Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Dëshmitari i atentatit: Policia nuk ndërhyri për të nxjerrë të plagosurin nga makina

    Emri:  SHPERTHEN-MAKINA-MBULIM-23_6.jpg

Shikime: 775

Madhësia:  43.3 KB
    Tjetër atentat me eksploziv ka tronditur sot qytetin e Durrësit vetëm dy ditë pas një atentati të ngjashëm në Vlorë. Një sasi tritoli i është vendosur makinës së një binesmeni ndërtimi në qytetin e Durrësit ditën e sotme. Lënda eksplozive shpërtheu teksa automjeti tip “Citroen” me targë AA759EY po lëvizte në aksin nacional Plazh-Plepa.

    Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur Xhemal Çela, që njihet si biznesmen ndërtimi në këtë qytet. Për shkak të gjendjes së rëndë biznesmeni Çela është transportuar drejt Tiranës për të marrë një ndihmë më të specializuar. Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje kome dhe ka hemorragji të brendshme dhe ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e këmbëve.

    Nga hetimet e para bëhet e ditur se shpërthimi është rezultat i aktivizimit të një sasie lënde eksplozive që ishte vendosur më parë në automjet. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe nisur punën për zbardhjen e këtij krimi, duke nisur nga konstatimi i konflikteve të mundshme të të plagosurit.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Siqili,

    Anni 80.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Prit kur te dali skuthi Tahiri te thote se po korr suksese te jashtezakonshme. ptuu fare e keqe spiunash

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Jo jo, duhet shitur makina një orë e më parë, ngela çdo ditë sa herë hipi në makinë duke e kontrolluar nga poshtë... Po më bie gjaku në kokë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Me rikthimin e policise ne krye te detyres nuk ka me vrasje te thjeshta e per motive te dobta, por ekzekutime mafioze e sulme terroriste me tritol, grabitje te denja vec per filma ne mes te dites e ne mes te qytetit. Le ta gezojne te gjithe shqiptaret suksesin e ministrit depresiv.
    relata refero

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Tani Edveri thote qe na votuan nje milion shqiptare dhe ky eshte rezultati,vrasje, bomba,grabitje ....... por c'taksirad kane dy milion te tjeret te pesojne kete lloj terrori ?!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Kriminelat jane hedhur ne sulm. Jane terbuar keq kohet e fundit. Duan kaos. Duan te shkaktojne panik. Nuk mund ta durojne dot kete qeveri.Nuk mund ta durojne dot faktin qe policia t'u bjeri me qafe. ehe!
    Feelings change - memories don't.

  8. #8

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Kriminelat jane hedhur ne sulm. Jane terbuar keq kohet e fundit. Duan kaos. Duan te shkaktojne panik. Nuk mund ta durojne dot kete qeveri.Nuk mund ta durojne dot faktin qe policia t'u bjeri me qafe. ehe!
    Krimi ngre krye kur gjen nje shtet te dobet! Qeverisja e sotme ka ndoshta ministrin e rendit me te dobet gjate gjithe historise se shtetit shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 23-01-2014 më 17:27

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Krimi ngre krye kur gjen nje shtet te dobet! Qeverisja e sotme ka ndoshta ministrin e rendit me te dobet gjate gjithe historise se shtetit shqiptar.
    Pikerisht Saliu me perkrahesit e tij kriminela kete do te arrije. Mjere Shqiperia!!!
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Sa i poshter ky Saliu eeeeeeeeee,,,, edhe dinamitin ky ja mesoi ketyre ??????? dhe termetin ne durres ky e shkaktoi me siguri
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Aktualisht kemi te bejme me nje institucion krejt te paralizuar (ate policor).

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Aktualisht kemi te bejme me nje institucion krejt te paralizuar (ate policor).
    Po nuk hiqen te gjithe policet pernjihere, on block.

    Kshu do shkoj kjo pune. Se ato qe Jane marre Jane partizane jo specialista te fushes.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Xhuxhu!

    Osht keq llafi per zotin Xhuxhu nuk te rrej.
    Aman se nuk di si te jesh i ligjshem vallahi.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Xhuxhu!

    Osht keq llafi per zotin Xhuxhu nuk te rrej.
    Aman se nuk di si te jesh i ligjshem vallahi.
    Skemi cbejme.

    Sorosi kshu I ben fitimet.

    Ve njerzit e vet ne pushtet, dhe I dhjet ekonomine atij vendi.

    Ca I beri papandreu, greqise?.??
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Me nota te mira doli e ai ne univeritetin Sorosi ashtu ashtu me ket palloshin

  16. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Nje pajisje per te kontrolluar makinen poshte per bombe/tritol/dinamit/c4
    Aparati regjistron si video gjithshka qe sheh poshte makinesdhe mund ta shohesh
    ne momentin qe kontrollon makinen.
    Shitet ne Kine me shumice per tregetare qe kane dyqane.
    http://www.alibaba.com/product-gs/50...b_scanner.html
    Te gjithe viktimat e bombave genjejne kur thone,nuk kemi pasur konflikte.
    Pa patur konflikt nuk te vjen kush dhe te rras bomben nen makine.
    Veshtire ta besosh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-01-2014 më 22:27
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Vdes në spital biznesmeni i ndërtimit, makina i shpërtheu me eksploziv të telekomanduar

    DURRËS- Rreth ores 14:00 biznesmeni i ndertimit Xhemal Çela ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve te marra. Një ditë më pare biznesmeni u bë objekt i një atentati me eksploziv, ku pas shpërthimit të makinës me të cilën po udhëtonte ai mbeti i plagosur rëndë tek rruga e Plepave në Durrës.

    Burime nga grupi hetimor pohojnë se pista kryesore e hetimit, mbetet ajo e konflikteve të mundshme që mund të ketë patur 48- vjeçari Çela si ndërtues me pronarë tokash,ndërsa hetimet vijojnë edhe në pistën e konkurrencës për shkak të ndërtimeve, apo edhe të ndonjë konflikti me persona të tjerë.

    Ndërkaq, policia ka grumbulluar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë afër vendit të ngjarjes, ndërsa u ka kërkuar kompanive celulare zbardhjen e tabulateve të biznesmenit me persona të tjerë.Në komisariat janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 21 persona që mund të kenë në lidhje me ngjarjen. Hetuesit e çështjes sqaruan se autorët e krimit e kishin vendosur sasinë e tritolit poshtë automjetit, në krahun e shoferit dhe se shpërthimi është realizuar në distancë. Ai u transportua në gjendje kome drejt Tiranës pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Durrësit.

    NGJARJA
    Ngjarja u shënua dje në Durrës. Biznesmeni i ndërtimit Xhemal Çela. 48-vjeçari, baba i katër fëmijëve mbeti i plagosur rëndë teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij "Citroen" me targë AA 759 EY në aksin rrugor Plazh-Plepa. Mjeti u hodh në erë nga një shpërthim i fuqishëm. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 afër zonës Iliria.

    Kunati i biznesmenit: Nuk kemi konflikte
    Kunati i biznesmenit, së bashku me një numër të madh familjarësh dje mbërritën të tronditur në vendngjarje. Ata kërkuan që policia dhe prokuroria të zbardhnin sa më shpejt ngjarjen dhe të vinin në pranga autorët e krimit. I pyetur nga "Gazeta Shqiptare", në lidhje me shpërthimin me eksploziv, kunati i 48-vjeçarit tha se ai nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë.
    A ka pasur konflikte Xhemal Çela?
    Kunati im, por as ne nuk kemi konflikte me askënd. Nuk e dimë se kush e bëri këtë atentat. Xhemali nuk është grindur apo konfliktuar me njeri. Ai ka parë punën e tij dhe biznesin e tij. Ka katër fëmijë të mitur në shkollë.
    Me çfarë merrej Çela?
    Është ndërtues. Shtëpinë e ka afro 500 metra larg prej vendit ku është plagosur. Ka ndërtuar pallat këtu në lagje. Ka edhe një qendër biznesi këtu te "Iliria". Por nuk ka patur kurrë konflikte. Po të kishte do na e thoshte.
    Dyshoni tek ndonjë person në lidhje me shpërthimin?
    Jo, tek askush. As nuk mund të na e merrte mendja që mund të ndodhte një gjë e tillë. Ne kërkojmë që policia të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë agresorët.

    (a.n/BalkanWeb)

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Tritol biznesmenit, dëshmia: Policia nuk ndërhyri ta nxirrte mes flakëve

    NGA: KLODIANA HAXHIAJ

    DURRES-Zgjerohet në mënyrë të rrufeshme "harta" e shpërthimeve me eksploziv. Katër ditë pas atentatit ndaj kryekomunarit Fredo Berberi në qytetin e Vlorës, një tjetër atentat u shënua dje në Durrës, ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni i ndërtimit Xhemal Çela. 48-vjeçari, baba I katër fëmijëve ishte duke udhëtuar me automjetin e tij "Citroen" me targë AA 759 EY në aksin rrugor Plazh-Plepa, kur mjeti u hodh në erë nga një shpërthim i fuqishëm. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 afër zonës Iliria. Forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje ku makina e biznesmenit ishte përfshirë nga flakët dhe nisën hetimin për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.

    Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, ekspertët e çështjes deklaruan se bëhet fjalë për një shpërthim me tritol të komanduar në distancë dhe se po hetohet në disa pista për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Konkretisht dyshohet se ngjarjamund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të mundshme të Çelës me persona të tjerë, konkurrencës dhe borxheve. Ndërkohë, burimet policore pohuan se biznesmeni, i cili ndodhet në gjendje kome në Spitalin Amerikan në Tiranë nuk ka asnjë precedent penal, dhe asnjë konflikt të denoncuar nga persona të tjerë, çka e bën shumë të vështirë identifikimin e autorëve të krimit.

    NGJARJA
    Paraditen e djeshme, Xhemal Çela ishte duke udhëtuar nga Plepat për në qytetin e Durrësit. Vetëm pak minuta pasi ka dalë nga banesa e tij pranë ish-vilave të bllokut qeveritar, rreth 500 metra nga rrethrrotullimi i Plepave, makina e biznesmenit ka shpërthyer. Copa të ndryshme të automjetit kanë fluturuar për rreth 100 metra larg, ndërsa pak çaste më pas, ai është përfshirë nga flakët. Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës, disa prej të cilëve kanë shpejtuar që t'i vijnë në ndihmë drejtuesit të mjetit. Mësohet sepronari i një dyqani fruta perimesh ka nxjerrë nga makina që po digjej 48- vjeçarin e plagosur. Si pasojë e shpërthimit, Çela ka marrë plagë të rënda, kryesisht në pjesën e poshtme të këmbëve dhe të barkut, ndërsa nga hemorragjia e madhe ka rënë në koma klinike.

    Ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit ku i është dhënë ndihma e pare mjekësore. Mjekë të këtij spitali deklaruan se i plagosuri është mbajtur për afro dy orë në reanimacion dhe I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. "Erdhi me fraktura shumë të rënda në gjymtyrët e poshtme. Mishi i ishte hapur nga shpërthimi. Për shkak të hemorragjisë së brendshme ka rënë në koma klinike", u shprehën mjekët.

    HETIMI
    Pas sinjalizimit për plagosjen e biznesmenit të ndërtimit, policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje. Fillimisht blutë dyshuan se makina u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike. Pasi bllokuan qarkullimin e mjeteve në një sens të rrugës, u kërkua ndihma e ekspertëve xhenierë nga Tirana. Ishin këta të fundit që konfirmuan se makinës së Xhemal Çelës i ishte vendosur tritol. Hetuesit e çështjes sqaruan se autorët e krimit e kishin vendosur sasinë e tritolit poshtë automjetit, në krahun e shoferit dhe se shpërthimi është realizuar në distancë.

    Policia dje shoqëroi dhe mori në pyetje 15 persona në lidhje me ngjarjen. Burime pranë grupit hetimor pohuan se po hetojnë në disa pista, atë të konflikteve të mundshme që mund të ketë patur 48- vjeçari Çela si ndërtues me pronarë tokash, pistën e konkurrencës për shkak të ndërtimeve, apo edhe të ndonjë konflikti me persona të tjerë. Ndërkaq, policia ka grumbulluar tëgjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë afër vendit të ngjarjes, ndërsa u ka kërkuar kompanive celulare zbardhjen e tabulateve të të plagosurit me persona të tjerë.

    Deshmitari: Policia nuk ndërhyri për të nxjerrë të plagosurin nga makina që po digjej

    "Ishte makabre ajo që pashëdje në rrugë. Makina po digjej dhe policia nuk ndërhynte mes flakëve për të nxjerrëdrejtuesin e mjetit që ndodhej brenda. Të plagosurin e nxorën jashtë një djalë 30 vjeçqë shet fruta-perimedhe dy banorë të tjerë".Kështu deklaroi dje një nga personat që ndodhej në vendin e ngjarjes. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", dëshmitari tregoi me detaje skenën e krimit.
    Ku ndodheshit ju kur ndodhi shpërthimi i makinës së biznesmenit Xhemal Çela?
    Unë e kam shtëpinë 100 metra larg prej rrugës, në krahun e majtë, mbi shinat e trenit. Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm sa u trondit i gjithë vendi. Menduam se mos ra ndonjë bombë në shtëpitë tona. Të gjithë dolëm jashtë, ndërsa pamë që një makinë ishte përfshirë nga flakët në rrugë. Brenda automjetit që po digjej ishte shoferi.
    Çfarë ndodhi më pas?
    Përveç ne banorëve, në vendngjarje erdhi dhe policia. Asnjë nuk po ndërhynte që të nxirrte personin që ndodhej në makinë. Një djalë, Iiri rreth të 30-ve, i cili shet fruta-perime tek një dyqan afër vendit ku ndodhi shpërthimi së bashku me dy burra të tjerë hynë mes flakëve dhe nxorën shoferin. Ai ishte plagosur rëndë.
    Nuk e nxori policia të plagosurin nga automjeti? Jo nuk e nxori policia. Makina vazhdonte të digjej dhe ata nuk guxonin të hynin mes flakëve. Pasi e nxorën të plagosurin erdhi ambulanca e spitalit dhe zjarrfikësja. Të them të drejtën situate ishte shumë e keqe, sepse nuk mund t'I jepje dot ndihmë. Kjo ngaqë ishte çarë serbatori i makinës dhe digjej nafta.
    Si veproi policia më pas?
    Më pas policia bllokoi të gjithë qarkullimin në rrugë. Skena ishte makabre. Është e tmerrshme të vritet njeriu në atë mënyrë.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dëshmitari i atentatit: Policia nuk ndërhyri për të nxjerrë të plagosurin nga ma

    Kur shprehen demokratet apo Albo i forumit qe kemi te bejme me nje "shtet policor", ne genjejme dhe mashtrojme pasi jemi "te politizuar". Kur shprehet nje deshmitar i thjeshte ne rruget e Durresit qe deshmoi skenen makabre e thote qe policia e la te ndjerrin te gjeje vdekjen ne mes te flakeve e nuk nderhyri fare, besoj se edhe ai do kete qene "i politizuar" e "njeri i Berishes", e genjen.

    Nga kush i marrin urdherat keta policet qe nuk nderhyjne kur shikojne qytetaret te hidhen ne ere me tritol?

    Ta gezoni shtetin policor te tritolit te dashur shqiptare!

    Albo

  20. #20
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Durrës: Atentat me eksploziv automjetit të biznesmenit Xhemal Çela

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Kriminelat jane hedhur ne sulm. Jane terbuar keq kohet e fundit. Duan kaos. Duan te shkaktojne panik. Nuk mund ta durojne dot kete qeveri.Nuk mund ta durojne dot faktin qe policia t'u bjeri me qafe. ehe!
    fajin e ka saliu..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •