Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2013
    Postime
    3

    Applying for a U.S. visa?

    Shume shtetas shqiptare qe jetojne ne Shqiperi dhe qe kane aplikuar per nje vize turistike, studimi dhe mjekesore ne Ambasaden Amerikane ne Tirane me qellimin qe te vijne ne Shtetet e Bashkuara, jane tashme deshmitare te nje procedure te gjate e cila fatkeqesisht ne shumicen e rasteve shoqerohet me refuzimin e vizes, ndonese ne jo pak raste ju i keni paraqitur te gjithe dokumentet e kerkuara dhe keni bindjen tuaj te brendshme se nuk ka asnje arsye ligjore qe Ambasada Amerikane t’ju mohoje vizen.

    Mirepo gjerat ne praktike rezultojne te jene me te komplikuara nga sa e kemi menduar perpara se te aplikonit per vize. Kerkesat e aplikanteve per vize merren ne shqyrtim nga punonjesit e specializuar te ambasades te cilet jane te detyruar qe ne baze te dokumenteve qe paraqesin aplikantet te marrin vendimin perkates per dhenien ose jo te vizes duke e bazuar vendimin e tyre tek Ligji per Imigracionin dhe Nacionalitetin (“LIN”) si dhe rregullat e tjera federale te vlefshme ne keto raste. Eshte e kuptueshme se qellimi kryesor i stafit te Ambasades Amerikane jo vetem ne Tirane por edhe ne vendet e tjera nuk eshte qe te beje dallime diskriminuese ndermjet aplikanteve per vize. Po ashtu, ky shkrim nuk ka qellim qe te trajtoje Ligjin per Emigracionin dhe Nacionalitetin te SHBA-se si dhe rregullat e tjera te zbatueshme ne kete fushe.

    Nje nga arsyet kryesore te refuzimit te vizes eshte Seksioni 214(b) i LIN. Sipas ketij seksioni te ligjit federal te mesiperm punonjesit qe punojne ne seksionin konsullor dhe qe shyrtojne kerkesat e aplikanteve per vize, gjate shqyrtimit te ketyre kerkesave nisen nga prezumimi qe aplikanti synon te emigroje ne SHBA. Per pasoje i bie barra e madhe aplikantit qe te provoje te kunderten, pra qe ai/ajo nuk ka qellim qe te emigroje ne SHBA por qe ka qellim qe te vizitoje, studioje ose shkele ne Amerike per ndonje qellim tjeter te perkohshem dhe te ligjshem.

    Nese ju ka qelluar ndonje here qe te aplikoni per vize prane Ambasades Amerikane dhe ju eshte refuzuar viza ndonese ju i keni paraqitur te gjitha dokumentet e kerkuara, te jeni te bindur se nje nga arsyet e refuzimit te vizes eshte seksioni 214(b) i LIN. Kjo nenkupton se ju gjate intervistes nuk e keni bindur punonjesin e konsullates se nuk keni qellim qe te emigroni ne Shtetet e Bashkuara dhe/ose qendroni pertej afateve ligjore qe paracaktuara.

    Ne keto kushte merr nje rendesi te madhe pergatitja e dokumentacionit te nevojshem per te aplikuar per vizen dhe zhvillimi i nje seance pyetje pergjigje me personat me pervoje ne kete fushe si psh, avokatet e specializuar ne ceshtjet e emigracionit ne SHBA ose persona te tjere me pervoje. Mos harroni se e gjithe kjo pergatitje eshte qe te mbushesh mendjen personit qe ka ne shqyrtim kerkesen tuaj per vize qe ju nuk keni qellim te emigroni ne SHBA.

    Le te mos harrojme se punonjesit e Ambasades te ngarkuar me shqyrtimin e kerkesave marrin ne konsiderate te gjithe faktet dhe provat qe ka paraqitur aplikanti, duke perfshire, punen, rrethin familjar, gjendjen civile, pasurine si dhe lidhjet e tjera ekonomike, shoqerore dhe politike te aplikantit me vendin e tij te origjines.

    Sa me shume prova te paraqiten gjate intervistes per nje vize qe deshmojne per lidhjen e ngushte te aplikantit me vendin e tij te origjines, aq me e madhe eshte mundesia e marrjes se nje vize nga ambasada dhe/ose seksioni perkates i ngarkuar me leshimin e vizave.

    Per pasoje, marrja e mendimit te nje avokati te specializuar ne kete fushe merr nje rendesi primare, qe te mos themi vendimtare. Eshte avokati ai qe sigurohet qe aplikanti te mbledhe te gjithe dokumente perkatese te kerkuara duke bere edhe perkthimin e tyre ne gjuhen angleze ne rast nevoje. Po ashtu, avokati ploteson dosjen e plote te aplikimit dhe se bashku me letrat shoqeruese ja dergon ambasades dhe seksionit konsullor perkates. Per me teper, eshte me shume rendesi mbajtja e nje kontakti shume te ngushte me avokatin duke perfshire ketu edhe zhvillimin e nje debati pyetje-pergjigje ndermjet aplikantit dhe avokatit te tij (“Q&A Session”) per te evituar situaten e pakendshme kur ju nuk jeni ne gjendje ti pergjigjeni ndonje pyetjeje gjate intervistes. E gjithe kjo pergatitje eshte ne funksion te krijimit te bindjes tek punonjesi qe po shqyrton kerkesen tuaj se ju nuk keni qellim emigrimi ne SHBA.

    Perpara se te aplikoni per nje vize, eshte me rendesi qe te kontaktoni me persona te tjere qe kane aplikuar me perpara per te mesuar per procesin dhe se cfare dokumentesh kerkohen.

    Etapa e pare ne kete proces eshte mbedhja e te gjithe dokumentacionit perkates. Nese ju jeni ne marredhenie pune, eshte me rendesi marrja e lejes nga punedhenesi juaj si dhe leshimi i nje vertetimi nga punedhenesi se eshte dakort qe ju perkohesisht te vizitoni SHBA. Po ashtu, nese jeni i martuar dhe keni femije, nevojtet qe te paraqisni dokumentet te perkthyera ne anglisht qe vertetojne kete fakt si psh, certificate martese, certificate e lindjes se femijes, etj. Kuptohet se keto jane vetem disa shembuj sepse ne varesi te llojit te vizes qe kerkohet ju do t’ju duhet qe te paraqisni edhe dokumente te tjera shtese.

    Etapa e dyte eshte gjetja e nje avokati te specializuar ne kete fushe i cili do te drejtoje procesin duke u siguar se i gjithe dokumentacioni i kerkuar per marrjen e vizes eshte paraqitur. Kuptohet se prania e nje avokati ne kete process nuk eshte e kerkuar sepse edhe ju vete mund te aplikoni direkt pasi te keni paraqitur dokumentet e kerkuara. Mirepo, prania e nje avokati, ndonese nuk garanton dhenien e vizes se kerkuar, rrit seriozitetin e procesit dhe siguron qe aplikantit te mos i refuzohet viza per mungese dokumentacioni ose per mospergatitje te aplikantit perpara dates se intervistes.

    Etapa e trete eshte paraqitja e dosjes se te plote te aplikimit prane seksionit te dhenies se vizave. Ne rast se keni pajtuar avokat eshte ky i fundit qe ne bashkepunim me aplikantin merr masa qe te gjithe dokumentet jane mbeldhur dhe se aplikanti eshte i pergatitur perpara se ai/ajo te paraqitet per interviste. Pergatitja e aplikantit perpara dates se intervistes eshte shume e rendesishme sepse ju si aplikant nuk deshironi te jeni nje ne situate kur gjate intervistes nuk jeni ne gjendje ti pergjigjeni pyetjeve te ngritura nga punonjesit i zyres se vizave qe po shqyrton kerkesen tuaj. Mosdhenia e pergjigjes ose dhenia e nje pergjigje te gabuar do te sillte pasoja te paparashikuara ne drejtim te leshimit ose jo te vizes.
    Faza tjeret lidhet me hapat qe duhet te ndermerren nese aplikantit nuk i jepet viza. Sic e permendem edhe me lart, perfaqesimi i aplikantit nepermjet avokatit nuk garanton dhenien e vizes, pasi dhenia e vizes eshte ne dore te punonjesit qe leshon vizat dhe se ky i fundit ne baze te bindjes se tij te brendshme vendos per leshimin ose jo te vizes se kerkuar.

    Ndonese ligji aktual i emigracionit nuk lejon berjen e ankimit ne gjykate ne rast te refuzimit te vizes, ligji ne fjale lejon aplikantit qe te beje nje ankim administrativ prane Departamentit te Shtetit, seksionit te leshimit te vizave per te mundesuar qe nje perfaqesues i ketij departamenti te marre edhe nje here ne shqyrtim kerkesen e aplikantit per vize dhe dokumentet e paraqituara si dhe hulumtoje arsyet se perse kerkesa e tij per vize u refuzua.

    Kuptohet se nepermjet ketij shkrimi nuk synohet qe te jepet pergjigje te gjitha ceshtjeve ligjore dhe praktike qe mund tu dalin aplikanteve per vize. Po ashtu, ky shkrim nuk perben nje mendim te plote dhe te kualifikuar ligjor dhe nuk mund te perdoret nga aplikantet dhe lexuesit si burim ligjor. Autori i shkrimit nuk mban pergjegjesi per demet qe mund tu shkaktohen te treteve. Per me shume informacion mos hezitoni te na kontaktoni tek adresa elektronike dmvtestprep@gmail.com
    Pergatiti,
    Akil Tirana, Avokat

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Applying for a U.S. visa?

    Eh mo hakilo paske ngele pa leke
    ik se s`ka mo budallej ne shqipni

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •