Postuar mė parė nga
arbereshi_niko
Dhjete Urdheresat:
Njeriu sot ka televizor, radio, celular, kompiuter, gazeta,flet anglisht, frengjisht,shkon ne teatro, restorante, ne kafene moderne, pab, bar, ka krijuar biblioteka, shkolla, argetohet
A ka nevoje per te tjera
? Si!? Nuk i mjaftojne te gjitha keto, per te qen i lumtur?
Shume e drejte! Ai nuk gjen dot lumturine e vertete, plotesine shpirterore
- ndonse me nje kulture te formuar shkencore, teknologjia nuk e ndihmon dot te jete ne paqe me vehten dhe me te tjeret.
Kujtojme, kur ishim te rinj, te forte, te bukur, plot me shpresa, te verbuar nga shkenca dhe teknika modern, duke kujtuar qe te gjitha keto do te mjaftonin per te na dhuruar lumturine e vertete, ku ekzistenca jone do te ishte e plote me gjithe njohurite ne ēdo fushe
Por vetem per nje ēast hedhim nje sy si per te kontrolluar, kur verejme hendekun ndrejt ku po shkon njerezimi, shkaterrimit kulturor te Evropes, civilizimi perendimor qe po perendon, po fundoset! - Pse?
Pasi i kemi shtyre shpresat kundrejt nje spirance qe me kohe i ka prere komplet lidhjet me anijen!
Sot neve kemi humbur principet
, o me mire te themi, kemi braktisur 10 URDHERESAT .
Dikush mund te vije e te thote: - Po a jane aktuale akoma 10 Urdheresat, kane kaluar mbi 3-mije vjet nga dita qe jane dhene
, keto urdheresa a u pergjigjen kushteve te sotme?!
Ka shume sot qe as nuk kane frike deri sa ti mohojne fare keto urdheresa, por pjesa me e madhe e njerezve sillen sikur nuk ekzistojne fare keto urdheresa
Marrim nje shembull; Mos genje! Po a mund te jetohet sot pa genjyer? Mundemi vertete pa dinakeri, mund te behet politike pa similuar, keshtu te fshihet qellimi I vertete.
Mos vidh! Ja dhe nje tjeter Urdherese.
Po a sme thoni te nderuar, si mund te jetohet ne komoditet dhe lluks, pa hile dhe korruptuar kend?
Mund te behen biznese me drejtesi!?
Nje tjeter Urdherese eshte: Mos bej akte te pista! - shko e thuaju rinise, po a do te degjojne te jetoje e paster
, a eshte ne gjendje te sforcohet ne nje jete qe imponon pasterti, mundet rinia te sakrifikoje per te qendruar Puro ( e paperlyer ), deri ne martese? Pastaj kur te jete ne martese te respektoje betimet ?
Jo! Jo! Do te me pergjigjeshin shume prej jush, po urdheresat kane tre mije vjet
.
Jo! Urdheresat nuk kane vetem tre mije vjet, por jane te vjetra sa vete bota. Pa dyshim qe Zoti na I dha ne Malin Sinai, por akoma me pare na i shkrojti ne zemer qe ne krijim
Njeriu qe nga ajo kohe ka bere shume progrese, teknologjia do shkoje shume perpara akoma, por keto Urdheresa do te mbeten, pasi ato jane superiore mbi progresin!
Ato fjale te thjeshta qe i perbejne,kurre nuk do te ndryshohen, nuk do hiqen fjale ose te shtohen!
Ato Dhjete Urdheresa, nuk ishin drejtuar vetem judenjve ( hebrenjve ēifut ), ose me pak akoma, vetem gjeneratave me te vjetra. Qe nuk duhet genjyer, vjedhur, vrare ose bere pune te liga, kjo dihet nga te gjithe, pasi qe keto jane Ligjet e vlefshme per ēdo shoqeri njerezore dhe epoke!
Por qe njeriu i krijuar me nje vullnet te lire personal, duke braktisur Urdheresat e Zotit, do e paguaj me katastrofa te frikeshme kete kokeforci e mos bindje. Pasi qe Urdheresat nuk vlejne vetem per jeten e ardheshme te ameshuar
, por edhe per jeten tokesore.
O njeriu do te respektoje keto Rregulla, keshtu te jetoje ne paqe dhe prosperitet , ndryshe duke I injoruar me indiferentizem , do te humbase gjithēka. Lufta, vuajtja,semundjet, imoralitetti, anarkia totale, do jene konseguencat. Familja po shperbehet
, rrespekti ka humbur, besnikeria , dashuria per njeri-tjetrin, grykesia, cmira, urrejtja, xhelozia, pornografia, njeriu ka humbur dinjitetin, eshte bere skllav i parase dhe I vesit, eshte shenderruar ne nje makine e mbyllur ne vetvete, i nenshtruar krejtesisht materiales
ku konfuzioni mendor ben te humbase edhe stimen ndaj vehtes, te tjereve dhe detyrimet ndaj Krijuesit Qellimi i vertete i jetes
Pershendetje
Krijoni Kontakt