Pozicioni më i keq për të fjetur

Gjumi i jep trupit dhe mendjes një qetësi të domosdoshme. Studiuesit amerikan të Covenant Health System kanë marrë në analizë mënyrat dhe pozicionet se si ne flemë gjumë. Sipas studiuesve fjetja me fytyrë nga tavani ndihmon për të parandaluar dhimbjet e shpatullave dhe të qafës, redukton refluksin dhe acidin e stomakut, madje edhe shfaqjen e rrudhave. Ndërkohë një tjetër pozicion i mirë për të fjetur është në krah, madje është një pozicion që rekomandohet për gratë shtatzënë, sepse lehtëson qarkullimin e gjakut drejt fetusit si dhe nuk i rrit shanset për të gërhitur. Pozicioni më i keq për të fjetur bazuar në studime është ai përmbys, sepse presionin stomakun, stimulon refluksin dhe gastritin si dhe shton mundësitë për të gërhitur. Ndër të tjera ky pozicion dëmton edhe pozicionin e shtyllës kurrizore dhe qafës, e cila nuk ka mundësinë që të qëndrojë në pozicion të lirshëm./a.y/noa.al/

Subhanallah!

Shikoni se cthote profeti Muhamed a.s lidhur me kete zbulim te fundit te mjekesise.

Transmeton Bera Ibn Azibi se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Nëse shkon për të fjetur merr abdes si për namaz, pastaj shtrihu në anën e djathtë”. Nuk lejohet fjetja përmbys me bark, është shumë e dëmshme për shëndetin pasi bllokon funksionimin normal të organeve.