Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 70
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Nė Ballkan ėshtė njė vend i cili kufizohet me vetveten. Ku tė papunėsuarit mė tepėr punojnė, ku nė tokėn mė pjellore jetojnė mė skamorėt dhe mė tė uriturit. Ku treni dhe autobuzi ē’do herė vonohet nga koha e caktuar. Ku tė gjithė shpejtojnė pėr punė ndėrsa asnjė nuk arrin nė kohė. Ku shėndetėsia ėshtė falas kurse shėrimi ėshtė i shtrenjtė. Ku njė pjesė e gazetarėve janė tė lirė tė shkruajnė vetėm atė qė iu rekomandohet. Ku kriza botėrore ka fituar shtetėsinė, ku shėrbimet publike janė fshehtėsi ndėrkaq fshehtėsitė shtetėrore publike. Ku mė tė pasur janė ata qė asnjėherė nuk kanė punuar. Ku njerėzit kremtojnė festa fetare dhe shajnė zotin. Ku tė menēurit i shpallin pėr tė marrė ndėrkaq tė marrėt pėr tė aftė. Ku ligji ėshtė ilegal e anarkia normale.Ku pushteti pėrbuz popullin si dėshmitar i padėshiruar. Ku jetohet pėr ardhmėrinė pa tė drejta pėr tė sotmen. Ku gjithkush pėrqesh tjetrin dhe askush-askujt nuk ia do tė mirėn. Ku proēeset gjyqėsore zgjasin mė gjatė se jeta e njeriut. Ku vėrshimet janė mundėsi e vetme pėr ujitjen e tokės.Ku thirret nė diktaturė tė maskuar e demokracinė e trajtojnė tatim pėr budallėt. Ku vlerėsojnė se shteti mė tepėr pėrparon nė prapambeturi. Ku nuk je normal nėse nuk shkallon nga mendja. Ku jeton vetėm qė ta presėsh vdekjen,ku koha ėshtė amshim e budallėku pambarim….nė kėtė drejtim jo pėr tė kundėrshtuar gjithcka, por ne kemi probleme me veten tonė, projekti pėr ta bėrė Vardarin tė lundrueshėm qėndron qė herėt nė axhendėn Maqedonase, apo si dhe folet ishte njė dėshirė e Car Dushanit, njeriu i cili vrau e preu me mijra shqiptar. Ta lėmė pd-n dhe ps-n jashtė kėsaj radhe, tė flasim e shkruajmė si shqiptar pasi nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi ne jemi ato, fytyra dhe kundėrfytyra e realitetit. Tė paktėn njė herė tė "bėrtasim" me tė madhe KUJDES TI NIP I CAR DUSHANIT!

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    'Radika', Menduh Thaēi: Ēėshtja, mė e rėndė nga sa duket, qeveria shqiptare u gėnjye

    TIRANE - Kryetari i PDSH-sė nė Maqedoni, Menduh Thaēi deklaron se ēėshtja e devijimit tė Radika ėshtė mė e rėndė nga sa duket. Nė njė intervistė nė emisionin “Studio e Hapur” tė Eni Vasilit nė “News24”, Menduh Thaēi tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjė dokument zyrtar pėr kėtė ēėshtje, pasi sipas tij, ėshtė gėnjyer nga BDI-ja.
    Eni Vasili: Nė fakt kohėt e fundit emri juaj ėshtė pėrmendur shumė mediatikisht dhe politikisht nė Tiranė pas deklaratave tuaja tė pakėnaqėsisė ta quajmė kėshtu qė nuk ishin ftuar pėrfaqėsuesit e Maqedonisė nė takimin e qeverisė sė Tiranės dhe asaj tė Prishtinės mė 11 janar nė Prizren. Pse ai reagim?
    M.Thaēi: Faleminderit qė mė jepni mundėsinė tė sqarohem edhe pėr keqkuptimet e mundshme tė asaj deklarate me rastin e mbledhjes sė pėrbashkėt tė dy qeverive tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė. Tė kuptohemi unė flas pėr atė pjesė tė cilėn mė takon mua. Unė jam pėrfaqėsues i shqiptarėve nė Maqedoni duhet tė flas dhe tė tregoj pakėnaqėsinė e tyre. Nuk flas dhe nuk kam ndėrmend ta bėj pėr punėt e qeverisė sė Shqipėrisė apo tė Kosovės se ata janė tė mandatuar nga qytetarėt e tyre, kanė njė formė tė veprimit institucional, kanė opozitėn e vetė, e kėshtu me radhė. Ndoshta dikush kishte dėshirė qė ti ngatėrronte kėto ēėshtje se unė jam kritik me qeverinė shqiptare dhe atė tė Kosovės. Nuk ėshtė e vėrtetė. Jam kritik nė kuptimin qė nė atė mbledhje u krijua njė ambient, aty flitej pėr interesat e tė gjithė shqiptarėve dhe nė asnjė moment nuk u pėrmendėn shqiptarėt e Maqedonisė. Nuk dua ti dalloj prej shqiptarėve tė Preshevės dhe tė Malit tė Zi, nuk dua tė keqkuptohem kur flas pėr numra. Ka shqiptarė, janė shumė tė rėndėsishėm edhe nė Preshevė dhe nė Mal tė Zi dhe nė vende tė tjera, por shqiptarėt e Maqedonisė dallojnė pėr shkak se ata janė kapacitet kombėtar, njė numėr prej afėrsisht njė milion njerėz janė kapacitet gjithėkombėtar duke filluar nga aspektet ekonomike dhe gjithė tė tjerat. Sigurisht qė kjo pakėnaqėsi apo kėto deklarata tregojnė se dhe pėrkujdesja ndaj nesh duhet tė jetė shumė e madhe. Kushtetuta e Shqipėrisė parasheh kėtė pėrkujdesje tė shtetit shqiptar dhe tė qeverisė dhe nė anėn tjetėr kjo ēėshtje dhe mund tė "keqpėrdoret" nga ana e qeverisė shqiptare. Loja me garantimin e stabilitetit qė bėn Serbia nė provokimet e herėpashershme nė Kosovė, mendoj se dhe pa meritė ja siguroj datėn e hapjes sė nisjes sė bisedimeve me KE-nė, ndėrsa stabiliteti prapė po them i "tepruar" i qasjes se qeverisė sė Shqipėrisė nuk e dha efektin nė marrjen e statusit tė vendit kandidat. Gjithė BE dhe strukturat ndėrkombėtare e kanė tė qartė se roli i qeverisė shqiptare dhe i Shqipėrisė ėshtė shumė i rėndėsishėm nė stabilitetin nė rajon, me qindra dhe mijėra ndoshta miliona herė mė i rėndėsishėm se roli i Serbisė.
    E.Vasili: Nė fakt Serbia gjithmonė e mė tepėr merr produkt pozitiv….
    M.Thaēi: Po, por pėr mendimin tim pa merita. Nėse Serbia ka 50 mijė apo 60 mijė serbė nė Kosovė qė thotė se u kanė tė shkelur tė drejtat, Shqipėria ka njė milion arsye qė tė flasė pėr njė milion shqiptarė qė i ka jashtė shtetit tė vetė dhe qė nuk arrijnė qė tė realizojnė tė drejtat.
    E.Vasili: Nė fakt Kryeministri Thaēi ėshtė shprehur i hapur pėr njė mbledhje tė pėrbashkėt me qeverinė e Maqedonisė
    M.Thaēi: Kur flas kėtu, nuk flas pėr politikat e qeverisė sė Maqedonisė. Kjo sipas meje do tė ishte edhe njė gabim, legalizim i politikės tė kėsaj qeverie tė Maqedonisė qė nuk ka dilema. Qė tashmė ėshtė vėrtetuar qė ėshtė politikė anti-NATO dhe anti-BE. Politika nacionaliste qė ēon qeveria e Maqedonisė pavarėsisht se aty ka ca shqiptarė ėshtė politikė e cila merr pėrgjigje negative ēdo ditė qoftė nga Brukseli, qoftė nga Uashingtoni. Unė seriozisht mendoj se nuk duhet tė dukemi aq altruistė tė mėdhenj se kjo keqpėrdoret. Ne vazhdojmė tė jemi pjesa e njė populli qė vazhdojnė ti shkelen tė drejtat nė tė gjitha aspektet, qoftė kolektive, tė drejtat politike por edhe ekonomike. Aktrimi i stabilitetit tė tepruar nuk jep efekt.
    E.Vasili: Do tė shkoni nėse ftoheni nė mbledhjen e dytė qė do tė mbahet nė Vlorė?
    M.Thaēi: Padyshim unė i respektoj institucionet e Shqipėrisė dhe tė Kosovės, i respektoj edhe tė dy kryeministrat, ata janė tė zgjedhur dhe tė mandatuar, por kėrkoj mirėkuptim pėr qėndrimet e mia dhe ata duhet ti respektojnė qėndrimet e mia pėr shkak se dhe unė jam i mandatuar dhe i zgjedhur, ndoshta jo prej njė milionė votuesve po prej qindra mijėra qė tė flas pėr interesin e tyre. Fundi i fundit nuk shoh kurrfarė hapėsire kėtu, nevoje qė dikush tė preket qoftė edhe kryeministri i Shqipėrisė. Ėshtė ai fenomeni thotė populli jonė edhe fėmija po nuk qau, nuk e trajton nėna. Dhe ne nuk jemi mirė, jemi shumė keq, ne shqiptarėt e Maqedonisė,por nė asnjė moment nuk mė shkon ndėrmend qė tė vendos nė njė pozitė tė palakmueshme qeverinė e Shqipėrisė qė tė na kontribuojė drejt realizimit tė tė drejtave, ne duhet ti bėjmė punėt vetė. Mirėpo nė asnjė moment nuk ėshtė mirė qė tė legjitimohet dhe tė legalizohet politika e qeverisė sė Maqedonisė sė paku nga qeveria e Kosovės dhe e Shqipėrisė. Nė anėn tjetėr qasjen ndaj qeverisė sė Kosovės e kam pak mė ndryshe pėr shkak se pėrveēse jemi tė gjithė shqiptarė, Kosova dhe Maqedonia kanė lidhje familjare shumė tė afėrta, gati se mbi gjysma jemi nipa dhe dajė. Dhe unė nuk pajtohem me qasjet qė tė harrohet shpejt viti ‘98 dhe ‘99, kontributi qė kanė dhėnė shqiptarėt e Maqedonisė, tė them partia qė unė drejtoj duke filluar me 500 mijė kosovarė qė kanė qenė ēdo moment pranė ndihmės sonė pėr bukė dhe qumėsht apo dhe pėr zėra tė tjerė. Dhe njė sjellje kaq komode tani se shqiptarėt e Maqedonisė qenkan nė lule tė parajsės ėshtė e patolerueshme. Jam plotėsisht i vetėdijshėm se me kėto deklarata mund ti shkaktoj telashe vetes megjithatė do mė lejoni tė konstatoj se unė jam i detyruar tė them tė vėrtetėn se ne jemi mė keq se ēkemi qenė nėn Jugosllavi.
    E.Vasili: Pse jeni mė keq
    M.Thaēi: Sė pari sepse ekonomikisht jemi shumė keq. Para 20 vjetėsh shqiptarėt kanė qenė tė zhvilluar ekonomikisht, tani e gjithė ajo ekonomi ėshtė rrėnuar. Tė gjithė ata biznesmenė shqiptarė qė kanė qenė tė fuqishėm milionerė para 20 vjetėsh, tani janė nė greminė. Jo rastėsisht, ka pasur program qė tė na dėmtojė nė aspektin ekonomik. Tė gjitha ēėshtjet e tjera qoftė gjuha,ndarja e buxhetit etj nuk janė tė realizuara.
    E.Vasili: A do tė ketė zgjedhje tė parakohshme nė Maqedoni? Juve jeni pro mbajtjes sė tyre?
    M.Thaēi: Kjo varet prej atyre qė pėrbėjnė qeverinė se ata kanė votat pėr tė shpallur zgjedhje tė parakohshme. Normalisht unė si drejtues i opozitės shqiptare nėse partia shqiptare qė ėshtė nė pushtet do zgjedhje edhe unė jam pro, por nuk jam pro prapaskenave tė ndryshme qė tė merrem vesh mė dikė qė ti ndihmoj dhe ti kontribuoj pėr tė shpallur zgjedhje tė parakohshme. Si duket qeveria ka zgjedhur mėnyrėn e njė konflikti virtual mes njėri-tjetrit pėr tė fituar rating politik dhe pėr tė shpallur zgjedhjet e parakohshme. Unė sinqerisht mendoj se ēėshtja kryesore qė duhet tė jetė nė rend ditė tė qeverisė dhe politikės nė Maqedoni ėshtė ēėshtja e zhbllokimit integrues. Nėse ky proces nuk zhbllokohet atėherė vėshtirė se do tė arrihet tė zhvillohen situata normale edhe pas kėtyre zgjedhjeve. Besoj nė bazė tė asaj qė ndjek dhe shikoj se ata tashmė janė marrė vesh qė zgjedhjet presidenciale qė i kemi tė rregullta do i mbajmė bashkė me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por nuk zgjidhet gjė pėrsa kohė nuk zhbllokohet procesi integrues, d.m.th nuk merret vesh me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit.
    E.Vasili: Megjithatė duket se tė gjitha partitė parlamentare nė Maqedoni janė pro mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohshme?
    M.Thaēi: Pėr shkak se kur qeveria thotė do bėjmė zgjedhje tė parakohshme ju si opozitė nėse thoni "JO" tregoni frikė, tregoni se nuk jeni gati,pozita nuk ėshtė pėr zgjedhje, qeveria ėshtė qė pėr atė mandat qė ka fituar tė zgjidhė problemet tė zgjidhė ēėshtjet tė cilat ka premtuar. Kjo partia shqiptare qė ėshtė nė pushtet ka 6 vjet qė ka premtuar se ajo do zhbllokoj procesin integrues. Lideri i asaj partie 6 muajt e fundit ka pasur njė turne tė "fuqishėm" diplomatik dhe ēdo herė qė vinte nė Shkup na thoshte duhen edhe disa ditė,dhe disa javė qė ky proces tė zhbllokohet. Po kjo nuk ndodhi dhe pėr kėtė duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi. Megjithatė ata synojnė mė tepėr ratingun qė ti fitojnė dhe njėherė zgjedhjet, por tė fitojnė edhe njėherė zgjedhjet nuk do tė zgjidhet problemi kryesor, ēėshtja e integrimit pėr Maqedoninė ėshtė me mijėra herė mė e rėndėsishme se pushtete tė tjera pėr shkak se rruga e integrimit nėse ėshtė korrekte e drejtė dhe e hapur Maqedonisė i garanton stabilitet i plotė. Maqedonia ėshtė i vetmi shtet ne Ballkan qe ka njė popull brenda tij qė ėshtė mbi 35%. Shtetet e tjera mund ti quajmė nacionale, por Maqedonia ka telashin e madh tė raporteve ndėretnike tė dy popujve mė tė mėdhenj qė mundohen tė ngrenė kėtė shtet.
    E. Vasili: Nuk ndjeni se mund tė fitoni nė kėto zgjedhje tė parakohshme?
    M.Thaēi: Besoj se po, po jam i kujdesshėm se nuk dua tė krijoj pėrshtypje se jemi tė interesuar qė ti fitojmė zgjedhjet pėr shkak tė pushtetit. Sinqerisht, mendoj se po pėr shkak se oponentėt tanė nuk kanė asnjė sukses brenda kėtyre 11 viteve nė pushtet. Nėse unė ju them qė nėnkryetarja e parlamentit e ka tė ndaluar tė drejtoj seancėn nė gjuhėn shqipe tė tjerat vetvetiu flasin. Po nė hasim nė telashe tė ndryshme tė manipulimit zgjedhor qė vijnė nga ana e qeveritarėve qofshin maqedonas apo shqiptarė, nga njė sistem tėrėsisht i kontrolluar i mediave, me njė represion tė pakuptimtė, dhe nga krijimi i njė mekanizmi tė varfėrimit tė pjesės mė tė madhe tė popullit dhe blerjes sė votės me 10 euro ditėn e zgjedhjeve. Ky ėshtė armiku kryesor i pamundėsisė pėr fitoren e zgjedhjeve nga ana e PDSH-sė, jo diēka tjetėr.
    E.Vasili: Pra nėse mbahen kėto zgjedhje do tė mbahen bashkė me ato presidenciale mė 13 prill? Cila ėshtė situata? Do tė ndikojnė tek njėra-tjetra?
    M.Thaēi: Po synohet tė mbahen nė tė njėjtėn kohė, dhe sigurisht qė do ndikojnė tek njėra- tjetra, pėr shkak se zgjedhjet parlamentare janė vetėm me njė raund ndėrsa pėr zgjedhjet presidenciale ka dhe balotazh. Sa i pėrket zgjedhjeve presidenciale nuk kemi interes si parti pėr shkak se ėshtė njė betejė e kotė, nuk fiton kandidat shqiptar. Kėshtu qė njėherė pėr njėherė nuk kemi interes tė marrim pjesė nė kėto zgjedhje.
    E.Vasili: Pra ju nuk do tė keni kandidat?
    M.Thaēi: Nuk e besoj, nėse mbahen vetėm pa zgjedhjet parlamentare, nėse bėhen bashkė atėherė situata mund tė ndryshojė
    E.Vasili: Si ndryshon atėherė do tė keni ju njė kandidat?
    M.Thaēi: Mundet pėr shkak se nė atė rast ai kandidat ėshtė simbolik e mbartjes sė fushatės,ndėrsa vetėm pėr zgjedhjet presidenciale nuk jemi tė interesuar.
    E.Vasili: Atėherė keni njė arsye mė shumė pėr tė kėrkuar zgjedhje tė parakohshme apo jo?
    M.Thaēi: Unė jam shumė i kujdesshėm, se ka shumė shpifje se jo ne i mbėshtesim zgjedhjet e parakohshme pėr shkak se e mbėshtesim qeverinė e Gruevskit tė shkojė nė zgjedhjet e parakohshme dhe pastaj nė bėhemi pjesė e qeverisė e kėshtu me radhė. Dhe kėshtu nuk po kam as forcė dhe as mundėsi qė ēdo ditė dhe ēdo minutė tė demontoj kėto shpifje qė bėhen pėr partinė tonė. Unė kam gjetur njė fjalė qė nėse konkurrenti jonė BDI-ja ėshtė e interesuar pėr zgjedhje tė parakohshme, dakord do dalim dhe mendoj se do ti fitojmė, por nuk jam i interesuar pėr prapaskena tė ndryshme.
    E.Vasili: Pėr shkak tė kėtyre skenarėve keni votuar p.sh kundėr disa ndryshimeve nė kodin zgjedhor?
    M.Thaēi: Jo, ne kemi votuar kundėr ndryshimeve tė kodit pėr shkak se ngelėn nė lista mijėra maqedonas fiktiv vetėm pėr tė rritur numrin e maqedonasve. Ky ėshtė i vetmi shtet nė botė qė ka 2 milionė e 100 mijė banorė dhe ka 1 milionė e 980 mijė votues. Nuk pati pajtueshmėri nga ana e partisė qė ėshtė nė pushtet qė bashkėrisht ta shtyjmė kėtė ēėshtje por ata u morėn vesh me partnerin e vetė dhe nė vazhdojmė tė kemi mbi 200 mijė votues maqedonas fiktivė nėpėr lista zgjedhore. Kjo ėshtė arsyeja kryesore pse ne nuk ishim pro kėtij ligji zgjedhor.
    E.Vasili: Nė fakt BDI-ja tha se votuat kundėr pasi nuk keni oferta tė reja?
    M.Thaēi: Jo ne mbetėm edhe jashtė dialogut pėr shkak tė BDI-sė. Dialogu u zhvillua mes dy partive maqedonase dhe BDI-sė. Ne nuk ishim tė gatshėm pėr atė dialog, ata u pajtuan qė vetėm ata si parti shqiptare tė marrin pjesė dhe sigurisht duhet dhe tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr kėtė.
    E.Vasili: Nė fakt BDI, lideri Ali Ahmeti ėshtė shprehur pėr njė president konsensual qė pėrfaqėson tė gjitha bashkėsitė etnike. Pse jeni kundėr?
    M.Thaēi: Po tė jetė maqedonas, po.
    E.Vasili: Ēfarė do tė thotė kjo?
    M.Thaēi: Kėshtu mė ka thėnė mua.
    E.Vasili: Ju sikur nuk bashkėpunoni?
    M.Thaēi: Jemi takuar me zotin Ahmeti pėr kėtė ēėshtje me insistimin e kryeministrit Rama dhe mua mė ėshtė dukur shokuese nė aspektin logjik d.m.th interesimi i tij qė ne tė zgjedhim njė maqedonas mė tė mirė. Kjo ėshtė ide e gabuar e shekullit tė kaluar, nuk ka maqedonas tė mirė dhe mė tė mirė, nuk ka shqiptar tė mirė dhe mė tė mirė, por ka sistem tė mire dhe tė keq dhe ligj tė mirė dhe ligj te keq. Interesimi i Zotit Ahmeti ėshtė qė ta zhvendosė temėn e vėrtetė politike nė njė temė tjetėr virtuale. Presidenti nė Maqedoni nuk ka kurrfarė kompetencė, shumė, shumė mė tė vogla seē i ka presidenti nė Shqipėri. Pushteti i vėrtetė ėshtė nė duart e qeverisė sė Maqedonisė. Represioni i vėrtetė vjen prej qeverisė sė Maqedonisė, diskriminimi i vėrtetė ekonomik vjen prej qeverisė sė Maqedonisė ku ėshtė pjesėtar Zoti Ahmeti dhe ai pėr kėto 10 vjet nuk ka parė as arsyen mė tė vogėl pėr tė bėrė as presionin mė minimal qė kjo situatė tė pėrmirėsohet.
    E.Vasili: Thatė kryeministri Rama ka insistuar qė ju tė takoheni me zotin Ahmeti pėr kėtė ēėshtje?
    M.Thaēi: Jo vetėm pėr kėtė ēėshtje, pėrherė. Kryeministri Rama gjithmonė ka insistuar dhe vazhdon tė insistojė, mua shpeshherė kjo mė pengon, qė tė ruhet njė linjė minimale e komunikimit mes meje dhe zotit Ahmeti.
    E.Vasili: Pse nuk ėshtė diēka e mirė pėr juve, nuk ėshtė pėr ju komunikimi diēka e mirė?
    M.Thaēi: Ėshtė i mirė por mua si lider i opozitės me relativizon shumė. Unė pėrkujdesem pėr njerėzit qė pėrfaqėsoj por nėpėrmjet kėsaj edhe pėr veten. Njė lider i opozitės qė ėshtė bashkėpunues, konstruktiv me pushtetin pa ndonjė arsye tė vėrtetė politike rrezikon tė quhet i shitur apo i frikėsuar.
    E.Vasili: Fakti qė ju komunikoni, nuk besoj se ju pengon tė bini ose tė mos bini dakord sipas rastit? Pse mendoni qė ky insistim i zotit Rama ju pengon?
    M.Thaēi: Jo herė pas herė thashė. Nuk mendoj se e ka me qėllim tė keq e ka me qellim shumė pozitiv dhe e mirėkuptoj plotėsisht.
    E.Vasili: Keni rėnė dakord atėherė pėr kandidatin konsensual apo dhe pėr kėtė insistim zoti Rama nuk gjeti konsensus nga ana juaj?
    M.Thaēi: Qėndrimi im ka qenė ndaj zotit Ahmeti se pėr mua kjo ėshtė ēėshtje shakash. Presidenti nuk ka kurrfarė kompetencash. Unė jam i gatshėm nėse i nevojitet Zotit Ahmeti njė mbėshtetje e plotė njė pakt i vėrtetė, njė kohė e vėrtetė 2,3,4, 5 vite qė ai tė arrijė tė realizojė premtimet e veta qė i ka dhėnė nė kuadėr tė qeverisė. Por ai nuk ka gatishmėri tė hapė kėsi temash serioze.
    E.Vasili: Cila ėshtė marrėdhėnia juaj me kryeministrin shqiptar?
    M.Thaēi: Shumė e mirė, shumė korrekte dhe shumė e drejtpėrdrejt jo vetėm tani por edhe si lider i opozitės.
    E.Vasili:A ju ka ēuar insistimi i tij pėr takimet me zotin Ahmeti nė produkt pozitiv?
    M.Thaēi: Thashė qė i mirėkuptoj qėllimet e kryeministrit shqiptar, ndoshta ai edhe pėr nga pozita e ka kėtė detyrė, po mua mė pėlqen shumė tė kryeministri qė ėshtė i gatshėm tė dėgjojė secilin, edhe mua. Jam i vetėdijshėm se shpeshherė gjėrat qė flas nuk i pėlqejnė por ka gatishmėri qė tė mė dėgjojė.
    E.Vasili: A ishte takimi me ministrin e jashtėm zotin Bushati disa ditė mė parė pjesė e kėtij insistimi. Ju kėrkoi diēka tjetėr kryeministri?
    M.Thaēi: Jo takimi me zotin Bushati, ishte takimi i parė do tė thosha me personin mė pėrgjegjės pasi ėshtė i politikės sė jashtme. Ēėshtja qė mė tepėr u bisedua nė atė takim ishte ajo e lumit Radika si njė fenomen jashtėzakonisht interesant i mėnyrės se si ēėshtjet manipulohen politikisht.
    E.Vasili: Ndalemi tek ēėshtja Radika. Cila ėshtė e vėrteta sipas jush? Kemi qėndrime nga dy qeveritė se nuk ka projekt.
    M.Thaēi:Ēėshtja ėshtė shumė mė serioze dhe e rėndė se sa ėshtė dukur. Ēėshtja Radika ekziston, janė dokumentet, ka 6 vjet qė ekziston, po manipulimi politik nga ana e atyre shqiptarėve qė janė pjesė e qeverisė, duke qenė tėrėsisht tė paaftė qė ta pengojnė kėtė ēėshtje arritėn qė tė implikojnė qeverinė e Shqipėrisė nė kėtė ēėshtje pa qenė nevoja.
    E.Vasili: Jo thoni dokumente dhe unė nė tavolinė shoh njė dosje...
    M.Thaēi: Po, janė dokumentet..Kjo parti e shqiptarėve qė ėshtė nė qeveri, kuadrot e saj kanė nėnshkruar tė gjitha dokumentet pėr kėtė projekt qė ekziston qė nė 2008. Kryetari i Bashkisė sė Dibrės i takon BDI-sė, nuk e sheh tė arsyeshme tė reagojė tek qeveria e vetė qė ta ndalojė kėtė ēėshtje, po implikon qeverinė e Shqipėrisė. Unė mendoj se qeveria e Shqipėrisė vetėm u pėrshpejtua jo pėr ndonjė qellim negativ por nga sinqeriteti i madh qė kishte ndaj BDI-sė, dhe tash gjėrat dalin krejtėsisht ndryshe.
    E.Vasili: Ka diēka qė nuk dimė nė atė dosje?
    M.Thaēi: Po, projekti ėshtė shumė mė i madh se ēmendohet. Nė vitin 2008, qeveria maqedonase i dha Akademisė sė Shkencave 300 mijė euro qė tė bėjė projektin pėr energjinė e Maqedonisė. Maqedonia ėshtė e kushtėzuar prej BE-sė,qė prej 15% tė energjisė qė prodhon nga HEC-et tė shkoj nė 20% pra tė hapė HEC tė reja. Kėtė marrėveshje me Akademinė e nėnshkruan nė 2008 ministri shqiptar Fatmir Besimi,dhe nė faqen 170 tė kėtij punimi shkencor ėshtė hidrocentrali pėr Radikėn. Nė vitin 2011, njė ministėr tjetėr i BDI nėnshkruan kėtė projekt si projekt tė qeverisė sė Maqedonisė dhe jep deklaratė ku thotė se ne do ti ndihmojmė Shqipėrisė me kėtė projekt pėr shkak se meqė po ia ndalim ujin do ta ndalim edhe pėrmbytjet qė i bėhen Shkodrės. Hidrocentrali duhet tė ndėrtohet nė parkun e Mavrovės, ėshtė e ndaluar me ligj tė ndėrtohen hidrocentrale, por ministri i mjedisit Ademi propozon ndryshimin nė ligjin pėr parkun nacional qė ta garantojė kėtė. Zv/ministri i financave propozon qė tė miratohet nė qeveri dhe parlament aspekti buxhetorė i ngritjes sė kėtij hidrocentrali. Dhe thotė dikush ky projekt nuk ekziston, nė vitin 2012 qeveria e Maqedonisė ka bėrė kontratė me firmėn ndėrtimore "Beton" pėr tė kryer punėt fillestare qė do tė thotė akumulimin e tė gjitha ujėrave tė malit Korab nė njė kanal dhe vendosjen e tyre ne liqenin e Mavrovės. Ky akumulim i ujėrave ka ndodhur ne vitin 1962 nė malin Sharr dhe tash dy qytetet mė tė mėdha tė shqiptarėve tė Maqedonisė, Tetova dhe Gostivari kanė probleme me ujė tė pijshėm. Ju thatė se Gruevski tha se do tė bėhet ose nuk do tė bėhet, ashtu flasin ata, i pėrgatisin tė gjitha gjėrat, projekti ėshtė kėtu, BB tha nėse kjo i pengon ambientit..
    E.Vasili: Projekti ėshtė kėtu, ku?
    M.Thaēi: Krejt me rend e tregova deri ne 2013 si janė miratuar tė gjitha ligjet, janė dhėnė...
    E.Vasili: Ju keni dokumente zyrtare?
    M.Thaēi: Projekti ėshtė aty, dhe projekti do tė bėhet por formulimi nėse u pengon qytetarėve apo ambientit jetėsor lė hapėsirė tė qetėsimit politik tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve, qė ai projekt tė vazhdojė tė bėhet. Kush e vlerėson a i pengon ambientit jetėsor? Qytetarėt e Dibrės jo, institucionet e ndryshme qė janė nėn kontrollin e qeverisė. Projekti kushton 83 milionė euro, pėr tė gjitha ēėshtjet e mėparshme kėshtu janė sjellė. E dini se kur e vendosėn bustin e Car Dushanit nė Shkup, kėta thonin nuk ka marrė vendim askush, kėta thonin nuk e dimė kush e ka vendosur, kėtej policia ruan. Tė gjithė e dimė se penda e liqenit tė Mavrovės qė ėshtė e vendosur tek hoteli Radika ku shkojnė shumė shqiptarė tre metra e gjysėm ėshtė ngritur sivjet, projekti ėshtė para pėrfundimit, por e keqja e madhe e kėsaj situatė ėshtė qė ne lejojmė qė ministrat shqiptarė tė qeverisė sė Maqedonisė tė vijnė nė vizitė zyrtare nė Tiranė dhe tė japin deklarata idioteske. Ju lutem ēfarė formulimi ėshtė ky kur ministri thotė se 90% nuk do bėhet , po ai 10% kush e mban pėrgjegjėsinė nėse ai bėhet. Dhe e gjitha kjo ka njė qėllim, tė gjitha ujėrat e tokave shqiptare nė vend qė tė kalojnė pėrmes Drinit dhe Radikės nė Adriatik do tė barten nė lumin Vardar dhe kėtij do ti rritet niveli i ujit dhe tė bėhet i lundrueshėm deri nė Egje. Ndėrsa kinezėt kanė bėrė studimin, projektin ideor pėr lidhjen e lumit Danub me lumin Morava dhe lumin Vardar. Akademia e Shkencave tė Serbisė ka bėrė tė njėjtin plan qė prej Danubit nė Beograd,tė lidhet me lumin Vardar, dhe atė tė Moravės dhe aty tė krijohet aksi apo boshti i ri sllav ortodoks pėr ta bėrė komunikimin sa mė tė lehtė. Kėto ēėshtje fshihen. Pra nuk mund tė themi qė nuk ka projekt kur kanė kaluar me dhjetėra ligje nė qeveri dhe parlament tė Maqedonisė pėr kėtė ēėshtje, dhe kur nė anėn tjetėr dhe po ashtu kemi dokumentacion qė Akademia e Shkencave tė Serbisė tė njėjtin projekt e pėrgatit qė tė lidhė lumin Vardar me Danubin ėshtė e qartė qė kjo punė do tė pėrfundojė ashtu si e kanė nė mendje ata.
    E.Vasili: A keni vėnė nė dijeni qeverinė shqiptare pėr kėtė situatė, ministrin Bushati tė cilin e takuat pak ditė mė parė dhe me dokumentet qė dispononi?
    M.Thaēi: Po, pėr disa dokumente nuk kanė patur njohuri, tash e shohin qė ēėshtja ėshtė me serioze. Qeveria shqiptare u gjend nė njė pozitė shumė tė palakmueshme, kur juve ju gėnjen njeriu juaj, ju nuk doni tė besoni. Vetė deklarata e ministrit tė ambientit tė Maqedonisė, zotit Ademi qė tha nė foltoren e konferencės pėr shtyp nė qeverinė e Shqipėrinė nė Tiranė qė tha 90% nuk do tė bėhet,si mund tė flasim ne ashtu, o bėhet o nuk bėhet. Ai 10% ėshtė tė kalojmė ne kėtė situatė parazgjedhore qė ėshtė shumė e rėndėsishme dhe duhet tė dukemi shume bashkėpunues me qeverinė shqiptare dhe tė fitojmė pikė dhe pastaj nuk ka kurrfarė problemi.
    E.Vasili: Cila ka qenė pėrgjigja e Zotit Bushati nė lidhje me kėtė ēėshtje?
    M.Thaēi: Sigurisht qė Zoti Bushati ėshtė interesuar, por unė i kam thėnė qė nuk do tė bėhet pėr shkak se do ta pengojė PDSH-ja. Por ju sigurisht jeni dėshmitarė se ne nuk kemi folur, kjo ėshtė hera e parė sot qė flas pėr kėtė ēėshtje. Kemi dashur qė tė zbulohet ky mashtrim dhe kjo gėnjeshtėr kaq e madhe e atyre shqiptarėve qė janė nė qeverisje. Kjo nuk do tė bėhet, pėr shkak se do tė reagojnė shqiptarėt, PDSH-ja, opozita tė gjitha shoqatat joqeveritare. Marrja e atyre ujėrave na than gojėn pėr ujė tė pijshėm. Ky projekt ėshtė bėrė pėr Tetovė e Gostivar nė vitin 1962, janė marrė tė gjitha ujėrat e pastra.
    E.Vasili: Pse keni pritur kaq gjatė dhe nuk keni dalė publikisht?
    M.Thaēi: Pėr shkak se kemi dashur tė tregohemi tė kujdesshėm dhe tė mos cilėsohemi si zhurmaxhi dhe si opozitarė qė tė fitojmė terren politik. E lamė qė situata tė zhvillohet deri kėtu, mirėpo mė vjen keq kur vėrejta se kėtu nė mėnyrė tė pavetėdijshme implikohet dhe qeveria e Shqipėrisė nė gėnjeshtrat e partisė shqiptare qė ėshtė nė Shkup,me shpejtėsi reaguam. Kam patur edhe takime tė tjera, me kryetarin e Parlamentit, Zotin Ilir Meta dhe i kam folur pėr kėtė ēėshtje. E pėrsėris nuk ka nevojė tė futet qeveria e Shqipėrisė nė siklet, nė pozicione tė rėnda.
    E.Vasili: Cili ka qenė qėndrimi i Zotit Meta?
    M.Thaēi: Do tė takohemi edhe njėherė dhe do ti shohim ēėshtjet edhe njėherė. Janė disa dokumente tė cilat duhen pėrkthyer pasi janė nė gjuhėn maqedonase. Po faktori qė ka gėnjyer pėr kėtė ēėshtje ėshtė BDI qė ėshtė nė qeveri. Ata janė mėsuar tė punojnė brenda kėshtu, por tash mė vjen keq, besoj mė kuptoni ku e kam fjalėn nuk dua qė tė sillet nė atė pozitė qeveria e Shqipėrisė qė tė duket se ka sjellje jokonstruktive ndaj fqinjėve se ne e dimė se njė ndėr kushtet pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat ėshtė raporti i mire me fqinjėt. Nuk ka nevojė qė tė tensionohet situata dhe ne tė vendosim nė siklet Shqipėrinė, kur jemi ne brenda qė do tė ngremė zėrin dhe do tė pengojmė kėtė projekt.
    E.Vasili: Ēfarė do tė bėni ju pėr ta penguar?
    M.Thaēi: Tė gjitha ēėshtjet politike, interpelancėn qė e ka ministri i jashtėm i Maqedonisė shumė shpejt kėtė jave, dhe protestat do ti mbėshtesim komplet dhe po tė jetė nevoja dhe ti drejtojmė ato qė tė pengohet kjo marrje e ujit tė pijshėm, ujė pėr pije.
    E.Vasili: Keni kėrkuar ndihmė nga qeveria shqiptare pėr kėtė?
    M.Thaēi: Vetėm mirėkuptim. Pėr shkak se fjalėt ndihmė mund tė keqkuptohen dhe mund ti bėhen telashe Shqipėrisė nė rrugėn drejt integrimit europian.
    E.Vasili: E keni gjetur mirėkuptimin apo do tė ritakoheni?
    M.Thaēi: Do tė ritakohemi pėr shkak se shumė dokumente do tė krahasohen dhe do tė shihen. Ka mirėkuptim tė plotė tani pėr hezitimin e qeverisė shqiptare pas asaj situate qė u gjend me ministrat shqiptarė. Ju lutem ndoshta po pėrsėris nė mėnyrė tė mėrzitshme, njė njeri qė vjen dhe ju thotė se nuk ka njė projekt tė tillė dhe del para mediave dhe thotė 10% mund tė bėhet. Fjalori 10% tregon se ajo do tė bėhet. Fjalori i Gruevskit ajo nuk do tė bėhet nėse... ajo bėhet ose nuk bėhet, por mund tė themi qė ka patur edhe mungesė tė informacionit.
    E.Vasili: Mungesė tė informacionit nga ana e kujt?
    M.Thaēi: E qeverisė shqiptare
    E.Vasili: Pra qeveria shqiptare nuk ka patur informacionin e duhur nga BDI-ja e cila ėshtė nė qeveri?
    M.Thaēi: Ka patur gėnjeshtra. Projekti ekziston. Qeveria shqiptare ėshtė nė tė drejtėn e saj, asnjė dokument zyrtar nuk ka nga qeveria e Maqedonisė. Qeveria shqiptare do tė hyjė nė lojė ku tė merrni njoftim zyrtar. Qeveria shqiptare nė asnjė moment nuk ėshtė sjellė nė mėnyrė jo profesionale
    E.Vasili: Pra pėrgjegjėsia sipas jush bie mbi BDI dhe Ali Ahmetin i cili jo vetėm nuk ka dhėnė informacionin e duhur por
    M.Thaēi: Ka gėnjyer
    E.Vasili: Pėr ēfarė arsye..
    M.Thaēi: Personale dhe grupore dhe nė aspektin se ata nuk kanė kurrfarė force tė brendshme politike pėr tė rezistuar pėr asnjė projekt brenda qeverisė. Tani tė gjendur nė njė situatė shumė tė keqe duan tė implikojnė qeverinė e Shqipėrisė pėr tė dalė pastaj me arsyetimin se nuk u gjet nė kohė si duhet dhe ja qė na ndodhi kjo e keqe.
    E.Vasili: Cili do tė jetė aksioni juaj mė i afėrt nė lidhje me kėtė ēėshtje?
    M.Thaēi: Kemi interpelancėn me ministrin e jashtėm, ku duhet tė konstatohet zyrtarisht njė qėndrim ekziston ky projekt apo jo, dhe jo tė thuhet nėse dhe jo tė thuhet 10 % do tė mund tė bėhet dhe 90% jo. Kjo nuk ėshtė ēėshtje e implikimit tė Shqipėrisė sė i zvogėlohen ujėrat por kjo ėshtė ēėshtje qė merret uji i pijshėm i banorėve shqiptarė qė jetojnė nė ato zona dhe ēohet nė detin Egje.
    E.Vasili: Kryeministri Rama parashikon njė vizitė nė Beograd. Keni njė koment dhe simbolikėn qė ajo pėrfaqėson?
    M.Thaēi: Ka shumė njerėz qė u pengon kjo vizitė megjithatė Kryeministri Rama ėshtė njeriu mė lart i ngritur institucionalisht ndėr shqiptarė edhe nė Kosovė dhe Maqedoni, pėrfaqėson shtetin shqiptar. Ai e di mė mirė se ne sepse duhet ta bėjė atė vizitė. Paraprakisht folėm pėr ēėshtje konkrete qė kanė tė bėjnė me raportet e fqinjėsisė sė mirė, nuk e shoh sinqerisht negative. Tė mos mendoj dikush qė bėj pseudopolitikė, unė e them tė vėrtetėn. Nuk e shoh negativė nė kuadėr tė kėtij drejtimi unė vazhdoj ta shoh dialogun Kosovė-Serbi si dialog shqiptaro-serb. Kam shumė shpresa qė ky dialog do tė pėrfundoj me njė marrėveshje tė paqes sė pėrhershme mes serbėve dhe shqiptarėve. Nėse do tė mbėrrijmė me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare BE dhe SHBA nė kėtė marrėveshje tė planifikuar paqeje historike me serbėt patjetėr se kryeministri Rama qeveria e Shqipėrisė dhe tė gjitha institucionet e Shqipėrisė duhet tė jenė bashkėpjesėmarrės nė tė.
    Eni.Vasili: Faleminderit qė ishit me mua nė "Studio e Hapur".
    M.Thaēi: Faleminderit juve.

    (BalkanWeb)

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Ish ministri shqiptar Nexhat Jakupi ne qeverine maqedonase....devijimi i Radikes nuk mund te shpetojme Shqiperine nga permbytjet (!)... . Faleminderit zotit qe paskemi patur burra te tille atdhetar ne qeverine e Shkupit, faleminderit zotit qe ketij "heroi te heshtur" po i shpalosen pas tre vitesh vlerat shqiptare, atdhetare, megjithese na kishte patur dhe nje peng te vogel Z.jakupi pasi lumi ka sasira te vogla dhe nuk mund ta shpetojme Shqiperine(!). Bravo atdhetari Nexhat, populli i Dibres se Madhe dhe Shqiperia e meritojne nje veprim atdhetar te tille. Shume largpamese ideja per te mbytur me ujin shqiptar jo shqiptaret e Fyrom duke e devijuar per ne Vardar. Flitet se nuk do te kene shanc njerzit per te shpetuar ne Vardar pasi per kete atdhedashuri te ish-ministrit dhe ministrave aktual do te qarkullojne anijet e vogla ne kete lum...
    Foto: Ish ministri shqiptar Nexhat Jakupi ne qeverine maqedonase....devijimi i Radikes nuk mund te shpetojme Shqiperine nga permbytjet (!)... . Faleminderit zotit qe paskemi patur burra te tille atdhetar ne qeverine e Shkupit, faleminderit zotit qe ketij "heroi te heshtur" po i shpalosen pas tre vitesh vlerat shqiptare, atdhetare, megjithese na kishte patur dhe nje peng te vogel Z.jakupi pasi lumi ka sasira te vogla dhe nuk mund ta shpetojme Shqiperine(!). Bravo atdhetari Nexhat, populli i Dibres se Madhe dhe Shqiperia e meritojne nje veprim atdhetar te tille. Shume largpamese ideja per te mbytur me ujin shqiptar jo shqiptaret e Fyrom duke e devijuar per ne Vardar. Flitet se nuk do te kene shanc njerzit per te shpetuar ne Vardar pasi per kete atdhedashuri te ish-ministrit dhe ministrave aktual do te qarkullojne anijet e vogla ne kete lum... Pertej ironise se mesiperme koha do te tregoje se shqetesimi i qytetareve eshte i ligjshem. Politikanet e Shkupit kane treguar qe me se shumti ne politike perdorim modelin "Kali i Trojes" per realizimin e qellimeve te tyre. Sincerisht qe na vjen keq qe politikanet e atjeshem shqiptar behen paterica te iniciativave antishqiptare. Kryetari i Komunes Diber e Madhe Z.Rruzhdi Lata eshte ne te njejten parti me Z.Ahmeti, pjese e koalicionit qeverises, i cili pertej subjektit qe perfaqeson ngrihet ne mbrojtje te ceshtjes dibrane dhe mbareshqiptare. Nisur pa cituar shkrimin me siper nese nuk ka projekt ka nje shqetesim mbareshqiptar pasi nese ne kerkojme gjurmet dhe themi se nuk ka gjurme....ujku do te kete mbaruar pune.........

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Doci: Pala maqedonase ka vendosur tuba pėr devijimin e Radikės

    Emri:  79905.jpg

Shikime: 85

Madhėsia:  35.5 KB
    TIRANĖ- Pala maqedonase ka filluar punimet pėr devijimin e lumit Radika, dhe zbatimin e projektit qė tashmė ekziston ka deklaruar Inxhinieri Energjitik Agim Doci i ftuar nė studion e Opinion nė News 24.

    Ai u shpreh se palės shqiptare nuk i ėshtė dorėzuar projekti origjinal pėr ēėshtjen “Radika”. “Projekti nuk ka argumente tė forta. Kryeministri maqedonas nuk ka dėrguar kopjen origjinale tė projektit kryeministrit Rama. Unė kam kopjen origjinale nė maqedonisht. “Kam projektin e kompanisė, janė vendosur tubat pėr devijimin e lumit Radika” Projekti, ka tė dhėnat, 32.7% e ujit ėshtė marrė. Radika e madhe dhe Radika e vogėl janė dėrguar tek rezervuari “Grujevski”. 75% e lumit Vjosa ėshtė devijuar.”- deklaroi Doci.

    Sipas Docit pėr projektin ėshtė caktuar njė fond prej 800 mijė euro dhe ka nisur vendosja e tubave. “Nė kėtė projekt janė paguar 800 mijė euro. Ftoj tė sensibilizohet elita e hidrologėve shqiptarė dhe tė ngrihet njė ekip monitorues. Kam qenė nė vend dhe janė bėrė punimet dhe pritet shiriti kohėt e fundit. Devijimi ėshtė shkelje e rėndė e tė drejtave ndėrkombėtare. Majko ka thėnė qė jam me bashkėsinė dhe kundėr devijimit tė lumit Radika. E vlerėsoj deklaratėn e Majkos. Qeveria tė mos thotė qė PD dha detin ne do tė japim lumenjtė. Kanė thėnė dhe manipulime dhe spekulime politike. Nė kėtė bashkėsi ne nuk kemi kėrkuar atė qė kėrkojnė tė Shkupit ta fshehin tė vėrtetėn. Ka shumė gjasa qė qeverisė shqiptare tė mos i jetė paraqitur njė projekt.” – deklaroi Doci.

    Ai i bėri thirrje kryeministrit Rama qė ti thotė jo devijimit tė lumit Radika. “Bėhu burrė edhe njė herė dhe thuaji jo devijimit tė lumit Radika. Do vijė shumė shpejt qė edhe njerėzit e tij mos kenė njė gotė ujė pėr tė pirė.”

    (a.n/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #65

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Qe nje projekt i tille ekziston eshte e konfirmuar nga disa burime zyrtare. Perse qeveria shqiptare nuk del hapur te sqaroj si dhe ku qendron ajo per kete ceshtje? Nuk kemi nje qendrim te qarte kundershtues ndaj ketij projekti. Duket sikur qeveria e Rames po ia le ne dore BB, nderkohe qe ky projekt prek haptazi interesat e shqiptareve. Perpara se te vendoset financimi i projektit, qe do jete fjala perfundimtare, ka akoma kohe te theksohen marreveshjet ndershteterore per lumenjte. Konkretizimi i projektit do jete humbje per shqiptaret.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Shigjetke, sa here te kam thene mos perzihesh ne keto gjera se nuk di ca flet...

    Pikesepari nuk ka projekt por vetem nje draft per studim. Pra behet studimi dhe ne perfundim caktohet projekti. Studimi mund te zbuloje se ska nevoje per devijim lumi se prurjet mund te jene te mjaftueshme. Sic ta kam thene une dhe te tjere me siper, ka marreveshje per ujerat nderkufitare dhe nje pale nuk mund te veproje pa miratimin e tjetres. BB (Banka Boterore dmth se ti kujton se eshte Big Brother se aq ta pret ) doli dhe tha ne nuk mbeshtes asnje projekt qe shkel mareveshjet nderkombetare. Pikesetreti Gjiknuri, Bushati, Gruevski, ministrat Maqedonas dhe Rama te gjithe dolen edhe thane nuk ka projekt, nuk behet asnjegje ne dem te interesave te fqinjeve dhe ne shkelje te marreveshjeve. Te vetmit te cilet ngulin kembe per kete eshte PeDe-ja e cila nepermjet propagandes dhe mashtrimit kerkon te perfitoje politikisht. E njejta PeDe qe shiti detin tek Greku...

    Ja se cfare tha Rama qe ne fillim: “Lumi Radika shumė zhurmė pėr asgjė! 1.S’ka projekt 2.S’ka gjasa tė ketė fillim tė njėanshėm 3.S’ka shans tė lejojmė prekjen e interesit tonė”!
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #67
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Sic ta kam thene une dhe te tjere me siper, ka marreveshje per ujerat nderkufitare dhe nje pale nuk mund te veproje pa miratimin e tjetres.
    a ti je i pjerdhur vellacko..a thua qe ne nuk e dime qe ka marreveshje per ujerat nderkufitare..a thua qe ne nuk e dime se pa miratim te rames asnje gote uje nuk mund te merret nga radika..po kush na garanton ne qe si ne rastin e armeve ky kryeminister i pjerdhur nuk e ka rrahur gjoksin dhe ju ka thene maqedonasve '' beni cka te doni se nuk pjerdhi cka thone shqiptaret ''..keshtu ju tha edhe amerikaneve..jam zot vete ne shqiperi dhe bej cka te dua..harroj hajvani se ka popull qe nje here e vendos ne karrige e pastaj ja heq karrigen..

    ma e fllicta eshte kur mundohen ta krahasojne me detin..i degjojme debilat ne qeveri duke thene '' po ju keni shitur detin ''..meqenese ata paskan shitur detin ne po shesim malet..marrina..

    xinxerfill..ka dicka qe bie ere ne kete mes..nuk ngrihet populli kot jo..mire qe demokratet i ngre luli e saliu po nuk e di kush i ngre socialistet..apo edhe ato i ngre luli..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 02-02-2014 mė 06:05
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Po dhe per armet, ajo qe thashe une doli. Patjeter nuk ishte marre asnje vendim dhe u tha e u stertha kjo gje nga ministrat, kryeministri, kryetari parlamentit dhe po ashtu ndodhi. Te gjithe ata qe spekulian se vendimi ishte marre armet ishin nisur (sjane nisur akoma deri kesaj dite nga Siria) u cuan dhe thane se ja kthyem ne mendjen Rames.

    I vetmi qe doli genjeshtar dhe kokeulur nga gjithe fiaskoja e armeve ishte Luli i Vocerr i cili u diskreditua nga Arvizu ne Top Story.

    Gjithcka ndodhi me armet ishin thjesht brockulla mediatike te fryra nga epshi i PeDe-se per te perfituar politikisht. E njejta gje po tentohet serish, por shumica e njerezve mesoi nga hera e pare qe nuk kemi te bejme me qeveri anti-Shqiptare si ajo e Berishes, ndaj dhe nuk ka nevoje per shqetesim. Ndaj dhe te vetmit qe vazhdojne te permendin dhe protestojne akoma per Radiken jane mediat e Berishes, Albo i forumit dhe PeDe-istat me pagese...
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Tiranė, protestė kundėr devijimit tė lumit Radika: Qeveria tė informojė publikun

    TIRANĖ - 'Besėlidhja kundėr devijimit tė lumenjve' zhvilloi edhe kėtė tė dielė njė protestė pėrpara Piramidės nė kryeqytet, kundėr devijimit tė lumit Radika, pėr ndėrtimin e hidrocentralit nė Fushėn e Lukovės. Thirrjet pėr protestė dhe ftesat pėr pjesėmarrje vijuan tė shpėrndahen edhe kėtė javė pėrmes rrjeteve sociale.

    Qytetarėt i kėrkojnė qeverisė qė tė informojė nė lidhje me projektet qė parashikojnė devijimin lumenjve dhe tė mos e lejojė njė gjė tė tillė.

    “Projektet ekzistojnė, qeveria tė dalė nga kompleksi i inferioritetit, tė dalė tė informojė ēfarė marrėveshjesh ka. Ndryshe do tė vazhdojmė protestat tona. Qeveria ti thotė jo devijimit tė lumenjve, sepse aty varet e ardhmja dhe mirėqenia e tė gjithėve ne.”- u shpreh njėri nga protestuesit.

    Pesė ministra tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė janė munduar disa ditė mė parė, tė qetėsojnė banorėt e Dibrės, por dhe tė gjithė shqiptarėt, se nuk do tė ketė projekt "Radika" kundėr interesave shqiptare. Nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp, ministri i Ekonomisė nė Maqedoni Valon Saraēini, ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor nė Maqedoni Abdilaqim Ademi, ministri i Jashtėm Ditmir Bushati, ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ministri i Energjisė dhe Industrisė Damian Gjiknuri, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, u shprehėn se ka njė ide dhe jo njė projekt, ku diskutohet pėr ēėshtjen e ujėrave ndėrkufitare.

    Projekti i Qeverisė sė Maqedonisė pėr ndėrtimin e njė kapaciteti hidroenergjetik nė lokalitetin fusha e Lukovės nė Dibėr, ku Banka Botėrore paraqitet si kreditues kryesor, ka shkaktuar shumė polemika nė Maqedoni dhe Shqipėri. Kjo pėr arsye se si pjesė kryesore tė projektit parashihet qė njė pjesė e ujit tė Radikės nė vend qė tė pėrfundojė nė Lumin Drini i Zi, pėrmes sistemit tė kanaleve do tė pėrfundojė nė Lumin Vardar, pėrkatėsisht nė Detin Egje. Ky spostim i ujėrave sipas ambientalistėve dibran dhe pushtetit lokal, do tė ketė ndikim katastrofal pėr florėn dhe faunėn e rajonit mė tė gjerė, ndėrsa nė Shqipėri do t`i ulė edhe mė shumė prurjet e ujit nė kaskadat hidroenergjetike nė lumin Drin.

    (er.nu/BalkanWeb)

  10. #70
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Po dhe per armet, ajo qe thashe une doli. Patjeter nuk ishte marre asnje vendim dhe u tha e u stertha kjo gje nga ministrat, kryeministri, kryetari parlamentit dhe po ashtu ndodhi. Te gjithe ata qe spekulian se vendimi ishte marre armet ishin nisur (sjane nisur akoma deri kesaj dite nga Siria) u cuan dhe thane se ja kthyem ne mendjen Rames.
    e cka the ti mo..ate qe te gjithe e moren me mend se do te ndodhte..ate qe u pa nga protestat e rinise shqiptare..po te mos ishte rinia shqiptare as fjala jote e as e kerkujt nuk do te dilte..do te dilte dhe do te merrte udhe premtimi i rames ne rrahegjoksin qe jua kishte bere amerikaneve..
    te gjithe e dinim se rama nuk kishte nga tja mbante pos qe do te degjonte popullin..ndryshe do perfundonte ne Lane..

    I vetmi qe doli genjeshtar dhe kokeulur nga gjithe fiaskoja e armeve ishte Luli i Vocerr i cili u diskreditua nga Arvizu ne Top Story.
    ne fakt nese kishte njeri qe u diskretitua ne themel ishte edi rama dhe pas tij edhe arvizu..luli ja plasi ne surrat kinezit te amerikes qe donte te bente diversion..ju zbuluan lakret te dyve si rames si arvizuse dhe deshen ta fusnin ne valle edhe lulin..edhe nese ka qene ne valle edhe luli ai u tregua i zgjuar dhe jua la dopio gjashte ne dore palloshit dhe kinezit..
    besoj se e ke pare ne cfare sikleti kishin te dy , njeri ne konference shtypi e tjetri ne top story..filluan te gjejne armiqt e brendshem e te jashtem..dhe perfundimi ..fajin na e kishte opozita dhe luli i vocerr pse jua futi dy kembet ne nje kepuce rinia shqiptare..gjithmone fajin na e ka saliu..edhe kur nuk ju ngrihet fajin na e ka saliu..marrina..

    Gjithcka ndodhi me armet ishin thjesht brockulla mediatike te fryra nga epshi i PeDe-se per te perfituar politikisht. E njejta gje po tentohet serish, por shumica e njerezve mesoi nga hera e pare qe nuk kemi te bejme me qeveri anti-Shqiptare si ajo e Berishes, ndaj dhe nuk ka nevoje per shqetesim. Ndaj dhe te vetmit qe vazhdojne te permendin dhe protestojne akoma per Radiken jane mediat e Berishes, Albo i forumit dhe PeDe-istat me pagese.
    ..

    se cka ndodhi me armet e pane te gjithe shqiptaret por me shume e pa palloshi i gjate qe ju dridhen leqet e kembeve ..ka marre nje mesim te mire sa qe besoj se nuk do ja mbaje bitha me te tallet me popullin dhe te rrahe gjoksin se '' jam une zot i shqiptareve ''..e ka djegur nje here qumshti tashme dhe besoj edhe kur sheh kos perpara do i fryje para se ta fuse ne goje..edhe une mendoj se nuk eshte aq budalla sa te dale prap bithezbuluar siq doli me armet..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •