Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1

    Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Historiani serb: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan


    SERBI- Historia e klasës së gjashtë të shkollës fillore në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas në Ballkan dhe se serbët kanë rrëmbyer tokat e tyre. Mediat serbe raportojnë se ky është një detaj i cilësuar si “skandaloz” i historisë mesjetare serbe. Libri në fjalë është publikuar nga Enti i Teksteve dhe Mjetet Mësimore të Serbisë, ndërsa autor është Rade Mihaljçiç, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Beogradit, shkruan “Zëri”. Mihaljçiç është anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Ndër të tjera, në tekstin e këtij libri thuhet se sllavët ishin emigrantë, duke specifikuar serbët. “Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve”. Autori i librit nuk ndalet me kaq, ai tregon edhe mbi pushtimet e osmanëve në trojet shqiptare, ku thekson se shqiptarët ishin pala e dëmtuar. Libri ka nxitur reagime të shumta të historianëve serbë. Profesori universitar, John Deretiç, ka sugjeruar se historisë dhe paraqitjeve të serbëve si pushtues të tokave të tyre duhet t’u bëhet një rishikim. “Në këtë libër sghkollor thuhet se sllavët erdhën në Kosovë e Metohi dhe atje ata gjetën Ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm, në njëfarë forme ata rrëmbyen shtëpitë dhe fushat, dhe për këtë arsye ata ishin të detyruar të shkojnë në male dhe për të mbajtur bagëtinë. Kjo është skandaloze. Ne mund të mendojmë çfarë të doni, por jo më e keqe se kjo. Çfarë duhet të mësojnë fëmijët tanë nga kjo”, ka deklaruar i dëshpëruar historiani serb, Deretiç. Rade Mihaljçiç ka lindur më 21 janar, 1937. Shumica e veprave të tij të merren me Serbinë mesjetare , sidomos perandorisë serbe dhe Betejës së Kosovës.


    Ky lajm po perhapet me shpejtesi ne gjithe boten virtuale dhe shume nga portalet shqiptare e kane tashme postuar prej oresh.


  2. #2

  3. #3

    Për: Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Nje tjeter burim



    Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet për historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë të ardhur.

    Në fakt nëse prisni që libri të ketë si autorë shqiptare gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.

    Në këtë tekst shkollohet shkruhet: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja...”. Dhe kjo fjali ka bërë nervozë disa historianë dhe media serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljçiç e kanë konsideruar “skandaloz” (“Slandalozno: Srpski udžbenik iz istorije: Albanci su starosedeoci a Srbi došljaci na Balkan!”) dhe ky libër i historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

    Me kalimin e kohës, duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historike, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan. Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se serbët janë me prejardhje nga vendet e lindjes.

    Për këtë ka reaguar prof. Slobodan Antoniç me një shkrim me titull “Vetëurryesit”, duke akuzuar autorin herë tradhtar e herë mosnjohjes i mirë i historisë. “Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me ‘të vërtetën historike’”.

    Antoniç duke kritikuar autorin e njohur serb për tekstet shkollore nënvizon: “Pas leximit të këtij libri, që unë nuk jam i sigurt, meqë e di mirë historinë mesjetare serbe. E gjithë kjo nuk është e qartë mjaftueshëm për akademik individual serb siç është rasti me Mihaljin. Kush kujdeset për hartën e Evropës nga 814 vit në të cilën ajo është e qartë për shtetin serb në Ballkan e cila kufizohet me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe tani nuk mund të kuptojnë këtë deklaratë në tekstin mësimor për klasën e gjashtë”.

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/h...791/?archive=1

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Do ishte ne interes te publikut te shikonim ndonje faqe te librit ku eshte e shkruar kjo histori. Mendoj se eshte vetem shkrim per te terhequr interesin e publikut dhe sa per te mbushur faqe gazetash dhe web-i. Nuk besoj qe t'i ket kaluar ky detaj kategorikisht i patolerueshem autoriteteve Serbe. Nejse ç'a nuk ndodh !!

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Une akoma nuk kuptoj se cfare eshte skandaloze per serbet ne kete tekst shkollor!!
    Jarigas

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Une akoma nuk kuptoj se cfare eshte skandaloze per serbet ne kete tekst shkollor!!
    Duhet te jesh Serb qe ta kuptosh ..

  7. #7
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Duhet te jesh Serb qe ta kuptosh ..
    Pse, ne jemi me te mire se serbet per sa i perket qendrimit qe mbajme ndaj historise?!
    Jarigas

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Ah kjo deshira jone per te na konfirmuar te tjeret historine, e tregon bukur qe e ndjejme veten shume inferiore.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pse, ne jemi me te mire se serbet per sa i perket qendrimit qe mbajme ndaj historise?!
    Qendrimi jone ndaj histrorise nuk ka lidhje me qendrimin Serb. Nese do te flasesh per qendrimin tone ndaj histroise, hap nje teme ne vete. Megjithese ajo teme do te mbyllet shpejt, pasi ne jemi tersisht injorante ndaj historise dhe kjo per shkakun e thjeshte te influences qe paten mbi ne fqinjet tane dhe baba Turku. Greqise psh i jane thurur histori te pafundme, e megjithate sipas historianeve, as 10% e tyre nuk qendrojne.

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Historiani Serb: Shqiptarët Janë Autoktonë Në Ballkan

    Ka ardhe nje kohe e prapshte, serbet sot flasin te verteten ndersa ka shqiptare 'pseudo greke', ateiste dhe myslimane qe haptazi genjejne e mashtrojne.

    Lutemi qe Perendia te ua ndryshoje zemrat e tyre.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •