Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Përmbytje në Shkodër, Lezhë e Durrës

    Emri:  download-9.jpg

Shikime: 618

Madhësia:  6.6 KB
    Mijëra hektarë tokë, por edhe banesa janë përmbytur nga reshjet e forta të ditëve të fundit. Zonat më të goditura janë në Shkodër, download (9)Lezhë, Fushë-Krujë e Thumanë. Në Lezhë, në zonën e Zadrimës ujërat e lumenjve kanë dalë nga shtrati duke përmbytur tokat. E gjithë zona e Zadrimës është në vështirësi dhe dëmet janë të mëdha, veçanërisht në tokat bujqësore. Shkak për përmbytjet nuk janë vetëm reshjet, por edhe kanalizimet kulluese të bllokuara, të cilat shfaqën probleme që në shiun e parë të fortë në këtë dimër. Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni tha për mediat se situata mund të përkeqësohet. Ai shprehet se lumi Gjadër nuk është pastruar prej 25 vitesh. Gjithashtu bën me dije se reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në Kurbin, Gjormë dhe Shëngjin. Gjatë ditës së djeshme kjo zonë u vizitua edhe nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Pasi ka mbikëqyrur zonën e përmbytur, ministri Panariti deklaroi se shkak për këtë situatë është bërë sasia e madhe e reshjeve, por edhe ndërprerja e energjisë elektrike. Sipas tij, hidroforët nuk janë furnizuar me energji në kohën kur intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i lartë. Ai theksoi se do të ndërhyhet në mënyrë urgjente për pastrimin e lumit Gjadër. Përmbytja është e konsiderueshme edhe në Shkodër, në komunën Bushat dhe në zonën e malit të Jushit. Reshjet e dendura të shiut, në pak orë, kanë rikthyer përmbytjet edhe në qarkun e Durrësit. Zona më e dëmtuar është komuna e Bubqit në rrethin e Krujës, ku 300 hektarë tokë gjenden nën ujë. Dalja nga shtrati e lumenjve Ishëm dhe Erzen ka çuar në përmbytjen e sipërfaqeve të tëra me tokë bujqësore dhe në komunat Thumanë, Nikël të Krujës, si dhe në Hamallaj të Sukthit. E ndërsa nga Shtabi i Emergjencave njoftohet se hidroforët po punojnë me intensitet të plotë, situata në grykëderdhjen e lumit Ishëm paraqitet e ngarkuar për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve dhe morisë së mbeturinave urbane që rëndom depozitohen në to.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Përmbytje në Shkodër, Lezhë e Durrës

    Fajin e ka Saliu..

  3. #3

    Për: Përmbytje në Shkodër, Lezhë e Durrës

    Nentor 2012.


  4. #4

    Për: Përmbytje në Shkodër, Lezhë e Durrës

    Nentor 2012


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Përmbytje në Shkodër, Lezhë e Durrës

    sa zemer zi jeni mo
    albo meqe eshte ne ameriki te dergoje ndonje fon per te permbyturit mo
    APO ki dydrinas 100 Dollar te japin skan pse mirren me videot e nentori
    thojini dhe brarit se u bene pastaj 300 Dollar e keshtu nga pak secili i nidhmojme ato te varfer familje
    sa per videot mbajini se i keni per ngushellim
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përmbytje në Shkodër, Lezhë e Durrës

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    sa zemer zi jeni mo
    albo meqe eshte ne ameriki te dergoje ndonje fon per te permbyturit mo
    APO ki dydrinas 100 Dollar te japin skan pse mirren me videot e nentori
    thojini dhe brarit se u bene pastaj 300 Dollar e keshtu nga pak secili i nidhmojme ato te varfer familje
    sa per videot mbajini se i keni per ngushellim
    Permbytja qenka problem e shqetesim i Albos, Brarit e Dydrinas?

    - Kane nje qeveri lokale keta te permbyturit?
    - Kane nje qeveri qendrore ne Tirane qe i dhane voten e besimin ne 23 qershor dhe e mbajne ne kembe me taksat qe paguajne perdite?
    - A e ke pare kryeministrin e atij vendit te dali para mediave e te qetesoje te permbyturit se qeveria do t'iu vije ne ndihme?
    - A e ke pare kryeministrin qe te shkoje e ti takoje familjet e permbytyra ne terren e te shikoje demin me syte e tij? Apo ka hall se i prishet kostumi $5000 nga balta e uji?
    - A e ke pare kryeministrin te thote para mediave: kemi hapur nje llogari bankare per te permbyturit, ku te gjithe qytetaret brenda dhe jashte vendit mund te dergojne ndihma financiare?

    Pijini lengun Rilindjes!

    Albo

  7. #7

    Për: Përmbytje në Shkodër, Lezhë e Durrës

    Përmbytjet rrezikojnë të kthejnë sërish kënetën e Maliqit

    Publikuar më 24.01.2014 | 16:29

    Përmbytjet e ditëve të fundit në fushën e Maliqit, rrezikojnë ta kthejnë këtë të fundit sërish në një kënetë. Irakli Sokrati është një banor që tokat i ka në këtë fushë. Ai shprehet për “Vizion Plus” se ato janë të bllokuara nën ujë, për shkak se nuk pastrohen kanalet kulluese, por as nuk thellohet lumi.

    Për shkak të përmbytjeve të shumta në këtë fushë, fermerët në të shumtën e rasteve humbasin prodhimet e tyre. Por edhe atëherë kur përmbytjet nuk kanë qenë të mëdha, ata nuk mbjellin dot për shkak të moskullimit në kohën e duhur të tokave. Zgjidhja sipas drejtorit të Bordit të Kullimit të Korçës, është ngritja e një hidrovori të ri, pasi nga katër hidrovore që ka pasur dikur kjo fushë, tani nuk ka asnjë në funksionim.

    /Shekulli Online/ E.B./

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •