Rritja e pandalshme e obezitetit në botë
5 Janar 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
Shëndetësia
Që nga viti 1980, numri i njerëzve mbipeshë është katërfishuar, duke arritur në 1 miliard vetë
Obeziteti mbetet një nga sfidat më të mëdha të politikave shëndetësore në botë, pasi njerëzit mbipeshë përbëjnë një përqindje të lartë të popullsisë gjithnjë e më në rritje
obezeNumri i të rriturve mbipeshë dhe obezë në botën e zhvilluar është katërfishuar duke kapur shifrën një miliard njerëz që prej vitit 1980, tregon një raport britanik.
Instituti i Jashtëm i Zhvillimit raportoi se një nga tre njerëz në të gjithë botën është mbipeshë dhe i shtyu qeveritë të marrin më shumë masa për të ndikuar në dietat e shtetasve të tyre. Raporti parashikon një rritje të madhe të atakut në zemër, infarkteve dhe diabetit mes popullsisë të prekur nga obeziteti.
Në shkallë botërore, përqindja e të rriturve që janë mbipeshë ose obezë, e matur nëpërmjet indeksit të masës trupore, është rritur nga 23 për qind në 34 për qind nga viti 1980 në vitin 2008.
Shumica e kësaj rritjeje është hasur në botën e zhvilluar, veçanërisht në shtete ku të ardhurat po rriten, si në Egjipt dhe Meksikë.
Raporti tregon se këto ndryshime kanë ardhur për shkak të ndërrimit të dietave dhe kalimit nga konsumi i drithërave te më shumë yndyra, sheqerna, vajra dhe prodhime kafshësh.
Në vitin 1980, numri i personave mbipeshë në të gjithë botën ishte 250 milionë, ndërsa sot ky numër është rritur dhe ka shkuar në 904 milionë njerëz obezë, indeksi trupor i të cilëve është më i lartë se 25, që është treguesi normal.
obeze1Megjithatë, ky problem nuk ka prekur vetëm të rriturit, por shihet si tepër shqetësues dhe për miliona fëmijë që jetojnë si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim. Sipas të dhënave të vitit 2013, kërkuesit analizuan shkallën e ndryshimit të peshës në rajone dhe shtete në të gjithë botën.
Rajonet e Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme dhe Amerikës Latine kanë parë rritjen më të madhe të mbipeshës dhe obezitetit krahasuar me Europën, rreth 58 për qind.
Ndërkohë, Amerika e Veriut mban akoma përqindjen më të madhe të mbipeshës te të rriturit që është 70 për qind, ndërsa Australia dhe Azia, po ashtu edhe jugu i Amerikës Latine nuk janë shumë pas, 63 për qind.
Dieta dhe të ardhurat
Rritja më e madhe e njerëzve mbipeshë ka ndodhur në jug të Azisë Lindore, ku përqindja u trefishua nga 7 në 22 për qind. Në shkallë shtetesh, raporti zbuloi se mbipesha ishte dyfishuar në Kinë dhe Meksikë dhe është rritur me një të tretën në Afrikën Jugore. Po ashtu, obeziteti është shtuar edhe në shtetet e Lindjes së Mesme.
Një nga autorët e raportit, Stiv Uixhins (Steve Wiggins), tha se arsyet e rritjes së shkallës së obezitetit ishin nga më të shumtat, që nga konsumi më i madh i mishit, yndyrave dhe sheqernave deri tek ushqimi i shpejtë.
Njerëzit me të ardhura të larta kanë mundësinë të zgjedhin mes shumëllojshmërisë së ushqimeve. Ndryshimet në stilin e jetesës, rritja e mundësisë për të blerë ushqime të konservuara, reklamimi dhe ndikimi i medias, të gjitha këto kanë çuar në ndryshimin e dietave ushqimore.
Sipas Stiv Uixhins, kjo dukuri haset më së tepërmi në ekonomitë në zhvillim, ku një numër i madh njerëzish që i përkasin klasës së mesme po fuqizohen ekonomikisht dhe po jetojnë në qendrat urbane, duke lënë pas dore ushtrimet fizike. Përfundimi i gjithë kësaj është një shpërthim i mbipeshës dhe obezitetit këto 30 vitet e shkuara, gjë që mund të çojë në probleme serioze me shëndetin.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara konsumi i yndyrave, kripës dhe sheqerit është rritur shumë, duke u bërë një faktor i rëndësishëm i shkaktimit të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe disa llojeve të kancerit.
Vendet që konsumojnë më tepër sheqer janë: Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Norvegjia, Zelanda e Re, Kosta Rika dhe Meksika. Për të shmangur rritjen e obezitetit ekspertët këshillojnë që qeveritë e vendeve të marrin më shumë masa në shëndetin publik.
obeze-2Sipas studiuesit Stiv Uixhins, politikanët duhet të jenë më të lirshëm në përpjekjet që bëjnë për të ndikuar në ushqimin që gjendet çdo ditë në pjatat tona. Sfida qëndron në faktin e futjes së ushqimeve të shëndetshme si pjesë e dietave të përditshme dhe te largimi i produkteve me vlera të pakta ushqimore.
Raporti citon shembullin e Koresë së Jugut ku përpjekjet e qeverisë për të ruajtur dietën tradicionale kanë përfshirë fushata publike dhe trajnime gatimi në shkallë të gjerë për femrat.
Në shumë vende të botës, urbanizimi ka ndryshuar mënyrën dhe zakonet e të ushqyerit duke i zëvendësuar, ushqimet e shëndetshme me produkte që rrisin mbipeshën. Ushqimi i pakët dhe obeziteti shpesh ecin në të njëjtën rrugë të përkeqësimit të shëndetit. Duhet të merren masa urgjente në lidhje me skandalin e miliona rasteve të urisë ekstreme dhe ushqimit të pakët te fëmijët. Megjithatë, duhet treguar kujdes me konsumin e kalorive shtesë, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e njerëzve.
Nga viti 1980 deri më sot rastet e obezitetit janë rritur nga 250 milionë në gati një miliard njerëz
Vendet me konsumin më të lartë të sheqerit janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika, Norvegjia, Zelanda e Re, Kosta Rika dhe Meksika
Për të parandaluar kequshqimin, Koreja e Jugut po merr masa të edukimit të femrave me gatimet tradicionale
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara konsumi i yndyrave, kripës dhe sheqerit është rritur shumë, duke u bërë një faktor i rëndësishëm i shkaktimit të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe disa llojeve të kancerit
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...tetit-ne-bote/
Krijoni Kontakt