Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër


    Vlora është tronditur sërish nga një shpërthim
    që ka ndodhur në mes të qytetit
    Për pasojë, ka mbetur i plagosur kryetari i
    komunës Qendër, Fredo Beberi, i cili është dërguar
    menjëherë në spital
    Burime të policisë thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.
    Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe dy makina të tjera që kanë qenë pranë, ndërkohë që policia tashmë ka nisur hetimet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    UPDATE- Plagoset kreu i komunës Qendër, Vlorë, Fredo Berberi, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar ka shpërthyer.

    Emri:  shperthimi_3-300x160.jpg

Shikime: 445

Madhësia:  17.8 KB
    Shpërthimi raportohet të ketë qenë shumë i fortë, ndërkohë që makina ka qenë në ecje e si pasojë e shpërthimit ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

    Sipas kreut te spitalit te Vlores, gjendja e përgjithshme është e mirë, por ai ndodhet në sallën e operacionit. “Sipas kirurgeve dhe reanimatoreve gjendja e përgjithshme është e mirë. Po ndërhyhet për stabilizimin e dëmtimit të muskujve”- tha ai.

    Ngjarja ka ndodhur në mesdite në rrethana ende të paqarta, por dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi. Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

    Kreu i komunës Qendër, Vlorë, Fredo Berberi është transportuar për në spitalin Ushtarak në Tiranë për një trajtim më të mirë mjekësor.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen me eksploziv makina e kreut të komunës Qendër, plagoset kryekomunari

    Sulmi ndaj Berberit, Basha: Shprehje e pasigurisë në vend

    TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi sot sulmin ndaj kreut të Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berbi shprehje të pasigurisë publike në vend.

    Në një reagim të tij, Basha shpreh revoltën e ndaj këtij akti të shëmtuar që është një shprehje e pasigurisë publike në vend dhe e revanshit të krimit.

    Sipas Bashës, për fat të keq, në këtë klimë frike, më të rrezikuarit janë zyrtarët dhe të zgjedhurit e Partisë Demokratike. Basha i uron Berberit shërim të shpejtë, ndërsa kërkon zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe nxjerrjen e autorëve para ligjit.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen me eksploziv makina e kreut të komunës Qendër, plagoset kryekomunari

    Ngjarja në Vlorë, Berisha: Tritoli, qëndrimi i Ramës ndaj opozitës

    TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha i bëri sot thirrje kryeministrit, Edi Rama që të heqë dorë nga politika e tij e hakmarrjes dhe urrejtjes prej neobllokmeni.

    Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur në Vlorë, ku makinës së kryetarit te komunes Qender Vlore, Fredi Berberi, iu vu eksploziv, Berisha thekson se ky është qëndrimi i Edi Ramës ndaj opozitës. Në një mesazh në Facebook, Berisha shkruan se ndaj zotit Berberi u krye një akt terrorist me tritol i stampës politike.

    “Ata qe nuk e munden dot me vota kryetarin e nderuar Fredi Berberi aplikuan politiken e granatave, tritolit, burgosjeve, bastisjeve te kryetarit te tyre, neobllokmenit Edi Rama kunder opozites.”-thekson Berisha.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen me eksploziv makina e kreut të komunës Qendër, plagoset kryekomunari

    Deputetë të PD-së vizitojnë në spital, Berberin

    Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike për qarkun Vlorë kanë vizituar sot në ambientet e spitalit Ushtarak kreun e komunës Qendër, Fredo Berberi, i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit të një eksplozivi në makinën e tij.

    Deputeti, Astrit Patozi tha se Berberi është jashtë rrezikut për jetën. Ai tha se krimi i organizuar dhe krimi i rrugës po bëjnë kërdinë mbi përfaqësuesit e opozitës dhe mbi çdo qytetar shqiptar. Ministri i Brendshëm, tha Patozi, është shndërruar në showman-in më të suksesshëm në vend.


    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen me eksploziv makina e kreut të komunës Qendër, plagoset kryekomunari

    Vlorë, eksploziv i telekomanduar makinës, plagoset kreu i komunës Qendër- VIDEO

    VLORE – Kryetari i komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi është plagosur, pasi makina e tij ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:10 në qendër të qytetit të Vlorës, ne bulevardin 'Ismail Qemali' në afërsi të poliklinikes, ku një sasi eksplozivi “ka hedhur në erë” automjetin e kryekomunarit Berberi.

    Kalimtarët kanë nxituar për të nxjerrë nga automjeti gjysmë i shkatërruar kryetarin e Komunës Qendër që u dergua fillimisht në urgjencën e spitalit të Vlorës. Më pas ndërhynë dhe mjekët që mbërritën menjëherë në vendgjarje.



    Gazetari i “News24”, Enrik Mehmeti bëri të ditur nga vendi i ngjarjes, se kryetari i komunës Qendër është dërguar menjëherë në spitalin rajonal te qytetit. Drejtori i spitalit të Vlorës bëri të ditur se gjendja shëndetësore e zotit Berberi është përgjithësisht e mirë, ndërsa mjekët kanë konstatuar dëmtim muskulit kryesor në pjesën e pasme te trupit, kryesisht në fundshpinë.

    “Është dëmtuar në pjesën e pasme të muskulit kryesor. Kirurgët janë në salën e operacionit dhe po punojnë për stabilizimin e gjendjes. Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë”- u shpreh drejtori i spitalit në një komunikim telefonik në “News24”.

    Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, në automjetin tip fuoristradë “Benz ML”, janë dëmtuar edhe dy makina të tjera, që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes. Fuqia e shpërthimit ka qenë e madhe sa ka postuar disa metra automjetin në ecje të kryekomunarit duke dëmtuar dhe 2 automjete të tjera.

    Ekspertë të policisë së Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur autorët e vendosjes së lëndës eksplozive në makinën e kreut të komunës Qendër.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ndodhur me eksploziv të telekomanduar, por ende nuk dihet sasia e vendosur. Po kështu rreth ngjarjes nuk ka ende asnjë autor të dyshuar. Policia ka ngritur postoblloqe në kërkim të autorëve të kësaj ngjarjeje.

    Ngjarja me kryekomunarin e ngjashme me atë gjykatësit vlonjat Skerdilajd Konomi që humbi jetën gjatë një shpërthimi me eksploziv të telekomanduar automjetin e tij.

    KONTROLLE NË MBARË VLORËN, SHOQËROHEN PERSONA QË MUND TË KENË DIJENI PËR NGJARJEN
    Forca të shumta policie kanë kryer përgjatë orëve të fundit kontrolle të shumta në mbarë qytetin e Vlorës në kuadër të zbulimit të autorëve të ngjarjes që për pak i mori jetën kreut të Komunës Qendër, Fredo Berberi.
    Në krye të operacionit janë vënë drejtues të policisë së qarkut ndërsa kontrolle janë kryer në ambiente të ndryshme.
    Burime pranë policisë bëjnë me dije për News24 se janë shoqëruar ndërkohë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    BERBERI SILLET NE TIRANE PER MJEKIM
    Transportohet për në Tiranë, kreu i Komunës Qendër të Vlorës. Fredo Berberi po merr një trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës pasi mbeti i plagosur nga shpërthimi i mjetit të tij nga një sasi eksplozivi e vendosur nga autorë ende të panjohur. Berberi ka ende pjesë metalike në fundshpinë dhe dyshohet se ka dhe dëmtime në inde. Drejtori i Spitalit Ushtarak konfirmoi se Berberi ka mbërritur në gjendje koshiente në spital dhe i aftë të japë shpjegime për policinë.

    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen me eksploziv makina e kreut të komunës Qendër, plagoset kryekomunari

    Video tjeter nga News24:



    RREFIMI I DESHMITARIT
    Një prej dëshmitarëve të ngjarjes tregon për “News24” se pas shpërthimit, makina është përplasur me mjetet që ishin të parkuara në anë të rrugës.
    “Në fytyrë nuk i dukeshin plagë, ai mundohej të lëvizte, më pas erdhi autoambulanca. Kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina. Makina pas shpërthimit u përplas. Ai mundohej i shokuar të lëvizte. Jam i rrëngjethur, po më dridhet mishi. Ngjarja shkaktoi panik, ishte një zhurmë shumë e madhe.”- u shpreh dëshmitari.

    Balkanweb

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    nje nga automjetet ishte e njeriut tim....qe i shplafte nje mortje kete milet te felliqur qe na rrethon.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    U riaktivizuan "komitetet e shpetimit".. vetem kesi gjerash do degjoni o popull,harrojeni punesimin e mireqenjen tritol do hani

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    koken te hane me njeri-tjetrin.
    jane te gjithe hajdute
    vetem keshtu pastrohet rraca shqiptare

  11. #11
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Shperthim eksplozivi ne Vlore.Plagoset kryetari i komunes Qender-gazetatema.net

    Per te komletuar informacionin ryetari komunes Qender Fredo Beberi ishte ne mandatin e dyte te mare nga PD

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shperthim eksplozivi ne Vlore.Plagoset kryetari i komunes Qender-gazetatema.net

    Ja morren doren eksplozivit tani dhe nuk ndalen me.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    Dëshmitari: U terrorizuam nga shpërthimi, ngjarja si në filmat e viteve ‘70 në Palermo

    VLORE - Shpërthimi i djeshëm në bulevardin “Ismail Qemali” ka terrorizuar banorët e Vlorës. Një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, dje deklaroi për “Gazeta Shqiptare” se pas shpërthimit të eksplozivit makina është përplasur me mjetet që ishin të parkuara në anë të rrugës.

    “Dëgjova një zhurmë të madhe. Ndërkohë, pashë copat e makinës në ajër dhe fuoristradën që u përplas me dy makina të tjera të parkuara si pasojë e presionit të madh. Menjëherë në vendin e ngjarjes u mblodhën shumë njerëz për të ndihmuar personin që ndodhej në makinë. Shumë të tjerë u larguan nga frika, pasi ishte vërtet një pamje nga ato që shikojmë në filmat e viteve ‘70 në Palermo. Vura re se drejtuesi i mjetit mundohej të lëvizte, por nuk i pashë plagë në fytyrë. Ai mundohej të lëvizte, ndërkohë erdhi ambulanca”, - tha dëshmitari A.H.. Ai pohoi se gjithë njerëzit që ndodheshin afër vendit të ngjarjes u përfshinë në panik. “Jam i rrëqethur i tëri nga ajo që pashë, po më dridhet mishi”, - u shpreh dëshmitari.

    Ndërsa kryetari i Komunës Shushicë, Lul Petani, dje pohoi se para ngjarjes kishte drekuar me Fredo Berberin. “Unë me dy persona të tjerë ishim ulur në lokalin e Fredos në Nartë. Gjatë drekës nuk vura re ndonjë gjë të çuditshme tek sjellja e tij. Përkundrazi, ai gjatë gjithë kohës ishte me humorin që e karakterizon”, - tha Petani. Kryekomunari i Shushicës u shpreh se lajmin e mësoi nga një shok, i cili i telefonoi. “I telefonova menjëherë Fredos, por telefoni i tij nuk përgjigjej, kështu që u nisa menjëherë për në Spitalin e Vlorës, ku ndodhej i plagosur”, - sqaroi Lul Petani.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    Eksploziv kryekomunarit, miku i tij: S’ka konflikte, është habitur nga ngjarja

    Emri:  79422.jpg

Shikime: 254

Madhësia:  40.0 KB

    Eksploziv kryekomunarit, miku i tij: S’ka konflikte, është habitur nga ngjarjaTIRANE - Efektivët e policisë janë vendosur në hyrjen e Urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës, ndërkohë që kryetari i Komunës Qendër, Fredo Berberi, pas sulmit me eksploziv është transportuar në këtë spital. Nuk mungojnë as politikanët dhe e para që u bashkohet “pritësve” është deputetja e Qarkut të Vlorës, Liljana Elmazi. Pas saj vijnë edhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi e Arben Ristani. Nuk mungojnë edhe përfaqësues të majtë të Parlamentit, ku ata që bien në sy janë Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi.
    Autoambulanca me të plagosurin ka mberritur rreth orës 18 e 20 minuta, ndërsa kryekomunari çohet menjëherë në sallën e konsultave për diagnostikime më të hollësishme. I vetmi që e shoqëron Berberin është miku i tij i ngushtë, Elidon Feimi. Ai qëndron pas derës e herë pas here merr informacione për shëndetin e njeriut që, siç ai vetë thotë, “rrinë gjithë ditën bashkë”. Ndërkaq, në këtë intervistë, dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Feimi tregon dhe bisedat që ka pasur me Berberin pas sulmit, si dhe dyshimet mbi autorët e ngjarjes.
    Z. Feimi, cila është marrëdhënia juaj me z.Berberi?
    Unë jam jurist i komunës dhe njëkohësisht jam edhe si shofer i tij. Por, jam shumë i lidhur me të, rrimë gjithë ditën bashkë. Edhe makinën e përdorim bashkë, herë unë, herë ai. Sot ishte fati i tij i keq që e kishte vetëm makinën.
    Keni kohë që punoni bashkë?
    Po, po.
    Çfarë ju kanë komunikuar mjekët në lidhje me gjendjen shëndetësore të z.Berberi?
    Janë duke bërë disa kontrolle. Më thanë që do i bëjnë dhe një skaner dhe se ka dëmtime në pjesët e pasme. Ka edhe cifla në trup e për këtë do e operojnë.
    Në dijeninë tuaj, a kishte ndonjë konflikt z.Berberi?
    Jo, asnjë lloj konflikti. Po të kishte konflikt, do më kishte thënë mua të parit.
    Makina e cila shpërtheu, ishte makina personale e z.Berberi apo e komunës?
    Ishte makina e komunës.
    E përdorin të gjithë punonjësit e komunës?
    Jo, nuk e përdorin të gjithë, vetëm kryetari dhe unë. Nuk e përdorte njeri tjetër.
    Gjatë transportimit në Spitalin Universitar të Traumës ju ishit edhe shoqëruesi i tij në autoambulancë. Çfarë komunikimi patët me të gjatë rrugës?
    Asgjë të veçantë. Thjesht më tha që ishte i habitur nga kjo ngjarje dhe se nuk e priste një gjë të tillë.
    Nga bisedat që keni pasur, a ka ndonjë dyshim se kush mund të ketë gisht në ngjarje?
    Jo, jo, fare.
    Duke qenë se e përdorni dhe ju makinën e përfshirë në ngjarje, a keni ndonjë konflikt?
    Jo, as unë nuk kam. Po gjithsesi, do më shikonin që nuk isha në makinë, po ta kishin me mua.
    Eksplozivi ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit?
    Jo, ka qenë poshtë makinës. Po të ishte poshtë sediljes, do kishte më shumë dëmtime.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  15. #15
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    Ky qenka si shoferi i Olldashit.Ne momente me kritike nuk jane "askund"!

  16. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    Shoferi i tij nuk ka qene ne makine kur shperthimi ka ndodhur.Kjo do te thote
    qe dikush qe ka vene eksplozivin ka pasur dijeni se kur viktima do ecte ne makine pa shoferin e tij.
    Kjo do te thote qe objekti ka qene Alfredo dhe jo shoferi dhe kane dashur qe te mos e demtojne shoferin.
    Do jete dikush qe i njeh te dy dhe i afert,ose ndonje i paguar i instruktuar qe te likujdoje Alfredin por jo shoferin e tij.
    Dikush ka pasur njohuri se kur Alfredo do merrte makinen vetem dhe ka instaluar pakon peshqesh poshte makines.
    Ku ka qene"shoku i tiji ngushte",juristi,kur ka ndodhur shperthimi.
    Me cilin ka folur juristi 3-4 ditet e fundit ne telefon.Me ke ka folur juristi ne person 5 ditet e fundit.
    Me cilin nuk ka shkuar mire Alfredo ne komune?
    Si eshte situata financiare e lokalit te Fredos ne Narte?
    A ka borxhe te pakthyera Fredo?Nqs ka si eshte historia e borxheve dhe kujt ika borxh?
    A ka marre kredi nga ndonje banke ,a ka likujduar?
    Me ke ka folur Alfredo javenefundit para eksplozivit,ne tel dhe si person.
    Aka Alfredo ndonje sherr ne facebook me ndonje nga miqte lokale?
    Po ndonje problem me ndonje femer,marrdhenie pune/marrdhenie intime?Ndarje/ Divorce?
    A ka pasur polemika politike ne person ne Vlore me ndonje apo polemika politike ne facebook.
    A ka share ndonje ofenduar dy muajt e fundit?Ke ka share dhe pse ka share?.
    Kush ka qene deshmitar qe ka degjuar/lexuar sharjet?
    A ankohet ndonje femer per Alfredon.Duhen intervistuar femrat me te cilat Fredo ka pas marrdhenie.
    Ku ka qene eparkuar makina perpara shperthimit?Ku i ka hipur makines Alfredo?
    Juristi thote qe makina ka qene e komunes dhe eshte perdorur vetem nga Fredo dhe Juristi.
    Makina ka pasur 1 pale celsa apo dy pale celsa.tedujapalet ecelsave jane origjinale apo njepale eshte opje e beretecelsaxhiu.
    Policia duhet te kontrolloje brenda ne makine per shenja duarsh dhe gishtash nese makina eshte perdorur nga ndoje person
    qemundte kete hyre ne makine meceles kopil ose ka futur shuferte xhami i deres dhe e ka hapur makinen naten
    fshehtas dhe larguar me te .ka shkuar ne ndonje vend oborr shtepie private me grope per riparime dhe instaluar peshqeshin.
    Pastaj e ka kthyerr makinen e ngarkuar te parkimi ku ishte.
    Aty ku makina ka qene e parkuar para se fredo ti hipte duhet derguar nje tufe policesh te krefin zonen per gjurme trupi i shtrire nen makine
    qeka bere instalimin poshte makinesh.
    Te kontrollohet per shenja duarsh nen makine dhe te parkimi per shenja mbetje pushi rrobash
    shenja kepucesh, atletesh ere parfumi arome trupi arome djerse etj.
    Ngagjurmet e kepuceve atleteve mund te percaktohet eshte moshe e re apo burre
    Burrat nuk veshin atlete adidas/nike, por kepuce.Gjurme atletesh te shtrenjta
    mund te hedhin drite ne moshe te re 17-30.nqsakti i instalimitka qene shume i shpejte ne kohe
    ka mundesi qe te jenelene gjurmeshume te crregullta tekepuceveatleteve.nqs personi ka punuar ngadale
    dhe dale ngadale gjurmet e kepuceve do jene me te pakta meterregullta ne forme dhe te distancuara ne rregull.
    Kjo do te thote qeinstalusi nuk ka qene vetem kur ka bere instalimin e pakos.Diku afer mund te kete qene ndonje shok i tij ne makine
    qe ka vrojtuar zonen perreth per njerez makina .Kjo mund te tregoje qe ne kohen e instalimit nuk ka pasur levizje njeres/makina ne ate zone
    dhe instalusi ka punuar i qete dhe larguar ne qetesi.Mundet qe instalusi te kete qene me eksperience. Pune si kjo eshte bere eshte bere
    edhe ne raste te tjera.Ai ka qenei mesuar te punoje nen makine ne erresire dhe nuk ka qene nervoz apo pasur frike.
    Mundet te jete ndonje kriminel karriere qe dikur ka bere edhe burg....ne Itali ose Vlore..
    Policia duhet te krahasoje shenjat e hetimeve qe ka bere per raste eksplozivi ne Vlore dhe zbuloje se cfare kane te perbashket te dyja hetimet.
    Mund te zbulohet per nje person te vetem qe ka kryer te dyja instalimit sipas te njejtes metode,te njejtit stil.
    Duhet te percaktuar nga shenjat e djegjes se cfare eksplozivi eshte perdorur dhe nga forca e shkrirjes demtimit te metalit mund te gjendet sasia.
    Nga fotografia ka mundesi qe sasia e eksplozivit ka qene e vogel.Sikur te kish qene sasi e nadhe do kishte shkaterruar ne therrime
    komplet catine e makines.Catia e makines duket jo e demtuar shume,Per mbajtjen e eksplozivit eshte bere lidhje ne metal me fill neilon me tape hidraulik, apo e ngjitur me material
    ngjites ne metal, apo eshte bere instalim me pllake manjetike per te mbajtur kontakt dhe lidhje te pakos me makinen.
    Duhet te permbyset makina dhe pluhuroset komplet shasia per te marre shenja gishtash te mundshme,per shenja rrobash dhe identifikohet se ku ka qene e instaluar eksplozivi,cfare forme mendohet te kete qene pakoja.Duhet sjelle ndonje qen i trajnuar aty te marre ere dhe lere qenin te lire qe te ndjeke eren se ku te con era,mund te jene gjurme te eres se trupit te instalusit....
    Akti eshte terrorist dhe ai qe e ka bere merr burg te perjetshem.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    Rrëfehet Berberi: S`kam probleme, kam bërë vetëm të mira


    Prokurorët kanë mundur të shkëpusin ditën e djeshme një dëshmi të shkurtër të shënjestrës së atentatit të tri ditëve më parë në qytetin e Vlorës.

    Fredo Berberi, ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore, ka rrëfyer vetëm faktin se nuk ka asnjë problem me njeri dhe për pasojë ai ka mundur të mbijetojë nga ai akt falë faktit se në jetën e tij ka bërë vetëm të mira.

    Hetuesit e çështjes kanë qëndruar për rreth një orë me Berberin, por sipas burimeve, përveç itinerarit të lëvizjes me mjetin me të cilin lëvizte, nuk kanë mundur të shkëpusin asnjë detaj të vlefshëm për hetimin.

    Rrëfimi

    “Nuk kam konflikte me njeri. Nuk kam pasur ndonjë problem apo të jem kërcënuar ndonjëherë nga dikush. Nuk e di pse më është vënë mua eksplozivi.

    Zoti më ruajti, ngase vetëm të mira kam bërë në jetë. Isha duke shkuar në drejtim të Skelës, në një lokal, pasi kisha për të takuar dy shokë.

    Në atë moment kam dëgjuar shpërthimin dhe kam parë të marrë makina flakë. Jam përpjekur të mbaj makinën nën kontroll me qëllim që të dilja vetë. Por kur është ndaluar makina nuk më hapeshin dyert”.

    Kështu iu tha tre hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kryetari i Komunës Qendër Fredo Berberi, gjatë marrjes në pyetje brenda ambienteve të reanimacionit në Spitalin e Traumës.

    Tre hetuesit e çështjes, mesditën e së mërkurës për rreth 1 orë, me urdhër të prokurorit Behar Dibra, siguruan dëshminë e 52-vjeçarit, i cili mohoi në mënyrë kategorike se kishte problem apo konflikte me njeri.

    Mësohet se Berberi, nuk ka nguruar t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të hetuesve, duke dhënë me detaje edhe itinerarin e lëvizjeve të tij deri në momentin e shpërthimit të eksplozivit C4 poshtë makinës së tij, në qendër të qytetit të Vlorës.

    Ai ka shpjeguar se nga lokali i tij, që ndodhet në fshatin Nartë, kishte zbritur vetëm me makinën e tij për në Vlorë, ku do të takonte dy miqtë e tij në Skelë.

    Në bulevardin “Ismail Qemali”, vetëm disa metra nga lokali ku do takohej, Berberi iu ka thënë hetuesve se ka shpërthyer makina, të cilën nuk ka mundur dot ta mbajë nën kontroll.

    Vijimi i hetimeve

    Edhe familjarët e tij, tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit duke mohuar se kanë ndonjë konflikt me njeri dhe kanë mohuar të kenë patur ndonjëherë.

    Nga ana tjetër, prokuroria në vendin e shpërthimit ka gjetur dhe sekuestruar një kapak të aparatit celular dhe disa qarqe të copëtuara, por nuk ka gjetur ndonjë gjurmë karte. Të gjithë këto prova, janë sekuestruar nga ekspertët që pritet të nxjerrin raportin përfundimtar të ndërtimit të eksplozivit C4 me aparatin celular dhe mekanizmin e shpërthimit.

    Ndërsa mjekët e Spitalit Universitar të Traumës, konfirmuan se gjendja shëndetësore e kryetarit të Komunës Qendër, Fredo Berberi, është përmirësuar dhe pritet të transferohet në pavijon ditët në vazhdim.


    Shekulli

  18. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    Fredo nuk mund te thote qe ka konflikte pasi po te pranoje qe ka pasur konflikt,policia do kerkoje nga Fredo
    emra personash,me cilet ka pas konflikt dhe policia do germoje dhe pyese dhe dalin ne shesh pislliqe qe
    mund te implikojne Fredon ne aktivitete te fshehta pislliqe,ne thyerje ligjesh.
    Arsye tjeter qe thuhet qe s'ka pas konflikte eshte se nqs Fredo do thote qe kam pas konflikt me Filanin,
    Filani do pyetet nga policia,mund te dyshohet dhe burgoset,Filani.Kjo mund te krijoje probleme
    me vone per Fredon ,pasi Filani
    mund te hakmerret per spiunllik,qelloje me arme Fredon..
    Fredo nuk po tregon te verteten,duket me shume si mungese bashkepunimi me policine nga frika se
    dikush mund te arrestohet dhe hakmerret me vone dhe vrase Fredon.Fredo ne fakt po ruan lekuren e tij
    kur thote nuk kam pasur as kam konflikte me njeri.
    .
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shpërthen me eksploziv në mes të Vlorës makina e kreut të komunës Qendër

    Fredo ka pasur konflikt me c`do qytetar te thjeshte te Vlores pasi ai ka abuzuar me detyren ashtu si abuzon cdo shqiptar qe vishet me pushtet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •