Punësimi, drama e të rinjve europianë Vendet e Bashkimit Europian po përballen me krizën më të rëndë ekonomike dhe financiare që prej Luftës së Dytë Botërore dhe një ndër problemet më të mëdha është rritja e numrit të të papunëve, sidomos tek të rinjtë. Edhe një vëzhgim i Komisionit Europian mbërrin në këtë përfundim, kur lëshon alarmin për reforma të menjëherëshme për të rritur punësimin, sidomos të të rinjëvem, që përbëjnë rreth 24.2 përqind të numri të papunëve në gjithë BE-në.
Bëhet fjalë për 5.5 milion të rinj mes moshës nga 15 deri në 24 vjeç që e kanë të pamundur të gjejnë një vend pune. Vendet më të goditura janë ato të Europës Jugore. Lista kryesohet nga Spanja, ndjekur nga Italia, Greqia, Portugalia e më pas Franca. Përvec kësaj në studimin e Brukselit thuhet se edhe ata që kanë fat dhe gjejnë një punë, nuk fitojnë mjaftueshëm sa për t’iu larguar rrezikut.
Në total numri i të papunëve në Bashkimin Europian shkon në 27 milion.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt