Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Tahiri: Berisha ka frikë që policia iu rikthye detyrës legjitime


    Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se beteja e ashpër e ndërmarrë nga mazhoranca kundër korrupsionit në tërësi dhe vecanërisht kundër korrupsionit të shtrirë tëk ish-zyrtarët e lartë, ka vënë në alarm Berishën.

    “Unë e kuptoj, janë shumë të shqetësuar nga rimëkëmbja e Policisë së Shtetit, sepse sot askush nuk është i gatshëm të njohë asnjë lloj imuniteti dhe mbase rreziku që ndiejnë është aq i madh sa i detyron këtu të vijnë të shfaqen, të dalin ditë për ditë në media, sepse shembja e murit të pandëshkueshmërisë i tremb aq shumë sa janë të gatshëm të thurin çdo lloj skenari kriminal në kurriz të qytetarëve, sepse rimëkëmbja e Policisë së Shtetit dhe drejtësia në këtë vend barazia para ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe veçanërisht kundër korrupsionit elitar tremb këta më të parët, ish-kryeministrin më të parin, familjarët e tij, sekserët që ka pasur deri dje dhe që sot i mbron me çdo çmim e me çdo kosto”, tha ministri Tahiri.

    Ai u shpreh se situata kriminale e ditëve të fundit është e stimuluar nga ata që ai i cilësoi si “kriminelët kanë dalë nga pushteti në 23 qershor, kanë dalë nga Policia pas 23 qershorit, tani janë derdhur rrugëve për t’iu bindur këtij banditi për këtë që po ndodh”.

    Kreu i ministrisë së Punëve të Brendshme akuzoi ish-kryeministri Berisha se e përdorte Policinë e Shtetit mendësisë komuniste.

    “Mbaje formalisht Policinë, por nuk të duhet sepse ndërkohë ke djalin, ke vajzën, ke sekserët e pushtetit, të cilët bënin pazare nga më të ndyrat në kurriz të popullit”, theksoi ministri në seancën parlamentare duke iu përgjigjur akuzave të opozitës së vendi po sundohet nga mafia e lidhur me pushtetin.

    “Por që një ish-kryeministër të dalë këtu në parlament dhe me mendësi kriminale t’i drejtohet qeverisë, mazhorancës dhe t’i flasë publikut për gjëra që mbase, do uroja mos t’i ketë bërë kurrë, por për gjëra që mbase i ka bërë vetë në të shkuarën dhe tani akuzon duke ngritur gishtin… Kjo është e pafalshme! Mbase mund të shpëtojë cilido përkohësisht nga përgjegjësia para ligjit, para popullit, para drejtësisë për atë që ka bërë. Por ky është një nga ata që nuk do të shpëtojë dot kurrë. Edhe kur t’i shpëtojë drejtësisë, nuk do t’i shpëtojë dot mallkimit të popullit”, deklaroi Tahiri.
    gazetaexpress.net
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tahiri: Berisha ka frikë që policia iu rikthye detyrës legjitime

    O fshatari i veshur me kostum.

    Mund te rrish ta akuzosh Berishen dite e nate sic beje dje kur ishe ne opozite e Berisha ishte ne pushtet. Por nese nuk e ke marre vesh o fshatari me kostum, je ti qe drejton Policine e Shtetit prej 4 muajsh nuk eshte Berisha apo "policet e Berishes". Dhe ajo qe Berisha thote sot ne Kuvend per situaten e pasigurise se krijuar ne vend, eshte shqetesim i gjithe shqiptareve: njerezit po humbin jeten ne atentate mafioze ne mes te qyteteve me te medha te vendit dhe ne mes te dites me diell e nen hunden e policeve te tu. Nese nuk e di o fshatari me kostum, detyra qe shqiptaret te kane caktuar eshte t'i kapesh ata kriminele, ti parandalosh keto krime, te mbrosh jeten e qytetarit, te mbrosh pronen e qytetarit.

    Nese nuk je i zoti ta besh kete gje, ik andej nga ke ardhur e hapi krahun dikujt tjeter.

    Dhe mos e quaj Sali Berishen "komunist", se nuk je duke ofenduar Sali Berishen, je duke ofenduar gjithe elektoratin tend social qe jane komuniste te thekur. Duke e nxjerre Berishen komunist, je duke e nxjerre veten "anti-komunist", je duke e bere Berishen mik te elektoratit socialist e veten tende armik me ata qe te kane dhene voten. Shpjegoja keto gjera edhe orangotangut kryeminister se edhe ai e beri Berishen komunist ne Kuvend.

    Se ju jeni shume te zgjuar, merrni vesh edhe si funksionon shteti, merrni vesh edhe nga politika. Ju jeni rilindesa te vertete!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2014 më 00:17

  3. #3
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Tahiri: Berisha ka frikë që policia iu rikthye detyrës legjitime

    Tahiri ka marre rolin e sherifit te Notingenit, ku milicet e tij ishin pergjegjes vec per gjobveniet e jo sigurine e qytetareve. Ndaj dhe misioni paresor i policise ndodhet shume larg qellimit, duke e veshur institucionin me detyra sekondare e per qellime show, te cilat i sherbejne vec figures se sherifit te Kombinatit. Vetglorifikimi e pretendimi i sukseseve imagjinare ia kalon edhe marrezive te Hitlerit ne gramat e fundit, ku enderronte per kthimin e fatit te luftes. Jo me kot sherifi yne vuan nga depresioni. Por faji nuk eshte i Tahirit per mendt qe ka, aty e ka caktuar partia, sic caktoi dikur edhe teneqexhiun Koçi Xoxe. Me vone u zhvillua edhe paragjykimi qe policet rridhnin nga fshati.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 24-01-2014 më 07:16
    relata refero

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tahiri: Berisha ka frikë që policia iu rikthye detyrës legjitime

    Ku ka surrat Saliu te shaje qeverine?! I. Do levizi te gjithe guret te shkaktoje "rrezimin" e qevererise se do te shpetoje koken nga krimet qe ka bere vet kur ishte ne pushtet. hhehe.
    Feelings change - memories don't.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •