Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar

    Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar

    TIRANE-Ministria e Kulturës ka propozuar regjisorin Hervin Çuli për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Sipas një njoftimi për shtyp të ministrisë, Çuli përmbush kërkesat e përgjithshme për t'u punësuar në këtë post. "Hervin Çuli përmbush kërkesat e përgjithshme për t'u punësuar në shërbimin civil e gjithashtu, edhe kërkesat e veçanta, të shpallura nga ministria në media dhe uebfaqen e Ministrisë së Kulturës", shkruan njoftimi i ministrisë. Më tej, ministria sqaron edhe procedurat e përzgjedhjes së kësaj kandidature.

    Kështu, Ministria e Kulturës vlerëson se Hervin Çuli ka paraqitur një platformë për drejtimin e Teatrit Kombëtar, e cila është në përputhje me objektivat artistike, kulturore dhe administrative të kërkuara për këtë post. Në garë me Hervin Çulin ishin edhe dy kandidaturat e tjera, ajo e Laert Vasilit dhe Edmond Budinës. Në një prononcim për median vizive, ai tha se: "Tashmë nis një sfidë e madhe, ku do të tregoj se sa di të bëj. Do të monitoroj ambientet e punës për të krijuar kushte dhe për të ndërtuar një teatër me standarde europiane. Nuk do të ketë më aktorë që marrin rrogën dhe nuk punojnë, nuk do të ketë aktorë që futen me miqësi dhe politikë, por do të ketë audicione për çdo rol".

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar

    ska lidhje me temen po me kane rene ne sy se fundmi shume emra Hervin,Helidon,Herion.....?! CBehet kshu...
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar

    Ky culi, shtyn pak si ka thon edushka m... Me koce.

    Llapaqen I madh eshte, ka kalu nga te gjith krahet e politiken.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar

    culi shok i edushkes ka qene se hanin panine me djath te shkallet e thiatros se akadhemise se arteve te bukula ne tirone...por kur u be dhe ky gagaci drejtor mos mbetTe njeri pa drejtuar...njesoj si ai k@qja i albanit te portokallise, qe nuk qeshnin a evdiqet me "shkakarat" e tij...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar

    INTERVISTA/ Flet Drejtori i Teatrit Kombëtar, Ervin Çuli

    -Teatrin Kombëtar e gjeta me 134 milionë lekë borxh

    -TK nuk ka nxehje në dimër dhe freski në verë

    -Për 23 vjet ka shumë aktorë që kanë marrë rrogë pa u ngjitur në skenë asnjëherë

    -Nuk do të ketë aktorë definitiv, çdo dramë do të vihet në skenë me kontratë

    -Nuk do të ketë më kontrata të papërcaktuara

    -Do mundohem të vendos dy dhe më shumë drama shqiptare në skenë

    -Do të organizohet Komisionit i Leximit, ku nëpërmjet këtij aktiviteti do rekrutohen veprat më të mira të dramaturgjisë shqipe


    Albert ZHOLI

    Takimi me drejtorin e ri të TK-së, zotin Ervin Çuli ishte tepër interesant. Idetë dhe programet e tij për TK ishin tejet të tejkaluara për mendësitë me të cilën ka funksionuar TK, për momentet që po kalon ky teatër. Por programi i tij ishte tejet ambicioz, tejet bashkëkohor. Funksionimi me kontratë i aktorëve, angazhimi i të gjithë aktorëve, kushtet brenda TK, organizmi i Komisionit të Leximit, shlyerja e borxheve, janë disa nga detyrat imediate të TK dhe të atij si drejtues i këtij institucioni kaq të rëndësishëm të kulturës shqiptare.

    Është folur shumë për Teatrin Kombëtar, madje Ministrja aktuale Kumbaro ka zhvilluar një takim për këto probleme, por ne duam të dimë vetë nga Drejtori problematikat e gjetura në Teatrin Kombëtar.

    Përsa i përket një skaneri të plotë mbi problemet e TK-së dhe mbi ato që unë kam mundur të verifikuar, prej një muaji do të shprehem gjerë më mbrapa në një konference shtypi, që të tregoj se në çfarë gjendje është teatri dhe ku duhet të lëvizim ne për ta rregulluar teatrin, apo më mirë të themi në strategjinë që duhet të ndjekim në të ardhmen për të dalë nga kjo gjendje. Një gjë po ju them paraprakisht që TK-ja, ka një borxh prej 134 milionë lekësh. Kjo është një shifër goxha e konsiderueshme, për buxhetin e TK dhe unë po bëj të gjithë përpjekjet e mundshme për të ndjekur një strategji, për ta zbutur këtë borxh, ose për ta eliminuar fare, pasi ky institucion duhet ta fillojë ringritjen e vetë në radhë të parë, duke qenë një institucion i pastër dhe jo një institucion që ka mbi supet e veta faturën e borxhit financiar. Ky borxh është si ne krijuesit, artistët, por është dhe një borxh prej vitesh që ka lidhje me kontraktues të ndryshëm, me punët që ka bërë TK-në dhe nuk i ka likuiduar. Pra është një borxh, i cili ka një peshë specifike shumë të madhe në TK.

    Po problem tjetër po kaq i rëndësishëm kush është?

    Një problem tjetër që për mua është shqetësim i madh, është, apo janë emergjencat për një funksionim normal të TK-së, që ka lidhje me ngrohjen e teatrit. Unë kam një sfidë me veten time, që deri në dimrin tjetër do ta zgjidh këtë problem, pasi nuk është një problem i kollajshëm. Pra ka vite të tëra që spektatori apo vetë aktorët dalin në dimër në skenë në mes të të ftohtit dhe nuk ndjehen mirë. Pra, nuk punohet dhe nuk shikohet në kushte normale. Pra mungon një ngrohje normale si në çdo teatër të vendeve europiane.

    Si mund të zgjidhet ky problem?

    Ky problem mund të zgjidhet duke riparuar kaldajën e vjetër të teatrit, ose për ta arnuar kaldajën e vjetër, pasi ajo tashmë është jashtë funksionit. Për ta vënë atë në funksion të plotë do të ishte thuajse e pamundur, por që mund t’i bëhet një rishikim i pjesshëm, një riparim i pjesshëm, që ne mund ta vëmë në funksion tamam. Ose mund të veprohet në një mënyrë tjetër nxehje, nga sistemi i kaldajës në sistemin e pompës së nxehtësisë, e cila është më e kostueshme, pro që mund ta zgjidhte problemin e nxehtësisë së TK përgjithmonë edhe për dimrin, por edhe për verën për ta pasur të freskët. Shpresoj se ndoshta do ta gjejmë rrugën dhe pse kriza financiare e shtetit shqiptar është e madhe, por do bëjmë të gjitha përpjekjet edhe nëpërmjet donatorëve për ta zgjidhur këtë problem që është jetik për teatrin. Madje është një problem që nuk e di përse është lënë pas dore.

    Po procesi më delikat që ju shikoni në TK, cili do të jetë?

    Procesi më delikat do të jetë ai i bashkëpunimit me aktorët apo regjisorët e TK-së. Ne kemi marrë si nismë që të funksionojmë si të gjitha teatrot në Europë, pra funksionimi me kontrata, duke hequr dorë nga kontratat e papërcaktuara. Pra unë jap një garanci absolute, se do bëj çdo lloj përpjekje që aktorët e TK-së do të jenë aktorë të kontraktuar, me afat të përcaktuar dhe nuk do të jenë më me këto kontrata, pasi është vënë re një shkelje e rëndë që ka pasur aktorë që kanë marrë rrogën dhe nuk janë ngjitur kurrë në skenë.

    Ka pasur shumë aktorë të tillë?

    Po ka pasur shumë. Për 23 vjet me radhë ka pasur aktorë që kanë marrë pagën rregullisht si gjithë të tjerët dhe nuk kanë realizuar asnjë rol, apo nuk janë ngjitur asnjëherë në skenë. Nuk ka nevojë për emra, por ky është një fakt, i cili nuk do të ndodhë më. Ka pasur shumë të tillë, por unë them me bindje dhe përgjegjësi, që kësi rastesh nuk do të ndodhin kurrë më. Ajo kohë ka perënduar. Nuk po jap shifra sot, pasi ato do t’i jap së shpejti në një konferencë shtypi, që të gjitha konstatimet të jenë sa më të verifikuara.

    Një nga problemet e tjera që unë kam ngritur në shtyp është dhe mosvënia në skenë e dramave shqipe, aq më tepër, kur flitet për Teatër Kombëtar, pra teatri i dramës shqipe. Si do të veproni ju për këtë problem?

    Është një nga strategjitë e mia të para që ka lidhje me evidentimin e dramës shqipe dhe ngritja në skenë e veprave të dramës shqipe. Për këtë, aktiviteti i parë që do të kem si drejtor i këtij institucioni do të jetë një aktivitet mbarëkombëtar i dramaturgjisë shqipe. Ky aktivitet do të zhvillohet në prill dhe unë jam në pritje të konfirmimit të palës kosovare dhe të shqiptarëve të Maqedonisë për të konfirmuar emrat e dramaturgëve më të mirë që janë atje, për këtë takim të madh në interes të dramës shqiptare. Do të jetë një takim një ditor, në të cilin do rihen mendimet për dramën shqipe, për rrugët që duhet të ndiqen për ta vënë atë në skenë, për ta evidentuar, por unë do të lançoj edhe strategjinë time të Komisionit të Leximit, ku unë mendoj që nëpërmjet këtij aktiviteti të rekrutoj veprat më të mira të dramaturgjisë shqipe. Unë kam ndërmend që në TK të organizoj një Komision Leximi, siç është kudo në botë, ku dramat shqipe, pas një seleksionimi të parë që do ndodhi nga regjisorët dhe aktorët më të mirë, nga relacionet përkatëse për çdo vepër, ku ata do japin idetë e tyre për një vepër të caktuar (ku do mbajnë dhe përgjegjësi), që kjo vepër ja vlen apo jo që të ngjitet në skenën e TK, ne do të arrijmë nivelin e 10 apo 15 veprave të fundit, ku do të realizojmë leximin që do japë idenë dhe rëndësinë e veprës.

    Ku konsiston ky Komision Leximi në shfaqje apo në thjesht lexim artistik?

    Pra ky lexim nuk do të realizohet si shfaqje artistike, por si lexim artistik dhe në krijimin e netëve të leximit të dramave shqipe ku ne do të jemi të gjithë, shtypi, shkrimtarë, aktorë, regjisorë, skenografë, dhe në mënyrë transparente dhe publike do të arrijmë të kuptojmë, se cilat janë veprat e dramaturgjisë shqipe, që me të vërtetë mund të jenë pjesë e repertorit të TK.

    Pas kësaj mendoni se do të keni një raport të detyrueshëm midis veprave të huaja dhe atyre shqiptare për vënien në skenë?

    Unë pak a shumë e kam ideuar se sa drama shqipe do të vihen në skenë. Kjo nuk është ende laksative, por n.q.s TK do vendos në repertorin e tij 5 vepra, patjetër dy prej tyre do të jenë drama shqipe. Them 5 drama të reja pasi kaq janë sot këllqet e TK për të vënë në skenë diçka të tillë. Është akoma një projekt ide, pasi unë dua të shikoj buxhetin, dua të shikoj repertorin, pasi duke parë këto elementë n.q.s do të vë 8 vepra të reja në vit do të rritet dhe numri i veprave shqiptare të vëna në skenë. Ka dhe një logjikë, pasi me buxhetin aktual ne mund të vemi në skenë jo më shumë se 5 vepra të reja në vit. Por dy vepra në vit nga dramaturgjia jonë do të jenë patjetër.

    Duhet pasur këtë intensitet pune, mendoni se do të hiqni dorë nga të qenit regjisor dhe do të ktheheni në një administrator?

    Mua ligji nuk më ndalon të kryej dhe punën e regjisorit dhe do të jetë pak kriminale të penalizojë veten time që të mos jem dhe krijues. Por duke pasur parasysh se sa mangësi ka TK, them që nuk do të mund të vendos në skenë asnjë vepër. Patjetër që pas vitit të parë, të paktën njëherë në dy vjet, i kam kërkuar dhe Ministrisë së Kulturës, që të vendos një vepër në skenë, në dy vjet, nga katër vjet që kam të drejtë të ushtroj këtë detyrë. Unë nuk do të le pas krijimtarinë, regjinë, vënien në skenë, pro kjo do të jetë sekondare, e para do të jetë të qenit drejtues i një institucioni kulture kaq të rëndësishëm. Sa të vendos punën në vijë, kur të arrij të përqendrohem, besoj dhe do të vendos në skenë ndonjë dramë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •