Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Maqedonia e vendosur pėr ‘Fushėn e Lukovės’. Ndryshim rrjedhės sė Radikės, shterje liqenit tė Dibrės

    Qeveria e Maqedonisė e vendosur pėr tė realizuar projektin e ndėrtimit tė hidrocentralit nė “Fushėn e Lukovės” pavaresisht reagimeve tė banorėve tė Dibrės dhe shoqatave ekologjike.

    Zėdhėnėsi i Qeverisė, Aleksandar Gjorgjiev ka theksuar vendosmėrinė e realizimit tė projektit tė Fushės sė Lukovės, edhe ministrat shqiptarė tė Ekologjisė, Ekonomisė dhe komuna e Dibrės ėshtė shprehur kundėr projektit, pasi qė parashikohet ndryshimi i rrjedhės sė lumit Radika dhe rrezikimi i ambientit jetėsor nė zonėn e Dibrės.

    “Gjatė realizimit tė projekteve do tė mbahet llogari maksimale pėr respektimin e standardeve ekologjike dhe pėr respektimin e mjedisit jetėsor pėr ēka hartohen njė numėr mė i madh i studimeve, nė tė cilat janė tė kyēura edhe organizata relevante tė huaja ndėrkombėtare, tė cilat do tė kenė pjesėmarrje nė realizimin e projekteve dhe tė cilat japin edhe njė garanci shtesė se nuk do tė ndėrmerret diēka qė do tė thotė prishje e balancit ekologjik dhe rrezikim i mjedisit jetėsor”, theksoi zėdhėnėsi Gjorgjiev.

    Ai shtoi se dy projektet “Fusha e Llukovės” dhe “Ura e Boshkos” janė strategjike dhe se me realizimin e tyre do tė ketė efekte jo vetėm mbi energjetikėn, por edhe mbi gjithė zhvillimin ekonomik tė shtetit.

    Por nga ana tjetėr shoqata ekologjike kėtyre muajve kanė shprehur kritika mbi projektin duke theksuar se rrezikohet ambienti jetėsor nė zonat ku parashikohen kėto projekte. Banorėt e Dibrės muajt e fundit kanė mbajtur protesta pėr tė kundėrshtuar realizimin e projektit tė tillė.

    Sipas tyre, projekti i “Fushės sė Lukovės” qė parasheh ndėrtimin e njė hidrocentrali do tė bėhet pėrmes ndryshimit tė rrjedhės sė lumit Radika dhe shterrjes sė tij dhe liqenit tė Dibrės, qe do tė rrezikoje ky rajon pėr mungesė tė ujit dhe do tė pėsojė dėme tė tjera ekologjike.

    Njė protestė kundėr kėtij projekti u mbajt edhe nė Nju Jork nga Shoqata Atdhetare “Dibra”, e cila pėrmes njė letre ka apeluar bashkėsinė ndėrkombėtare, administratėn e OKB-sė dhe SHBA-ve pėr dėmet qė shkaktohen nga realizimi i projektit tė “Fushės sė Lukovės”. Nė realizimin e kėtij projekti janė pėrfshirė nė mėnyrė indirekte edhe Tirana dhe Prishtina.

    (INA)

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zbardhet raporti sekret i Qeverisė Rama pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini

    Kundėr devijimit tė Radikės, protestė nė Tiranė e Dibėr: Referendum lokal, tė vendosin banorėt

    UPDATE- Proteste kundėr planeve tė qeverive tė Greqisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė pėr devijimin e rrjedhės sė lumit Radika.

    Aleanca kundėr devijimit tė lumenjve e mbėshtetur nga organizata tė tjera joqeveritare pėr mbrojtjen e mjedisit kanė mbajtur njė protestė nė Tiranė kundėr projektit. Pjesemarresit ne kete proteste jane shprehur kunder devijimit, pasi sipas tyre asnjė cm3 ujė nuk duhet te devijohet nga shtrati natyror i lumenjve.

    Ata kanė kėrkuar nga Parlamenti shqiptar dhe qeveria tė reagojnė ndaj veprimeve tė qeverive greke e maqedonase, pėr devijimin e rrjedhės sė lumit Radika.

    “Shqiptarėt tė dėgjojnė njėri-tjetrin mė shumė se sa tė huajt. Kjo nuk ėshtė lėvizje kundėr akujt, por lėvizje pro pėr tu bashkuar sė bashku”- thane protestuesit, duke kerkuar tė bėhet referendum lokal, tė vendosin qytetarėt e Dibrės.


    Deputetja e PD-se, Mesila Doda ka thene gjate protestes se qeveria shqiptare duhet te beje transparence per gjithe vendimet e marra dhe marreveshjet e nenshkruara. “Deputetet e parlamentit duhet te bashkohen per te penguar nje vendim te tille i cili do sjelle pasoja te renda ne mjedis, ekonomi, bujqesi dhe hidroenergjetike. Kemi vetem nje atdhe per t’ja lene femijve tane, ndaj te gjithe duhet te zgjohemi dhe te reagojme per te mbrojtur interesat e te ardhmes”- tha ajo.

    Proteste eshte zhvilluar sot edhe ne Peshkopi, me prani te qytetareve, nxenesve dhe banoreve te zones. Protestė kundėr kėtij projekti ėshtė mbajtur edhe nė New York nga shoqata atdhetare “Dibra”, e cila i ka dėrguar njė letėr selisė sė OKB-sė dhe qeverisė amerikane, duke argumentuar dhe dėmet qė sjell zbatimi i kėtij projekti, jo vetėm nė devijimin e ujėrave, por dhe nė aspektin ekologjik. Njė letėr zyrtare i ėshtė dėrguar dhe qeverisė shqiptare, qė tė mos e firmosė projektin e pėrbashkėt me palėn maqedonase.

    Aleanca

    Ėshtė krijuar “Aleanca Kunder Devijimit Te Lumenjve” e cila nėpėrmjet rrjeteve sociale po pėrpiqet tė organizojė njė protestė jopartiake.

    “Kjo ėshtė kauzė morale qė kundėrshton me mjete demokratike dhe ligjore arrogancėn dhe shpėrfilljen e Qeverive respektive pėr tė informuar publikun dhe pėr tė kėrkuar gjykimin e tij pėr kėtė ēėshtje tė rėndėsisė sė madhe.”- shkruhet nė Facebook.

    Ishte gazeta Panorama qė nė dhjetor tė vitit 2013 zbardhi raportin sekret tė Qeverisė pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe tė Radikės, qė derdhet nė Drinin e Zi.

    “Panorama” zbardhi raportimin sekret tė zyrtarėve tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme, tė cilėt kanė informuar ligjvėnėsit se janė ngritur grupet e punės ndėrqeveritare pėr tė negociuar me shtetet fqinje, Greqinė dhe Maqedoninė, pėr problematikat qė mund tė lindin nga devijimi i burimeve tė lumenjve tė rėndėsishėm tė vendit, si Vjosa dhe Drini i Zi.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zbardhet raporti sekret i Qeverisė Rama pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini

    Devijimi i lumit Radika, LSI: Interpelancė me ministrin Bushati. Gjiknuri: Asnjė projekt konkret

    TIRANE- Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka njoftuar se deputetet e kesaj partie kane kerkuar interpelance urgjente me ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati per ceshtjen e devijimit te lumit Radika.

    “Projekti i fushes se Lukoves eshte ne kundershtim me projektet e rrjedhave ujore dhe me marreveshjen e ‘Drinit, nje vizion i Perbashket’ firmosur mes disa qeverive ne 2011. Ne kete marreveshje percaktohet qarte edhe projekti i kaskades se Drinit. Ne kete percaktohet se cdo nderhyrje ne menaxhimin e kaskades duhet te jete e koordinuar dhe e aprovuar nga palet”- tha Vasili.

    Ai thekson se interpelanca synon qarte e prere zbatimin e marreveshjes per Drinit. “Ne bejme detyren tone ndaj vendit dhe bashkohemi me ato shqetesime shume te medha te opinionit publik, qe kerkon transparence per kete ceshtje”- tha ai.

    Interpelanca eshte kerkuar te zhvillohet ne seancen me te afert te Kuvendit dhe eshte depozituar tashme ne zyren e Kuvendit.


    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zbardhet raporti sekret i Qeverisė Rama pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini

    PD: Qeveria tė reagojė menjėherė pėr projektin nė Lumin Radika

    Deputeti i PD-sė nė qarkun e Dibrės Roland Keta i kėrkon Kryeministrit tė dėgjojė shqetėsimin mbarėkombėtar pėr devijimin e lumit Radika. Ne nje deklarate per media, ai ne emer te PD kerkoi nga qeveria tė bėjė transparencė nė lidhje me njė projekt tė qeverisė maqedonase qė parashikon devijimin e Lumit Radika.

    “Nėse ndodh, ky devijim sjell dėme tė pallogaritshme pėr territorin dhe jetėn e mė shumė se 20 mijė banorėve tė Dibrės sė Madhe, tė cilėt janė nė mazhorancė shqiptarė. Por gjithashtu, sjell dėme tė mėdha jo vetėm ekologjike por dhe ekonomike, edhe nė rrethin e Bulqizės dhe Dibėr”- tha ai.

    Sipas tij, eshtė e dėnueshme heshtja e qeverisė shqiptare pėr kėtė shqetėsim qė ėshtė bėrė tashmė shqetėsim kombėtar.

    “Ne i kėrkojmė Ministrit tė Jashtėm dhe Kryeministrit tė dėgjojnė zėrin e banorėve tė Dibrės, tė Bulqizės, por dhe zėrin e shqiptarėve qė banojnė nė Dibrėn e Madhe, tė dėgjojnė zėrin e intelektualėve dhe shoqėrisė civile nė vend, dhe tė reagojnė menjėherė e tė bėjnė publike, se ēfarė po ndodh, cfarė ėshtė ky projekt i palės maqedonase, dhe cila ėshtė zgjidhja qė nuk sjell dėme pėr qytetarėt tanė. Kėto janė problemet reale tė shqiptarėve, dhe nuk mund tė trajtohen me politikėn e zero problemeve me fqinjėt”- tha ai.

    Sipas tij shurdhėria e qeverisė tonė para kėtij shqetėsimi nė rritje tė banorėve qė preken drejtpėrdrejt, por dhe gjithė qytetarėve dhe opinionit publik, e nxjerr qeverinė shqiptare nė rastin mė tė mirė tė paaftė pėr tė kuptuar rėndėsinė dhe pėrmasat e asaj qė po projektohet nga pala maqedonase.

    “Po bėhen 3 muaj qė diskutohet kudo pėr devijimin e Lumit Radika, por vetėm qeveria e Edi Ramės nuk shprehet pėr kėtė shqetėsim mbarėkombėtar. Partia Demokratike i kėrkon qeverisė tė reagojė, sot, menjėherė, pėrpara se njė ēėshtje e tillė tė pėrfshijė mė shumė zemėratė popullore, ēka nuk do tė ndikonte nė zgjidhjen e ēėshtjes”-perfundon deklarata.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zbardhet raporti sekret i Qeverisė Rama pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini

    Gjiknuri: S’kemi kėrkesė nga Maqedonia. Respekt interesave tė vendit

    TIRANE- Ministri Gjiknuri, pyetur per ceshtjen e devijimit te lumit Radika ka thene se qeveria nuk ka asnje kerkese nga ana e Maqedonise, por sido te jete ai ka deklaruar prere se ne fund do te vendoset ne perputhje me interesat e vendit.

    “E kam bėrė edhe mė parė publik qėndrimin. Nuk ka njė projekt konkret qė tė na jetė dorėzuar si qeveri apo si Ministri e Energjitikės. Pėr njė gjė dua ta siguroj publikun shqiptar; ėshtė njė projekt-ide e hedhur prej shumė kohėsh nga qeveria maqedonase. Nė takimin qė kam pasur me Ministrin e Ekonomisė sė Maqedonisė Z.Valon Saraēini nė 27 nėntor, e kam thėnė tė qartė dhe po e pėrsėris tė vetmen rrugė sipas tė cilės kjo ēėshtje mund tė diskutohet. Nėse projekti ka impakt nė ujėrat e Shqipėrisė, zgjidhja e tyre parashikohet nė marrėveshjet ndėrkombėtare, dhe ndėrkufitare pėrsa i pėrket regjimit tė ujėrave. Kjo ėshtė pėrgjigja!”- tha ai.

    Gjiknuri shtoi me tej se qeveria pret qė tė shikojė projektin nga ana teknike. “Nėse ka impakt mbi pasuritė e kėtij vendi, padiskutim qė qeveria shqiptare do tė mbajė qėndrimin nė pėrputhje me marrėveshjet dhe me interesat e kėtij vendi e asnjė nuk duhet ta paragjykojė apo tė luajė politikisht me kėtė gjė”- tha ai.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zbardhet raporti sekret i Qeverisė Rama pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini

    Lumi Radika, Rama: Shumė zhurmė pėr asgjė. S’ka projekt. Nuk lejojmė prekjen e interesit tonė

    TIRANE- Kryeministri, Edi Rama ka folur pėr herė tė parė lidhur me mundėsinė e devijimit tė lumit Radika, projekt i cili nxiti edhe protesta qytetare kėtė fundjavė nė Tiranė dhe nė Dibėr.

    Nė njė reagim nė Twitter, kryeministri shprehet se nuk ka projekt, dhe s’ka gjasė qė tė ketė njė fillim tė kėtij procesi nė mėnyrė tė njėanshme. Rama thekson se nuk do tė lejohet qė tė preket interesi i Shqipėrisė.

    “”Lumi Radika” shume zhurme per asgje! 1.Ska projekt 2.Ska gjase te kete fillim te njeanshem 3. Ska shans te lejojme prekjen e interesit tone!”- shkruan Rama nė Twitter.
    “Lumi Radika” shume zhurme per asgje! 1.Ska projekt 2.Ska gjase te kete fillim te njeanshem 3.Ska shans te lejojme prekjen e interesit tone!

    — Edi Rama (@ediramaal) January 20, 2014
    Mė herėt kreu i grupit parlamentar tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Petrit Vasili njoftoi se deputetėt e kėsaj partie kanė kėrkuar interpelancė urgjente me ministrin e Jashtėm Ditmir Bushati pėr ēėshtjen e devijimit tė lumit Radika.

    Nė dhjetor tė vitit 2013 gazeta Panorama zbardhi raportin sekret tė qeverisė pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini i Zi. Qeveria maqedonase i ka propozuar qeverisė shqiptare njė projekt pėr tė devijuar nė tri kanale tė nėndheshme burimin e lumit Radika, pėr tė ndėrtuar njė hidrocentral nė Fushėn e Likovės. Ndėrkaq, qeveria shqiptare do tė pėrballet dhe mė njė kėrkesė problematike tė palės helene, atė tė devijimit tė burimit tė lumit Vjosa.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zbardhet raporti sekret i Qeverisė Rama pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini

    Lumi Radika, Basha: Shumė zhurmė pėr asgjė tha Rama dhe pėr armėt kimike

    TIRANE- Menjėherė pas deklaratės sė kryeministrit, Edi Rama nė Twitter, lidhur me ēėshtjen e devijimit tė lumit Radika, ka reaguar kreu i opozitės, Lulzim Basha.

    Nė mesazhin e tij nė Facebook, Basha kėrkon edhe njėherė nga qeveria qė tė bėjė transparencė para popullit dhe parlamentit pėr kėtė ēėshtje. Sipas Bashės, janė qytetarėt qė e detyruan Ramėn tė reagojė pėr lumin e Radikės.

    “Shumė zhurmė pėr asgjė tha Rama dhe pėr armėt kimike.”- thekson Basha, nė mesazhin e tij, duke shtuar se, “Urojmė qė nesėr Rama tė mos thotė se nuk e kishte shkruar vetė kėtė status siē bėn rėndom”


    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zbardhet raporti sekret i Qeverisė Rama pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini

    Bushati e Ali Ahmeti diskutojnė projektin e lumit Radika

    POGRADEC - Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ditmir Bushati ka drekuar nė Pogradec me liderin e BDI-sė nė Maqedoni, Ali Ahmeti.

    “Nė Pogradec qėndrova pėr njė drekė vėllazėrore me Ali Ahmetin, me tė cilin ndava mendime tė vyera”, shkruan ministri Bushati nė faqen e tij nė rrjetin social "Twitter", ku ka postuar edhe njė foto nga dreka.

    Ndėrsa “Gazeta Lajm” nė Maqedoni, referuar kėtij takimi raporton se, “burime kanė bėrė tė ditur se me kėtė rast janė diskutuar njė sėrė ēėshtjesh, me theks tė veēantė projekti pėr Radikėn.
    Ky problem ka qenė pjesė e bisedės mes dy bashkebiseduesve, me ē’rast ėshtė theksuar se kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet konform normave ndėrkombėtare dhe marrėveshjeve ndėrshtetėrore ndėrmjet dy vendeve”.

    (d.b/BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Zbardhet raporti sekret i Qeverisė Rama pėr devijimin e lumenjve Vjosė dhe Drini

    “Panorama” zbardh raportin sekret tė Qeverisė pėr Radikėn: Qeveria maqedonase e ka miratuar projektin

    TIRANE- Gazeta Panorama vijon sot me trajtimin e ēėshtjes sė devijimit tė lumit Radika, pėr tė cilin njė ditė mė parė reagoi edhe kreu i qeverisė, Edi Rama, duke mohuar pasjen e njė plani. Gazeta zbulon sot negociatat mes dy qeverive.

    Panorama shkruan se, Ministria e Jashtme ka informuar mė datėn 10 dhjetor tė vitit 2013 Kuvendin mbi kėrkesėn e Maqedonisė pėr devijimin e burimeve tė lumit Radika. Nė njė seancė me dyer tė mbyllura nė Komisionin e Jashtėm, zyrtarėt e MPJ-sė kanė informuar deputetėt pėr projektin e Maqedonisė pėr tė ndėrtuar njė HEC nė fushėn e Lukovės, duke pėrdorur burimet ujore tė lumit Radika. “Panorama” ka zbardhur tė plotė raportimin e drejtoreshės sė Traktateve dhe tė Drejtės Ndėrkombėtarė nė MPJ, Suela Janina, e cila ka dhėnė detajet dhe pėr kėrkesėn e Greqisė pėr tė devijuar burimin e lumit Vjosė. Drejtoresha e Drejtorisė sė Traktateve dhe tė Drejtės Ndėrkombėtare, MPJ, Suela Janina: Ministria e Punėve tė Jashtme ėshtė nė ndjekje tė problematikės sė krijuar qoftė me komunitetin e Dibrės sė Madhe, pėr ēėshtjen e njė projekti, tė cilin qeveria maqedonase e ka miratuar nga ana teknike pėr ndėrtimin e njė hidrocentrali nė fushėn e Lukovės. Ideja ėshtė se, duke qenė se burimet natyrore nuk janė tė mjaftueshme nė kėtė zonė, ėshtė menduar qė tė merren pesė degė tė lumit Radika dhe tė ēohen nė 3 kanale tė nėndheshme, tė ēohen drejt fushės sė Lukovės.

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Saraēini: S’ekziston ende projekt fizibiliteti pėr “Lukovėn”. Grup ekspertėsh pėr negociata

    Ministri i Ekonomisė nė Qeverinė e Maqedonisė Valon Saraēini, gjatė njė interviste me Zėrin e Amerikės, lidhur me devijimin e ujėrave tė lumit Radika, tha se nuk ekziston njė projekt fizibiliteti pėr hidrocentralin nė Fushėn e Lukovės dhe se qeveria e Maqedonisė nuk ka nė duar njė projekt tė tillė, por se bėhet fjalė pėr njė projekt parazgjedhor tė qeverisė, qė do studiuar mirė.

    Kompania energjetike ELEM ka bėrė njė projekt tė saj, por ai nuk do tė miratohet pa kaluar tė gjitha fazat e studimit, thotė ministri duke shtuar se do tė respektohen tė gjitha konventat ndėrkombėtare pėr ujėrat, lidhur me kėtė projekt.

    Ministri Valon Saraēini thotė se askush nuk duhet tė ketė shqetėsime lidhur me projektin e hidrocentralit nė Fushėn e Lukovės; Se projekti ėshtė nė fazė fillestare dhe po zhvillohen tė gjitha procedurat mbi bazė tė standardeve ndėrkombėtare pėr ēėshtjen e ujėrave dhe tė ambientit jetėsor.

    “Projekt final pėr Fushėn e Lukovės ende nuk ka dhe nuk ka as studim mbi ndikimin ndaj ambientit jetėsor, qė janė dy elemente kyēe pėr njė projekt pėr tė pasur bazėn qė tė fillojė. Ēėshtje tjetėr, ky projekt ende nuk ka siguruar burime finansiare; Banka Botėrore nuk e ka kredituar kėtė projekt, duke pasur parasysh, sipas rregullave tė kėtij institucioni, po qe se ka efekte negative sidomos ndaj ambientit jetėsor, atėherė nuk besoj, se do tė kreditonte njė projekt tė tillė. Pasataj, duke unisur nga konventat dhe marrėveshjet ndėrkombėtare pėr ujėrat, tė gjitha rrugėt ēojnė kah ajo qė ky projekt do tė ketė njė fund negativ, pas ēka, qeveria, nė bazė tė argumenteve do tė marrė vendim qė projekti tė mos realizohet”, thotė ministri.

    Por kjo qė e thotė ministri Saraēini ende ėshtė jozyrtare, me qė ministrat ose qeveria e Maqedonise ende nuk ka ka mbi tavolinė njė projekt pėrfundmitar as njė studim mbi ndikimet ndaj ambinetit jetėsor.
    Ministri Saracini parafrazon fjalėt e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski gjatė njė seance tė dhjetorit, se nė ēastet kur studimi do tė tregojė se ky projekt do tė kishte efekte negative pėr ambientin, atėherė nuk do tė miratohet njė projekt i tillė. Lidhur me prononcimin e para pak ditėve mė parė tė zėdhėnėsit qeveritar pėr projektin, ministri i Ekonomisė thotė se komentet e zėdhėnsit janė bėrė nė aspekt tė ekzistimit tė projektit nė programin e qeverisė nė bazė tė premtimeve parazgjedhore, por kjo nuk do tė thotė se ai do tė realizohet.

    “Ne jemi ende nė njė fazė tė realizimit tė studimeve; projekti nuk ėshtė mirartuar nga qeveria dhe nuk do tė miratohet deri sa tė pėrfundojnė tė gjitha studimet”, thotė me kėmbėngulje ministri i Ekonomisė.

    Ministri i Saraēini thotė se ka komunikim tė vazhdueshėm me palėn shqiptare, respektivisht me ministrin e Eneregjitikės Damian Gjiknuri dhe se do tė respektohen normat ndėrkombėtare nė lidhje me projektin Fusha e Lukovės.

    “Nė njė seancė tė qeverisė kemi rėnė dakord pėr formimin e njė grupi ekspertėsh qė do tė negociojė me palėn shqiptare nė lidhje me kėtė projekt. Grupi punes do tė fillojė debatin atėherė kur projekti tė jetė i gatshėm apo final. Atėherė do tė kemi njė arsye tė ulemi dhe bisedojmė pėr tė parė se ēfarė pėrfundimesh do tė dalin nga ky debat”, thotė ministri Saraēini.

    Panorama

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Erjon Brace:

    Sazani del ne rruge dhe uleret: mos ma prekni Lumin!!;

    Mesila e mbeshtet dhe kerkon edhe ajo: mos ma prekni Lumin!!;

    Luli zgjohet dhe nxjerr nje deputet te tij te thote: Qeveria po shet Lumin!!

    Ministri i Energjise del publikisht e thote: Ska as projekt e as interes; nese do kete do ndalim cenimin e interesave tona!!;

    Kryeministri i Shqiperise konfirmon zyrtarisht se: Eshte zhurme e kote ose shume zhurme per asgje!!;

    Luli nuk del serish vete por nxjerr Panoramen:
    Qeveria e Maqedonise ka miratuar dy projekte!!;

    Atehere Luli serish nxjerr zedhenesen e tij deputete dhe ajo lexon Panoramen: Rama genjeu, Qeveria e Maqedonise ka miratuar dy projekte!!

    Qeveria e Maqedonise nxjerr Ministrin e Ekonomise i cili thote qarte:

    NUK KA PROJEKT, NUK KA FINANCIM, NUK KA STUDIM AMBJENTAL; NUK MUND TE BEHET PA SHQIPERINE DHE PA PARE INTERESAT E BANOREVE TE ZONES DHE SHQIPERISE SI PALE NE MARREVESHJE!!!!

    Luli ska nxjerre ende njeri per sot por Panorama nuk ka kerkuar ndjese ende!!

    LULEZIM, THUAJI ATIJ KESHILLTARIT TE VJETER SE STRATEGJIA E TENSIONIT ME TE PAVERTETA NUK MBLEDH NJEREZ!!

    Skeme e vjeter dhe e deshtuar strategjia e tij; nejse, nuk di te bej me shume se kaq, thjesht replikon veten!!
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  12. #12

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt


  13. #13

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Bota e civilizuar ka reaguar me kohe kunder ketij projekti. Siē duket as qeveria Berisha nuk e ka vene ujin ne zjarr.

    Hydro power plants endanger the Balkan lynx in Macedonia

    http://bankwatch.org/node/9672

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    O shoku shpellar, ky dokument eshte konceptimi i masave te mbrojtjes per projektin mbi energjine e riperterishtme. Ideja, dhe jo projekti. E ke me te medhaja qe ne fillim te dokumentit.

    Sic e shikon vete eshte i vitit 2011 dhe per me teper lumi Radike spermendet ASNJEHRE! Flitet per liqenin e Mavrovit.

    Idiotesiret dhe idiotet PeDe-iste skane fund!
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Radika, Banka Botėrore po shqyrton kėrkesėn pėr HEC Lukovė

    Kostoja - Projekti i paraqitur pritet tė kushtojė rreth 80 milionė euro dhe tė prodhojė 160 milionė kilovat/orė energji elektrike nė vit
    Mavrov - Rezervuari parashikohet tė ndėrtohet nė Parkun Natyror tė Mavrovos dhe do tė ketė madhėsi qė do tė variojė nga 0.1 nė 1.5 kilometra katrore
    Ndikimi - Radika ėshtė kontribuues i Drinit dhe heqja e 2 metrave kub ujė pėr sekondė, ose 63 milionė metėr kub nė vit, ndikon nė HEC-et tona


    Shqipėria, Kosova dhe Greqia do tė duhet tė pyeten nė lidhje me devijimin e ujėrave

    Gjergj Erebara

    Banka Botėrore ėshtė aktualisht duke shqyrtuar kėrkesėn e Maqedonisė pėr financimin e projektit tė devijimit tė ujėrave tė lumit Radika pėr njė hidrocentral tė ri dhe pėr tė shtuar furnizimin me ujė nė tre hidrocentrale ekzistuese nė kaskadėn Mavrovo. Lajmi bėhet i ditur nga dokumentet e publikuara nė faqen zyrtare tė Bankės Botėrore nė internet. Projekti i detajuar synon tė marrė nė lartėsinė 1500 metra mbi nivelin e detit mesatarisht 2 metra kub ujė nė sekondė nga baseni kullues i Adriatikut dhe ta transferojė kėtė sasi nė basenin kullues tė Egjeut. Projekti parashikon ndėrtimin e njė hidrocentrali tė vogėl me fuqi 5 MW me digė dhe njė rezervuar tė aftė pėr tė magazinuar 39 milionė metra kub ujė. Rezervuari parashikohet tė ndėrtohet nė Parkun Natyror tė Mavrovos dhe do tė ketė madhėsi qė do tė variojė nga 0.1 nė 1.5 kilometra katrore. Energjia totale e prodhuar nga hidrocentrali i ri 5 MW dhe nga rritja e prodhimit nė tre hidrocentralet ekzistues poshtė rrjedhės pritet tė arrijė nė 160 milionė kWh nė vit. Diga e projektuar ėshtė 320 kilometra e gjatė dhe 70 metra e lartė.

    Marrėveshja e kufirit me Kosovėn

    Banka Botėrore vėren nė raportin e saj se marrėveshja pėr delimitimin e kufirit mes Maqedonisė dhe Kosovės e arritur nė vitin 2009, ia dha tė gjithė zonėn ujėmbledhėse tė Lukovės, Republikės sė Maqedonisė. Pavarėsisht kėsaj, BB thotė se Maqedonia, Shqipėria dhe Greqia do tė duhet tė japin leje pėr vijimin e kėtij projekti. BB thotė gjithashtu se projekti ka potencial pėr tė shkaktuar ndikime tė rėndėsishme negative nė mjedis nėse nuk menaxhohet mirė. “Gjatė periudhės sė operimit [projekti] do tė shkaktojė devijimin e ujit nga rrymat dhe pėrrenjtė nė sipėrfaqe nėpėr kanale dhe tunele, do tė ndryshojė hidrologjinė vendėse dhe do tė shkaktojė ca devijim uji (mesatarisht mė pak se 2 metra kub nė sekondė), nga baseni i Adriatikut nė atė tė Egjeut”, thotė dokumenti i BB.

    Politika OP 7.50

    Banka Botėrore ka njė set politikash paraprake, mes tė cilave ėshtė politika operacionale 7.50. Kjo politikė e vendosur nė vitin 2001, sanksionon qė ēdo projekt i Bankės Botėrore qė prek ujėra qė i pėrkasin mė shumė se njė vendi, nuk mund tė financohet pėr sa kohė njė vend nuk ka rėnė dakord mbi tė. Kjo politikė sanksionon qė para se tė financohet projekti, palėt e interesuara tė marrin njoftim dhe tė japin opinionin e tyre pėr pasojat qė mund tė kenė nga zbatimi i projektit. “Pėr shkak tė devijimit tė sasive tė vogla tė ujit (mė pak se 2m³/s) pėrgjatė ujėndarėses nga baseni i Adriatikut nė Basenin e Egjeut, politika operacionale 7.50 e Bankės Botėrore mund tė aktivizohet. Njė njoftim formal do t’i dėrgohet palėve tė prekura (Kosovės dhe Shqipėrisė, si dhe, pėr shkak tė rritjes sė prurjeve pėrmes Greqisė te baseni i Egjeut, njė njoftim duhet t’i dėrgohet edhe Greqisė gjithashtu”, thuhet nė projektin e BB, i firmosur mė 1 dhjetor 2012. Sipas politikės operacionale tė BB, nėse njė vend refuzon, BB mund tė ofrojė mundėsi pėr ndėrmjetėsim mes palėve pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet me mirėkuptim. Qėndrimi i qeverisė shqiptare mbi kėtė ēėshtje ėshtė i paqartė. Kryeministri Edi Rama deklaroi nė “Twitter”: “Lumi Radika, shumė zhurmė pėr asgjė! 1. S’ka projekt 2. S’ka gjasė tė ketė fillim tė njėanshėm 3. S’ka shans tė lejojmė prekjen e interesit tonė!”. Ndėrkohė, dokumenti i Bankės Botėrore i aksesueshėm nė faqen e internetit, e ka titullin: Lukovo Pole Water Regulation and Renewable Energy Project (LPREP). Ky projekt ėshtė nė fazėn e konceptimit, por ndėrkohė qeveria e Maqedonisė gjatė vitit 2012 ka kaluar procedurat e konsultimit publik dhe hartimit tė vlerėsimeve tė ndikimit nė mjedis. Pėr kėtė projekt, kanė hyrė nė veprim njė seri parakushtesh qė Banka Botėrore ka para se tė financojė njė projekt dhe parakushti i mirėkuptimit me vendet e prekura, nė kėtė rast, Shqipėria, Kosova dhe Greqia ėshtė njė prej tyre. Dokumentet mbi projektin janė hartuar deri nė nėntor tė vitit 2012. Ndėrkohė, media nė Tiranė ka publikuar njė dokument qė sugjeron se qeverisė shqiptare i ka ardhur njoftimi nga qeveria e Maqedonisė pėr tė kėrkuar leje pėr devijimin e prurjeve. Ministria e Ekonomisė nė Shqipėri thotė se ēėshtja ėshtė diskutuar me autoritetet maqedonase nė kuadėr tė shqetėsimeve tė popullsisė, por nuk ka kėrkesė zyrtare pėr leje nga Shkupi pėr devijimin e kėsaj sasie uji.

    Regjimi i ujėrave

    Lumi i Radikės ėshtė kontribuues i Drinit dhe heqja e dy metrave kub ujė pėr sekondė ose 63 milionė metėr kub nė vit, do tė prekė sasinė e ujėrave qė mbėrrin nė hidrocentralet shqiptare mbi Drin, Fierzė, Koman, Vau i Dejės dhe Ashtė. Nė kaskadėn e Drinit shpenzohet zakonisht 1 deri nė 1.4 metra kub ujė pėr ēdo kilovat/orė energji tė prodhuar. Heqja e 63 milionė metra kub nė kushte teorike sjell pakėsimin e potencialit prodhues energjetik tė Shqipėrisė me 50-60 milionė kWh nė vit, tė cilat kanė vlerė tregtare aktuale prej 2.5 deri nė 3 milionė eurosh, nėse marrim ēmimin minimal prej 5 cent pėr kWh. Por efekti real i heqjes sė kėsaj sasie uji nga rrjedha natyrore e Drinit varet edhe nga shumė faktorė tė tjerė. Shqipėria mund tė pėrballet edhe me mosmarrėveshje me kompaninė qė ka ndėrtuar me koncesion hidrocentralet e Ashtės, pasi nė kontratėn e firmosur mes palėve, qeveria del garant se sasia e ujit qė mbėrrin nė kėto hidrocentrale nuk do tė preket gjatė kohės sė vijimit tė koncesionit. Gjithsesi, projekti i Lukovės vėshtirė se mund tė zbatohet pa lejen paraprake tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Greqisė.

    Shqip

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Erjon Brace:

    Sazani del ne rruge dhe uleret: mos ma prekni Lumin!!;

    Mesila e mbeshtet dhe kerkon edhe ajo: mos ma prekni Lumin!!;

    Luli zgjohet dhe nxjerr nje deputet te tij te thote: Qeveria po shet Lumin!!

    Ministri i Energjise del publikisht e thote: Ska as projekt e as interes; nese do kete do ndalim cenimin e interesave tona!!;

    Kryeministri i Shqiperise konfirmon zyrtarisht se: Eshte zhurme e kote ose shume zhurme per asgje!!;

    Luli nuk del serish vete por nxjerr Panoramen:
    Qeveria e Maqedonise ka miratuar dy projekte!!;

    Atehere Luli serish nxjerr zedhenesen e tij deputete dhe ajo lexon Panoramen: Rama genjeu, Qeveria e Maqedonise ka miratuar dy projekte!!

    Qeveria e Maqedonise nxjerr Ministrin e Ekonomise i cili thote qarte:

    NUK KA PROJEKT, NUK KA FINANCIM, NUK KA STUDIM AMBJENTAL; NUK MUND TE BEHET PA SHQIPERINE DHE PA PARE INTERESAT E BANOREVE TE ZONES DHE SHQIPERISE SI PALE NE MARREVESHJE!!!!

    Luli ska nxjerre ende njeri per sot por Panorama nuk ka kerkuar ndjese ende!!

    LULEZIM, THUAJI ATIJ KESHILLTARIT TE VJETER SE STRATEGJIA E TENSIONIT ME TE PAVERTETA NUK MBLEDH NJEREZ!!

    Skeme e vjeter dhe e deshtuar strategjia e tij; nejse, nuk di te bej me shume se kaq, thjesht replikon veten!!
    Keta rilindasit socialiste si Erion Bracja, mistreci i Beratit, te lene me goje hapur me zgjuarsine e tyre!

    Pale ai Kryerilindasi qe thote: "Nuk ka projekt" kur kryeministri maqedonas dhe ministrat e tij jane shprehur hapur publikisht dhe po mbeshtesin kete projekt te tyre. Koketulet nuk e kuptojne qe ky eshte nje projekt i qeverise maqedonase brenda territorit te saj, dhe nuk eshte nje projekt i qeverise shqiptare. Dhe pala maqedonase, nese arrin te siguroje financimin e projektit, nuk ka perse i merr leje fare qeverise shqiptare per te ngritur kete HEC brenda territorit te saj.

    Qytetaret e zones dhe gjithe shqiptaret duhet te jene te shqetesuar mbi projektin, pasi do kete me pak prurje ujrash ne hidrocentralet shqiptare mbi lumin Drin qe do te thote, me pak energji elektrike e prodhuar ne vend. Pa perllogaritur problemet e tjera lokale te zones e banoreve qe perdorin ujin per vaditje e uje te pijshem.

    Maqedonia nuk ka nje orangotang per kryeminister por ka nje nga kryeministrat me te zgjuar e te suksesshem ne rajon, me profesion ekonomist e bankier, e jo piktor e rilindas sic e kemi ne ne Tirane. Kur pala maqedonase te siguroje fondet dhe te filloje punen per projektin, Bracja e Rama do te dalin ne televizor te bejne ate qe dijne te bejne me mire: te shajne e kercenojne me fjale qeverine maqedonase! Por pala maqedonase as nuk e pyet Ramen e Bracen se e di se me cfare speciesh ka te beje.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-01-2014 mė 00:47

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Kur behet fjale per ujerat nderkombetare nuk ka se si vepron as Maqedonia as Banka Boterore pa marreveshje me Shqiperine o tuaf

    Dolen si Maqedonia si BB ta permendnin fare qarte kete.

    Hajde se skeni pune tjeter juve. Beni llafe si gjithmone ne ajer dhe thoni e ndaluam ne projektin e Radikes

    Lere pastaj edhe titullin e temes si gjithmone dezinformues. Jeni bere boze fare
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Qeveria maqedonase: Nuk ka projekt konkret pėr Radikėn

    Dy ministra tė Qeverisė maqedonase ndodhen nė Tiranė, ku kanė zhvilluar njė takim me Kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra tė kabintetit qeveritar, me tė cilėt kanė diskutuar pėr cėshtjen e shumėpėrfolur tė devijimit tė lumit Radika.

    Pas kėtij takimi, ministri i Ekonomisė tė Maqedonisė, Valon Saraēini, ministri maqedonas i Ambientit Jetėsor, Abdilaqim Ademi, ministri i Jashtėm shqiptar Dimtir Bushati, ai i Energjisė dhe Industrisė Damian Gjiknuri, si dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, dolėn nė njė prononcim pėr mediat.

    "Eshtė pėr tė ardhur keq qė edhe nė ato raste kur ka njė dialog tė mirėfilltė mes dy qeverive pėr tė adresuar ēėshtje qė kanė njė impakt ndėrkufitar, sėrish ka spekullime pėr gjoja humbje tė interesave kombėtare tė njė shteti. Nuk ka asnjė projekt pėr devijimin e lumit Radika. Ne besojmė se perdorimi i ujerave jane ēeshtje te rendesishme dhe ato diskutohen nė pėrputhje me konventat ndėrkombėtare", tha ministri i Jashtėm Bushati.

    Ministri siguroi se Qeveria shqiptare do tė mbrojė dinjitetin kombėtar, integritetin territorial dhe tė gjitha interesat e qytetarėve shqiptarė.

    Nga ana e tij, ministri i Ambientit Jetėsor Abdilaqim Ademi, theksoi se bashkė me kolegun e tij ndodhet nė Tiranė jo vetėm pėr tė informuar, por edhe pėr tė sqaruar se pėr idenė e vjetėr qė ėshtė vetėm nė letėr pėr devijimin e lumit Radika, nuk ka asnjė projekt apo studim pėr impaktin nė mjedis.

    "Pėr sa kohė nuk ka njė projekt dhe njė studim tė mirėfilltė, atėherė nuk ka nevojė pėr shqetėsim. Nė bazė tė konventave ndėrkombėtare, kur fillohet njė projekt i tillė, nė njė fazė tė caktuar duhet pyetur opinioni publik, si dhe duhen bėre bisedime me vendet fqinje", sqaroi Ademi.

    Nė tė njėjtėn linjė ishin edhe ministrat e tjera nė prononcimet e tyre.

    ---------------------------------------------------------------------------------

    Shpresoj qe titulli i temes te nderrohet per te informuar qarte publikun pavaresisht se kjo nuk eshte linje qe ndjek Forumi PeDe-ist...
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Drejtoresha e BB-sė nė Maqedoni: Ja detajet teknike tė projektit nė lumin Radika

    SHKUP - Drejtoresha e Zyrės sė Bankės Botėrore nė Maqedoni, Tatiana Proskuryakova bėn tė ditur detaje teknike tė projektit energjetik nė Fushėn e Lukovės, i cili parashikon devijimin e lumit Radika.

    Nė njė intervistė pėr Koha.mk, zonja Proskuryakova thekson se Banka Botėrore do tė vazhdojė takimet me tė gjithė aktorėt e interesuar gjatė shqyrtimit tė projektit dhe do tė sigurojė qė projekti ėshtė nė pėrputhje me politikėn operacionale pėr projekte ndėrkombėtare tė rrugėve ujore.

    Deri ku janė bisedimet me Qeverinė e Maqedonisė lidhur me projektin “Fusha e Llukovės”. Sipas disa informacioneve Banka Botėrore nė njė rast ka refuzuar kėtė projekt pėr shkak tė mundėsisė sė ndikimit negativ nė ambientin jetėsor dhe tė biodiversitetit nė rajonin e Dibrės?
    Me kėrkesė tė qeverisė sė Maqedonisė, ne kemi rėnė dakord pėr tė vlerėsuar mbėshtetjen e mundshme pėr projektin “Fusha e Lukovės”, projekt ky i cili synon tė rrisė varėsinė e vendit ndaj energjisė sė rinovueshme dhe tė pėrmirėsimit tė kapacitetit tė magazinimit tė ujit, pėr tė reduktuar vulnerabilitetin e saj ndaj luhatjeve gjatė reshjeve. Kjo do tė pėrfshinte ndėrtimin e njė dige tė ruajtjes me njė rezervuar relativisht tė vogėl tė ujit dhe tė shoqėruar me njė kapacitet tė hidrocentralit. Njė objektiv kryesor i projektit ėshtė qė tė rrisė efikasitetin me tė cilin kapacitetet ekzistuese tė hidrocentraleve funksionojnė nė mėnyrė qė centralet e reja pėr prodhimin e energjisė nuk do tė ishin tė nevojshme. Sistemi energjetik i Maqedonisė aktualisht mbėshtetet nė lėndėt djegėse tė fosileve edhe atė pėr 75 % tė konsumit tė energjisė elektrike. Qeveria ėshtė e pėrkushtuar pėr tė pėrdorur mė shumė energjinė e rinovueshme duke e reduktuar varėsinė e saj nga importet jo tė besueshme dhe shpesh tė shtrenjta tė energjisė. Ne mbėshtesim pėrpjekjet e Maqedonisė pėr tė lėvizur sa mė larg nga varėsia energjetike nga karburantet fosile drejt burimeve tė ripėrtėritshme tė energjisė siē janė hidrocentralet gjithnjė nė pėrputhje me strategjinė e vendit.
    A jeni njohur me reagimet e popullatės dhe OJQ-ve lokale nė Dibėr dhe Peshkopi tė cilėt fuqimisht e kundėrshtojnė kėtė projekt me pohime pėr ndikim negative ne biodiversitetin e rajonit me spostimin e rrjedhės sė ujit nga Lumi Radika drejt Vardarit?
    Banka Botėrore ėshtė takuar me organizatat lokale dhe ndėrkombėtare tė shoqėrisė civile gjatė disa viteve tė fundit pėr tė diskutuar shqyrtimin tonė rreth projektit “Fusha e Lukovės”. Ne do tė vazhdojmė tė takohemi me tė gjithė aktorėt e interesuar gjatė shqyrtimit tonė tė projektit. Konsultimi i ardhshėm publik do tė mbahet nė muajt nė vijim pėr tė diskutuar propozim vlerėsimin pėr ndikimin mjedisor si dhe tė ndikimit social. Banka Botėrore nuk e mbėshtet zhvillimin hidroenergjetik nė zonat ekologjikisht tė mbrojtura. Edhe pse projekti i propozuar pėr Fushėn e Llukovės ėshtė e vendosur brenda Parkut Kombėtar tė Mavrovės, ajo do tė ndėrtohet nė njė zonė tė klasifikuar si zona e pėrdorimit tė qėndrueshėm dhe jo nė zonėn e mbrojtjes strikte. Asetet hidroenergjetike kanė funksionuar nė kėtė fushė qė nga viti 1957. Mbėshtetja e ardhshme e Bankės Botėrore ėshtė nė varėsi tė projektit i cili duhej projektuar ashtu qė tė pėrjashton zonat e mbrojtura. Pėr shembull, punimet nė Luginėn e Projfelit ishin tė pėrjashtuara nga projekti i propozuar edhe atė nė mėnyrė specifike, pėr tė akomoduar njė zonė tė mbrojtur.
    Tirana zyrtare, pėrfshirė edhe kryeministri Rama kanė reaguar kundėr kėtij projekti duke deklaruar se nuk do tė ketė projekt pa pėlqimin e institucioneve shqiptare?
    Si pjesė e aktiviteteve pėrgatitore, Banka Botėrore do tė sigurojė qė projekti ėshtė nė pėrputhje me politikėn operacionale pėr projekte ndėrkombėtare tė rrugėve ujore. Si e tillė, pikėpamjet e tė gjitha palėve tė interesuara do tė merren nė konsideratė, si tė progresit tė pėrgatitjeve tė projektit dhe nė pėrputhje tė plotė me politikėn pėrkatėse tė Bankės Botėrore.

    Projekti i Qeverisė sė Maqedonisė pėr ndėrtimin e njė kapaciteti hidroenergjetik nė lokalitetin fusha e Lukovės nė Dibėr, ku Banka Botėrore paraqitet si kreditues kryesor, kėto ditė ka shkaktuar shumė polemika nė opinionin e vendit por edhe nė Shqipėri.

    Kjo pėr arsye se si pjesė kryesore tė projektit parashihet qė njė pjesė e ujit tė Radikės nė vend qė tė pėrfundojė nė Lumin Drini i Zi, pėrmes sistemit tė kanaleve do tė pėrfundojė nė Lumin Vardar, pėrkatėsisht nė Detin Egje. Ky spostim i ujėrave sipas ambientalistėve dibran dhe pushtetit lokal, do tė ketė ndikim katastrofal pėr florėn dhe faunėn e rajonit mė tė gjerė, ndėrsa nė Shqipėri do t`i ulė edhe mė shumė prurjet e ujit nė kaskadat hidroenergjetike nė lumin Drin.

    (er.nu/BalkanWeb)

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Ministrat maqedonas: S’ka 'Radika' pa fqinjėt dhe pa u bindur dibrani i fundit. Bushati: Mbrojmė interesat e vendit

    TIRANĖ- Do tė devijohet lumi Radika apo jo? Pėrgjigjen e dhanė sot nė Tiranė ministrat maqedonas dhe ata shqiptarė, konkretisht ai i Ekonomisė, Valon Saraēini dhe i Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor Abdilaqin Ademi sė bashku me Ministrat e qeverisė shqiptare ai i Energjitikės dhe Industrisė, Damian Gjiknuri, ministri i Jashtėm Ditmir Bushati dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka. Njėzėri u tha se projekti nuk ia vlen tė diskutohet tani sepse ėshtė thjesht njė ide nė letėr. Pala shqiptare theksoi se janė spekulime tė opozitės, kurse pala maqedonase tha se dhe projekti finalizohet nė Qershor, por merr jetė vetėm nėse e pranon qeveria shqiptare. “Nėse qeveria shqiptare e kundėrshton, nėse dibrani i fundit ėshtė kundėr projekti, atėhere nuk ka asnjė projekt tė realizuar”.

    Ministri i Jashtėm i Shqiperisė, Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisė dhe Energjitikės Damian Gjiknuri, ministri i Mjedisit Lefter Koka sė bashku me ministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor i Maqedonise Abdilaqim Ademi dhe ministrin e Ekonomisė Valon Saraēini zhvilluan kėtė konferencė pėr shtyp pėr tė sqaruar ēėshtjen e lumit Radika.

    Bushati
    Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Ditmir Bushati deklaroi se opozita po spekulon me ēėshtjen Radika dhe se kjo ēėshtje rregullohet nga marrėveshjet ndėrkombėtare.“ Opozita po spekulon me ēėshtjen e lumit Radika. Ėshtė pėr tė ardhur keq se edhe nė ato raste kur mund tė bėhet marrėveshje sėrisht ka spekulime pėr gjoja humbje tė interesave kombėtarė. Ujėrat ndėrkufitare duhet tė shfrytėzohen nė mėnyrė tė arsyeshme dhe tė barabartė, duke marrė nė konsideratė aktivitetinndėrkufitar. Pala shqiptare i diskuton kėto nė frymėn e sė drejtės ndėrkombėtare dhe frymėn e marrėveshjeve dypalėshe. Qeveria jonė ka bazė tė plotė tė tė drejtave qė rregullojne kėto ēėshtje. Garantoj opinionin publik se kjo qeveri do tė mbrojė deri nė ditėn e fundit dinjitetin, sovranitetin territorial dhe gjithė interesat e kombit shqiptar.”- deklaroi Bushati.

    Ademi
    Ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor nė Maqedoni , Abdilaqim Ademi u shpreh se nuk ka njė projekt pėr lumin Radika. Sipas tij vazhdimėsinė e projekt-idesė qė nuk ėshtė hedhur nė letėr do e pėrcaktojė njė studim paraprak qė do tė bėhet pėr ndikimin qė mund tė ketė njė projekt i tillė nė mjedis.

    “Kjo ide e vjetėr nė letėr nuk ka njė projekt tė caktuar dhe njė studim tė pėrcaktuar pėr ndikimin nė ambientit mjedisor dhe si e tillė nuk mund tė ketė shqetėsim pėr publikun. Nė bazė tė konventave ndėrkombėtare se nė rast tė projekteve tė tilla nė njė fazė tė caktuar qeveria ka pėr detyrė tė informojė publikun. Nuk do marrim asnjė vendim pa u konsultuar me vendet fqinje dhe pa ndjekur procedurat qė parasheh realizimi i njė projekti. Studimi qė duhet tė pėrfundojė pėr impaktin nė mjedisin jetėsor do jetė bazė pėr realizimin apo jo tė projektit dhe ky studim ėshtė duke u pėrgatitur. Nuk ka nevojė pėr shqetėsime. Jemi nė bashkėpunim me institucionet e vendit nė Maqedoni dhe me vendet fqinje . Nuk ka nevojė pėr shqetėsim dhe vendimmarrja do jetė transparente.

    Gjiknuri
    “Kemi kėrkuar shpjegime nga pala maqedonase, por duhet theksuar se jemi nė fazėn e njė projekt ideje qė nuk ėshtė maturuar nė projekt, por siguroj se qeveria do punojė qė tė mos cėnohet siguria hidrike, hidroenergjetike dhe tė mos bihet pre e spekulimeve. Unė kėtė cėshtje e kam ngritur nė nėntor me homologun maqedonas, por asnjė media nuk i dha interes kėsaj cėshtje nė atė kohė. Tani nuk duhet tė bėhemi pre e spekulimeve.

    Saracini
    “Jemi kėtu nė Tiranė me ftesė tė Edi Ramės, pėr tė diskutuar pėr njė projekt ide dhe pėr tė diskutuar pėr atė send qė nė tė ardhmen planifikohet tė bėhet. Bėhet fjalė pėr njė ide tė hedhur nė letėr, pėr njė projekt ideor qė ka qenė bazė qė pritet tė punohet nė njė projekt por projekt final dhe qė pritet tė pėrfundojė deri nė muajin qershor. Pasi tė pėrfundojė projekti final, por dhe studimi do tė ketė debate publike ku do jenė tė kycur gjithė institucionet relevante dhe pėrfaqėsues tė Dibrės sė Madhe, pala shqiptare. Nė momentin kur projekti tė jetė final dhe ne si qeveri do e kemi tė gatshėm atėhere do thirret qeveria shqiptare nėse do japė pėlqi. Nėse qeveria shqiptare nuk jep pėlqim deri nė fund tė muajit qershor, atėherė nuk do tė miratohet. Rastet e cėshtjeve ujore diskutohen dhe nuk bėhen nė formė arbitrare por diskutohen mes shtetesh. Pra kemi nje projekt nė letėr por poqese dibrani i fundit ėshtė kundėr kėtij projekti, ky projekt nuk do tė realizohet”

    Koka
    “Jemi kėtu pėr tė sqaruar njė asgjė mė saktė, ėshtė njė gjė shumė e diskutuar, por ku cdo shtet duhet tė respektojė disa Konventa, por ajo qė po ndodh me ne, ne jemi shumė sensibėl qė kur bėhet fjalė pėr projekti me ujin, tė shpjegojmė ata zėra qė nuk do tė bėhet asnjė projekt qė kundėrston kėto Konventa dhe direktiva tė BE. Jemi kėtu kur nuk ka projekt, nuk do jetė projekt, nuk kemi luksin tė tolerojmė tė pranojmė projekte nė kundėrshtim me konventat, besoj se kjo ėshtė e gjitha qė donit tė dinit”.

    Takimi me Ramėn
    Kryeministri Edi Rama ka pritur nė Tiranė dy ministrat e Qeverisė sė Shkupit lidhur me ēėshtjen e projektit “Fusha e Lukovės”. Rama i shoqėruar nga ministrat e kabinetit tė tij Damian Gjiknuri dhe Lefter Koka e Ditmir Bushati ka bisedua me ministrinė e Ekonomisė tė Maqedonisė, Valon Saraēini si dhe ministrin e Ambinetit Jetėsor, Abdilaqim Ademi.

    Projekti energjetik i “Fushė Lukovės”, i cili ka ndezur debate tė shumta nė vend deri tani qoftė nga pala maqedonase, qoftė nga ajo shqiptare nuk ėshtė pranuar se ka nje plan konkret.

    Ndėrkohė zyrtarėt e Bankės Botėrore nė Shkup kanė deklaruar se po bėjnė vlerėsime pėr projektin e paraqitur qė prej vitit 2011, e sipas tė cilit, sasia e ujėrave qė parashikohet tė devijohen nė kaskadėn e Mavrovės do tė jetė mė e vogėl se 2 metra kub pėr sekondė, qė sipas burimeve tė Bankės Botėrore ėshtė mė e ulėt se sa parashikon marrėveshja pėr administrimin e ujėrave midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė.

    Por meqė ky devijim ujėrash prek edhe vendet fqinje, si Shqipėrinė, Kosovėn dhe Greqinė, sipas rregullave tė Bankės Botėrore, kėto vende duhet tė vihen nė dijeni.

    Projekti, qė ende nuk ėshtė miratuar nga Bordi i Drejtorėve, ka ndeshur nė vėshtirėsi pėr shkak tė konsideratave mjedisore dhe kundėrshtimeve nga banorėt nė Maqedoni, meqė ai pritet tė ndėrtohet nė njė park kombėtar.

    (d.b/a.n/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •