj. Nė kinematografi, kineastin Dhimitėr Anagnosti, nė muzikė Feim Ibrahimin, Limoz Dizdarin, Shpėtim Kushtėn, Kujtim Laron, etj. Nė skulpturė Muntaz Dhramin, Skulptor i Popullit dhe nė pikturė, Piktorėt e Popullit Skėnder Kamberin dhe Nestor Jonuzin, etj. Ne jemi treguar tė vėmendshėm, qė tė nderojmė ato figura qė kanė merita dhe i qėndrojnė pranė “Labėrisė”. Nė jetėn dhe veprimtarinė e njė krijese, 23 vjet jetė, nuk janė shumė, por as pak kur kemi parasysh kohėlindjen e pluralizmit demokratik nė Shqipėri. Shoqata “ Labėria “ nė rrugėn e sajė 23 vjeēare, ka kaluar nėpėrmjet baticave dhe zbaticave, pėr tu ngritur, lartėsuar e konsoliduar si njė organizėm shoqėror.Kontribuesit dhe gjithė ata lebėr, qė nuk kanė kursyer investimin e tyre moral e shoqėror pėr tė vendosur nga njė gurė nė kėtė kėshtjellė tė Atdhetarisė, Patriotizmės, Trimėrisė, Besnikėrisė, Bujarisė dhe Menēurisė popullore, kanė me se krenohen. Janė emrat e tyre, qė shndrisin si gurė diamanti nė kėtė kėshtjellė tė Atdhetarizmės, qė ėshtė ngritur nė kėmbė me gurėt e gdhendur, qė kanė vendosur nė vite ata njerėz fisnik, qė Labėrinė e kanė tė lidhur me jetėn dhe shtėpinė e tyre. Nė drejtim tė Shoqatės Labėria, kanė lėvizur shumė drejtues si meteor, qė i kanė dhėnė jetė e prosperitet shoqėror. Shoqata kulturore Atdhetare “Labėria, qysh nga krijimi i saj, ka pasur nė drejtim personalitete tė shquara qė kanė kontribuar me pėrkushtim pėr rritjen dhe shėndoshjen e veprimtarisė kulturore, atdhetare tė trevės sė Labėrisė. Do pėrmendja sė pari ata drejtues tė forumit qė janė ndarė nga jeta, si njė homazh pėr kontributin e tyre tė ēmuar qė ka ngjizur si vlerė e pa shlyeshme nė trupin e Shoqatės Labėria. Po radhis Kryetarin e parė tė Shoqatės Labėria Halil Qėndro, nėn/kryetarėt qė emri i tyre nuk vdes kurrė nė Labėri, si Enver Guga, Maliq Lila, Dasho Matodasho, etj. Por njė ndihmesė tė veēantė pėr rritjen, forcimin dhe konsolidimin e shoqatės ka dhėnė dhe Sekretari i Pėrgjithshėm Xhemil Ēeli, me pėrvojėn, pėrkushtimin dhe angazhimin pėr ta bėrė njė shoqatė lider nė mbarė vendin. Nė kėto arritje kanė rolin e tyre tė veēantė edhe nėn/kryetarėt, i pa kursyeri Gafurr Duda, Fatmir Toēi, e palodhshmja Lavdie Nanaj, Kastriot Zotaj, si dhe shumė anėtarė tė kryesisė qė kanė qenė nė vite pa u tėrhequr nė krye tė shoqatės.

    A janė afruar personalitete nė shtėpinė patriotike tė Shoqatės Labėria pa marrė parasysh pikėpamjet politike dhe kėndvėshtrimet ndaj LANĒ?

    Duke u nisur nga idetė pluraliste, unė kam bėrė njė pėrcaktim pėr rolin e partive dhe shoqatave nė demokraci. Partitė i kam quajtur njė kopsht me gjemba qė shpojnė dhe helmojnė njėra tjetrėn, ndėrsa shoqatat, i kam quajtur njė kopsht me lule multikolor qė i bashkojnė dhe vllazėrojnė njerėzit nė gjirin e tyre. Kėtė dy simbole flasin qartė pėr ndikimin qė kanė kėto dy subjekte nė jetėn shoqėrore tė vendit. Nė shoqatėn Labėria janė pėrfshirė tė gjitha shtresat, kategoritė me pikėpamjet e tyre politike sipas zgjedhjes sė tyre. Ne kemi nė forumin dhe kryesinė qendrore tė Shoqatės Labėria nė qendėr dhe nė degėt nė rrethe, anėtarė tė forumeve me pikėpamje tė djathta dhe tė majta. Kjo ėshtė bukuria qė sjellin shoqatat nė jetėn shoqėrore pluraliste. Ndėrsa porsa i pėrket kėndvėshtrimeve pėr LANĒ, Shoqata Labėria nuk ka asnjė mėdyshje. Ajo e konsideron si epopenė mė tė lavdishme tė popullit tonė qė me aktin mė sublim tė mijėra tė rinj e tė reja por edhe brezit mė tė moshuar sakrifikuan jetėn pėr tė sjellė lirinė dhe prosperitetin shoqėror. Ky vit ėshtė jubileu i 70 vjetorit tė ēlirimit tė vendit, ku Labėria nė programin e saj qė do miratojė nė Kuvendin e saj tė Pestė, ka programuar disa aktivitete kombėtare, si biseda, sesione shkencore, ditė pėrkujtimore, rinovimin e simboleve tė luftės si lapidarė, obeliskė, muze etj.


    4. Si ėshtė vlerėsuar Labėria nga personalitete tė letrave shqipe nė vite?

    Labėria ka qėnė pikė referimi nė tė gjitha kohėrat pėr heroizmin, patriotizmin, trimėrinė, bujarinė dhe zgjuarsinė natyrale. Kjo pyetje mė ngacmon njė opinion tė disa trevave tė vendit qė na thonė ne lebėrve se mburremi me bėmat tona historike. Kjo teori bie poshtė, se tė gjithė korifejtė e letrave shqipe na karakterizojnė me disa cilėsi tė spikatura qė i kemi shfaqur nė mėnyrė natyrale. Po mesa duket, xhelozia do tė rrėzojė njė opinion pozitiv pėr rolin e Labėrisė nė fatet e historisė sė Kombit tonė tė pėrplasur nė brigje tė thepisur tė historisė dhe padrejtėsive qė na kanė bėrė fuqitė e mėdha dhe fqinjėt tanė tinzarė e barbarė. Ata qė s’na duan, kanė kėrkuar tė na mohojnė. Emri i Labėrisė i ka trembur pushtuesit dhe fqinjėt tanė shovinist. Jo mė kot ėshtė rasti i antishqiptarit tė tėrbuar kryeministrit tė greqisė Napolon Zerva qė ka deklaruar se: “Le tė ketė njė ēikė Shqipėri, por mos ketė Labėri”. Ndėrsa korifejtė e letrave shqipe duke filluar nga Noli i madh, qė shkruante se: “ Kur lėngon Shqipėria, zgjohet Labėria” dhe le tė kujtojmė amanetin e tij se “ Kur tė vdes tė mė pėrcillni me kėngė Labe, por me kėngė labe safi”. At Shtjefėn Gjeēovi, mbasi iku nga Elbasani ku shėrbente si peshkop dhe shkoi nė Vlorė pėr tė luftuar kundėr pushtuesve Italianė nė 1920, prej Vlore I shkruante njė letėr Kryepeshkopit tė Shkodrės se: “Imzot, kur tė vij nė Shkodėr, do t’ju bėj tė flisni Labēe, se Vlonjati pėr Shqipėrinė shet pasurinė, djeg shtėpinė dhe fal fėmijėn. Nė Kuvendin e dytė tė Labėrisė nė Vlorė, Akademiku Kosovar Rexhep Qosja, ka thėnė se: “Labėria e ka lindur dhe rilindur Shqipėrinė”. Dhe vazhdon: “Nė tė vėrtetė Labėria, ashtu siē e pėrjetova unė, ėshtė Shqiptaria. Labėria shpirtėrore, ėshtė Shqipėria natyrore, e kjo domethėnė shqipėria etnike. Shkrimtari i shquar Dritėro Agolli, ka thėnė se po tė mos kisha studiuar nė Labėri, nuk do isha ky shkrimtar e poet qė jam sot, se atje jam frymėzuar me fermentin Lab. Kur ėshtė sėmur liria, kur e ka zėnė gripi atė, i pari qė e ndien kėtė grip, apo kėtė sėmundje ėshtė “Labėria”, ėshtė trupi I Labėrisė dhe jo vetėm e ndien, por ajo merr masa edhe pėr ta shėruar. Ky emėr i nderuar qė ka krijuar shoqata me punėn e pa lodhur tė drejtuesve nė 23 vite, duhet tė ruhet dhe transmetohet te brezi i ri, qė tė mos shuhet nė tė ardhmen. Shpresojmė qė geni lab, tė triumfoj, si trashėgimi nė breza me tėrė vlerat patriotike, atdhetare qė na lanė tė parėt tanė.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    Historiku i vėrtetė i krijimit tė Shoqatės “Labėria”

    - Puna pėrgatitore pėr ngritjen organizative tė shoqatės dhe thirrjen e Kuvendit tė Parė tė saj
    - Dega e Tiranės, pikėnisje pėr ringritjen e shoqatės
    - Rinxjerrja e gazetės sė shoqatės detyra kryesore pėr nxitjen e veprimtarive
    - Tė sigurohej pjesėmarrje e gjerė e anėtarėsisė, pa dallim tė bindjeve politike
    - Ringritja e degėve nė trevėn e Labėrisė kyē pėr veprimtaritė

    Xhemil Ēeli e Izmet Isufi

    Ringritja e Degės sė Tiranės

    Dega e Tiranės, sėrish do tė vlerėsohej si pikėnisje pėr ringritjen e shoqatės. Pėrsėri, njė grup intelektualėsh, edhe nga ish nismėtarėt e krijimit tė shoqatės “Labėria” nė vitin 1991 e tė tjerė, tė cilėt shqetėsoheshin pėr gjendjen e Labėrisė, veēanėrisht nė rezultat tė ngjarjeve tė Marsit 1997, si: Ago Nezha, Arseni Stroka, Daut Gumeni, Halil Qėndro, Halo Abazi, Hiqmet Gėrbi, Ibrahim Gani, Izmet Isufi, Lavdie Gjika, Nimet Balili, Xhemil Ēeli, etj, biznesmenėt labė qė kurrė nuk ju ndanė shoqatės si Fatmir Toēi, Enver Guga, Gafur Duda e Kastriot Zotaj, morėn nismėn tė ringrenė shoqatėn “Labėria”. Fillesat e kėsaj nisme duken aty nga muaji shtator 1997, duke u intensifikuar e konkretizuar nė tremujorin e parė tė vitit 1998. Mbėshtetjen kryesore ata e gjetėn te veteranėt e LANĒ, ata qė pėr lirinė e pavarėsinė e Atdheut nuk kursyen as jetėn e tyre. Edhe pse tė rėnduar nga vitet e moshės, veteranėt u vunė nė shėrbim tė idesė sė ringritjes sė shoqatės duke u bėrė edhe nga propagandistėt mė tė flaktė tė saj. Ndėr mė aktivėt mund tė pėrmenden: Arif Hasko, Dajlan Memushi, Hajro Haxhiu, Nuredin Dushani, Xhafer Peēi, Sinan Xhemili, Arif Bizhga, Dajlan Buxheli etj. Nė kėto rrethana, nismėtarėt e ringritjes sė shoqatės, vendosėn e morėn masat praktike qė punėn ta fillojnė me ringritjen e Degės sė Tiranės, e cila tashmė nuk funksiononte.

    Mė 13 Janar 1998
    Mė 13 Janar 1998, pas njė pune tė gjatė pėrgatitore qė nga gjashtėmujori i dytė i vitit 1997, nė Shtėpisė Qendrore tė Ushtrisė u zhvillua njė mbledhje me pjesėmarrje tė gjerė tė labėve me banim nė Tiranė, me qėllim ringritjen e Degės. Nė mbledhje u ftua gjithė anėtarėt e Kryesisė sė Degės tė zgjedhur nė vitin 1992 si dhe gjithė pjesėtarėt e Grupit nismėtar tė krijimit tė shoqatės nė vitin 1991. Pas diskutimesh tė gjera e me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr gjendjen nė tė cilėn ishte katandisur shoqata „Labėria“ dhe vet Dega e Tiranės, Mbledhja e kėsaj dege mori nismėn qė t’ju drejtohet gjithė degėve tė ngritura qė nė fillimet e shoqatės si dhe gjithė labėve…tė riorganizohen dhe tė krijohen degėt e shoqatės nė bazė tė normave organizative tė pėrcaktuara nė Statut, tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e vet pėr nė Kuvendin e Parė tė Pėrgjithshėm tė shoqatės „Labėria“ qė duhet mbledhur sa mė shpejt tė jetė e mundur, nga do tė dalė edhe organi drejtues qendror, gjė qė nuk ėshtė bėrė asnjėherė gjatė kėtyre shtatė viteve tė ekzistencės sė saj“[1].
    Mbledhja e Pėrgjithshme e degės sė Tiranės zgjodhi dhe Kryesinė e re. Kryetar i degės u zgjodh shkrimtari Halil Qėndro dhe Sekretar Xhemil Ēeli. Kryesia e degės bėri disa mbledhje pėr tė ndjekur edhe pėrgatitjet qė bėheshin pėr ringritjen e shoqatės nė shkallė treve dhe pėrgatitjet pėr thirrjen e mbajtjen e Kuvendit tė Parė. Kryesia mbledhjet i zhvilloi fillimisht nė klubin e kuēiotit Seit Alikaj.
    Me qėllim tė organizimit tė punės pėr thirrjen e Kuvendit tė Parė tė shoqatės si dhe dhėnien e ndihmesės nė bazė pėr ringritjen e ngritjen e degėve, Kryesia e Degės sė Tiranės, nė njė nga mbledhjet e saj tė muajit Mars 1998, shqyrtoi nevojėn e ngritjes sė njė bėrthame me intelektualė lab aktiv nė formėn e njė Grupi Organizator. Atij u parashikua t‘i jepeshin gjithė tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė pėr pėrgatitjen e mbajtjen e Kuvendit. Grupi do tė pėrbėhej nga 8 anėtarė dhe konkretisht: Halil Qėndro (Kryetar), Xhemil Ēeli (sekretar) dhe anėtarė: Ibrahim Gani, Nimet Balili, Pėllumb Tare, Fatmir Toēi, Izmet Isufi dhe Xhafer Peēi. Kryesia, ngritjen, pėrbėrjen dhe detyrat e Grupit Organizator ja shtroi pėr diskutim e miratim mbledhjes sė anėtarėsisė sė Degės sė Tiranės mė 28 Maj !998, mbajtur nė sallėn e SHQU, propozime qė u miratuan njėzėri.

    Puna pėrgatitore pėr ngritjen organizative tė shoqatės dhe thirrjen e Kuvendit tė Parė tė saj
    Grupi Organizator, nė zbatim tė detyrave qė shtroi mbledhja e Pėrgjithshme e Degės sė Tiranės dt. 13 Janar 1998, programoi hollėsisht punėn qė duhej bėrė nė trevėn e Labėrisė, nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė ku kishte ngulmime labėsh pėr ringritjen a ngritjen e degėve dhe nė Tiranė pėr pėrgatitjen e kushteve dhe tė dokumentacionit tė nevojshėm pėr thirrjen dhe mbajtjen e Kuvendit tė Parė tė Pėrgjithshėm tė shoqatės. Kėrkohej jo vetėm realizimi i ngritjes sė strukturave organizative por edhe njė sensibilizim sa mė i gjerė i opinionit mbarėlab.
    Sė pari, rinxjerrja e gazetės sė shoqatės sa mė shpejtė, nėpėrmjet sė cilės edhe do tė kuvendohej me labėt pėr nevojėn dhe punėn qė duhet tė bėhej pėr ringritjen e shoqatės. Kryeredaktor i gazetės u caktua Pėllumb Tare. Nga puna e bėrė nė Tiranė dhe nė disa takime nėpėr rrethe, delte se nė tėrėsi njerėzit ngulmonin tė sqaroheshin se ēfarė shoqate kėrkohej tė ngrinim. Labėt, nė tėrėsi, ishin tė indinjuar nga sa e si u veprua me shoqatėn e nėpėrmjet shoqatės deri nė vitin 1997 si dhe nga protagonistėt e saj. Gjithashtu, njė pjesė e madhe e atyre qė interesoheshin pėr ringritjen e shoqatės, kėrkonin tė dinin se cili do tė ishte qėndrimi ndaj LANĒ, luftė qė nga ish drejtuesit e shoqatės ishte mohuar apo nėpėrkėmbur. Kjo buronte edhe nga fakti se ndėr pjesėmarrėsit aktiv pėr ringritjen e shoqatės kishte edhe persona nga Grupi Nismėtar fillestar i shoqatės. E vėrteta ėshtė se kėta nismėtarė, nuk pajtoheshin me qėndrimet e gabimet e sė kaluarės dhe ishin ndėr mė aktivėt pėr ringritjen e shoqatės. Ndaj nė numrin e parė tė gazetės, krahas botimit tė pėrshėndetjes sė disa intelektualėve si shkrimtarit tė shquar Dritėro Agolli, shkrimtarit Dhimitėr Xhuvani dhe Kryetarit tė shoqatės sė tė pėrndjekurve Kurt Kola, do tė botohej Deklarata e Mbledhjes sė Degės sė Tiranės, ku sqaroheshin disa nga qėndrimet lidhur me tė kaluarėn e shoqatės, Statuti i shoqatės me disa ndryshime qė mendohej fillimisht t‘i bėheshin nė Kuvend etj. Gjithashtu, u pa e domosdoshme edhe botimi i njė materiali pėrmbledhės pėr dy brigadat „Heroinė e Popullit“, Br5, 6S, tė krijuara me bij e bija tė Labėrisė dhe tė mbuluara me lavdi nė LANĒ, si njė shprehje e mbėshtetjes sė kėsaj luftė nga shoqata, luftė qė ishte nėpėrkėmbur e deri mohuar nė tė shkuarėn. Kjo pėrkonte edhe mė pėrvjetorėt e inaugurimit tė tyre. Natyrisht nė kėtė numėr u botuan edhe shkrime tė tjera. Nė numrat e mėvonshėm do tė botoheshin materiale mbi Labėrinė, hershmėrinė e rrjedhat e kohės tė banorėve tė Labėrisė, traditat, zakonet, figurat e shquara si dhe gjithė puna qė bėhej nė praktikė pėr ringritjen e shoqatės. Sė dyti, nė ecurinė e punės pėr ringritjen e shoqatės e paralel me tė, tė pėrgatitej e zhvillohej njė veprimtari konkrete nė fushėn atdhetare qė tė siguronte pjesėmarrje tė gjerė tė anėtarėsisė, pa dallim tė bindjeve politike. Pėr kėtė, duke qenė se gjendeshim nė prag tė pėrvjetorit tė fillimit tė Luftės sė Vlorės, u organizua njė simpozium shkencor pėr figurėn e Osman Hxhiut, njėrit nga personaliteteve kryesore tė kėsaj lufte, duke pėrkuar edhe me njė pėrvjetor tė tij. Njė punė tė posaēme pėr kėtė veprimtari bėnė Halil Qėndro, Ibrahim Gani, Nimet Balili etj.. Sė treti, nė kuadrin e punės qė duhej bėrė pėr ringritjen a ngritjen e degėve nė trevėn e Labėrisė dhe nė qytete tė tjera tė vendit ku kishte ngulmime labėsh, u bė ndarje e detyrave nė mes tė anėtarėve tė Grupit Organizativ pėr tė dhėnė ndihmesė konkrete nė bazė. Delegimi u bė duke mbajtur parasysh edhe lidhjet e shkallėn e njohjes sė anėtarėve tė grupit nė qytete tė ndryshme. Kėshtu, Hali Qėndro e Xhemil Ēeli u deleguan nė Sarandė e Delvinė dhe ky i fundit dhe nė Tepelenė e Memaliaj; Ibrahim Gani nė Fier, Patos e, sė bashku me Izmet Isufin edhe nė Gjirokastėr; Nimet Balili nė Vlorė, e thuajse i gjithė grupi nė Durrės etj.

    Puna nė bazė
    Anėtarėt e Grupit organizator, sipas ndarjes, shkuan nėpėr qendrat e pėrcaktuara dhe morėn takim, sė pari me ish kryesitė e degėve, atje ku ato ishin ngritur dhe pranonin takimet apo me intelektualė e labė, aty ku nuk kishte bėrthama tė shoqatės. Veprimtaria e tė deleguarve, bėhej e njohur nėpėrmjet gazetės “Labėria”. Shpejt opinioni filloi tė gjallėrohet dhe labėt tė vihen nė lėvizje nėpėr qytete e tyre apo edhe duke shkruar nė gazetėn “Labėria”, shkrime qė shihnin dritėn e botimit. Nėpėrmjet mendimeve qė shprehnin ata apo nėpėr mbledhjet e bėra nėpėr qytete, ndjehej jo vetėm mbėshtetja morale, si diēka e domosdoshme por jepeshin edhe kėshilla, sugjerime apo shpreheshin ndjenjat e shpirtit tė secilit pėr Labėrinė dhe nevojėn e organizimit. Labi Seimen Gjokoli, nga qyteti i Vlorės, i cili duke sjellė nė vėmendje tė kaluarėn e mė qėllim qė tė mos cenohej perspektiva e sė ardhmes, kėshillonte: “Tani s’ėshtė koha tė tjerrim pėrgjegjėsitė. Tė gjithė duhet tė obligohemi mė shumė, nė se kemi pirė ujė nga tė njėjtat gurra. Burrat e menēur dinė tė kuvendojnė e tė gjejnė llafin“[2]. Ndėrsa poeti popullor Zaho Balili, me atė pathosin karakteristik tė dashurisė pėr vendin e tė parėve shkruan: “Nėse duam Labėrinė, varret, jetėn, kėngėt, lotėt, nė se duam ujė tė pimė nė buronjat qė s’u sosėn, le tė mblidhemi tė gjithė, kėsaj punė t‘i vėmė kokėn. Si anėtarė kėsaj shoqate jam me ju sepse mė thėrret gjaku, jam me ju sepse e dua pragun, sepse gjysh stėrgjyshi, derė tjetėr s’patėn“[3]. Mund tė pėrmenden shumė mesazhe. Por edhe kėto japin atė pamje tė entuziazmit dhe tė dėshirės pėr tu organizuar nė shoqatės.

    Zgjedhjet nė rrethe
    Nė sajė tė punės pėrgatitore, tė takimeve me intelektualė tė ndryshėm nė rrethe, nė muajin Prill-Maj 1998 u bėnė mbledhje tė degėve qė riorganizoheshin apo ringriheshin pėr zgjedhjen e kryesisė ku kryetar u zgjodhėn: nė Sarandė Hiqmet Ēako, nė Gjirokastėr Laver Stroka, nė Fier Dervish Lala, nė Durrės Bejo Hajno, nė Vlorė Agron Meta e mė pas Albert Abazi. Po kėshtu u ngritėn edhe degė tė reja me kryetarė: nė Tepelenė Fatmir Gumeni, nė Memaliaj Sefer Shehu, nė Patos Pertef Sadiku. Nė Delvinė, qė pėrbėnte dhe njė nga objektivat e ngritjes sė degėve para Kuvendit, edhe pse tė deleguarit morėn disa herė takime me grupet qė mė shumė pėrfaqėsonin subjekte politike tė caktuara por qė flisnin nė emėr tė shoqatės, nuk u arrit tė sheshoheshin kundėrshtitė dhe, pėr tė mos thelluar pėrēarjen nuk u ngrit dega. Mbledhjet e Pėrgjithshme tė anėtarėsisė zgjodhėn edhe delegatėt pėr nė Kuvendin e Parė tė shoqatės qė pritej tė mbahej nė fillim tė muajit Qershor. Nė punė pėr ngritjen e ringritjen e shoqatės, krahas tė deleguarve dhanė ndihmesė tė drejtpėrdrejtė dhe intelektualė, veteranė e labė. Ata janė tė shumtė. Nė mes tyre pėrmendim: Luan Qėndro, Hiqmet Motro, Hiqmet Ēako, nė Sarandė, Laver Stroka, Novruz Ēulli nė Gjirokastėr, Izet Ēulli, Maliq Lila, Zaho Balili, Xhafer Majko, Qemal Danaj, Fatmir Gumeni, Isuf Ēeli nė Tepelenė; Gani Bega, Sefer Shehu, Mėrkur Cukalla, Albert Stroka nė Memaliaj; Pertef Sadiku, Cane Matohiti, Tare Lizaj nė Patos; Dervish Lala, Pirro Xhamaj, Hysni Ymeri nė Fier; Agron Metaj, Tomorr Lelo, Albert Abazi, Seimen Gjokoli nė Vlorė, Sami Bedo, Bejo Hajno, Fillo Dhima, Boēo Muho, Arif Hasani nė Durrės, etj.
    Sė katėrti, nė funksion tė pėrgatitjes e mbajtjes sė Kuvendit tė Parė, Grupi Organizator pėrcaktoi punėn qė duhej bėrė dhe ndau edhe grupet pėrkatėse apo caktoi personat pėr realizimin e tyre. Kėshtu pėr pėrgatitjen e raportit u caktua Nimet Balili; pėr fjalėn e hapjes Ibrahim Ganaj, pėr ndryshimet nė statut si dhe projekt rezolutėn e punimeve tė Kuvendit Izmet Isufi e Xhemil Ēeli; pėr projekt rezolutėn pėr Kosovėn Halil Qėndro; pėr marrje takim me specialistė tė hieraldikės pėr pėrcaktimin e flamurit dhe tė emblemės sė shoqatės Halil Qėndro, Pėllumb Tare dhe Xhafer Peēi. Grupet e punės a personat realizuan detyrat sipas afateve dhe projektet i paraqitėn pėr diskutim nė Grupin Organizator. Lidhur me simbolet e shoqatės u bėnė debate tė shumta dhe u arrit nė pėrfundimin qė emblema tė shprehte hershmėrinė e trevės sė Labėrisė tė shoqėruar me emrin e shoqatės ndėrsa flamuri, pėr vet karakterin e pėrmbajtjen atdhetare tė shoqatės, tė pėrafrohej me flamurin kombėtar pėr nga ngjyrat (kuq e zi) dhe me simbolin apo emblemėn e shoqatės qė do tė pėrzgjidhej nė vend tė shqiponjės dy krenore. Me qėllim qė anėtarėsia tė jepte mendime, projekti i statutit (nė fakt shoqata ende kishte projekt sepse nuk ishte mbledhur Kuvendi pėr miratimin tij) si dhe simbolet e shoqatės (emblema dhe forma e pėrmbajtja e flamurit) u botuan nė gazetėn e shoqatės. Mbi gjithė punėn e bėrė, Grupi Organizator informoi Konferencėn e shoqatės pėr degėn e Tiranės nė mbledhjen e vet mė dt 28 maj 1998. Nė objektivin e caktuar pėr ngritjen a ringritjen e degėve, nga 10 degė tė parashikuara ishin ngritur 9 Degė, pėrjashto qytetin e Delvinės. Po kėshtu ishin pėrgatitur emblema e shoqatės, flamuri, ftesat si dhe mandat pėr delegatėt. Mbledhja e Degės sė Tiranės, miratoi punėn e bėrė nga Grupi Organizator dhe mandatoi atė pėr tė marrė e zbatuar gjithė masat pėr Thirrjen e mbajtjen e Kuvendit tė Parė tė Pėrgjithshėm tė shoqatės “Labėria”. Dega e Tiranės zgjodhi dy veta pėr nė pėrfaqėsinė e Kuvendit dhe konkretisht zotėrinjtė Halil Qėndro dhe Xhafer Peēi. Po kėshtu, miratoi qė nė pėrfaqėsi tė merrnin pjesė edhe pjesėtarė tė grupit nismėtar tė vitit 1991: Agim Shehu, Nimet Balili, Ibrahim Gani, Guro Zeneli dhe Halo Abazi.
    Sė fundi, Grupi Organizator pėrcaktoi datėn dhe vendin e mbledhjes sė Kuvendit tė parė tė shoqatės. Duke qenė se paraprakisht ishte vendosur qė Kuvendi tė mbahej nė fillim tė muajit Qershor, nė mėnyrė simbolike u caktua data 5 Qershor qė pėrkonte me pėrvjetorin e fillimit tė Luftės sė Vlorės mė 1920. Gjithashtu u vendos qė tė bėhej mbledhja e Pėrfaqėsisė mė dt 4 Qershor nė Tiranė. Grupi Organizator, sipas motos sė tij qė Kuvendi t‘i shėrbente bashkimit e jo pėrēarjes, vendosi qė nė Kuvend tė mos merrej me problemet e sė kaluarės dhe tė hidhej vėshtrimi pėrpara. Gjithashtu, nė Kuvend do tė njoftoheshin tė merrnin pjesė, me tė drejtė vote vendimore, i gjithė Grupi Nismėtar qė ngriti shoqatėn nė vitin 1991, duke ju plotėsuar edhe mandatin pėrkatės, mendim qė u miratua edhe nga pėrfaqėsia e Kuvendit.

    MBAJTJA E KUVENDIT TĖ PARĖ TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ SHOQATĖS
    KULTURORE ATDHETARE “LABĖRIA”


    1. Zhvillimi i punimeve tė Kuvendit

    a.Mbledhja e Pėrfaqėsisė sė Kuvendit
    Sipas njoftimit tė bėrė nė gazetėn “Labėria” nga ana e Grupit Organizator, mė dt 04. 06. 1998, nė orėn 16.00, nė njė nga zyrat e Komitetit tė veteranėve tė LANĒ, u mbajt mbledhja e Pėrfaqėsisė sė Kuvendit tė Parė tė shoqatės. Nė mbledhjen e pėrfaqėsisė morėn pjesė: nga dega e Tiranės, Halil Qėndro e Xhafer Peēi, e Durrėsit Bejo Hajno, e Fierit Dervish Lala, e Patosit Petref Sadiku, e Memaliajt Sefer Shehu, e Tepelenės Natasha Beluli dhe Isuf Ēela, e Sarandės Hiqmet Motro, e Vlorės Albert Abazi[4]. Nga dega e Gjirokastrės nuk erdhėn personat e caktuar. Nga Grupi nismėtar morėn pjesė Nimet Balili, Ibrahim Gani, Halo Abazi dhe Guro Zeneli. Duke qėnė se shumica e pėrfaqėsisė ishte e pranishme, mbledhja vijoi punimet pėr pėrcaktimin e rregullores sė punės sė Kuvendit, caktimin e kandidaturave pėr nė Presidiumin e punės, sekretarinė si dhe kandidaturat pėr nė organet e reja tė shoqatės qė do tė zgjidheshin.
    Fillimisht, mbi bazėn e njė materiali tė mbajtur nga Xhemil Ēeli, u diskutuan dhe u miratuan parimisht kriteret e pėrfaqėsimit si nė organet qė do tė zgjidheshin ashtu edhe nė Presidiumin e punės. Dega e Tiranės, pėr rolin qė luante, por edhe se qendra e shoqatės gjendej nė Tiranė, do tė kishte njė numėr mė tė madh anėtarėsh nė raport me degėt e tjera, ato nė trevėn e Labėrisė do tė ishin tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė tė barabartė numerikisht nė Kėshillin e Pėrgjithshėm. Si nė Kryesinė e re ashtu edhe nė Presidiumin e punės, u vendos qė ēdo degė tė ketė pėrfaqėsuesit e saj. Pėrfaqėsia ra dakord me kandidaturat qė propozonte ēdo degė nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė saj.
    Mbi bazėn e listave tė pėrgatitura nė mbledhjen e Pėrfaqėsisė, u caktuan edhe shokėt qė do tė paraqisnin propozimet nė Kuvend nė emėr tė saj.


    SHOQATA KULTURORE ATDHETARE „LABĖRIA“ DHE ĒĖSHTJA KOMBĖTARE

    Qėllimi i shoqatės kulturore „Labėria“, veē tė tjerash, ėshtė edhe „… pėr tė ngritur nė njė shkallė mė tė lartė ndjenjėn atdhetare tė labėrve pėr forcimin e unitetit tė kombit shqiptar nė tėrėsi dhe tė Labėrisė e labėrve nė veēanti“.

    Statuti i shoqatės.“Labėria“, neni 1.



    Qėndrimi i SHKA „Labėria“ ndaj zhvillimeve ēlirimtare nė viset shqiptare

    Treva e Labėrisė dhe banorėt e saj, ndėr shekuj ka dhėnė sprova tė mėdha tė pėrkushtimit, deri nė flijim, pėr ēėshtjen kombėtare, mbrojtien e ēlirimin e viseve atėrore nga pushtuesit e huaj. Historia e kombit tonė ėshtė e mbushur me shėmbuj tė shumtė tė kėtyre kontributeve atdhetare tė Labėrisė e labėrve. Madje, bijtė dhe bijat e saj, kur ka qėnė ēėshtja pėr lirinė e pavarėsinė kombėtare, kanė luftuar dhe kanė dhėnė jetėn nė fushbeteja, jashtė trevės sė Labėrisė e nė mbrojtje tė viseve shqiptare nga synimet grabitqare tė shovenėve fqinjė sllavo-grek apo edhe tė fqinjit perėndimorė, Italisė. Labėrit, nėpėrmjet vajtimit e kėngėve kanė shprehur ndėr dhjetra vjeēarė brengėn e madhe tė ndarjes sė trojeve shqiptare:

    Qaj Kosovė e Ēamėri,

    Qė keni mbetur nė botė

    Ca nė Greqi, ca nė Sėrbi,

    Jeni kėputur si zogjtė…[5].

    Apo, nė njė kėngė ata shprehin angazhimin moral e shpirtėror tė labėrve:

    …Pėr Kosvė e Ēamėri,

    Do luftojmė pėrsėri…

    Dhe Labėria nuk ka reshtur sė luftuari pėr trojet e veta. Kėto luftėra, edhe pse me shumė dėshirė e pėrkushtim, pėr njė ideal tė madh kombėtar, Labėria i ka paguar shtrenjė me gjakun e bijve e bijave mė tė mirė tė saj. Ndaj, labėt, duke respektuar traditat e tė parėve tė tyre, nė mbrojtie tė viseve tona etnike dhe tė ēėshtjes kombėtare, janė ndjerė e ndjehen tepėr krenarė pėr kėto kontribute, krenari jo vetėm e pėrligjur por edhe angazhuese pėr tė vijuar nė rrugėn e tyre, qė ka qėnė e mbetet rruga e nderit. Labi nuk ka vėnė nė peshė se ēfarė kanė bėrė tė tjerėt pėr tė, kur ka qėnė fjala pėr ideal, flamur e Atdhe. Ai ka bėrė detyrėn e tij atdhetare me pėrkushtim.

    Shoqata „Labėria, qysh nė krijimin e saj, ēėshtjen kombėtare, pėr vet ashpėrsinė qė ajo po merrte me shpėrbėrjen e Jugosllavisė e nė tėrėsi tė Bllokut Lindor nė vitin 1990-1991, e ka parė si njė problem tepėr tė mprehtė e kompleks. Kjo, pėr shoqatėn „Labėria“, u bė mė e prekshme me institucionalizimin e saj, pra me ngritjen e tė gjitha hallkave organizative. Kuvendi i Parė Themelues i shoqatės, i mbajtur nė vitin 1998, vit kur ēėshtja jonė kombėtare, nė saje tė qėndresė sė armatosur tė vėllezėrve kosovarė por edhe tė lėvizjeve gjithnjė nė rritje nė Kosovėn Lindore (Luginėn e Preshevės) dhe nė Maqedoni, po merrte pėrmasa e pėrmbajtie tė re, nė Rezolutėn e vet pėr gjendjen nė Kosovė, duke shprehur publikisht qėndrimin e vet kritik se, „Lėshimet e qėndrimet e paparimta tė komunitetit botėror por edhe qėndrimet jo gjithnjė konseguente andej e kėndej kufirit shqiptar“[6], dėmtojnė gjithnjė e mė tepėr ēėshtjen tonė kombėtare. „Kur ēėshtja kombėtare ėshtė nė rrezik, -theksohet mė tej nė Rezolutė, -ne bijat dhe bijtė e Labėrisė, ashtu siē ka qėnė tradita shekullore e tė parėve tanė, qė kanė derdhur gjakun edhe nė Kosovė pėr mbrojtien e trojeve amtare dhe tani, nė kėto ditė tė vėshtira, e konsiderojmė veten ushtarė pėrkrah vėllezėrve tė njė gjaku. …

    Gjendja nė Kosovė dhe Shoqata Labėria

    Gjendja nė Kosovė ka arrritur nė pikėn mė tė nxehtė, atje nė fakt ka filluar ajo qė pritej: Lufta. … Kemi qėnė tė gjitha herėt humbės dhe nuk duhet tė sotmen dhe tė nesėrmen e kombit tonė ta lėmė fatalisht nė duart e tė tjerėve, por zot, tė parėt, t‘i dalim vet ne shqiptarėt. Ėshtė koha tė ulim flamujtė partiakė dhe nėn flamurin kombėtar: „Me njė dėshirė me njė qėllim- Tė gjithė atje duke u betuar- Tė lidhim besėn pėr shpėtim“. Nė mbyllje tė Rezolutės shprehet besimi i plotė se: „Kosova do tė fitojė“[7]. Pėr shoqatėn „Labėria“, ēėshtja kombėtare ėshtė tepėr mė e gjerė se ajo kosovare. Por pėr vet mprehtėsinė e vlerat jetėsore tė zhvillimeve nė Kosovė, shoqata i vlerėsonte ato si pararendėse tė njė reaksioni zinxhir tė zhvillimeve tė ēėshtjes sonė kombėtare. Gjykohej se i gjithė kombi shqiptar ishte nė lėvizje, nė kėrkim e fitim tė tė drejtave tė mohura e tė nėpėrkėmbura gjatė gjithė shekullit tė XX. Ndaj, sapo filluan ngjarjet nė Kosovėn Lindore (Luginėn e Preshevės) apo po shpėrthente situata nė Maqedoni, Kryesia e shoqatės, duke vlerėsuar mprehtėsinė e zhvillimeve edhe nė kėto vise, nė deklaratėn e saj “Tė vihen nė vend padrejtėsitė historike ndaj ēėshtjes shqiptare nė Ballkan“[8], por edhe duke shprehur qėndrimin e prerė kundėr disa deklarimeve qė dėmtonin kėto lėvizje, nė mes tė tjerash theksohej: Vėllezėr dhe motra nė Preshevė, Bujanovc, Medjvjed, Tanush, Tetovė, Kumanovė…! Anėtarėt dhe simpatizantėt e shoqatės sonė dhe mbarė populli i Labėrisė, si tėrė populli shqiptar, nė kėto ditė tė vėshtira e heroike, ėshtė me mendje dhe me zemėr pranė jush…. Njėkohėsisht, shoqata „Labėria“ distancohet prerazi nga ēdo deklaratė partiake, pushtetare e individėsh, nga ēdo pseudovlerėsim i mjeteve tė informacionit, brenda dhe jashtė shtetit amė dhe kudo ku jetojnė shiptarėt nė trojet e veta, qė direkt ose indirekt lėnė tė kuptohet se gjoja shkakėtarė tė kėtyre pasojave janė vėllezėrit tanė kosovarė e tetovarė. Pėr shoqatėn kulturore atdhetare „Labėria“ qėndrime dhe vlerėsime tė tilla janė sa antikombėtare aq edhe perverse dhe antihistorike“[9]. Vėrtet qėndrimi ndaj zhvillimeve nė Kosovė pėrbėnte pėrparėsi, por, shoqata „Labėria“, pėr problemin kombėtar shqiptarė nė viset nėn ish Jugosllavi, e shikonte nė kompleks. Ndėrsa ajo mbėshteste pa asnjė rezervė luftėn e armatosur tė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore (Luginėn e Preshevės) dhe nė Maqedoni pėr fitimin e tė drejtave tė tyre kushtetuese[10], nė vise tė ndryshme shqiptare nė ish Jugosllavi, mbėshteste edhe pėrpjekjet e shqiptarėve nė Mal tė Zi pėr mė shumė liri e tė drejta kombėtare, pėr lidhje komunikimi me trojet e tjera shqiptare[11].

    Qėndrimi i shoqatės „Labėria“ nė mbėshtetje tė luftrave ēlirimtare ka qėnė i palėkundur dhe nė vijimėsi. Nė kuadrin e njė propagande tė egėr kundėr luftėtarėve tė lirisė nuk ishte e lehtė tė orientoheshe drejtė. Sot, tė flasėsh e tė radhitesh nė krahė tė luftės ēlirimtare nė viset shqiptare nė fundshekullin e kaluar e fillimin e kėtij shekulli, ėshtė diēka e thjeshtė. Por nė ato kohėra, kurė edhe pjesė tė rėndėsishme tė politikės shqiptare, kėtej e andej kufirit shtetėror, duke ju servilosur edhe segmenteve tė caktuara tė faktorit ndėrkombėtar, anatemonte, fillimisht luftėtarėt e lirisė si pjella tė „shėrbimeve sekrete sėrbe“ apo edhe „terroristė“, pėrcaktimi i qėndrimeve nuk ishte diēka e thjeshtė. Pjesmarrėsi aktiv nė luftimet nė Kosovė, labi Shpėtim Golemi (Dilaver Goxhaj), duke komentuar se si ai arriti tė lidhej me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės(UĒK)-nė, vė nė dukje se, fillimisht “…lufta ēlirimtare anatemohej nga tė gjitha anėt, asnjė forcė politike shqiptare, kėndej e andej kufirit, me pėrjashtim tė Lėvizjes Popullore Kombėtare (LPK) dhe Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK), nuk deklarohej hapur nė mbėshtetje tė UĒK-sė[12].

    Njė qėndrim i tillė i hapur dhe i prerė i shoqatės, nuk ishte rastėsi.

    Ai ishte dhe mbetej nė vazhdėn e qėndrimeve qė ka mbajtur por edhe tė sakrificave qė i ėshtė dashur tė pėrballojė gjithnjė treva jonė e Labėrisė kur ka qėnė problemi pėr ēėshtjen tonė kombėtare nė gjithė kompleksitetin e vet. Kėtė e vėrteton qoftė edhe njė vėshtrim i shkurtėr nė historinė e popujve tanė. Ėshtė i njohur kontributi i bijve tė Labėrisė, tė vėllazėruar me ata tė Veriut tė Shqipėrisė, nė luftėn kundėr shovinistėve sllavė pėr mbrojtien e tėrėsisė tokėsore tė viseve shqiptare. Ashtu siē ka ditur dhe di tė hedhė nė vargje tė kėngės historinė dhe bėmat pėr atdhe e flamur, populli i Labėrisė, do tė pėrjetėsonte nė vargje luftėn e kapedanėve labė Zenel Gjoleka, Hodo Aliu e tj nė trevat e Veriut tė Shqipėrisė:

    Hodua me gjith‘ Gjolekė,

    Me trima labėr e gegė,

    U ngjitėn malit pėrpjetė.

    Ik o Niko se tė zunė,

    Brenda nė Rekė tu funė.

    Reka me kulla tė larta,

    Nga Cetina dukej flaka.

    Dhe prijėsat luftarak popullor labė, si Zenel Gjolekė kuēioti, Hodo Ali nivicioti, Gjikė Thansi qeparotas etj, do tė binin nė fushėn e nderit nė mbrojtje tė kufijve tanė veriorė. Dhe vjershėtori popull, duke shprehur dhimbjen e madhe tė Labėrisė pėr kėto humbje por edhe misionin e tyre fisnik atdhetar, pėrjetėson:

    Labėria ra nė serė,

    Mbenė gratė me leshė prerė,

    Mbajnė zi pr‘ ata tė mjerė …

    Pėr Gjolek‘ HodoAliu.

    Mbenė larg nga vendi ynė,

    Pėr tė ruajtur kufinė...

    Dhe kjo nuk do tė pėrfundonte kėtu. 25 vjet mė vonė, nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, sėrish labėrit, mė saktė fėmijėt e atyre prijėsve dhe luftėtarėve labė qė dhanė jetėn nė rajonin e Podgoricės nė vitin 1852, do tė shkonin vullnetarisht pėr tė luftuar kundėr pushtuesve shovenė sllavė nė rrėzė tė maleve tė Shkėlzenit, mjaft prej tyre duke dhėnė edhe jetėn, sikurse njė grup djem kurveleshas qė shoqėronin ideologun e kėsaj Lidhjeje, Avdyl Frashėrin, nė rrugėtimet e tij, do tė futeshin nė radhėt e Gradės sė Qeverisė sė Lidhjes sė Prizrenit. Gjithashtu, nė ēaste tė tilla vendimtare pėr ardhmėrinė e trojeve shqiptare, mendja, pushka dhe zemra e burrave tė Veriut tė Shqipėrisė me nė krye tribunin e madh tė lirisė Isa Buletini, edhe pse Kosova gjėndej nė zjarr e flakė, do tė zbrisnin nė Vlorėn e Flamurit, nė krah tė shqiptarit tė madh, labit Ismail Qemali. Kėnga popullore labe, shpreh madhėrishmė kėtė unitet shpirtėror mbarėshqiptar e atdhetar rreth flamurit e idealit kombėtar:

    … Gjithė burrat me palcė guri,

    Rendėn me ty te flamuri,

    Buletin e Ded Gjo Luli,

    Gurakuq e Bajram Curri….

    Dibrani Dervish Hima, nė kėto kohėra tė vėshtira tė vitit 1912 do tė vinte nė qendėr tė Labėrisė, nė Kurvelesh, ku do tė shumonte me labėr ēetėn e tij atdhetare. Nė letrėn shoqėruse njohėse tė dėrguar nga Sali Nivica pėr Shaqo Buxon nė Progonat, theksohej: „Aty vjen kryetari i njė ēete i quajtur Dervish Hima… T‘i japėsh ndihmėn e duhur duke i dhėnė djem trima tė Kurveleshit. Menjėherė u mblodh pleqėsia e Kurveleshit tė Sipėrm dhe siguruan 200 luftėtarė nėn komandėn e Dervish Himės[13].



    Kontributi i Labėrisė nė ēėshtjen bashkimit kombėtar

    Tė tjerė djem tė shquar tė Labėrisė do tė kontribuonin ndjeshėm nė ēėshtjen bashkimit kombėtar, duke u vrarė edhe nga dora shovene sllave, sikurse ishte kapedani i dėgjuar Ēerēiz Topulli, vrarė nga mlazestė nė Fushėn e Shtoit nė Shkodėr nė korrik 1915, apo djaloshi Sali Nivica, si njeri nga drejtuesit kryesorė tė Komitetit “Mbrojtia e Kosovės“[14] qė gjithashtu, nė prag tė shkuarjes pėr nė Kongresin e Lushnjės, do tė vritej nga dora tradhėtare e me nxitjen e shovinistėve sllavė dhe tė pushtuesve italianė, mė 10 Janar 1920, po nė Shkodėr. Nga ana e vet Prefektura e Kosovės, si njė shprehje e drejtėpėrdrejtė e lidhjeve tė fuqishme shpirtėrore historikisht tė ndėrsjellta nė mes dy krahinave tona, do t‘i jepte votbesimin pėr nė parlamentin shqiptar djalit libohovit, trimit e zėmėr prushit pėr Atdhe, Avni Rustemit edhe pse vet Kosova kishte burra tė shquar pėr ta pėrfaqėsuar denjėsisht nė organin mė tė lartė legjislativ. Kėto lidhje shpirtėrore e atdhetare u pėrforcuan mė tej gjatė LANĒ, kur bijtė e bijat e Labėrisė derdhėn gjakun nė viset kosovare pėr ēlirimin e tyre nga pushtuesit nazistė e bashkėpunėtorėt e tyre, sikurse biri i Gjilanit, Xheladin Beqiri, apo siē ėshtė njohur nė gjuhėn popullore, nė Labėri e mė gjerė, „labo-kosovari“ i mbiquajtur „Karadaku“, gėrxheve tė Labėrisė e Shqipėrisė sė Jugut shpalosi e pėrfaqėsoi me dinjitet vlerat, vetitė e vyrtytet e larta atdhetare tė popullit kosovar, nė krahė tė bilbilit Mustafa Matohiti me shokė duke u radhitur me meritė nė majat e trimėrisė, tė heroizmit dhe tė lavdisė shqiptare. Sėrish tė tjerė djem tė Labėrisė shkuan vullnetarė nė radhėt e UĒK-sė nė Kosovė nė luftėn e saj ēlirimtare duke u pėrfshirė edhe nė radhėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj ushtrie, sikurse ishte Dilaver Goxhaj, i njohur nė kėtė luftė si Shpėtim Golemi madje sė bashku me tė birin apo edhe gazetarė, ku shtėpėzioti, Afrim Imaj, gazetari korepsondent qė dha raportin e parė nė „CNN“, nga vija e frontit, pėr ēlirimin e Koshares. Dhe shprehja mė e fundit e kėtyre lidhjeve shpirtėrore Labėri-Kosovė, u shfaq nė mėnyrėn mė kuptimplote me zgjedhjen, nga Kuvendi i Parė themelues i shoqatės sonė, tė akademik Rexhep Qoses, si Kryetar nderi i shoqatės „Labėria“.

    Brenga e kahershme e Labėrisė dhe labėrve ka qėnė dhe mbetet Ēamėria

    Brengė e kahershme e Labėrisė dhe labėrve ka qėnė edhe Ēamėria, fati tragjik i saj. Ēamėria, kjo krahinė e moēme shqiptare qė shtrihet gjeografikisht bri Labėrisė dhe nė periferi tė trojeve amtare shqiptare, ka qėnė i lakmuar nga shovenėt fqinj, tashmė ata grekė. Afria por edhe ideali i pėrbashkėt atdhetar ka bėrė qė, qysh herėt nė histori, ato tė kenė qėnė nė njė llogore, duke vuajtur, jo njėherė, nga i njėjti armik, ai grek. Nė kohėn e Lidhjes shqiptare tė Prizrenit, lakmitė greke u bėnė jo thjesht mė tė tejdukshme por edhe praktike pėr zaptimin e viseve shqiptare ēame qė shtrihen nė jugė tė lumit Pavėl, pėr gjatė detit Jon dhe nė Lindje deri nė vargun e maleve qė e ndajnė nga pellgu i Janinės. Po kėshtu pasi Konferenca e Ambasadorėve e vitit 1913, nė pėrbėrje tė shtetit amė shqiptar la vetėm Konispolin me 7 fshatra[15], populli ēam kėtė gjėmė kombėtare e shpreh:

    Pse po klan, moj Ēamėri?

    Ē’tė mos klaj, moj Shqipėri.

    Gjithė huduti Ēamėrisė

    I mbeti resto Greqisė… [16]

    Pėr kėto padrejtėsi historike, popujt e tė dy krahinave do tė bashkoheshin e do tė luftonin pėr mbrojtien e trojeve nga synimet shoviniste greke. Ėshtė i njohur bashkėpunimi luftarak i figurave tė tilla tė Labėrisė si Ēelo Picari, Hodo Nivica, Gjoleka, Kokajt e Delvinės etj me krerėt ēamėr tė dyerve tė mėdha atdhetare tė Ēaparenjve, tė Dinejve, tė Pronjatėve, tė Huseve, Ruseve e tj nė mbrojtje tė viseve Jugore shqiptare[17]. Mė 1854, kurė forcat greke tė gjeneral Theodhori Grevės mėsynė nga Jugu nė viset ēame, edhe pse njė pjesė e luftėtarėve labėr e ēamėr ishin dėrguar nė frontin e Krimesė, labėrit u gjendėn sėrish pranė vėllezėrve tė tyre ēamė me nė krye Mahmut Bej Vlorėn dhe prijėsa tė shquar si Selim Hasani prej Velēe, Harun labi e tj. Ata, me sulmet e tyre, dėbuan grekėrit nga Paramithia, Lura, Preveza, Narta dhe Mecova. Luftėtarėt ēamo-labė luftuan sė toku nė betejėn e Lėkurėsit nga Filati nė Qafė tė Gjashtės nė Sarandė. Ky bashkėveprim luftarak vijoi edhe mė pas. Nė pranverėn e vitit1897, u konkretizua nė luftimet nė Nartė, Lurė e Pesė Puset. Sikurse tregon nė kujtimet e tij Ismail Kaso Dhėmblani, pjesmarrės nė ato luftime, midis Janinės dhe Nartės u zhvilluan dy muaj luftimet nga mė tė ashprat deri atėhere. Kėnga popullore thekson: „Ēamo-labėt si furtunė-Jorgon nga mjekra e zunė… „[18]. Veprimet e pėrbashkėta luftarake pėr mbrojtien e Ēamėrisė nga sulmet greke u vijuan edhe gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Forca vullnetare nga Labėria e mė pas edhe nga Berati, Skrapari e Myzeqeja, me porosi tė qeverisė sė Ismail Qemalit shkuan nė Prevezė e Janinė pėr tė ndaluar mėsymjen e forcave greke pėr nė drejtim tė Shqipėrisė sė Jugut. Qėndresa e luftėtarėve shqiptarė dhe e forcave turke bėri qė mėsymja greke tė bllokohet pėr mbi 3 muaj. Ato mundėn tė dalin nė Tepelenė vetėm mė 7 Mars 1913. E, kur andartė grekė dolėn nė Kurvelesh, aty, nė krahė tė lebėrve u rradhitėn edhe forcat ēame me nė krye Muharrem Rushitin[19]. Vargu popullor e na e ruan nė kujtesė me kėto vargje:

    Prite, prite Kurvelesh,

    Se tė vjen nė ndihmė petriti,

    Pėrmbi grekun shesh pėr sheh,

    Hidhet Muharrem Rushiti.

    Dhe bashkėpunimi labo-ēam u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė nė vitet e LANĒ. Jo vetėm u krijua batalioni dhe Grupi Partizan „Ēamėria“(me tre batalione e me luftėtarė e drejtues nga tė dy krahinat), por u kryen edhe veprime luftarake nė tė dy krahėt e kufirit shtetėror tė 1913. Nė Ēamėri milituan luftėtarėt mė tė hershėm lab si Mustafa Matohiti, Bexhet Mema etj pėr organizimin e qėndresės sė armatosur e duke u vendosur edhe nė krye tė formacioneve luftarak ēame, sikurse ēami Ali Demi, do tė ishte njė ndėr drejtuesit kryesorė tė luftės sė armatosur nė qarkun e Vlorės dhe qė, nė luftė me gjermanėt e bashkėpunėtorėt e tyre, do tė binte nė fushėn e nderit pranė Vlorės, nė kalanė e Kaninės. Ky zhvillim i LANĒ, vėrteton pa thmeltėsinė e akuzave greke pėr bashkėpinimin e krahinės sė Ēamėrisė me pushtuesit gjerman, akuza qė shėrbyen si bazė pėr genocidin zervist nė fund tė Luftės sė dytė Botėrore tė ndėrmarrė kundė popullsisė ēame, 25.000 vetė prej tė cilėve u detyruan tė kalojnė nė Shqipėri. Nė ditėt e sotme qevria greke jo vetėm u mohon kthimin nė atdhe por edhe nuk u njeh tė drejtat e patjetėrsueshme tė pronėsisė. Shoqata „Labėria“ ka mbėshtetur ēėshtjen ēame dhe ka shpalosur edhe qėndrimin e vet lidhur me kėrkesat e tė drejtat e tyre. Qėndrimi i shoqatės ėshtė shprehur qartazi qė nė veprimtarinė e parė madhore tė shoqatės, nė simpoziumin shkencor tė Qershorit 1993 „E vėrteta mbi Ēamėrinė dhe Epirin“ ku i bėhet njė analizė e gjerė zhvillimeve historike por edhe tragjike nė kėtė krahinė. Po kėshtu, nė Rezolutėn e Kuvendit tė Dytė tė shqatės „Labėria“ pėr ēėshtjen kombėtare, problemin ēam ajo nuk e shikon si njė ēėshtje tė tė drejtave pronėsore, sikurse fatkeqėsisht e trajtonte jo rrallė edhe vet shoqata „Ēamėria“. Nė rezolutė theksohet: „Mbėshtesim ēėshtjen e drejtė ēame, duke e parė atė jo vetėm si njė ēėshtje pasurore apo rikthim refugjatėsh. Ne kėrkojmė mė shumė pėrpjekje pėr afirmimin etnik e kulturor tė ēamėrve qė banojnė nė shkeuj nė trojet e tyre nė Greqi“.[20] Pra ne jemi qė ēėshtja ēame tė kthehet nė njė faktor aktiv brenda nė Greqi, sepse vėtėm kėshtu do tė dėgjohet mė mirė zėri i tyre edhe nga faktori ndėrkombėtar.

    2. Shpalosje madhėshtore e vlerave shpirtėrore tė njė kombi (eksodi kosovar-1999)

    Kosovėn e Labėrinė, edhe pse dy krahina gjeografikisht larg njera tjetrės, gati nė ekstremet e trojeve arbėrore, historia, nė momente kyēe tė saj, pėr mirė a pėr keq, i ka rjeshtuar pazgjidhshmėrisht nė krah tė njera tjetrės. Lidhjet shpirtėrore e atdhetare nė mes tyre, tė mbrujtura me pėrkushtim e sakrifica tė panumurta, u vėrtetuan edhe njėherė nė momente tė tilla madhore sikurse ishte eksodi biblik kosovar. Eshtė njė e vėrtetė e njohur se gjuhė tė liga, antikombėtare kaanė pėrēuar e pėrēojnė dasitė krahinore e fetare. Sidomos pėr ndarjen shumė tė ėndėrruar Veri-Jugė nga ata qė nuk ja duan tė mirėn kombit shqiptar, nuk u hezitua as gjatė e pas ngjarjeve tė Marsit 1997. Nuk u la gjė pa thėnė kundėr krahinės sonė tė Labėrisė. Poshtėrsia e tyre arriti deri aty, sa nė momente tė tilla madhore por edhe tragjike pėr kombin shqiptar, sikurse ishte eksodi biblik kosovar, tė propagandonin hapur nė medja dhe nė rrethe tė ngushta se Labėria nuk e do Kosovėn e kosovarėt (!). Nė njė intervistė tė tij nė gazetėn „Labėria“, nėnkryetari i shoqatės, z Fatmir Toēi, pyetjes sė Kryeredaktorit tė gazetės „Labėria“: „Opozita shqiptare i bėn thirrje herė pa here kosovarėve tė mos shkojnė nė Jug tė Shqipėrisė. Si do ta komentonit kėtė thirrje? „Sapo jam kthyer nga jashtė dhe nuk kam pasur mundėsi tė njihem me shtypin nė Shqipėri,-do tė sqaronte nėkryetari shoqatės. -Nga gazetat e diasporės kam lexuar edhe thirrje tė tilla, por gjithmonė dua tė mendoj se kėto i bėjnė indivdė tė veēantė dhe jo forca politike. Me siguri qė kėta individė kanė „kujtime“ nga Vlora dhe Jugu i 1997-s … Pėr fat tė keq kam vėnė re se se tek shqiptarėt e diasporės e Kosovės ekziston mendimi kontradiktor pėr Jugun e Shqiėrisė… Kjo lidhet edhe me propagandėn qė ėshtė bėrė dhe interpretimin e „revoltės sė jugut“ nė fillim tė vitit 1997, kur i vetmi burim informacioni pėr shqiptarėt e disaporės, Kosovės dhe Maqedonisė ishte TVSH-ja, e cila, siē dihet ishte nė dorė tė partisė-shtet. Aq e vėrtetė ėshtė kjo sa qė me trenin e parė me kosovarė qė u nis nė drejtim tė Jugut pėr sistemimin e tyre, pėrfunduan nė Vlorė vetėm 30-40 vetė, tė tjerėt zbritėn rrugės pėr tė mos pėrfunduar nė „duart e rrebelėve“[21]. Sikurse deklaroi njė djalė kosovar nė njė promovim libri nė Tiranė (libri „Rruga qė mė ēoi nė UĒK“), nė Kosovė u ishte bėrė thirrje qė tė shkonin nė Shqipėri sepse ajo „ishte sulmuar nga greku“ (ishte fjala pėr ngjarjet e marsit 1997). Dhe, natyrisht nė njė rast tė tillė atdhetarėt kosovarė nuk mund tė rrinin duarkryq. Por, kur mbrita nė Kukės, me disa shokė, vijoi kosovari, u sqaruam se nuk bėhej fjalė pėr sulm nga greku por pėr tė shkuar „vullnetarė“ kundėr Shqipėrisė sė Jugut e kryesisht Labėrisė. Ndaj, tepėr tė zhgėnjyer nga propaganda shqiptare e kohės, u kthyem nė Kosovė. E tillė marramendėse dhe e praptė ishte propaganda qė vijonte tė bėhej ndaj Jugut tė vendit edhe nė kohėn e eksodit. Por shpejt kosovarėt e ardhur nė Shqipėri tė detyrurar nga genocidi sėrb, do tė bindeshin se e vėrteta nė Labėri dhe pėr Labėrinė nuk qėndronte ashtu sikurse e servirnin kėta njerėz antilabė por edhe antikombėtar. Nė njė ceremoni tė varrimit tė dėshmorėve tė rėnė nė luftėn ēlirimtare kosovare nė Ferizaj, sikruse kujton gazetari Afrim Imaj, kur djali i Golemit tė Kurveleshit Dilaver. Goxhaj deklaroi se vinte nė kėtė ceremoni varrimi tė dėshmorėve tė lirisė sė pėrbashkėt, “… pėr tė shlyer njė detyrim moral e atdhetar ndaj labo-kosovarit nga Ferizaj, Xheladin Beqiri, Heroi i Popullit, rėnė nė luftėn ēlirimtare nė Shqipėri, por tė shlyej edhe njė amanet qė nuk e tret dheu, tė nėnave kurveleshase e labe pėr tu pėrkulur me nderim para dėshmorėve kosovarė pasi gjaku i tyre ėshtė i shėnjtė pėr tė gjithė ne shqiptarėt[22], u kthye njė nga momentet mė prekėse tė ceremonisė tek shikoje kosovarėt tek takonin djalin e Labėrisė dhe e falėnderonin pėr mesazhin qė pėrcolli nga nėnat kurveleshase e labe. Ishte njė shprehje e lidhjeve tė ngushta shpirtėrore mes shqiptarėsh qė fjalėt e kėqia nuk mund t‘i errėsojnė e zbehin sado pakė.


    [1]. Arkivi i shoqatės, shih edhe Gazeta “Labėria”, nr 1, 1998, “Deklaratė, pika nr. 5

    [12]. Gazeta “Labėria”, nr 2, 31 Janar 2001, f. 7

    [22]. Afrim Imaj, kujtime nga lufta nė Kosovė

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Shoqata Labėria feston 22 vjetorin

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Del nji dit (vitet 1950-60) i paharruari Osman Rexha e po i pyt disa miq..
    Ore a mthoni ju mu se kush o mo e modhe a Laberia apo Italia..

    Italia mer xha Asmon..i thoshin shoket..
    Jo mer jahu se po ja fusni kot thosh xha Asmoni..
    Po jo mer Xha Asmon mos boj gafa tilla se o turp kush te ngjo.. si mer Laberia mo e madhe se Italia .. e ke pa ne hart a jo.. le qe vetem me popullsi ja kalo 100 her krejt Shqipnis thoshin kta..

    po mir mer jahu tha xha Asmoni si shpjegohet qe kur erdh italia gjeje shpi sa te dush mdurrs
    tani qe erdh laberia sgje mo shpi..

    ..

    Laberi moj Laberi..
    p dhise dolle ti..
    po ben ligjin perseri..
    si 50 vjet e si nashti..
    hahaa o brar po nuk jan te gjith labet si Enveri mor burr. Une per laberit kam rrespekt se jane burra dhe te pritshem
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •