Close

Rezultati i Sondazhit: A duhët që të japë dorëheqje ministri Tahiri?

Votues
3. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po.

    2 66.67%
  • Jo.

    1 33.33%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 33 prej 33
  1. #21

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?


  2. #22

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?

    Sulmi mbi autobusin, vdes një nga të plagosurit

    Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e autorëve

    Publikuar më 27.01.2014 | 17:48

    Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë, ndërsa nga të shtënat janë plagosur edhe dy pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në Mogila të Tepelenës, ku katër persona të armatosur i kanë zënë pritë autobusit me targa AA 578 GC, me 22 pasagjerë me qëllim për ta grabitur.

    Në fillim grabitësit kanë qëlluar në ajër në mënyrë që autobusi të ndalonte, por shoferi ka rritur shpejtësinë dhe në këtë moment autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të autobusit.

    Nga të shtënat janë plagosur dy pasagjerët Laurent Tabaku 23 vjeç nga Elbasani dhe një 19-vjeçare, të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Fierit. Mësohet se pas të shtënave autobusi ka udhëtuar drejt Mallakastrës, ku është njoftuar edhe policia.

    Menjëherë policia e Gjirokastrës dhe Tepelenës dhe dy grupe të FNSH-së kanë vijuar aksionin për kapjen e autorëve. Sipas informacioneve të fundit, policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar të grabitjes me armë të autobusit të linjës Tiranë-Athinë.

    18:30- Vdes një nga të plagosurit

    23-vjeçari Laurent Tabaku nga Elbasani, nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ai ndërroi jetë, pak minuta pasi arriti në spitalin e Fierit. E plagosur ka mbetur edhe një 19-vjeçare nga Fieri, Qebarie Dihani. Ndërkohë Policia e Shtetit ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për personin që ofron informacion të vlefshëm, për identifikim dhe kapjen e autorëve të sulmit me armë. Policia ka vënë në dispozicion numrin O694102732, për këdo që ka informacione të vlefshme mbi ngjarjen.

    Deri më tani janë shoqëruar në komisariat 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa janë marrë edhe dëshmitë e shoferit, menaxherit të linjës, dhe të 22 pasagjerëve që ndodheshin në autobus. Sipas policisë kërkimet për autorët e ngjarjes janë përqendruar në 4 komuna, Tepelenë, Kurvelesh, Luftinjë, Krastë, dhe Lozpez

    Menaxheri i linjës së autobusit: Kujtuam se ishin barinj

    Disa orë pasi autobusi i linjës Athinë-Tiranë u sulmua me armë zjarri, në një pritë në të dalë të qytetit të Memaliajt, menaxheri i linjës i cili ndodhej në autobus rrëfen për “A1 Report” sesi rrodhi ngjarja.

    Edmond Tafa, menaxher i linjës, ka qenë i ulur pranë shoferit kur ka pikasur i pari një person në cep të rrugës. Për shkak të errësirës, pasi ora shënonte 01:30 pas mesnate, 27 janar, Tafa ka menduar se ishte barinj. Por në momentin që autobusi ka ulur shpejtësinë, janë dëgjuar të shtënat me armë në drejtim të autobusit. Duke qenë se të shtënat dalloheshin se vinin nga armë të ndryshme, menaxheri thotë se mund të ishin më shumë se dy vetë ata që i sulmuan.

    Pasagjerët: Ja si na sulmuan

    Si e kujtoni momentin kur ju sulmuan?

    Sapo kaluam Memaliajn. Është një kanal. U detyruam të ulim shpejtësinë. Atje na kishin bërë pritë. Ishte shoferi dhe unë, pranë pasagjerët.

    Si e kuptuat ju që mund të ishin grabitës?

    Pamë një njeri 3 m larg autobusit. Na u duk si bari. Aty ishte errësirë e plotë. Në atë moment vetëm kur dëgjojmë që na gjuajti.

    Nga cila anë ju gjuajtën fillimisht?

    Nga krahu i majtë.

    Kjo është goditja e parë?

    Shoferit i thamë jepi makinës me shpejtësi të madhe e pastaj dëgjuam, 5-6 gjuajtje kallashi.

    U shqetësuan njerëzit?

    Njerëzit u shqetësuan sigurisht dhe u shtrinë poshtë në autobus. E shtuam shpejtësinë e autobusit. Diku 8-10 km na doli policia përpara dhe aty hapëm krahun. Ndaluam se ishin dy anash të evidentuar që na qëlluan, por mund të ishin dhe më tepër. Njëri gjuajti me kallash, dikush tjetër me armë ose çifte.

    Sa pasagjerë ishin në autobus?

    22 persona. Plumbat na çanë radiatorin.

    Si e kuptuat për vajzën dhe djalin që ishin plagosur?

    Kur ndaluam 8 apo 10 km më larg, atëherë e kuptuam që dy pasagjerë ishin të palgosur se ajo vajza ishte e gjakosur, kurse ai djali nuk lëvizte fare.

    Babai i vajzës së plagosur: Thashë se më iku fëmija

    I ati i Qebaries rrëfen minutat e tmerrit gjatë sulmit me armë, kur pa vajzën e tij që u plagos nga plumbat.

    "Thashë unë, iku fëmija, mbaroi. Isha bashkë në një sedilje me çupën. Ajo ishte nga krahu i xhamit që u thye edhe unë isha nga krahu tjetër. Autobusi u mënjanua për të ndaluar, ne bërtitëm të gjithë ec ec se do na vrasin të gjithëve. Vazhdoi autobusi rrugën, deri sa arritëm tek ndihma e policisë. Do vinim në shtëpi nga Greqia. U shtrimë të gjithë në tokë në autobus", rrëfen i ati i të plagosurës Qebarie Dihani.

    Pasagjerët: Pasi dëgjuam të shtënat i thamë shoferit ec shpejt

    "Ishim në gjumë dhe nuk dimë gjë se kush qëlloi me armë. U shtrimë, bërtitëm, nuk ndaloi shoferi dhe ikëm. Qëlluan me armë, u thye xhami, u plagos një vajzë dhe një djalë" - thotë një pasagjere.

    "Po udhëtonim në autobus, na gjuajtën nga krahu i majtë i shoferit. Gjuajtën dhe me një armë tjetër, me kallash. Fati i mirë që shpëtuan njerëzit. Gjithë autobusi i tha shoferit që mos ndalo, por ec shpejt. Shoferi eci me shumë shpejtësi të madhe dhe ndaluam diku 10 kilometra larg vendit që ndodhi"- dëshmon një tjetër pasagjere.

    "Dëgjuam një zhurmë gjatë rrugës. Thashë mos u ça goma. Pastaj dëgjuam dhe 3 të tjera. Pastaj u ulëm barkas të gjithë. Njëri që kisha në krah më tha që më duket se jam plagosur. Uli dorën dhe e kishte me gjak. Pastaj ra, nuk lëvizi më. Ai tha në Fier do zbriste", deklaruan pasagjerët pas ngjarjes së rëndë.

    (Intervistat marrë nga “A1 Report”)

    Autobuzi mbërrin në Tiranë

    Autobusi i linjës Athinë-Tiranë, i cili u qëllua në një pritë në afërsi të Memaliajt me armë zjarri, ka mbërritur rreth orës 12:45 minuta të mesditës në kryeqytet. Shenjat e plumbave dhe dëmtimet që ka pësuar autobusi janë të dukshme. Njëri nga xhamat në anën e shoferit është thyer krejtësisht nga plumbat, dhe copat janë shpërndarë në të gjithë pjesën e brendshme të autobusit. Shenjat e plumbave të shumtë, të cilët janë gjuajtur në drejtim të autobusit dallohen qartë, dhe pothuajse të gjithë janë nga ana e krahut të shoferit dhe në pjesën e pasme të autobusit, pasi mjeti nuk ka ndaluar.

    /Shekulli Online/ E.L./

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?

    Per PD-ne eshte e rendesishme qe ky Tahiri te iki kurse per popullin e rendesishme eshte qe te jetojne te qete e pa ndonje lloj frike a terrori. Tritol e bomba me telekomand nuk i zbulo as policia e thjeshte e as Tahiri por duhen sherbime inteligjente te specializuara qe te luftojne kto krime te sofistikuara. Duhen vite ndoshta dhe gjenerata derisa te ikin maskat e rrugeve e kjo arrihet kur njerizit te shkollohen e edukohen qe jeta eshte e shenjte e nuk mundet me ja marr jeten tjetrit pa te drejt.

    Momentalisht PD-ja lutet per keqesim te situates e mendon si e si me marr pushtetin. Populli e kishte per 8 vjet u lodh dhe nuk ja dha voten.

    Ca do bej ndyshe ministri tjeter qe do vij? Mjerr per ate popull se kta politikane e kan marr ne qafe.

  4. #24

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?

    Per aq kohe sa qeveria e fillon punen e saj me tritol edhe ne ndertime te rregullta, pa patur nje pergjigje te sakte pse perzgjidhen disa ndertime dhe jo disa te tjera... Per aq kohe sa fshihen dhe kopjohen te dhena ekonomike, ke njerez qe nuk duhet te jene ne ato orare dhe zyra me video dhe perseri nuk ka nje pergjigje ... etj, normale qe nuk mund te vendosesh ligjin dhe rregullin, kur je vete qe e shkel.

    Per sa kohe perdoren dy standarte, Tahiri ne rregull eshte ...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?

    Nje militant socialist merr ne telefon deputetin e vete ne parlament po socialist dhe i thote:

    - Hiqeni ate Tahirin se e dhj.u fare me keto arrestimet e fundit te njerezve tane.

    - Po nuk kish cfare te bente, po te mos levizte, do thoshin qe policia bashkepunon me krimin.

    - Le te thone cfare te duan, nuk ben ai per ate pune.

    - Shiko or mik si eshte puna. Puna eshte qe po e hoqem na hapet nje problem akoma me i madh.

    - Po cfare problem do hapet o lumemadh, vini nje tjeter e mori fund.

    - Po me degjo mua qe nuk kemi ku gjejme njeri tjeter per ate pune.

    - Si ore nuk gjejme, pak socialiste ka?

    - Socialistet me mend jane te paket ne PS se i perzuri Rama me shkelma. Edhe ata pak burra me mend qe kane mbetur, nuk futen ne qeveri se e dine me ke kane te bejne.

    - Po mire ore, minister rendi eshte, nuk na duhet koke e madhe.

    - Me degjo mua, do biem nga shiu ne bresher. Do heqim Tahirin e do perfundojme me Erion Bracen minister rendi!

    - Po pse ore, i erdhi fundit PS dhe mbahet vetem me mistrecin e Beratit?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-02-2014 më 12:52

  6. #26

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?


  7. #27

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?


  8. #28

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?


  9. #29

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?

    Rreth nje vit me pare.


  10. #30

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?

    Kur ja numeronte 100 ditet e fundit te Berishes ne pushtet!


  11. #31

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?


  12. #32

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?

    Deputeti Tahiri: Krimi po mbyt Shqipërinë, të largohet Berisha

    14 Gusht 2012 | : Politikë | Autor: Bledar Hoti

    Reagimi

    Rrugët lahen me gjak nga aksidentet skandaloze, Berisha noton e mban rekorde

    Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Saimir Tahiri, në një deklaratë për mediat, tha se përgjegjës për masakrat dhe vrasjet që po ndodhin në Shqipëri është Kryeministri Sali Berisha. “U mbyll dhe një tjetër fundjavë me bilanc të denjë lufte, ndërkohë që sot filloi java po njëlloj; vrasje, plagosje, aksidente me pasojë vdekjen dhe plagosjen, vjedhje, grabitje e plot të tjera. Vendi i është kthyer terrorit të kriminelëve ordinerë dhe bandave mafioze. Ca vjedhin e vrasin, të tjerë grabisin e vënë gjoba ndaj sipërmarrësve, ndërkohë që shteti është gjunjëzuar i tëri. Për vjedhjet dhe grabitjet, për aksidentet rrugore, për plagosjet dhe vrasjet, ka vetëm një përgjegjës dhe ky është Sali Berisha. Përgjegjësi që fillon që nga emërimet në pozicionet kyç të shtetit të militantëve partiakë, por të paaftë për një punë, te mungesa e burimeve financiare dhe infrastrukturore, e deri te mungesa e vullnetit për të qeverisur e për të garantuar standard minimal sigurie dhe garancie për jetën e çdo qytetari shqiptar”, tha Tahiri. Sipas deputetit socialist “qytetarët grabiten në mes të ditës, ndërkohë që Sali Berisha dërdëllit për imunitetin. Vriten në rrugë, në shtëpi, në plazh, në qytet e fshat, ditën e natën, ndërkohë që Sali Berisha grabit institucionet e pavarura, siç bëri më së fundi me KLD dhe SHISH me ndihmën e President Bujarit. Rrugët lahen me gjak nga aksidentet skandaloze ku humbin jetën fëmijë, të rritur e të moshuar, ndërkohë që Sali Berisha mban rekorde noti. Shqipëria digjet, e Sali Berisha krihet, do thoshte populli”. “Kush do ta dënojë Ndrea Prendin dhe gardistët e tjerë, kur gjyqin ndaj tyre e kryeson po e njëjta gjyqtare që la të lirë vrasësin që i mori jetën një gruaje për varësen para pak ditësh. Si mund të dënojnë hajdutët e kriminelët gjyqtarët e korruptuar, kur Sali Berisha dhe President Bujari emëruan Çefën në krye në krye të KLD-së, qeverinë e gjyqësorit, njeriun që më së pari i duhet të mbyllë çështjet e veta gjyqësore për grabitje pronash. Kush do ta garantojë rendin dhe sigurinë kur Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është më institucion i pavarur, sepse u grabit nga Sali Berisha dhe iu rikthye një militanti qorr që për eksperiencë pune ka kohën e SHIK-ut të Gazidedes dhe marrëdhëniet me jashtë në PD”, theksoi Tahiri. Më tej, ai theksoi se “pa u shkulur Sali Berisha, nuk mund të rikthehet drejtësia në vend. Nuk mund të garantohen institucionet e pavarura, Prokuroria, Gjykata, Shërbimi Informativ Shtetëror në radhë të parë, nuk mund të ndëshkohen ata që fshihen pas imunitetit, e po kështu, edhe grabitësit, hajdutët, kriminelët dhe bandat që po bëjnë kërdinë dita-ditës. B. Hoti

    Deklarata

    Pa u shkulur Sali Berisha dhe qeveria e tij, nuk mund të rikthehet qetësia dhe garancia për jetën e qytetarëve, sepse i pari që e kërcënon, është vetë Sali Berisha”

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/14/deputeti-tahiri-krimi-po-mbyt-shqiperine-te-largohet-berisha/

  13. #33

    Për: Çfarë duhët që të ndodhë më tepër që të dorëhiqet ministri Tahiri?

    Krimi alarmant, Tahiri: Në 3 muaj 158 të vrarë

    Publikuar: Shtator 01, 2012 - 18:11

    Forcimi i organeve të drejtësisë është hapi i parë dhe i menjëhershëm që duhet të ndërrmarë Parlamenti si reagim ndaj situatës së rënduar kriminalistike në vend. Partia më e madhe në opozitë konsideroi alarmante numrin e lartë të viktimave nga krimi dhe aksidentet në vend. Saimir Tahiri përmes statistikave tha se në 90 ditë kanë humbur jetën 158 persona dhe kanë mbetur të gjymtuar 222 persona. Këto shifra, më të lartat në rajon apo vendet europiane për numër popullsie, janë pasojë së pari e një drejtësie jo funksionuese në vend tha deputeti Saimir Tahiri.

    "PS ka propozuar një paketë për ndryshimet kushtetuese që shënojnë njëkohësisht hapat e parë për rikthimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve të drejtësisë, të cilat janë të specializuara për luftën kundër krimit. Ne na duhet një prokuror i pavarur që të luftojë krimin, jo një shërbëtor i Sali Berishës. Ne na duhen gjykata të pavarura që japin drejtësi, jo duke nxjerr kriminelët në rrugë, po duke i lënë pas hekurave. Ne na duhen institucione që ti shërbejnë qytetarëve jo institucione që i shërbejnë Sali Berishës", tha Tahiri.

    Nënkryetari i grupit parlamentar të selisë rozë drejtoi gishtin e akuzës ndaj kryeministrit Berisha për mungesën e vëmendjes ndaj kësaj situate dhe thellimit të varfërisë si një tjetër shkak për rritjen e krimit.

    "Keqqeverisja e Sali Berishës po e lë vendin tokë të djegur sepse mungon shteti, me kriminelë që lajnë hesapet dita-ditës dhe të tjerë që vjedhin, sepse mungojnë institucionet. Sali Berisha flet për imunitetin jo për vrasjet, flet për monumentin e Zogut, jo për të gjallët që po vriten dita-ditës. Shan opozitën Sali Berisha, dita-ditës po nuk flet për jetën dhe pronën e qytetarëve, që sot kriminelët dhe banidtët rrezikojnë dita-ditës gjithmonë e më shumë", tha Tahiri.

    Partia Socialiste konsideroi këtë verë si me të përgjakurën në 10 vitet e fundit, çka sipas saj tregon apatinë e shtetit dhe pushtetit të Sali Berishës, që ka reduktuar aktivitetin vetëm tek fajësimi i opozitës.

    Rovena Moçka

    http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/45617/ALB

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •