Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Komedia e dhimbshme e daljes ne Pension.

    Babagjyshi nuk ka kujt t'i shkruajė
    Emri:  8968707684_c8005cc928_z.jpg

Shikime: 823

Madhėsia:  116.7 KB
    nga Andi Bica

    Dimri me shirat e ngatrruara dhe acarin e zbutur hyri me logon: Shqipėria dhuron. Shoqėria si ngjarje festive ia mbėrriti tė dhurojė pėr tė varfėrit tepricat dhe ky ėshtė lajm i mirė. Tek tuk sa pėr sy, hudhra e kėsaj lėvizjeje kaq pozitive ( qė mos u ndaltė kurrė!) ishte dalja nga mjegulla e katėr babagjyshėrve qė papandehur e papritur sajuan ndonjė prapėsi foto-higjenike tek njė argjendari me njė emėr qė e pėrforcon Dashurinė kur nuk teprohet si emri “Xhelozia”. Por po ta mendosh pak mė hollė dhe artistikisht, nė Polin e Veriut nga sa dihet nga publiku prej kinemasė thuhet se janė Elfėt e talentuar qė ia vėnė ndonjėherė shkopinjtė nėn slitė Babagjyshit Santa Klaus.

    Sivjet u shkruan edhe shumė dėshira nė letra tė hapura dhe faqe facebooku e rrjete sociale dhe duket se shumė nga lutjet u dėgjuan por nga tė tjerė babagjyshėr civil. Madje mendoj se vetė dhuruesit bamirės nė njė kuptim e zėvendėsuan dhe e nxorėn nė pension disi Babagjyshin. Pėrfytyroj njė Babagjysh shqiptar me kostumin jeshil si ai bamirėsi i njohur nga Turqia e sotme nė ikonėn e Shėn Nikolasit apo Shėn Kolli, mjekėrbardhė e faqe kuq me njė buzėqeshje tė pėrmbajtur dhe thesin e tkurrur nga i ftohti nė kohė krize.

    Meqė doli nė pension pak para kohe Babagjyshit kryeqytetas tė Krishtlindjeve i duhet dhe tė shkojė tek zyra e pensionimit nė rrugėn Myslym Shyri pėr tė dorėzuar dosjen e dokumentave tė ish punės. Atje ku vajta dhe unė para disa muajve me time mė pėr tė dorėzuar librezėn e njė punė 35 vjeēare nė edukimin dhe argėtimin e dėgjuesve tė radios si gazetare krijuese.

    Emri:  pensionistet.jpg

Shikime: 430

Madhėsia:  42.2 KB

    Brenda kurrizit tė njė pallati nė kryqėzimin qė shkon pėr tek Drejtoria e Policisė, pata fatin tė shikoj nga brenda se ēfarė ndodh brenda asaj dere me gardh hekuri ku tė moshuarit rrinė nė rradhė si para Portės sė Shėn Pjetrit. Do hyj ndonjėri nga Purgatori i Pritjes pa u mėrzitur dhe humbur fillin nė rrugėtimin pėr nga pleqėria.

    Nė fakt qė tek dera ndihet zhvlerėsimi i njeriut kur del nė pension. Jeta dhe Ėndrrat vėrtet nuk paskan mbaruar si thotė dhe spoti i freskuar i njė reklame tė njė banke nga ish aktorėt e njohur tė filmit shqiptar. Por vetja mė thotė se dhe Babagjyshit do dėshpėrohej kur tė vendosej nė pozita pritjeje e rradhash false, ndėrkohė qė teknologjinė nė rritje dhe dixhitalizimin e emrave, dokumentave dhe datave tė secilit punonjės lehtėsia mund tė ishte e ngjashme me printimin e njė ēertifikate nė zyrat e gjendjes civile tė cilėsdo njėsie bashkiake nė Tiranė.


    Hyj dhe ulem nė njė stol pėr tė plotėsuar njė formular tė zbehur nga boja e mbaruar e fotokopjes. Jam me fat qė kam disa stilolapsa dhe ua dhuroj tė moshuarve, burrave e grave, zonjave e zotėrinjve majtas e djathas stolit si tek stacioni i dikurshėm i trenit qė vijnė edhe nga fshatrat pėr tė marrė nė njė kuptim pėrqindjet e depozitave tė kursimit tė njė jete punė si kuaj karroce. Janė brezi i pas luftės sė dytė botėrore, shumė prej tyre u janė vjedhur energjitė dhe puna e papaguar nėpėr aksione, ndėrtime vullnetare hidrocentralesh, minierash e veprash publike qė sot jepen me konēesion dhe shteti mjel tė ardhura tė majme nga investitorėt e huaj.

    Ja ku vjen ēasti kur dhe mamaja ime hap librezėn dhe papritmas zbulon se disa nga vitet e punės i mungojnė nga pakujdesia dhe pavėmendja e zyrtarėve pėrkatės.

    Kėtu kujtoj njė nga shprehjet komike tė Ēurēillit kur pa Shqipėrinė dikur dhe vlerėsoi se “Gjėrat do tė shkonin mė mirė nė kėtė vend sikur minimalisht secili tė bėnte mirė punėn e vet”. Mjerisht vėrej se kėtu bėhesh direkt fajtor dhe etiketohes si problematik pėrmes teknikės sė dalė boje se mbrojtja mė e mirė ėshtė sulmi kur ua vė nė dukje ndonjė tė drejtė qė kujtdo shtetasi maqedonas nuk i diskutohet nė shtetin e vet, pa u krahasuar larg qoftė me njė kroat apo slloven. Harrohet kuptimi pse ke ardhur nė punė dhe detyrimi primar ndaj klientit qė gjithmonė ka tė drejtė po ta shihet korrekte mardhėnia.

    Mirė mendoj po kėtij Babagjyshit shqiptar me dosjen e tij shumė vjeēare a ndodh ti shėnohet nė Librezėn e Pun ės se i kanė humbur pakot rrugės, prishur slita, sėmurur ndonjė nga drerėt fluturues apo ka dėrguar dhurata boshe duke shkelur premtimet e fėmijėve tė ēdo moshe.

    Kthej kokėn majtas djathtas dhe shoh shumė sy tė rėna, vetulla tė ngrysura tė pėrcjellė njerzish nevojtarė tė sorrollatur nga mbarė vendi prej njė sportelisteje tė re, qė dika me marifet sa tė lindur po aq edhe rafinuar t’ua gjejė sa hap syrin ndonjė defekt nė dokumenta duke ua lėnė si nė jetimore dosjen shumė prej njerzve nė pritje. Kushdo qė troket tek ky xham ėshtė mė mirė tė kthehet nga ka ardhur qenka formula pėrjashtuese e kėsaj zyrtareje tė kualifikuar qė pėrtonka tė shkruajė mbi njė formular standart.

    Mirė se edhe pensioni i Babagjyshit shqiptar me kohė tė pjesshme po i cungohet shuma jetike mujore prej lajthitjes sė ‘dikujt’ , por iu dashka tė presė edhe tre katėr muaj deri sa tė aprovohet pensioni ‘’post modern’’ prej nuk dihet sesa lekėsh.


    Babagjyshi shqiptar kostum blertė dhe kapele kuq e zi, pėrfytyroj sesi buzgaz do kthehej i pėrmbajtur drejt shtėpisė; tė shkonte rrugės tek noteri, tė trokiste nė ish vendin e punės pėr tė sqaruar gabimet trashanike dhe tė merrte si detyrė shtėpie pasi tė rikthehej nė Polin e Veriut apo nė ndonjė nga rezidencat e tij dimėrore nė malet shqiptare pėr t’i plotėsuar ngadalė e shtruar formularėt e Pensionit derisa ti pranohen kuptohet pasi disa kthimesh e rikthimesh.

    Mė pastaj nga pranvera nėse tė ka rėnė llotaria e vitlindjes nė dimėr tė duhet me gjetur arkėn e kursimeve ku pa komente njihet tabloja mjerane me diēiturėn “Mrekullia e Rradhave” tek kioskat e lodhura si kafaze gjigande kanarinash ku ndahen si nga sportele burgu pagesat mujore.

    Nėse ke fat dhe hyn nė bankė, jeta ndryshon nga nata bėhet ditė.
    Shėrbimi ndryshon qė nė pritjen e gėzueshme tek dera me njė mirseardhje nė botėn e komoditetit edhe ku ka pak por janė tė sigurta.

    Dikur nė Shqipėri dhe nė mbarė botėn e qytetėruar aktualisht dalja nė pension tingėllon dhe kremtohet si njė festė shoqėrore e familjare qė zgjat e i dėgjohej zhurma ngado. Tani edhe pėr Babagjyshin e dhuruesit bashkmoshatar vendas, pensionimi pa pension qenka njė tmerr argėtues si brenda njė video loje pa fund.

    Postuar nga:
    http://www.peshkupauje.com/2013/12/b...uaje-komedia-e
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •