-
Pasojat e modelit hierarkik tė shtetit
Pasojat e modelit hierarkik tė shtetit
DENION MEIDANI
Nė ndjekje tė njė kulture politike tė huazuar nga komunizmi, hierarkia ka mbetur ende sot njė model mbizotėrues nė ēdo organ vendimmarrės publik e privat nė Shqipėri. Kjo edhe pse ka modele shumė mė tė mira dhe rezultative. Sipas Gerard Fairtlough, pėrballė modelit hierarkik mund tė vendosen alternativa tė tjera tė mundshme si heteroarkia dhe autonomia e pėrgjegjshme. Ato, nė vetvete, nuk janė modele anarkike ose tė buta, por alternativa pjesėmarrjeje dhe pranimi pėrgjegjėsish pėr prodhim rezultati e progresi. Pra, edhe mundėsi pėr tė evoluar modelin e implementimit automatike tė hierarkisė.
Por, ējanė kėto modele?
Heteroarkia nėnkupton njė sistem demokratik ku pėrgjegjėsitė shpėrndahen brenda njė partneriteti, aleance strategjike ose rrjeti. Ajo pėrfshin pjesėmarrjen dhe nxit ndėrveprimin e vazhdueshėm midis individėve, strukturave dhe nėn-njėsive tė njė organizmi, nė procesin e vendimmarrjes dhe ekzekutimit. Disi mė ndryshėm, autonomia e pėrgjegjshme nėnkupton se ata qė kryejnė njė punė tė caktuar, vendosin vetė ēfarė duhet tė bėjnė, si duhet ta organizojnė e kryejnė atė, duke qenė vetė pėrgjegjės pėr rezultatin e arritur. Po tė zbatohet siē duhet, ajo bėn qė individėt, njėsitė e nėn-njėsitė tė jenė shumė mė autonomė, madje ndėrveprimi mes tyre nė njė proces vendimmarrės apo ekzekutimit tė tij bėhet shumė mė i orientuar drejt koordinimit. E parė me kėtė sy, hierarkia, si formė drejtimi apo udhėheqje, nuk ėshtė e domosdoshme as me pretendimin pėr disiplinim, as pėr forma e rrugė sistematike tė vepruari, aq mė pak pėr inspirim e krijim lidershipi. Nė fakt, tėrheqja magjike ndaj hierarkisė ėshtė ushqyer ndėr shekuj nga kodi ynė gjenetik, nga kultura e traditat tona njerėzore, nga epshi natyror i fuqisė.
Sot, nė botėn perėndimore, nė asnjė organizėm nuk gjenden tė veēuara format e mėsipėrme tė drejtimit. Pėrkundrazi, nė vend tė njė forme tė vetme tė pastėr, ndeshen, zakonisht, pėrzierje variantesh me pesha specifike jo tė njėjta.
Rasti shqiptar.
Modeli ynė vendimmarrės, me ndonjė luhatje kohėshkurtėr, ka mbetur me hierarki tė theksuar, tė imponuar nga sipėr. Ai vuan nga njė serė kufizimesh e mangėsish, qė bėhen tepėr kritike pėr njė vend si yni me tranzicion tė tejzgjatur, gati nė kufijtė e zvarritjes
Probleme tė hierarkisė shqiptare.
Disa nga problemet kryesore tė hierarkisė nė Shqipėri mund tė rreshtohen si mė poshtė:
Paaftėsia e tregut tė punės (sidomos nė rekrutimin e trurit e menaxhimin e talenteve). Nė fakt, suksesi nė ekonominė e dijes dhe tregun e saj, nė pėrthithjen reale tė trurit, kaq tė propaganduar nga ēdo kryeministėr shqiptar, varet tėrėsisht nga njerėz tė kultivuar, qė e kanė tė vėshtirė nėnshtrimin brenda njė sistemi tė vjetėr autoritar e hierarkik dhe vetėmodelimin sipas dėshirės sė njėshit. Pjesa mė e madhe e tyre ose shkėputet shpejt, ose krijon probleme jo tė vogla nė konceptim e ndryshim. Kurse pjesa e vogėl e mbetur pėrshtatet jo rrallė pėr synime e ambicie jo tė sinqerta. E tillė ishte, p.sh., historia e avullimit tė mjaft anėtarėve tė KOP-it. Nė mėnyrė tė veēantė, duke ndaluar te PS-ja (pėr shkak se ėshtė mandatuar tė na qeverisė), vitet e fundit ėshtė pėrforcuar modeli hierarkik autokratik i qeverisjes partiake. Kėshtu, pamė gangrenizimin e parimit tė kolegjialitetit; pamė fryrjen e organeve si Kryesia dhe Asambleja e partisė, pikėrisht pėr tė mbytur zėrin individual; pamė shuarjen e mendimit ndryshe dhe nėnshtrim tė forumeve; pamė pėrjashtime e flakje vlerash etj. Si rrjedhojė, sot nėn njė formė tė partisė-shtet kjo mendėsi pėr fatin tonė tė keq po transferohet nė administratėn publike dhe po prek e sėmur drejtimin dhe funksionimin e saj. Por, pėr fat tė mirė, me njė rritje nė vite tė numrit tė njerėzve tė dijes, tė shkolluar e kultivuar me cilėsi, kėtė deformim (diku nepotizėm ose militantizėm) dhe paaftėsi do ta kapėrcejė eventualisht reagimi sasior. Pikėrisht me kalimin e njė mase kritike mund tė imponohet korrigjimi real (jo ai teatror), pėrndryshe nė situata konkrete ai mund tė marrė pamje reaktive, deri duke shfaqur kundėrshtime masive dhe konvulsione pakėnaqėsie. Njė fermentim tė tillė, pėr vonesė transparence e reagimi kryeministror, po merrte lėvizja studentore kundėr shkatėrrimit tė armėve kimike nė Shqipėri.
Paaftėsia nė pėrshtatje. Hierarkitė, qė nė gjenezė janė tė keqformuara, nuk i pėrshtaten ambientit tė sotėm, qė ėshtė tepėr fluid, gjithmonė nė lėvizje e ndryshim ndėrveprues. Ato bazohen, nė thelb, tek imponimi. Por sot koha kėrkon atė lloj drejtuesi apo udhėheqėsi qė jo vetėm di tė pėrshtatet, por dhe arrin tė adaptojė modele me pėrshtatshmėri tė lartė ndaj situatave konkrete komplekse. Bile, nė ditėt tona, po bėhet e domosdoshme jo thjesht pėrshtatja, por konvolucioni-dekonvolucioni, ku organizmat e mjedisi ku ato operojnė ndėrveprojnė, ndryshojnė e pėrfshihen sė bashku nė njė rrjet dinamik. Nisur nga kjo dinamikė e rangut tė lartė, tė them tė drejtėn, nė pasthirrmat justifikuese pėr situatėn e sotme apo gishtin fajėsues politik mbushur me panik tė Kryeministrit, nuk shoh ndonjė lėvizje serioze dhe formė pėrshtatje nė qeverisjen aktuale. Madje, mė sjell nė mend njė dokumentar mbi sistemin komunist, ku Brezhnjevi, i sapoardhur nė pushtet, pėr problemet e rėnda tė ekonomisė sovjetike fajin ia la paleoliberalizmit tė Krushovit. Madje ai e nisi luftėn kundėr liberalizmit duke rikthyer shumė nga metodat staliniste policore, e duke instaluar gerontokracine (pushtetin e tė vjetėrve). Ndoshta dhe te ne, Kryeministri ynė, nė mungesė tė fushės me lule tė shpėtimtarit tė votuar nga njė milion votues, mund tė vazhdojė qė qyrkun e fajit tua lėrė paraardhėsve. Brenda kėsaj logjike kemi dhe instalimin nga ana e tij tė njė infantokracie (nė vend tė gerontokracisė krushoviane) qė ushqen paaftėsi, arrogancė e njė klimė shtrėnguese qė mbars frikė e recesion. Po kushedi? Ashtu si tek ai dokumentari, mund tė ndodhė qė tė ndėrrohen edhe te ne disa kryeministra, derisa tė vijė njė nga ata pėr tė sjellė, nė vend tė rilindjes, ristrukturimin dhe transparencėn (perestrojka & glasnost) qė u premtua nga e majta.
Paaftėsia e pėrftimit. Ēdo organizėm ka nevojė pėr njė proces edukimi tė pandėrprerė pėr ti rezistuar kohės. Por, nėse aty drejtimi hierarkik ka pamje absolute pa lejuar brenda saj hapėsira e lėvizje kundėrshtuese, njė gjė e tillė e frenon pėrftimin, rritjen, pėrmirėsimin dhe kultivimin e mendimit apo pozicionimit alternativ. Kjo ndodhi vitet e fundit me goditjen e mendimit ndryshe nė PS, ndėrkohė qė mė parė flitej apo luftohej me hipokrizi nga kandidati pėr kryetar Rama pėr lejimin e fraksioneve brenda partisė.
Pėrse vazhdon tė mbetet hierarkia mbizotėruese nė skenėn politike shqiptare?
Nė shkencat politike-sociale, letrare-historike dhe nė ato tė filozofisė e psikologjisė, njė mbėshtetje tė gjerė ka gjetur konceptimi hierarkik. Kėshtu, pėr Hobbes, pa njė sovran qė garanton rregullin do tė kishte pėrplasje tė gjithanshme; kurse pėr Webber, vetė ekzistenca e njė organizate varet tėrėsisht nga prania e njė personi autoritar nė majė tė saj, madje ky autoritet, kjo fuqi e siguruar prej tij pėr tė komanduar, pėr tė dhėnė urdhra, duhet ushqyer. Nė rastin shqiptar, modeli hierarkik vazhdon tė jetė njė model mbizotėrues nė skenėn tonė politike. Por jo vetėm aty. Edhe njė pjesė e mirė e biznesit vendas, duke e parė hierarkinė si mėnyrė dhe normė pėrfaqėsuese nė strukturat tona politikepublike, praktikisht, e ka bėrė atė kuran tė vendimmarrjes sė vet. Gjykoj se njė vartėsi e tillė, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė, lidhet me:
- Nepotizmin, militantizmin e mediokritetin nė rekrutim.
- Frikėn e komfortin. (Pushteti hierarkik nė Shqipėri mbėshtetet te frika ndaj drejtuesve politikė e ekzekutivė; por dhe komforti qė krijon bindja qorre e servilizmi, sipas njė modeli tė trashėguar dhe asimiluar nga sistemi monist.)
- Arsye gjenetike. (Ndėrtimi hierarkik ėshtė pasqyrė e mangėsive tė kultivimit tonė, si pjesė e mbetur nė genomin njerėzor. Njėlloj si te kafshėt, ku vihet re, p.sh., rreshtimi i pulave pas gjelit, pushteti i bletės mbretėreshė te bletėt e tjera etj., ndeshen edhe hierarki spontane te fėmijėt e vegjėl nė grupet e tyre tė lojėrave.)
Teorinė e njėshit. (Ajo ėshtė kultivuar pėr shekuj nė Shqipėri. Sipas saj, synohet tė pompohet besimi se ēdo organizėm qė tė jetė i suksesshėm duhet tė ketė njė njėsh mbizotėrues e vendimmarrės nė majė.)
Modelimin fetar. (Besimi monoteist e mbėshtet idenė e njėshit, rendin hierarkik autoritar.)
A mund tė vazhdohet mė kėshtu?
Si kudo nė Perėndim, ku aspirojmė tė integrohemi, edhe te ne ka ardhur koha pėr ndryshime nė konceptim e praktikė, larg modelit hierarkik tė ushtruar deri mė sot nė trajtė tė pastėr autoritare. Nė tė vėrtetė, edhe nė Shqipėri, fuqizimi i nivelit tė informatizimit, pėrhapja e teknologjive tė komunikimit dhe ulja e ēmimit nė pėrdorimin e tyre e bėn informimin, komunikimin e ndėrlidhjen brenda e midis njėsive tona organizative, jo vetėm nė kohė reale, por shumė mė intensive se kurrė mė parė. Janė fuqizuar, kėshtu, kapaciteti pėr informim, ėshtė rritur forca dhe shtrirja e reagimit, e mundėsisė sė kritikave nga jashtė kėtyre organizmave, sidomos nga media e sotme nė kėrkim tė scoop-it dhe lajmit sensacional, apo nga burime tė llojllojshme analistėsh, opinionistėsh e certifikuesish. Nė vetvete, kjo sjell heqje maskash, demaskime publike ndaj vendimmarrjeve tė gabuara apo transparencė ndaj veprimtarive jodemokratike e korruptive. Rezultantja e tyre negative nuk mund tė fshihet si mė parė. Nga ana tjetėr, edhe performanca e varfėr e hierarkive nė qeverisje ėshtė tashmė tepėr e ekspozuar. Sidomos me shtrirjen e medias sociale, ndryshime tė tilla synojnė vetvetiu tė luftojnė genomin tonė, tė ushqyer e pėrforcuar nga shekuj e shekuj tradite tė njė modeli hierarkik. Madje, duke na hapur sytė pėr ta konsideruar formėn e pastėr tė kėtij modeli si njė zgjedhje irracionale e joefikase, qė duhet luftuar sot me forcė. Pėr mė tepėr, nė gjykimin tim, njė zėvendėsim i modelit tonė hegjemon tė hierarkisė shqiptare nga dy variantet e tjera alternative, tė diskutuara mė sipėr, do ti shėrbente pėrmirėsimit tė efektivitetit tė qeverisjes politike dhe kthimit tė saj me kėmbė nė tokė, pse jo dhe menaxhimit brenda biznesit shqiptar. Sigurisht, me depėrtimin dhe peshėn aktuale tė modelit nė veprim, kjo nuk do tė jetė diēka e lehtė, as e menjėhershme.
Panorama
-
-
Pėr: Pasojat e modelit hierarkik tė shtetit
Shkrimi nė thelp ishte 0K.
Por nė disa pika bėn pak konfuzion duke mos u thėnė fjalėve dhe koncepteve nuancėn e duhur. Kėshtu, nddonjė lexues mund ta perceptojė kėtė shkrim si njė ftesė pėr anarki. Mendoj se do tė ksihte qenė mė mirė qė nė vetnd teė termit Hierarki tė kishte pėrdorur atė tė pothuaj-autokracisė, Meqė aktualisht, ciliido kryetar partie ka pushtet tė plotė mbi deputetėt; ai i emėron, ai i sposton, ai i shkarkon. Ndaj edhe fryma ndryshe nėpėr partitė e ndryshme nuk ka pėr tė ekzistuar mė sa kohė qė deputetėt tė jenė sejmenėnt e kryetarit. Do tė kenė vetėm interes tė ruajnė postin, duke u kthyer nė shėrbėtorė, siē janė shembujt emblematikė tė Erion Vlelisė, Saimir Tahirit etj... tė ciltė mund tė lėpinė atė qė kanė pėshtyrė, pėr hir tė postit.
CRO
-
-
Pėr: Pasojat e modelit hierarkik tė shtetit
Artikulli flet per koncepte pa vlera praktike,nuk mund te aplikohet sidomos per Shqiperine ku shkalla e disiplines vetjake,edukates.kultures se punes
dhe niveli i pregatitjes se individit nuk eshte aty ku duhet.Nqs kalon nga nje sistem hierarkik ne sistem heteroarki apo autonomi e pergjegjshem
do te thote qe cdo individ te marre vendimet ne koke te vet,komplet i pavarur.Por sa mund ti besosh nje individi,punonjesi???Sa mund te besosh qe ai ka marre vendim te drejte?
Kalimi nga nje sistem i centralizua hierarkik ne heteroarki do te thote qe te mos kete as bos,as kryetar,as shef,as dreejtor,as Ceo,as president,as kryeminister.
Cdo individ te jete vete bos dhe ti jape drejtim punes qe ben.Sistemi heteroarkik eshte shume i rrezikshem
me pasoja si kaosi,ulje e nivelit te organizimit,konflikteve te interesave
dhe ulje e produktivitetit.
Individet do abuzojne me kohen e punes,pasi jane vete bosa,do jene me te ngadalte ne pune,
do jene me te vonuar per te perfunduar dicka,do ulet shume shkalla e pergjegjsise dhe eficenca ne aktivitetin produktiv.
Sistemi hierarkik doli nga kerkesa per te drejtuar,organizuar nje bashkesi punonjesish.Se dyti turma historikisht eshte vertetur qe nuk eshte inteligjente,eshte e rrezikshme dhe mund te krijoje skandale,kaos,destruksion,nqs mungon nje lider,nje drejtues me vizion dhe strategji per te ardhmen.ja perse duhet hierarkia, ne krye te te ciles qendron lideri social/politik/presidenti/bosi...
Nuk mund te kete organizim dhe strukture pa hieraki,pasi hierarkia nenkupton strukturen dhe vartesine,marrdheniet drejtues vartes.
Eshte kjo mardhenje dhe strukture qe mban shoqerine te organizuar dhe ne produktivitet,Pa hierarki do kete kaos,anarshi qe te con ne destruksion,shkaterrim.
Historia e vjeter dhe moderne ka treguar qe hierarkia eshte forme e domosdoshme dhe e pa zevendesushme e struktures organizative te shoqerise ku respektohen vlerat dhe vartesite,ku nivelin me te larte e marrin ne strukture individe me me shume fuqi autoriteti, administrativ/politik,me me shume reputacion moral,dituri,eksperience drejtimi etj..Jane pikerisht keto individe me aftesi speciale qe qendrojne ne krye te hierarkise dhe drejtojne.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 13-01-2014 mė 00:30
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt