Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pse është kaq i pamundur bashkimi i shqiptarëve të Amerikës

    Pse është kaq i pamundur bashkimi i shqiptarëve të Amerikës


    Nga Lek Gjoka
    Gazeta Tema Online

    Në Amerikë ka vite e vite që shqiptarët bëjnë përpekje për një konferencë të përbashkët për bashkimin e diasporës shqiptare por në fund të këtij tuneli jo vetëm që nuk duket asnjë dritë por edhe tuneli nuk ka filluar të hapet.Në disa shkrime online ka patriotë të devotshëm që mundohen ta ngrejnë zërin por shpesh herë zëri i tyre nuk kalon as profilin e murit të facebookut të tyre.
    Para disa kohësh po flisja me një mik timin në New York i cili punonte në një vend pune në këtë Bashki dhe e pyeta për ndihmën që shteti amerikan jep ndaj shoqatave për ruatjen e kulturës, muzikës, historisë, gjuhës së kombit të vet e përgjigjia e tij ishte pozitive për kombet e tjera por jo per shqiptarët.
    -Përse?- i thashë si me mërzi- vallë ku ndryshojmë ne me kombet e tjera?
    -Të gjitha kombet -më foli ai i qetë – janë të grumbulluar rreth një shoqate në shtete të ndryshme ku jetojnë ndërsa shqiptarët jo , vetëm në New York ka mbi njezet e ca shoqata pra nuk ka asnjë shoqatë serioze shqiptare që të besohet se arrin të bëjë bashkimin e Diasporës shqiptare të Amerikës në shtetet ku ato jetojnë dhe paratë e taksapaguesve amerikane te atyre shteteve (ku hyjnë edhe shqiptaro-amerikanët si taksa pagues të rregullt) që t’i përdorin për këtë qëllim pra të ruajtjes së kulturës, historisë, muzikës dhe gjuhës shqipe.
    I përmenda emrin e disa shoqatave shqiptare që në të vërtetë kanë bërë një punë të madhe në shërbim të kombit shqiptar e më tha se një pjesë e tyre janë thjesht arkiva të historisë së Shqipërisë dhe të paafta për të vazhduar më tej në bashkimin e shqiptarëve pa një reformë të madhe të statusit dhe afrimit të brezit të ri shqiptar lindur dhe edukuar në SHBA.
    E vërteta megjithëse e padëshiruar për mua është ashtu sikur ai më tha.
    Me përmbysjen e diktaturës komuniste, me Pavarsinë e Kosovës, hyrjes së Shqipërise në Nato, kombi shqiptar nuk eshte me ne rrezikun e dikurshem te coptimit.Ka akoma probleme te pa zgjidhura sikur eshte ceshtja e pronave te Camerise , te drejtat e shqiptareve ne Presheve, Mal te zi dhe Maqedoni por kur i gjithe Ballkani te behet pjese e Bashkimit Evropian cdo gje do te sheshohet dhe Shqiperia Etnike do te bashkohet bashke rreth flamurit te BE-se.Ndaj a duhet te jete paresore per keto shoqata tani Patriotizmi, Nacionalizmi apo problemi i brezit te ri te emigrantave shqiptare qe neser do te asimilohet plotesisht sepse kur harron gjuhen e kulturen shqipe eshte e veshtire te jesh 100% shqiptar.
    A punojne dhe sa punojne shoqatat shqiptare ne kete drejtim?
    Ne disa qytete degjon lajme te mira per hapjen e ndonje shkolle shqipe por qe jane lokale dhe teper te paperfishme me numrin qindra mijera shqiptareve te lindur ne Amerike.Ka raste sikur ishte nje diku nga zonat e Bostonit qe nje shoqate arriti te hape nje shkolle shqipe por drejtuesi i asaj shkolle pas disa vitesh e ktheu shkollen nga shkolle e diaspores ne shkolle private duke marre licensat dhe duku u fshehur pas shoqates per te mos paguar asgje.Ajo shkolle shume shpejt u mbyll dhe endrra e tyre per shkollim shqip u shua.Edhe qeveria e Shqiperise, edhe e Kosoves as nuk duan tia dijne aspakt per shkollimin e brezit te ri te emigrantave duke mos afruar asnje lloj asisence , megjithese ka edhe akademi shkencash qe ka per detyre per ruajtjen e gjuhes, kultures shqiptare kudo ku ato jetojne ne numer te madh.
    Por ne disa qytete te tjera amerikane shoqatat shqiptare te licensuera apo te palicensuera pandehin se duke organizuar koncerte me nje cmim te kripur po i bejne sherbim komunitetit shqiptar duke kenduar tallava qe thjeshte quhen Party, argetim i perkohshem qe eshte i domosmdoshem por gjithesi asnjehere nuk tregojne kulturen e vertete te nje koncerti shqiptar sado profesional te jene ato kengetare qe vijne e performojne !
    Sigurisht ne shqiptaro-amerikanet krenohemi se ne gjirin tone ka mjaft artiste, shkrimtare, aktore, regjisore, kengetare.Krenohemi qe ne New York ka “Teatrin Shqiptar” te NY, krenohemi qe zhvillohet “Java e filmit shqiptar” , Krenohemi me mjaft aktore amerikano-shqiptare me emer ne Amerike qe me plot gojen thone se jane shqiptare por asnjeheri prej tyre nuk jane pjese e asnje shoqate.Madje aktoria Eliza Dushku ne nje interviste tek TV Klan nuk kishte degjur kurre deri vone kur u be e famshme per asnje shoqate shqiptare megjithese ishte lindur dhe rritur ne Boston ?!..
    E thene shqip nje aktor, muzikant , kengetar nuk ka mundesi finaciare te tregoje kulturen e kombit shqiptar, nuk mund te beje koncerte recitale, te luaj drama, teater, humor te mirfillte sepse duke mos patur mundesi te punoje ne profesionit e tij nuk mund te rrezikoje financiarisht sepse ne disa raste me shtrejt blihet anti-arti se arti i vertete, me shtrenjte blihet nje tallava se nje kenge e mirfillte shqiptare qe varet nga rrethanat e mesiperme.Keshtu qe arti i vertete shqiptar fundoset dhe anti-arti organizon Party duke fitur edhe pare.
    Duke e mbyllur kete opinion nuk kam si qellim te ve ne pah disa ane negative te shoqatave shqiptare te amerikes por qe shoqatat te reflektojne , te jetojne me realitetin, ti afrohen me afer komunitetit shqiptare me statuse aktuale, me afrimin e brezit te ri.Te kuptojne se duke bere Party nuk po i sherbejne Artit dhe Kultures shqiptare por thjeshte po bejne nje biznes te ligjshem per te fitur disa dollare por qe ne fund cdo gje fshihet pas nje jave,asgje nuk ka per te ngelur ne histori megjithese mund te pandehin se po bejne histori. Pra me njerez te tille diaspora shqiptare e amerikes e ka shume te veshtire te flase ne nje ze, te ruaje kulturen, historine dhe gjuhen shqipe tek shqiptaret qe kane lindur ose kane emigruar te vegjel ne SH.B.A.

    Jacksonville Florida

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Pse është kaq i pamundur bashkimi i shqiptarëve të Amerikës

    ne new york ka shume kafe qe regjistrohen si shoqata per ti shpetuar taksave, kontrollit tatimor. te gjithe keto kafe e nxijne imazhin e shqiptareve per faktin se aty futen kumarxhinjte, hajdutet, ata qe s`dine anglisht. te gjithe jane pleq te moshes 30-60 vjec.
    duhet te shkaterrohen keto kafe qe te jete e mundur hapja e lokaliteteve shume te medha qe te beje te mundur hyrjen e grave, te rinjeve, jo vetem burrave.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Pse është kaq i pamundur bashkimi i shqiptarëve të Amerikës

    Besoj se arsyeja kryesore eshte ngaqe jetesa ne amerike nuk ka lidhje me jetesen ne evrope. pastaj ne cilin vend jemi te bashkuar.
    dhe fundja pse duhet te jemi te bashkuar?
    njerezit bashkohen kur kerkojne te njejtat gjera, jane ne nje mendje, dhe jane gati te bashkepunojne duke ulur hunden per te arritur nje qellim.
    ne nuk kerkojme te njejtat, gjera, dhe nuk jemi ne nje mendje. por edhe sikur te ti kishim ato e kemi re veshtire bashkepunimin.
    pastaj mos harroni se amerika nuk eshte nje shtet jane 50 dhe siperfaqja eshte dyfishi i evropes. eshte njelloj sikur te thuash
    pse nuk bashkohen shqiptaret e evropes? sa te bashkuar dhe organizuar jane shqiptare e greqise apo italise?....
    pervec ketyre jetesa ne amerike ka ritme te tjera dhe eshte shume me e shtrenjte qe njerezit te allakaten rrugeve
    megjithate lobi shqiptar ne amerike edhe pse jo shume i njohur ka bere shume per imazhin shqiptar dhe kosoven
    shembull unikal, Ekrem Bardha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •