Marguerite Duras, Gruaja dhe vera

22 Dhjetor 2013 | : Kulturė,Libri | Autor: Gazeta Shqip

Alda Bardhyli

Kurrė mė parė, para se ta takonte, nuk e kishte menduar se njė ditė do ta kishte provuar atė dėshirė. – Dėshira e tij pėr tė ishte e plotė? – Ishte e mrekullueshme. Ana Debered ngriti drejt Shovenit vėshtrimin e munguar. Zėri iu hollua, gati si prej fėmije. – Do tė doja tė kuptoja pse ishte kaq e mrekullueshme kjo dėshirė qė i erdhi njė ditė. Shoveni vazhdonte tė mos e vėshtronte. Zėri i tij ishte i rėndė, pa timbėr, njė zė i shurdhėt. – Mos u mundoni tė kuptoni. Nuk kuptohen gjėrat nė kėtė pikė. Kishin mbetur vetėm disa minuta para se Ana Debared, njė nga personazhet mė interesante tė letėrsisė sė Marguerite Duras, nė librin “Moderato Cantabile”, tė shihte pėr herė tė fundit burrin qė pėr javė tė tėra nė njė cep tė njė kafeneje tė zakonshme tė qytetit, e shoqėroi nė biseda tė ēuditshme me njė gotė verė. Teksa pėrpiqej t’i thoshte me pak fjalė gjithė ato ēfarė kishte ndier kur merrte rrugėn ēdo ditė me tė birin, pėr ta ēuar nė kursin e pianos, vetėm pėr tė parė atė, Ana ndiente se s’mund t’i thoshte dot fjalėt e duhura. Ka momente kur fjalėt e duhura ikin, treten bashkė me ankthin qė tė ka pushtuar trupin. Kėshtu ndihej Ana, kjo grua qė Duras e krijoi mė 1958-n, por duket kaq e ndier dhe e plotė gati gjysmėshekulli mė vonė. Njė roman i shkurtėr, ku ndihet nervi i Marguerite Duras, karakteri dhe dėshira e saj pėr t’iu kundėrvėnė tė pėrditshmesh, gjėrave tė zakonshme nė jetė, ka ardhur nė shqip nėn pėrkthimin e Mirela Kumbaros, e cila tė fton tė jetosh nė atė qytezė tė vogėl tė Francės, pėr tė ndjekur rrugėtimin e njė gruaje drejt pasionit. Ana ėshtė e shoqja e njė drejtori tė njohur fabrikash nė qytet. Ēdo ditė ajo shoqėron tė birin nė mėsimin e pianos. Njė ditė ajo dėgjon historinė e vrasjes sė njė gruaje nga i dashuri. E ulur nė kafenenė ku pret qė i biri tė mbarojė mėsimin, ajo flet me zotėrinė pranė saj, mbi kėtė ngjarje, teksa kthen njė gotė verė. Ai ėshtė Shoveni dhe ėshtė njė punėtor i thjeshtė. Pothuajse ēdo ditė ajo hyn nė kėtė bar, me shpresėn se nė tavolinėn bri saj do tė jetė ai. Teksa pinė verė, ata pėrpiqen tė rikrijojnė historinė tragjike tė ēiftit qė kishte tronditur qytetin. Bisedat mes tyre, tė cilat tė ngjasojnė si pėrsėritje janė nė njė farė mėnyre dhe rutina e jetės nė provinca tė tilla, ku ēdo gjė duket si njė pėrsėritje. Ėshtė kjo jetė e shumė arsye tė tjera qė e shtyjnė Anėn tė pėrsėrisė gotat e verės pėr tė vazhduar mė gjatė bisedat me kėtė burrė tė panjohur, qė padashur kishte nisur ta ndryshonte. Ana nuk e pėrmend dashurinė deri nė fund tė librit, dhe pse Duras e vizaton nė fjalėt e saj, se ėshtė kjo ndjenjė qė ka pushtuar kėtė grua, por qė nė fund duhet tė vendosė, e duhet tė mundė “frikėn”. Vetėm pak para se tė linte pėrgjithmonė kėtė bar, ajo kreu atė qė ai nuk arriti dot ta bėnte mė parė. Bėri drejt tij, aq afėr, saqė buzėt e tyre tė mund tė prekeshin. Buzėt mbetėn mbi njėra-tjetrėn, por ajo sėrish kishte frikė, deri sa doli prej barit, pėrmes njė grupi burrash qė rrinin te banaku, duke u gjendur pėrballė me perėndimin, brenda dritės sė kuqe qė shėnjonte fundin e asaj dite. “Moderato Cantabile” ėshtė njė libėr jo vetėm pėr pasionet e pamundura, por dhe pėr ndarjen e shoqėrive. Fėmija, edhe pse nuk ka emėr, ėshtė njė ndėr personazhet e spikatura nė novelė, i cili me fjalėt dhe ankesat e tij tė shkurtra jep jetėn tjetėr tė sė ėmės. Ai ėshtė i talentuar nė piano, por kokėfortė, e nuk pranon urdhrat e mėsueses, zonjushės Zhiro. Marrėdhėnia e tyre aq komplekse ėshtė dhe njė kritikė e Duras mbi mėnyrėn sesi duhet tė imponohen rregullat. Marrėdhėnia nėnė bir ndihet nė tė gjithė novelėn. Ai ėshtė i pranishėm nė ēdo takim tė saj me Shovenin, dhe pse nuk ėshtė pranė saj nė bar, por jashtė duke luajtur. E vetmja ditė kur ai nuk ėshtė pranė saj, ėshtė dita e fundit kur ajo shkon nė kafene.

Nė kėtė qytet buzė detit, muzika vjen si njė element qė e plotėson mė shumė tablonė sentimentale qė po ngjyroset ngadalė. “Moderato Cantabile” ėshtė njė novelė qė tė bėn ta duash Duras. Letėrsia e mirė nuk ka nevojė pėr rreshta pa fund pėr ta kuptuar. Njė nga pyetjet qė kritikėt kanė ngritur shpesh pas leximit tė kėtij libri, ėshtė: “Pėrse Duras, njė grua e lirė, duhet tė zbulojė vetminė e fshehur tė njė gruaje si Ana? Dhe nė fund, pasi e ka njohur me ndjenjėn e pasionit dhe dashurisė, e bėn ta fshehė sėrish kėtė ndjenjė dhe tė kthehet nė shtėpi tek i shoqi? Dhe pse Duras ėshtė shprehur gjithnjė se nė librat qė shkruan nuk ėshtė jeta e saj, brendėsia e personazheve tė kujton shpesh brendėsinė e shkrimtares nė momente tė ndryshme tė jetės. E kuqja ėshtė simboli qė Duras ka zgjedhur pėr kėtė novelė, tė cilėn e vendos shpesh nė tė kuqėrremtėn e qiellit apo nė ngjyrėn e trikos qė pronarja e lokalit thur me dorė teksa sheh dy tė panjohurit qė janė pėrfshirė nė biseda… E kuqe ėshtė dhe vera qė Ana pi, duke e lėnė veten tė helmatiset siē ia kishte ėnda. E kuqe ėshtė dhe Ana nė fund tė novelės, brenda saj… Nėse nė kapitujt e parė tė librit Ana pi vetėm, njė gotė verė a dy, nė kapitujt e tjerė ajo nuk resht sė piri verė, duke e parė atė si njė ēlirim, ndaj brengave dhe jetės sė saj. Vetė Duras ka qenė e alkoolizuar nė periudha tė ndryshme tė jetės, ndaj pėrshkrimet qė u bėn momenteve tė Anės duke pirė verė, janė tepėr tė realizuara.

Ky libėr tregon mė sė qarti stilin e Duras. I vėshtirė dhe gati-gati i padepėrtueshėm nė fillim, me shprehje tė shkurtra dhe shpesh nė dukje tė pakuptimtė, libri vijon dhe tė pėrfshin nė tė papritura, duke ecur menjėherė nga njė situatė e zakonshme, drejt tė jashtėzakonshmes. Libri ėshtė shkruar nė kohėn e shkuar, dhe nė tė nuk ka asnjė konflikt. Duras i sjell personazhet e gjalla, pa paragjykime, dhe na bėn ta njohim Anėn, kėtė grua franceze tė fundviteve ‘50, me gjithė kompleksitetin e saj, dhe nė fund do tė duam ta ndryshojmė historinė, dhe tė mos e lėmė tė ikė pėrgjithmonė nga ai bar… Marguerite Duras ka lindur mė 4 prill 1914 dhe u nda nga jeta mė 3 mars tė vitit 1996. Ajo konsiderohet si njė nga shkrimtaret mė tė rėndėsishme franceze, e cila me shkrimet e saj dha njė frymė bashkėkohore nė letėrsinė franceze.

Ajo ėshtė autore e njė sėrė romanėsh dhe novelash, e njohur mė sė shumti nė shqip pėr librin e saj “Dashnori”, ku tregohet historia e njė biznesmeni kinez me njė vajzė adoleshente, e cila nė fund bėhet shkrimtare. “Moderato Cantabile” ėshtė realizuar dhe film nėn regjinė e vetė Duras mė 1975-n, ndėrsa nė shqip ėshtė sjellė nga shtėpia botuese “Pegi”. Duras ka qenė edhe skenariste. Mė 1959-n ajo realizoi skenarin e filmit “Hiroshima non amour”, nėn regjinė e Alain Resnais. Nė librat qė shkruan ajo u rri larg personazheve, duke i pėrshkruar nė distancė veprimet e tyre.

Nė jetėn e saj private, Duras ishte njė grua e pėrfshirė nga pasione tė mėdha, njė prej tė cilave ishte alkooli. Njė nga historitė e saj tė njohura tė dashurisė ėshtė me Yann Andrean. Ai ishte 30 vjet mė i vogėl se ajo, megjithatė kjo nuk e pengoi tė ishte deri nė fund tė jetės pranė saj. Dashuria e tyre pati ulje ngritje, dhe momente kur Yann vendosi tė ndahej prej saj. Por vitet e fundit, kur ajo kishte nevojė pėr tė, ai u kthye sėrish tek ajo, duke u kujdesur gjatė kohės qė ajo vuante nga kanceri. Gjithė jetėn e tij me Duras ai e ka pėrshkruar nė njė libėr me kujtime. Njė libėr me letra dashurie dhe gjithė ēmenduritė e bukura tė njė gruaje qė e deshi aq shumė njė burrė. Duras vdiq nė Paris mė moshėn 81-vjeēare.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...uaja-dhe-vera/