Ese argumentuese:

Je larg njerezve!Me ose pa deshire je "i braktisur".Ndoshta nga vetja qe u lodh duke u vrapuar kujtimeve ,duke iu shmangur emocionit qe ato shkaktojne,ose nga te tjeret qe ndoshta u lodhen duke te degjuar ty tek rrefen kujtimet e tua.
Rendesia e arsyes zbehet kur e sheh veten ashtu sikurse linde,i vetem.E shoh veten te lodhur nga mundimi per te qene i forte e per ti hedhur kujtimet e lara pas kraheve.I lodhur nga betimet dhe premtimet e bera ne momente gezimi,nga plaget qe kane lene fjalet boshe,nga hapesira qe ka lene besimi i thyer dhe nga ajo fjale "ME FAL!".
Por kjo nuk e nderton nga fillimi boten tende,nuk ve rregull ne ndjenjat e shperndara ne zbrazetire.Dhe ti i mendon te gjitha keto ne heshtje,e ndoshta duke pare veten ne pasqyre.Merr mundimin ti thuash me ze dhe ne ate cast brenda teje shkrihen te gjitha ato akullnajat nga nxehtesia e trishtimit.Nuk mund ti mbash me brenda dhe dalin ne formen e lumenjve te ngrohte.
Por nuk ke askend aty qe te qaje me ty sic dikur qeshje,ose te pakten te te fshije lotet.Dhe e kupton se je ti dhe vetem ti shtylla e botes tende.Sado te perpiqen te te kuptojne te tjeret,nuk do te munden kurre.
Nuk do te munden ato te bejne gabimet e tua dhe te marrin te njejtat mesime,nuk do te mundet zemra e tyre te kriset ne te njejtat vende si e jotja,nuk do munden kristalet e tyre ti presin njesoj sic te preu i yti ty,nuk do te mundet drita e tyre te venitet njesoj si e jotja dhe nuk do te munden lotet e tyre te derdhen njesoj si te tute.Me e rendesishmja,sado te perpiqen ata nuk do te munden te jene TI!
Shok te vetem do kesh hijen tende.Ajo do te jete deshmitare e loteve dhe te buzeqeshjeve te tua,te fitoreve dhe deshtimeve,te humbjeve dhe triumfimeve.Ajo do te bjere ne toke dhe do ngrihet jo vetem,por me ty!Ajo do te jete punetorja jote e vetme qe do te te ndihmoje ne ndertimin e rruges se jetes dhe mbushjes se gropave te se shkuares.
Ajo do te jete me ty dhe atehere kur do te duash te qendrosh vetem.!!

Lexo me shume: http://sq.yourliterary.com/vepra.php?lloji=Ese%20argumentuese&id=1736#ixzz2ot ffh0rJ
YourLiterary.com - Veprat tuaja online...