Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Bizneset gjermane, letër qeverisë !

    Përfaqësues të biznesit gjerman në Shqipëri i kanë dorëzuar qeverisë shqiptare një letër pozicionimi, siç e quajnë ata, me 20 hapa konkrete për zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

    Emri:  GJERMANET-MBULIM-22_9.jpg

Shikime: 279

Madhësia:  23.5 KB

    Në pritjen që organizuan me rastin e Vitit të Ri, përfaqësues të bizneseve gjermane bënë të qartë se shohin një potencial të madh në Shqipëri, veçanërisht në fusha si infrastruktura, energjia, miniera, nafta e gazi, ndërtimi, bujqësia, tregtia dhe turizmi. Ata u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik, si dhe për të ndihmuar në afrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

    Gjermanët u ndalën në propozime konkrete, që kanë të bëjnë me zgjerimin e kanaleve bilaterale të komunikimit, ku në çdo dikaster të caktohet një person kontakti, të zvogëlohen pengesat burokratike për hyrjen në treg të kompanive të huaja, të rritet besueshmëria në dhënien e licencave dhe koncesioneve, si dhe funksionimi më i mirë i sistemit të arsimit, bazuar në nevojat e tregut.

    Interesi për investime nga kompanitë gjermane në Shqipëri varet - thanë ata - nga ekzistenca e një kuadri ligjor të besueshëm dhe në përputhje me standardet europiane, si dhe nga përvoja e deritanishme e kompanive gjermane. Qeveria, sipas tyre, mund të krijojë një klimë të shëndetshme biznesi, në të cilën kapitali i investuar dhe kuadri ligjor janë të mbrojtur nga arbitrariteti, korrupsioni dhe kriminaliteti, nëpërmjet një sistemi ligjor të besueshëm, të pavarur dhe transparent.

    / Top Channel
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bizneset gjermane, letër qeverisë !

    Gjermanet hyjne ne Shqiperi pasi e dine qe qeveria e Rames do t'ju beje favore ne hapjen e biznesit dhe me taksa te uleta.
    Biznesmenet gjermane lejne Gjermanine me taksa te larta dhe vijne ne Shqiperite kurdisin ndonje ujdi me shtetin
    shqiptar per aktivitet pa taksa per psh 10 vjet.
    Thone qe erdhen te ndihmojne Shqiperine,qe eshte farse/genjeshter,nje propagande bajate.Propozimi eshte nje farse,
    qellimi eshte diku tjeter,ti shpetojne taksave ne Gjermani.
    Ato vijne ne Shqiperi qe te paguajne nje minimum takse,nje takse simbolike dhe evitojne pagesen e larte te taksave ne Gjermani.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Bizneset gjermane, letër qeverisë !

    Interesi për investime nga kompanitë gjermane në Shqipëri varet - thanë ata - nga ekzistenca e një kuadri ligjor të besueshëm dhe në përputhje me standardet europiane, si dhe nga përvoja e deritanishme e kompanive gjermane. Qeveria, sipas tyre, mund të krijojë një klimë të shëndetshme biznesi, në të cilën kapitali i investuar dhe kuadri ligjor janë të mbrojtur nga arbitrariteti, korrupsioni dhe kriminaliteti, nëpërmjet një sistemi ligjor të besueshëm, të pavarur dhe transparent.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bizneset gjermane, letër qeverisë !

    Kuader ligjor i besushem?
    kuader ligjor si u intereson
    firmave gjermane ne Shqiperi.
    Ligje per taksa simbolike
    dhe pagesa minimum
    per punetoret shqiptare

    Pavarsisht nga talenti dhe aftesite
    e punonjesve shqiptare pagesa
    ligjerisht te jete e. vogel
    Kjo praktike eshte outsourcing shperngulje e bizneseve jashte
    Gjermanise per qellime pagesash
    taksash te uleta,paga minimale dhe
    fitime maksimale
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-02-2014 më 22:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •