Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Aktorja, Niada Saliasi: “Unë e quaj skenën dashuri”

    INTERVISTA/ Flet aktorja, Niada Saliasi: “Unë e quaj skenën dashuri”

    Niko Kanxheri dhe Timo Flloko, pedagogët që më ndriçuan rrugën

    Arma më e fortë e një vajze, është feminiliteti

    Dashuria është shkëmbim energjish, shkëmbim alkimie



    Albert ZHOLI

    Niada tek komedia “Zhurma jashtë skene” ka një ndër rolet kryesore. Sipas saj, kjo komedi është një komedi e shkruar nga një autor anglez, i cili sjell me një perfeksion në shkrim një komedi, e cila të dhuron humor në çdo batutë. Kam pasur një vështirësi në realizimin e rroleve të mija pasi në këtë vepër unë luaj 2 role. Duke qenë se t’i duhet njëkohësisht të bësh dy karaktere atëherë edhe puna është më e madhe. Viki quhet personazhi im, e cila është një vajzë e re në moshë relativisht, por me një karrierë në zyrën e tatim taksave. Nga ana tjetër është aktorja që luan rolin e Vikit, e cila në ndryshim nga Niada nuk ka atë temperament, atë intelektë, apo atë formim”.

    Si erdhi arti tek Niada?

    Nuk jam e rastësishme në rrugën e artit. Jam rritur e edukuar për të bukurën nga prindërit e mi nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Po një shtysë të veçantë më ka dhënë dhe një emër i veçantë që më është ngulitur fort në kujtesë, i cili quhet Vilson Gjonçaj. Ai është ndoshta i pari që formoi bindjen që unë mund të bëhem një artiste e mirë dhe mund të kem karrierë në këtë profesion. E falënderoj që më bëri të besoj se unë mundem të eci në këtë rrugë.

    Ku ke filluar të merresh me aktrim?

    Kam qenë tepër e vogël, kur kam filluar të merrem me aktivitete artistike, por të gjitha këto aktivitete artistike i kam parë si burime që kanë furnizuar me shpirt, “lumen” më të madh në botë, aktrimin.

    Cili ka qenë roli juaj i parë dhe si jeni ndjerë në atë rol?

    Roli im i parë është në një projekt shkollor, i punuar me dashuri nga pedagogu im Timo Flloko, me një vepër italiane e shkruar nga Aldo De Benedeti “Dy uzina me trëndafila të kuqërremtë”, ku unë kam luajtur rolin e Marinës.

    Je ndodhur ndonjëherë keq në skenë?

    Vetëm një herë më ka ndodhur të ndihem keq në skenë, por kjo nuk kishte të bënte as me veprën as me punën, por me individin. Nuk ka gjë që më bën të trishtohem apo mërzitem pasi unë e quaj skenën dashuri dhe si e tillë edhe nëse mërzitem me të pajtohem shumë shpejt.

    Cilët janë ata që i keni si shëmbëlltyra në punën tuaj?

    Dy pedagogë të nderuar jo vetëm si pedagogë, por edhe si artistë me background artistik të pasur, me rrole të realizuar me mjeshtri..me karaktere të dëshifruara dhe me një kontribut të pashoq. E kush mund të ishte tjetër përveç Niko Kanxheri, Timo Flloko... Pasuar nga një sërë figurash të tjera që kontribuuan në formimin tim, pavarësisht se është tepër herët, por po themi deri tani...

    “Aty unë mësova abc e profesionit”

    Po nga aktoret femra kë do të veçosh?

    Të gjitha aktorët që kanë peshë shpirtërore mua më bëjnë që t’i adhuroj. Përmend këtu edhe një sërë aktoresh shqiptare nga Tinka Kurti e deri te një brez shumë më i ri si Olta Daku.

    Që të arrish idetë çfarë duhet të bësh?

    Duhet absolutisht të operosh me shpirtin për të qenë në majë ...

    Komedia “Zhurma jashtë skene” çfarë përbën për ju?

    Kjo komedi është një komedi e shkruar nga një autor anglez, i cili sjell me një perfeksion në shkrim një komedi, e cila të dhuron humor në çdo batutë. Kam pasur një vështirësi në realizimin e roleve të mija pasi në këtë vepër unë luaj 2 role. Duke qenë se ti duhet njëkohësisht të bësh dy karaktere atëherë edhe puna është më e madhe. Viki quhet personazhi im, e cila është një vajzë e re në moshë relativisht, por me një karrierë në zyrën e Tatim -Taksave. Nga ana tjetër është aktorja që luan rolin e Vikit, e cila në ndryshim nga Niada nuk ka atë temperament, atë intelekt, apo atë formim.

    Cila është arma më e fuqishme e një vajze?

    Mendoj që arma më e fortë e një vajze, është feminiliteti. Kuptohet pa lënë anash formimin.

    "Që nuk ka një grusht të fortë ti bie mu në zemër malit që s'bëzan"

    Si do ta komentonit rolin e gruas në shoqërinë shqiptare?

    Në fakt kohët e fundit roli i gruas në shoqëri po merë një status të caktuar, por kemi akoma shumë punë për të bërë me këtë shoqëri patriarkale.

    Lëvizjet e Ramës në pozicionimin e femrave në administratë?

    Kam përshtypjen që edhe burrat kanë kuptuar që duhet pak mëmësi në kabinetet e tyre për t’i dhënë më ngrohtësi, dashuri edhe energji Shqipërisë.

    Mendoni se keni zgjedhur profesionin e duhur?

    Mendoj që kam zgjedhur atë që unë dua. Nëse është i duhuri apo jo nga ana financiare kjo pak më bën... Çdo punë që bëhet me dashuri edhe nuk ka mundësi të mos shndërrohet në fatsjellësin tënd.

    Një përkufizim për dashurinë?

    Shkëmbim energjish..Shkëmbim alkimie.

    Raportet me duhanin dhe alkoolin?

    Je i pari gazetar që më bën një pyetje gati -gati intuitive...Them kështu se, jo më larg se një muaj më parë unë kam hequr dorë nga duhani përfundimisht. Kurse përsa i përket alkoolit nuk e shijoj. E di që shumë njerëz nuk do e besojnë, po kjo është e vërteta. Dua ta bëj jetën time të shëndetshme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Aktorja, Niada Saliasi: “Unë e quaj skenën dashuri”



    “Me Bledin” - Niada Saliasi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •