Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Tradita e babagjyshit e njehsuar me dy shenjtoret e Kishes sone

    Emri:  1504939_485235461589365_1731558180_n.jpg

Shikime: 1197

Madhėsia:  130.6 KB

    Babagjyshi eshte i lidhur drejtperdrejt me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Ai eshte nje figure shume e dashur per femijet dhe shume popullor per te gjithe, duke nisur qe nga veshja e tij e kuqe karakteristike, kapelja, mjekra e tij e gjate, faqet bullafiqe, syzet, dhe nje thes me dhurata qe ia jep femijeve te cilet kane qene te sjellshem per vitin qe mbaroi. Dy jane shenjtoret qe identifikohen me te. Njeri eshte shen Vasili ose Ajos Basilios I njohur ne lindje tek Orthodhokset dhe I dyti eshte shen Nikolla ose Santa Claus-i I njohur ne Evropen Perendimore tek Romanokatoliket dhe me gjere tek jo orthodhokset.
    Historikisht keta dy shenjtore te krishtere per arsye te aktivitetit te tyre qe kane kryer ne popull, duke iu bashkangjitur edhe tradita dhe mite te se kaluares, te cilat trashegoheshin ne traditat dhe mitet pothuajse te cdo populli, zevendesuan traditat e personazheve te tjere te cilet ishin te njohur me te tjera emertime ne boten pagane si shperndares te dhuratave..
    Psh. Ne vendet Skandinave dhe kryesisht ne Suedi ishte I njohur Odini ose Mikula.

    Ne Romen e Lashte eshte e njohur Strenia, Efremi qe do te thote dhurate pergjate festes se Saturnareve qe zgjaste nga 11-22 dhjetor dhe jepeshin dhurata ne Rome.
    Pas Lindjes se Krishtit, mjaft tradita u krijuan dhe me mjaft personazhe kryesore te kesaj ngjarjeje sic eshte ne Spanje, tradita e tre mbreterve apo tre mageve te cilet japin dhurata me 6 Janar.
    Ndersa per protestantet vetem Krishti foshnje jep dhurata.
    Shembuj te tjere jane dhe shtriga te cilat beheshin te mira. Sic eshte ne Rusi, Babushka dhe shtriga La befana e cila eshte e keqe gjate gjithe vitit por behet e mire vetem me daten 6 Janar.
    Gjithashtu ne vendet nordike, sidomos ne Suedi eshte Shen Lucia, e cila sipas tradites ka qene sjellesja e drites ne muajin dhjetor. Ajo njihet si bamiresja e madhe e femijeve per sjelljen e dhuratave. Keta personazhe te se kaluares u zevendesuan nga dy shenjtoret e kishes sone, vepra e te cileve u be e njohur dhe ushqeu traditen e Babagjyshit.

    Tradita thote se Babagjyshi ben gati karrocen bashke me 8 dreret dhe shperndan dhurata mbi oxhaqe ne te gjithe boten duke sjelle fat dhe bekim per cdo shtepi qe viziton. Kjo tradite eshte bazuar ne elementet e nje perralle Finlandeze. Ajo u be e njohur me gjere nga botime te ndryshme si “ Nje nate para Krishtlindjeve” me autor Klement Moor e vitit 1823.

    Te dy shenjtoret e Krishterimit kane jetuar ne shek e 4. Po ashtu dhe tradita e tyre humbet ne thellesine e shekujve deri ne kohen kur jetuan ata.


    • Shen Vasili i madh ka pasur nje kontribut te rendesishem jo vetem kishtar por dhe shoqeror. Ai u be episkop ne Qesari te Kapadokise Pasi ne vitin 368 ne nje krize buke ne Qesari, vuri ne levizje te pasurit te ndihmonin te varferit me ndarje rrobash, ushqimesh dhe parash per cdo familje pa te ardhura. Paralelisht shen Vasili u be i njohur me Vasiliadhen (quhet keshtu se mori emrin e tij) nje kompleks me azile, jetimore, strehime te varferish, spitale etj.dhe per te gjitha keto qe kur ishte gjalle per veprat e tij te shkruara dhe per veprat e tij filantropike u quajt i Madh nga populli qe kur ishte akoma gjalle. Shenjti vdiq me 31 dhjetor te vitit 379 ne moshen 49 vjecare. Nje dite me pas, me 1 Janar u varros nga grigja e besimtareve te tij. Kujtimi i festes se Jerarkut me 1 Janar u trashegua brez pas brezi deri ne ditet tona dhe u be nje frymezues i shume veprash bamiresie dhe dashurie per njeriun e pervuajtur. Ne Janar Shen Vasili festohet dy here, me 1 dhe me 30 ku kujtohen tre Jerarket. Keshtu shen Vasili dhe tradita e tij eshte e lidhur fort me festen e Krishtlindjes, Vitit te Ri dhe Kekut te Shen Vasilit ose Vasilopiten (shih ikonen).


    • Shen Nikolla i lindur ne shek e trete nga nje familje pasanikesh ngeli jetim. Ai trashegoi nje pasuri te madhe dhe me pas u be episkop i Mires se Likise. Vdiq me 6 dhjetor, dite kur kisha e kujton. Pas vdekjes trupi i tij leshoi miro prandaj dhe quhet mirovliti. Lipsani (trupi)I tij u be burim sherimesh dhe vend pelegrinazhi duke u ruajtur ne mire deri ne shek e 11. Ne kete shek kryqezata e mori dhe e shpuri ne Bari te Italise, ku u be i njohur dhe njekohesisht u quajt shenjtori mbrojtes I barit, ku deri me sot eshte vend pelegrinazhi. Ai eshte mbrojtes i detareve. Po si u be njekohesisht dhurateshperndaresi tek femijet?
    • Bashke me marrjen e lipsanit te shen Nikolles dhe kalimit te tij ne Bari ne vitin 1087, u bene te njohura mrekullite dhe ngjarje te cilat ishin pjese e jetes se tij por qe iu shtuan dhe elemente te tjere te cilat kur tregoheshin I ngjanin elementeve te nje perralle. Sic psh.Nje tregtar ne Patara te Likise kishte humbur pasurine e tij. Ai kishte tre vajza dhe hidhte short se kush nga vajzat do te behej prostitute sepse duhet te nxirrte priken e marteses se dy motrave te tjera pasi kushtet e veshtira ekonomike nuk e mundesonin kete gje. Shorti I ra me te madhes.Shenjti duke ditur gjendjen e veshtire te kesaj familjeje, duke mos u bere I kuptueshem, hodhi monedha floriri te vendosura brenda nje corapeje ne oxhakun e kesaj familjeje. Vajzat e moren corapen dhe e vendosen te thahej dhe gjeten tek ajo monedhat.Keshtu u krijua tradita e vendosjes se dhuratave brenda corapesh te vendosura afer oxhakut. Shenjti ndihmoi cdo njeri ne nevoje kur ishte gjalle dhe ngaqe dhuroi shume vigjilja e dites se vdekjes se tij, 6 dhjetori, u be dita e shkembimit te dhuratave. Keto zakone u bene te njohura ne Evropen Mesjetare, vecanerisht ne Itali, ne France dhe ne Spanje, ku dhuratat zakonisht ishin fruta te dimrit, arra dhe embelsira. Pas shek te dymbedhjete ne perendim diten e kujtimit te tij shperndaheshin rregullim dhurata. Me kalimin e kohes shperndarja e dhuratave u lidh me festen e Krishtlindjeve pasi shen Nikolla u emerua si Santa Claus.


    Gezuar te gjitheve dhe nje Vit te Mbare!

    Shkroi: Thoma Shkira
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 03-01-2014 mė 10:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •