Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit rrezon akuzat ndaj tij

    Arrest me burg kryetarit të Bashkisë Kamëz, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

    TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Sipas policisë Mziu akuzohet për shkelje te detyres. Policia bën me dije se Kryetari i Bashkisë së Kamzës akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera.

    Hetimi është bërë nga njësia task-forçë në Prokurorinë e Tiranës. Nga hetim i janë konstatuar shkelje në një tender rruge. Bëhet fjalë për një rrugë dytësore në zonën e “Valiasit” në të cilën llogaritet një dëm financiar shuma e të cilit ende nuk bëhet i ditur. Mziu është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

    Pas arrestimit nga policia e Tiranës, Gjykata e Shkallës së Parë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për Kryetarin e Bashkisë së Kamzës dhe një tjetër inspektor të lartë të kësaj Bashkie.

    Sipas Prokurorisë së Tiranës Mziu favorizoi një kompani në ndërtimin e rrugës “Valias i ri –Laknas”. Një kompani është s’kualifikuar nga kryetari i Bashkisë në tenderin për rrugën, por ishte shpallur fitues nga Komisioni i Prokurimit Publik për të bërë ndërtimin e saj. Kompania e pa shpallur fituese kishte filluar tashme punimet per ndertimin e rruges.

    Policia bën me dije se Xhelal Mziu u arrestua në një lokal pranë Presidencës. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dijes e në pranga është vënë edhe Drejtori Juridik i Bashkisë Altin Hoti.

    Balkanweb

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Archon për postimin:

    C.Jack Sparrow (20-12-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    po ate kryetarin tone ne vl kur do e arrestojne
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #3
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Xhoi ai i Vlores arrestohet nese vendos gjykata. Per kryetarin e bashkise Kamze , arrestimi u be me vendim gjykate nepermjet kerkeses se prokurorise pasi behet fjale per vepra penale flagrante . Si ai dhe gjithe kryetaret qe kane shkelur ligjin meritojne burgun dhe pike.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Noellag për postimin:

    goldian (20-12-2013)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    i vetmi gabim i ketij xhela mziut eshte se e beri kamzem me te bukur, me te qete dhe me te sigurte se tirana qender.
    te favorizosh nje kompani apo nje tjeter nuk me duket krim. krim eshte kur i mer leket nuk i investon por i fut ne llogari bankare ne zvicer.

  7. #5
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    i vetmi gabim i ketij xhela mziut eshte se e beri kamzem me te bukur, me te qete dhe me te sigurte se tirana qender.
    te favorizosh nje kompani apo nje tjeter nuk me duket krim. krim eshte kur i mer leket nuk i investon por i fut ne llogari bankare ne zvicer.
    Cdo favorizim eshte krim , dhe ky favorizim qe ka bere ose me sakte mund te kete bere kryetari i bashkise kamez ne kembim te te hollave eshte bere ... xhelali ska dal te bej favorizime gratis
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SaS për postimin:

    benseven11 (21-12-2013)

  9. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    Cdo favorizim eshte krim , dhe ky favorizim qe ka bere ose me sakte mund te kete bere kryetari i bashkise kamez ne kembim te te hollave eshte bere ... xhelali ska dal te bej favorizime gratis
    duhen gjetur provat qe ka mar leke ose dicka tjeter. se favorizime behen ne gjithe boten. favorizimi ka ngjashmeri me rracizmin, me preferencen.

    nuk duhet te luftohen kundershtaret, duhet te luftohet rryshfeti tani dhe kjo te filloje nga qeverria e rames. kjo eshte lufte kunder korrupsionit. edi rama duhet ta dije qe evropa nuk ha bar.

  10. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Te gjithe keta kryetaret e bashkive per gjynof jane ne fakt mezi kapin fundin e muajit me ato milionat qe marrin.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  11. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    Cdo favorizim eshte krim , dhe ky favorizim qe ka bere ose me sakte mund te kete bere kryetari i bashkise kamez ne kembim te te hollave eshte bere ... xhelali ska dal te bej favorizime gratis
    Sas ke dhene nje pergjigje shume te sakte.
    E verteta padiskutim ashtu eshte.Ai ka favorizuar nje kompani dhe kjo kompani i ka dhene rryshfet.Se sa para nuk dihet.
    Informacioni i lajmit eshte shume i percipte dhe mungojne detaje se cfare eshte bere me favorizim,cfare ka ndodhur?.Sa para jane marre nga
    Xhelali rryshfet?Kush raportoi shkeljet,kush kontrolloi ,ku jane evidencat e thyerjes se ligjit te tenderave,kush jane deshmitaret,etj.favorizimi duke cenuar ligjet ne fuqi,marrja e rryshfetit si dhe dhenia e rryshfetit jane te dyja krime.Edhe personi qe i ka dhene para rryshfet Xhelalit duhet te arestohet per krim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-12-2013 më 00:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Lloj - lloj kafshe e drejton popullin tone. Ky pasi boni paren filloi me kap femrat me zorr se ato i mungonin.
    Deri sa e kan arrestuar kan prova ene shpresoj ta rasin xhelalin mrena

    do i kisha cu nje tupan nga new yorku ti binte ne biruc :P

  13. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Lloj - lloj kafshe e drejton popullin tone. Ky pasi boni paren filloi me kap femrat me zorr se ato i mungonin.
    Deri sa e kan arrestuar kan prova ene shpresoj ta rasin xhelalin mrena

    e di historine e ujkut me dashin mo vagabond..kur e kishte ndare mendjen per ta ngrene dashin i thoshte se me ke turbulluar ujin..keshtu edhe me mziun..e kan vendosur per ta ngrene ..te jesh i sigurte per kete..dhe provat gjenden menjehere..thjeshte i thone qe na ke pare shtrember apo na ke turbulluar ujin dhe e ke vendin ne burg..kurse ate qe me ze e me figure e kapen duke vjedhur dhe bere favorizime e vune ne krye te parlamentit..

    duket mziu eshte shtrydhur mire tashme dhe nuk i hyn ne pune kujt dhe bejne show me te..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  14. #11
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Ne pranga cilido kafshe qe ka abuzuar me pergjegjesine qe populli i besoi me voten,edhe bashke me ate qe eshte kryetar parlamenti.

    Se di pse perpiqen ti mbrojne,edhe ti justifikojne veprimet e atyre qe abuzojne ne kurriz te popullit??
    Pse?

    Pas ligjit qe eshte kursyes drejt tyre zoti u marrte hak(sikurse ai qe kryeson parlamentin e hajduteve qe po i ndryshon fytyra)

    AMEN!

  15. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz

    Apeli liron kryebashkiakun e Kamzës. Basha: Arrestimi me prapavijë politike

    TIRANE - Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, nga arrest me burg në detyrim paraqitje, duke argumentuar se nuk ekzistojnë shkaqet dhe rrethanat për ta mbajtur kryebashkiakun në qeli.

    Sipas avokatit mbrojtës, Genci Gjokutaj, kreu i Bashkisë së Kamzës nuk ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka kryer asnjë shkelje. Gjatë seancës me dyer të mbyllura është bërë mjaft debat juridik, por në përfundim gjykata ka dalë në përfundimin se nuk ekzistojnë shkaqet dhe rrethanat që zoti Mziu të qëndrojë në burg.

    Vendimi i Gjykatës së Apelit është pritur me duartrokitje nga banorë të Kamzës dhe qytetarë të tjerë që ishin mbledhur përpara gjykatës në mbështetje të kryebashkiakut Mziu.

    Ndërkohë rreth mesditës, kryebashkiaku i Kamzës ka lënë ambientet e paraburgimit, pas katër javësh qëndrimi, por nuk ka pranuar të flasë për mediat. Tashmë ai mund të kthehet në detyrën e tij, për të ushtruar të gjitha funksionet si kryetar i Bashkisë së Kamzës.

    Më herët, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Mziun, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera. Vetë Xhelal Mziu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij duke deklaruar se është i pafajshëm.

    Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua në 20 dhjetor pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi, i cili kishte nisur disa muaj më parë nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.
    Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkinë e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.

    Rreth 800 milionë lekë të reja ka qenë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër, e cila kishte ofruar rreth 200 milionë lekë më pak sesa shuma prej 800 milionë lekësh.

    Xhelal Mziu, 46-vjeç është zgjedhur si kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike. Aktualisht po ushtronte mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.

    BASHA: ARRESTIMI I MZIUT ME PRAPAVIJE POLITIKE, TE HAPUR PER ÇDO LLOJ HETIMI
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka takuar sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta lënë të lire, kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun. Pas takimit në një prononcim për media Basha u shpreh se arrestimi i Mziut kishte prapavijë mafioze politike dhe u nxit nga një fushatë shpifjeje.“Si kryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe i shoqatës së bashkive ndodhem sot këtu se bashku me kolegë të tjerë për të takuar kryebashkiakun e Kamzës dhe një figurat kryesore të PD- së në Kamëz Xhelal Mziun pas marrjes së masës nga Apeli për ti dhënë fund arrestimit të pa ligjshëm që zgjati plot 24 ditë.”- deklaroi Basha.

    "PD siç ka faktuar gjatë 8 viteve të qeverisjes ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor për shtetin e së drejtës, ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo hetim dhe proces ndaj kudo. Faktet tregojnë se mënyra si Xhelal Mziu u ndalua u hetua dhe u vu nën masën e arrestit dhe u ndërmorën veprime anti -ligjore ndaj familjes së si u ngrit një fushatë e tërë shpifjesh e pa bazuar dhe dirigjuar politikisht. Tregon se kemi të bëjmë jo vetëm me një shkelje të ligjit dhe garancive kushtetuese por fakton atë që kemi thënë gjithmonë prapavijën e qartë politike dhe aksionin mafiozo- politik. Në thelb të këtyre qëndron në streiotip i rrezikshëm që po konsolidohet fal mazhorancës së re. Steriotipi i sundimit politik. Në këtë kuadër nuk mund të mos shtoj që këtij steriotipi i shtohet dhe një tjetër stereotip paragjykues. Dua të theksoj se PD nuk ka ushtruar dhe nuk ushtron asnjë lloj presioni politik as në rastin e Xhelal Mziut dhe as në ndonjë rast tjetër por dënon fort presionet politike për të nënshtruar këdo nga qytetarët e vendit."- theksoi më tej Basha.

    Kreu i Partisë Demokratike theksoi se kjo parti disponon të dhëna të plota për thellësi të zeza të impilkimeve mafiozo- politike në rastin e Xhelal Mziut. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë procesin me qëllim garantimin e triumfimit të drejtësisë.”- u shpreh Basha

    PALOKA:VENDIM QË DUHEJ TË MERRTE ÇDO GJYKATË QË NJEH LIGJIN
    Kreu i grupit parlamentar të demokratëve e cilësoi një vendim të drejtë të gjykatës, ndryshimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu. Në një reagim për “News 24”, Paloka tha se vendimi i sotëm është “vendimi që duhej të merrte çdo gjykatë që njeh ligjin”

    Pak ditë më parë demokratët vizituan të zgjedhurin vendor, Xhelal Mziu në qelitë e burgut 302. Deputeti Flamur Noka, akuzoi kryeministrin Rama se po luan me zjarrin, pasi sipas tij po përdor standard të dyfishtë, teksa paralajmëroi se “përgjegjësit e arrestimit politik do të mbajnë përgjegjësi para ligjit”. Demokratët e cilësuan arrestimin e tij një akt të turpshëm politik, pasi sipas tyre, Mziu po trajtohet si të ishte një kriminel i rrezikshëm.

    (er.nu/a.n/BalkanWeb)

  16. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit e liron

    Thone qe ka qene vertete i koruptuar dhe maskara i madh ky xhelali.
    Nuk eshte cudi me ate emer e mbiemer qe ka.

  17. #14
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit e liron

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Thone qe ka qene vertete i koruptuar dhe maskara i madh ky xhelali.
    Nuk eshte cudi me ate emer e mbiemer qe ka.
    Po perse e lane te lire?? S'ka kuptim arresto sot edhe nxirr neser.
    I LOVE GOD

    j&g

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit e liron

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Po perse e lane te lire?? S'ka kuptim arresto sot edhe nxirr neser.
    Te korruptuarit mbrojne njeri-tjetrin se kane hall se u dalin te palarat pastaj.
    Feelings change - memories don't.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    loneeagle (14-01-2014)

  20. #16
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit e liron

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Po perse e lane te lire?? S'ka kuptim arresto sot edhe nxirr neser.
    Sepse:

    1- Zhelali ishte pis dhe dinte e gjith Shqiprija, kshuqe qevria po "punon"...
    2- Zhelali ishte pozicionu si i djathte ekstrem, kshuqe si goditje politike qendron...
    3- Me e rendsishmja esht se Zhelali ka vjedh shum kto vite, kshuqe e futen brenda qe ta shkundin mire... (= ti marrin ato qe ka...)
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    loneeagle (14-01-2014)

  22. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit rrezon akuzat ndaj tij

    te gjithe shqiptaret zhelala jane
    mjere ai qe s`ka leke te largohet nga ai vend

  23. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit rrezon akuzat ndaj tij

    Zhelali vodhi aq shume dhe nuk e ndau(share) vjedhjen dhe e beri dikushin ne pushtet shume xheloz.
    Pushtetari ne Tirane i beri tel prokurorise dhe prokuroria me rekomandim nga lart lol e arrestoi.
    I pafajshem??? Si zor te besohet se eshte i pafajshem.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  24. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2013
    Postime
    22

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit rrezon akuzat ndaj tij


  25. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Arrestohet kryetari i Bashkisë Kamëz, Gjykata e Apelit rrezon akuzat ndaj tij

    Keto gjykata tona jane si ajo shprehja: Te vesh ujkun te ruaje delet...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •