Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faleminderit
    0
    50 falenderime nė 46 postime

    Bilal Xhaferri

    ENIGMA – BILAL XHAFERRI


    (nga Namik Mane

    Parathėnie per librin „Dashuri e pergjakur“ (romancė) me autor Bilal Xhaferri, botim i vitit 1992.)




    Jeta e Bilalit ishte njė jetė e rėnduar me halle dhe brenga, ishte njė jetė me luftėra, pėrpjekje dhe humbje. Ishte njė jetė me dimra, me shkrepje rrufeje. Ishte njė jetė qė jetės nuk ia njohu gėzimet...
    Bilal Hoxha (Xhaferri) ishte njė meteor, ishte njė yll qė u kėput shpejt nga toka mėmė qė pėrjetėsia nė gjirin e saj e mbėshtolli.
    Bilali ka lindur mė 1936 nė fshatin Ninat tė krahinės sė Konispolit. Nėna e la tė mitur. Njė vėlla e tri motra. Nė fillim tė vitit 1945 babai i tij, Xhaferr Ferik Hoxha (Mustaqja) u arrestua dhe u ekzekutua pa gjyq. Fėmijėt mbetėn jetimė. Ata i rriti gjyshi plak disi i qorruar. Nė moshėn 12-vjeēare Bilali largohet nga fshati i lindjes dhe shkon nė Sarandė ku punon si korier. Kėto ishin pėrpjekjet e njė fėmije pėr tė mbijetuar. Mė vonė kryen njė shkolle pėr teknik-gjeometėr. Ende tė vogėl, Bilalin e gjen Tiranės, Durrėsit, Krujės, Laēit, Malsėive tė Shkodrės. profesioni dhe tėrė kėto endje e bėnė tė njihej me njerėz tė shumtė dhe mjedise tė ndryshme. Gjatė kėtyre viteve u burrėrua. Shpirti i poetit, shkrimtarit tė ardhshėm mbushej me pėrvojė jete, mbushej me mall pėr motrat, mbushej me peisazhet e mahnitshme qė do tė derdheshin nė tė tėra krijimet e tij. Dhe, qė tė pėrjetėsonte babain e tij tė ekzekutuar padrejtėsisht, nė krijimet e veta pėr mbiemėr vuri emrin e tė atit.
    Bilal Xhaferri kishte njė arsim tė kufizuar, por ai ishte njė talent i jashtėzakonshėm. Nisi tė botojė tregime qė nė vitin 1962 dhe gjer nė vitin 1968. Ai u mirėprit nga tė gjitha organet letrare tė atyre viteve. Bilali ishte njė Tip i heshtur, disi i distancuar nga kėnaqėsia qä u jep jeta tė rinjve. Mund tė shtoj se kur shkruante romin „Krasta Kraus“ nė njė dhomė hoteli nė Tiranė, kam parė pak mė tej tavolinės sė punės, nė njė pjatė: njė riskė bukė, pak djathė dhe ndonjė fik. Kėshtu e shtynte urinė. Nė vitin 1966 u botua vėllimi me tregime „njerėz tė rinj – tokė e lashtė“. Nė 1967 u botua, por nuk doli nė qarkullim vėllimi poetik „Lirishta e kuqe“. Nė vitet 67-68 pėrfundoi pjesėn e parė tė romanit „Krasta Kraus“. Ka tregime dhe vjersha tė pabotuara, reportazhe dhe skica. Jeta e kėtij talenti kaloi nėpėr Shqipėri me njė shkėlqim verbues dhe me njė shpejtėsi drite, por prapė mendoj se pėr njė jetėshkrim mund tė mblidhen momente, ngjarje, kujtime, fakte; mund tė duhet tė dėshmojnė me ndershmėri tėrė dashamirėsit e hershėm tė Bilalit. Kėshtu mund tė kontribuojnė edhe nė plotėsimet e trashėgimisė sė tij letrare. Duke qenė larg strehės, ngrohtėsisė familjare, nga rruga nė rrugė, nga kantieri nė kantier, Bilalit, kėtij endacaku shekspirian, iu imponua parregullsia. Dheu qė ia brumosi krijimtarinė e tij, vetė ia pėrpiu...
    Nė kėtė biografi tė shkurtėr tė Bilalit nuk mund tė rri pa theksuar finalen, atė rastin fatal qė ndikoi aq shumė nė jetėn e tij.
    Nė vitin 1968 nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė, bėhej diskutimi i romanit „Dasma“ i shkrimtarit tė mirėnjohur Ismail Kadare. Mbas shumė lavdėrimeve ngrihet Bilali dhe me argumente bindėse dhe tė sinqerta e kritikon romanin. Ky veprim nuk ka tė bėjė me paramendime, por u ushqye nga dobėsitė e shumta tė vetė romanit, dhe nuk ka tė bėjė aspak me atė ngjyrė qė shkrimtari i madh Isamil Kadare i ka dhėnė nė librin „Ftesė nė studio“. Zoti Kadare ka folur me hamendje, ashtu si oficerėt e sigurimit tė atyre viteve, qė atė rast u mundua ta ndėrlikonin dhe ta quanin si gjoja veprim tė njė grupi tė oragnizuar kundėr veprės mė novatore, mė revolucionare tė shkruar gjer atėherė. Jeta e romanit „Dasma“ dihet...Zoti Kadare mjafton tė kujtojė buzėqeshjen tėrė ngrohtėsi qė i dha Bilalit kur u ngrit pėr tė folur. „Ja, - ka menduar nė ato ēaste tė vėshtira Kadareja, - po ngrihet pėr tė mė mbrojtur ky talent i ri, ky njeri i heshtur qė nuk e kemi dėgjuar njė herė tė flasė. Besoj se do tė ma kėnaqė sedrėn...“ Por nuk ndodhi ashtu, Kadareja u zhgėnjye...
    Bilali shpesh ma ka pėrmendur me dhimbje tė papriturėn qė i bėri Ismailit. Kishte ndjenja tė holla Bilali. Ishte i mbushur me virtyte e kurrsesi nuk mund tė ngrihej kundėr sė vėrtetės, qoftė edhe pėr hir tė dobėsisė qė kishte pėr madhėshtinė e Kadaresė. Jeta njeh raste tė shumta qė njerėz tė mėdhenj i kannė mohuar tė thėnat e tyre kur janė zhvleftėsuar nga realiteti. Njė rast i tillė do ta lartėsonte sė tepėrmi edhe zotin Kadare. Nė fund tė fundit, e vėrteta ėshtė nė anėn e Bilalit.
    Nuk dua tė zgjatem me qėndrimin e organeve tė sigurimit e me trajtimin qė iu bė Bilalit mbas atij diskutimi. Seē pillte komunizmi nė tė tilla raste tashmė dihet nga tė gjithė...
    ...Bilalin e internuan nga Durrėsi dhe e ēuan nė sektorin Kulle tė fermės sė Sukthit, ku punoi si punėtor.
    Pėr motive tė pėrafėrta, unė me tėrė fisin tim „Mane“, afro 56 vetė u internuam dhe u dėbum, njė pjesė nė Kryevidh dhe tjetra nė Hamallė. Atėhere ishim 5-6 km larg njėri-tjetrit, por prapė takoheshim ēdo ditė, shkruanim, kėmbenim mendime. Krijuam dhe njė vėllim tė pėrbashkėt me vjersha „Njė siluetė nė errėsirė“. Shpesh ndodhte tė kuptonim se survejoheshim e ndiqeshim nga persona tė veēantė. Dhe ndoshta zoti na ka ndihmuar qė s’u burgosėm. Mjerė ne shqiptarėt ē’fat tė zi kemi pasur!
    Idenė e arratisjes sė Bilalit nė fillim u munduam ta realizonim nga porti i Durrėsit, por shpejt pamė se ky veprim ishte i pamatur dhe me pasoja. Bilali shkoi nė fshatin e lindjes, u njoh me vendin, pėrgatiti terrenin dhe mbas 3-4 muajsh, sė bashku me kunatin, mė 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipėria. Ai u largua me mendimin qė tė kthehej njė ditė. I vdekur do bėhem, emrin do ndėrroj, operacione plastike do bėj e njė ditė do tė kthehem“! Kėshtu mė kishte thėnė. Dhe besonte tek vetvetja.
    Pak dimė pėr jetėn e Bilait larg Shqipėrisė. E sigurt ėshtė se ka krijuar nė SHBA, nė Ēikago, njė revistė me titullin „Krahu i Shqiponjės“ qė ka njė theks tė spikatur antikomunist. Shumė gjėra tė tjera janė tė mjegullta, enigmė: vetėm brenda njė reviste ėshtė mbyllur krijimtaria letare e Bilalir?! Ē’ėshtė bėrė me romanin „Krasta Kraus“? Dimė se pjesėn e parė e mori me vete nga shėtpia ime. Pjesėn e dytė si skicime e kishte pėrfunduar. Kėtu tė ketė ndaluar? Thueht se mbas operacionit tė njė tumori nė vitin 1986 tė ketė vdekur. Thuhet se dora komuniste e ka goditur deri atje. Deri kur do tė thuhet?! Deri kur?! Le tė shpresojmė nė ndriēimin e kėsaj engime...
    Iniciativa e ndėrmarrjes botuese me emrin „Bilal Xhaferri“, me drejtues zotin Shefki Hysa i ka vėnė vetes si detyrė qė tė nxjerrė para lexuesve jetėn e plotė dhe krijimtarinė brilante tė Bilalit. Mendoj se, sė pari, i pėrket e drejta pikėrisht kėtij enti botues pėr ta publikuar veprėn e pavdekshme tė tė shquarit Bilal Xhaferri.




    ------------

    Kete liber e kam blere para shume vitesh ne Tirane dhe nuk e di se sa eshte realizuar nga premtimi ne paragrafin e fundit te parathenies se tij mbi nxjerrjen para lexuesve te jetes dhe krijimtarise se Bilal Xhaferrit.

    Atyre qe dine me shume rreth kesaj iu lutem te na tregojne me tej. Une solla ketu ate pak gje qe kisha ne dore mbi jeten e Bilal Xhaferrit.

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,463
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime

    Mbi Artin Poetik Tė B. Xhaferrit

    Ilir Sefaj: Mbi artin poetik tė Bilal Xhaferrit
    E Hene, 13-06-2011, 07:58pm (GMT+1)

    MBI ARTIN POETIK TĖ B. XHAFERRIT

    Nga Ilir Sefaj

    Emri Bilal Xhaferri ėshtė sinonim i shkrimtarit mė tragjik tė shqipes. Jeta, kėtij krijuesi i gatoi situata mjaft delikate qė nė fėmijėrinė e tij, pėr tė vazhduar pothuajse me tė njėjtin avaz gjatė tėrė rrugėtimit tė tij nė jetė dhe letėrsi. Autor i emocionit tė fortė, Bilal Xhaferri do tė ballafaqohet me arratisje nga vendlindja, me vdekjen e tė dy prindėrve qė nė fėmijėrinė e hershme, fat i njėjtė do ta pėrcjellė edhe nė literaturė, ai u denigrua nga elita intelektuale e kohės pėr ta marrė mbase dėnimin mė tė madh; iu mohua e drejta e botimit!
    Edhe pse tė gjitha peripecitė qė e pėrcollėn nė fėmijėri dhe nė rininė e hershme ishin furtuna tė vėrteta, anatemimi i kėtij krijuesi par excellence nga jeta krijuese ishte thyerja mė e madhe qė iu bė kėtij doajeni tė fjalės sė shkruar, i cili pėr shumėēka do tė mbetėt i papėrsėritshėm nė letėrsinė shqipe.
    B. Xhaferri ėshtė poet lirik nė kuptimin e parė tė fjalės. Poezia e kėtij krijuesi lindi si domosdo e rrethanave jetėsore me tė cilat u ndesh ky autor, dhe kjo poezi mbase mund tė thuhet se i ngjan njė ditari nė vargje, i cili e pėrcolli rrugėtim jetėsor tė kėtij poeti ndėr mė fatkeqit qė njohu letėrsia shqipe.
    Ky fat, kjo rrethanė jetėsore, asnjėherė nuk e largoi poetin tonė nga jeta krijuese, meqė pikėrisht arti letrar ishte bėrė terapia mė e suksesshme e cila do tė ndikojė nė mbajtjen gjallė tė kėtij shpirti tė trazuar, jeta e tė cilit kishte rezervuar vetėm ‘trishtimin’.
    Arti poetik i B. Xhaferrit u vlerėsua mjaft qė nė shfaqjen e tij tė parė, mirėpo ky art do ta ketė fatin e njėjtė me autorin e tij, dhe si rrjedhojė do tė mbetėt “larg” lexuesit tė supozuar, meqė autori i kėtij arti kishte bėrė njė “krim tė madh”, ishte shprehur “mė lirshėm se sa lejohej” nė diskutimin qė u organizua mė 1968 pėr romanin “Dasma” tė I. Kadaresė. Ky detaj nuk ka pėr qėllim tė glorifikojė njėrin dhe ta denigrojė tjetrin, mirėpo dihet mirėfilli se jeta e B. Xhaferrit pas kėsaj ngjarjeje se paku nė kuptimin jashtė-letrar tė saj, mori tatėpjetėn.
    Sigurisht kjo paraqitje mė shumė se pėr fatin jetėsor tė autorit, mėton tė merret me poezinė e tij, mirėpo sikurse me tė drejtė ėshtė thėnė; krijimtaria e kėtij krijuesi pėrgjithėsisht, dhe poezia nė veēanti mund tė deshifrohet edhe si; “jetė konkrete, tokėsore e reale” e Bilal Xhaferrit.
    Poezia e kėtij krijuesi nė thelbin e saj ėshtė pėrkushtuese, e rastit, e rrethanės, por edhe e meditimit sigurisht, pra ėshtė poezi e ndjenjės e patosit, por edhe e imagjinatės. Ky autor me vargun e tij krijon, sė paku nė botėn imagjinative tė tij, gjeografinė shqiptare, dhe kėtė gjeografi nė tė shumtėn e vizaton mė ngjyrat e saja mė tė trishta; Shqipėri 1976, Baladė ēame, Natė ēame, Atdheu, Kosova, etj.
    Gjithsesi, Poezia si shkrim nė rastin tonė ėshtė tejet e ndėrliksur me emrin e B. Xhaferrit, dhe kjo ndėrliksje ėshtė mė e determinuar te ky autor sesa te secili autor tjetėr shqiptar, ngase kur flasim pėr poezinė e tij, nė tė njėjtėn kohė flasim pėr jetėn reale, tokėsore tė autorit, dhe kur flasim pėr B. Xhaferrin si Njeri, ėshtė e pamundur tė mos na kujtohet arti poetik, si shenjė e kėtij emri...


    http://www.zemrashqiptare.net/images...alXhaferri.jpg


    Poezia e dhembjes

    Arti poetik i B. Xhaferrit ashtu sikurse edhe jeta e tij “tokėsore”, kėrkon pėrqasje objektive e kompetente, dhe kjo poezi, ky art e shtron kėtė kėrkesė, mbase mė rigoroze se herė tjetėr, si domosdo e rrethanave tejet unike nė tė cilat u krijua.
    Nė jetėn e tij “normale”, B. Xhaferri botoi poezitė dhe tregimet e tij tė para nė gazetat “Zėri i Rinisė”, “Drita”, nė revistat “Nėntori”, “Ylli” etj., aty rreth viteve 1962-1963. Ca vite mė vonė do ta botojė vėllimin me poezi “Lirishta e kuqe” (1967), libėr ky i cili nuk qarkulloi edhe gjatė nė mjediset intelektuale tė kohės, ai u censurua dhe u ndalua nga sistemi. Pra, ėshtė kjo periudha kur autori ynė gėzoi “privilegjin” e tė botuarit dhe tė lexuarit nė atdhe, them nė atdhe meqė vendlindja, pra pjesa tjetėr e atdheut, mbeti pėrgjithmonė plagė pėr autorin, i cili i kėndoi me aq vrull, dhembje e trishtim Ēamėrisė:

    Ylberi, si njė pėrshėndetje e pėrlotur lamtumirė,
    U zhduk matanė largėsive,
    Mbi kreshtat e flakėve,
    Nėpėr shi...
    (Baladė ēame)

    Pėr ta dhėnė ndarjen pėrfundimtare me vendlindjen, e cila njėkohėsisht shėnon edhe humbjen e parė tė madhe nė jetėn subjektive e objektive tė poetit, ai humb njė pjesė tė atdheut, etnisė:

    Ne, popull muhaxhir, ecim nėpėr shi...
    Lamtumirė, Ēamėri!
    (Baladė ēame)

    Kjo ėshtė klithma e dhembjes poetike tė Bilal Xhaferrit, shenja e zisė personale: ai do ta humb atdheun pikėrisht duke theksuar dhembjen pėr mungesėn e tij; kurse nė nivel tjetėr ėshtė klithje pėr njė tokė dhe njė kolektivitet tė humbur.(Sabri Hamiti)
    Poezia e B. Xhaferrit ėshtė poezi e aktualitetit historik e shoqėror tė kohės. Kjo poezi ėshtė rezultat i bredhjeve, i ecejakeve tė autorit, shpirti i tė cilit nuk do ta gjejė qetėsinė as pas arratisjes nga Shqipėria, dhe kjo ėshtė drama e dytė pėr autorin, ai do ta humb edhe pjesėn tjetėr tė atdheut pėr tė mos u kthyer kurrė mė nė tė gjallė tė tij:

    Ashtu tė lash i shtrenjti vend
    Dhe rrugėn mora pėr kėtej
    Ku vallė mė ēon kjo rrugė e largėt?
    Kur vallė sėrish tek ti do kthej?
    (Atdheu)

    Ky autor me vargun e tij krijon gjeografinė shqiptare, ai i thur himn Kosovės pjesės tjetėr tė etnisė, rrafshit tė lashtė tė dukagjinėve, mirėpo Kosova e okupuar nė penėn e Xhaferrit trajtohet po ashtu dhembshėm sikurse Ēamėria, matanė largėsive:
    Kosova –
    Gjithnjė...ashtu

    Janė kėto tri pika tė heshtjes e tė dhembjes shpirtėrore tė poetit mė jugor tė shqipes, i cili me kaq dhembje e emocion i kėndoi kėsaj pjese tė etnisė, ani pse kurrė nuk e kishte vizituar Kosovėn:

    Kosova -
    Rrafsh i lashtė i dukagjinėve.
    Kosova -
    Me ndarje dhe nėnndarje gjeografike
    Me ndarje dhe nėnndarje etnike,
    Qė nga ujėrat e kulluara tė Ohrit,
    Gjer nė errėsirėn e minierave tė Mitrovicės,
    Qė nga kaltėrsitė e brigjeve tė Ulqinit,
    Gjer nė themelet e gjakut, nė Qelekullėn e Nishit.
    (Kosova)

    Kosovėn e karakterizon numėrimi informues e ndėrtues i hartės letrare gjeografiko-etnike tė Kosovės, aq mė shumė i hartės vertikale, pra historike. Si e tillė, kjo vjershė mund tė lexohet horizontalisht, si gjeografi letrare, e vertikalisht, si sistem letrar i ndėrtimit tė historisė sė Kosovės. (Kujtim M. Shala)
    Poezia Kosova e B. Xhaferrit, flet pėr gjendjen faktike tė kėsaj pjese nėn okupim, pra poeti i esencave nacionale e kishte ndjerė nė palcė dramėn qė luhej mbi popullin e Kosovės, e cila nė penėn e poetit merr pėrmasat e saja tragjike, pėr t’u pėrmbyllur nė nihilizėm tė thellė, ku nė fakt gjendja shfaqet si tejet e pashpresė; Kosova, gjithnjė...ashtu.
    Bilala Xhaferri i kėndoi dhembshėm Ēamėrisė, me ngjyrat tė tilla tė errėta jep edhe aktualitetin kosovar, por cila ėshtė Shqipėria e Bilalit, poetit tė etnisė (S. Hamiti):

    Vend i vogėl
    Kohė e vogėl
    Rracion i vogėl
    (Shqipėri 1976)

    Shqipėria e vogėl ėshtė vend i errėsirės sė madhe, frikės...e mjerimit tė madh, pra edhe kjo pjesė e etnisė jepet mė ngjyrat e saja tė zymta, ku dominon kontrasti; vend i vogėl –errėsirė e madhe, i cili krijon pamjen mė ogurzeze tė vendit nė totalitarizėm ku ēdo gjė rrezaton zi.
    Bilal Xhaferri ėshtė ndėr poetėt i cili i kėndoi me mė sė shumti mall atdheut tė tij, tė cilin e la matanė largėsive pėr ta fituar pėrgjithmonė trishtimin nė Amerikėn e largėt, ku edhe do ta japi frymėn e fundit, pėr t’u rikthyer vetėm shumė vite me vonė, gjithsesi nė arkivol nė Sarandėn e rinisė sė tij e cila dikur i kishte dhėnė rrugėt...

    Poezia e pėrkushtimit

    Me poezi tė pėrkushtimit duam tė shėnjojmė llojin. Poezia e Billa Xhaferrit nė esencėn e saj ėshtė pėrkushtuese. Muza e kėtij poeti edhe kur i thur vargje Atdheut, edhe kur i dėshiron gjumė tė ėmbėl sė motrės shquhet pėr intonacionin e saj ngritės, i cili flet pėr emocionin, pra pėr poezinė e ndjenjės siē do tė mund tė pėrkufizohej poezia e Xhaferrit.
    Edhe pse poezia e kėtij autori shquhet pėr diskursin e saj tė pasur dhe tė arrirė, si dhe stilistikėn e pasur gjuhėsore, nė poezinė Fli e cila ėshtė njėra nga vjershat mė tė hershme tė autorit, vargu i tij del paksa konvencional dhe i drejtpėrdrejt pa ngjyrime tė theksuara stilistike, mirėpo qė gjithsesi vė nė pah emocionin:

    Fli, motra ime,
    E vogla, e shtrenjta, motra ime,
    Fli zemėr
    Gjumin e ėmbėl!
    (Fli)

    Pėrderisa poezia e pėrkushtimit ka njė referencė, pra ka njė subjekt, vetėkuptohet se vjersha kushtuar motrės sė vogėl (Antikės), e cila siē mėsojmė nga biografia B. Xhaferrit, ishte pikė e dobėt nė jetėn e tij, flet pėr njė diskurs tejet tė pėrligjshėm, edhe pse nė kėtė rast emocioni “mbyt” stilin.
    Si do qė tė jetė, ėshtė e vėrtetė e pamohuar se nėn formulimin poezi tė pėrkushtimit, do tė mund tė renditnim disa nga lirikat mė tė spikatura tė B. Xhaferrit: Ti lulėzon nė peizazhet e trishta, Lule tė vona, Rini uloke, Kushtim S.M. pėr dimrin vitit 1968-1969, Motrės sime Antikės, Ti je njė pardesy etj.
    Shpirti i trazuar i poetit, shfaqet nė mėnyrė e tij mė hapur, pikėrisht nė lirikėn Ti lulėzon nė peizazhet e trishta tė cilėn pėr nga vlerat do ta konsideroja ndėr mė tė arrirėn nė opusin krijues tė kėtij autori; nė kėtė poezi mė bukur se asnjėherė tjetėr poeti shfaq nostalgjinė pėr subjektin konkret, i cili pėrveē qė kujton njė kohė, njė emocion, pasqyron edhe njė situatė objektive e cila e forcon kėtė emocion:

    Te shtėpia jote pranė periferisė
    Hidhet mbi lumė ura me parmak tė drunjt.

    Subjekti nė kujtesėn e lirikut mbetėt ashtu si nė takimin e parė, ani pse natyra pėrreth tij/saj ka marrė pamjen e njė peizazhi tė trishtė, ngase nė kujtesėn e artikuluesit ajo kohė, ajo rrethanė objektive ka ndėrruar ngjyrat e saja; vetėm subjekti ruan pranverėn nė shpirtin e tij:
    Tani lulet e shegėve janė shkundur tė gjitha
    Dhe kokrrat janė vjelur dhe flketėt kanė rėnė
    Vetėm ti lulėzon akoma nė peizazhet e trishta
    Vetėm ti e ruan pranverėn nė shpirtin tėnd.
    (Ti lulėzon nė peizazhet e trishta)
    Poezia e Bilal Xhaferrit karakteristikė e sė cilės ėshtė ndjenja, emocioni, nė kuptimin e parė tė fjalės, s’do mend se i rri larg figurshmėrisė, pra kjo poezi ky varg tė shumtave rrjedh ashtu drejtpėrdrejt, dhe situatat konkrete konsumohen si tė gjalla nga recipienti.
    Nėse T. Elioti nuk e sheh poezinė si shfrenim emocionesh, por ikje nga emocioni, dhe po ashtu nuk e konsideron si shprehje tė personalitetit, por ikje nga personaliteti, Bilal Xhaferri thur pikėrisht poezinė e emocionit, mirėpo kjo nuk do tė thotė se vargun e tij e dominon emocioni i “shfrenuar”, pėrkundrazi ky autor ka krijuar njė individualitet tė veēantė krijues, pra ky autor me vargun e tij ka plasuar biografemėn e tij shpirtėrore (Kujtim M. Shala):

    Eja, trishtim,
    O prehėr i ėmbėl qė nuk mė braktise kurrė.
    O strehė e qetėsisė sime,
    O Ėndėrrime tė mia,
    O gji i shpresės sime!
    (Eja, trishtim)

    Trishtimi pėr poetin tonė ėshtė si ajri, si buka. Pra kjo ndjenjė, me tė cilėn ėshtė “mbrujtur” shpirti i kėtij krijuesi, si domosdo e rrethanave tė tij jetėsore, e kėtij poeti ndėr mė fatkeqit qė dha bota letrare shqiptare, perceptohet edhe si gji i shpresės, e strehė e qetėsisė; dhe s’do mend se ky varg kjo poezi ėshtė mė tragjikja qė dha arti letrar i B. Xhaferrit; poetit, prozatorit e publicisti mė fatprerė tė letėrsisė shqipe, i cili nė penėn e studiuesit A. Vinca kujtohet edhe si Ahasferi mitik.

    Bilal Xhaferri, ky Ahasfer

    Ahasferi mitik kishte refuzuar t’i ofrojė Jezuit prehje, dhe pėr kėtė mėkat Zoti e kishte dėnuar tė bredhė nėpėr botė pėr tė mos e gjetur asnjėherė kuptimin e jetės.
    B. Xhaferri nuk i ofroi prehje “Jezuit tė letėrsisė shqipe” nė fjalimin e tij, dhe pėr kėtė e mori dėnim e njėjtė si Ahasferi. Bilali humbi nė jetė, mirėpo fitoi nė letėrsi.
    Sikurse u tha, poezia e B. Xhaferrit ėshtė poezi e shtegtimit tė tij jetėsor, e kundėrshtisė, ėshtė poezi e ecejakeve, e bredhjeve e furtunave, e lektisjes shpirtėrore. Vargu i kėtij poeti ėshtė edhe pasqyra e tij shpirtėrore, por edhe jeta e tij tokėsore; “E tėrė poezia e B. Xhaferrit ėshtė njė Jetė nė Letėr”. (Kujtim M. Shala)
    Objekt kryesor i frymėzimit tė kėtij poeti ėshtė malli pėr etninė, ai si asnjė tjetėr poet shqiptar, me vargun e tij shpreh zjarrminė shpirtėrore pėrballė furtunave tė shumta me tė cilat u ballafaqua Atdheu. Ēdo ndarje ėshtė e rėndė, por asnjė si me Atdheun:

    Pas shpinave tona pėrplas tufani
    Dyert e shkallmuara te shtėpive
    Dhe rrugėt zgjaten e zgjaten nė veri
    Ne, popull muhaxhir, ecim nėpėr shi...
    Lamtumirė, Ēamėri!
    (Baladė ēame)

    Ėshtė kjo klithja e cila vjen nga thellėsitė e poetit, ėshtė kjo ndarja fizike me Atdheun, mirėpo ėshtė ky edhe ēasti kur etnia merr pėrmasat e diēkaje tė shenjt, dhe shpirti i trazuar i poetit nuk do ta braktisė asnjėherė; Atdheu i ktheu shpinėn Bilalit, por kurrė edhe Ai atij.

    Pas shpinave tona pėrplas tufani

    Pas shpinave tona pėrplas tufani
    Dyert e shkallmuara tė shtėpive...

    Janė vargje tė cilat japin pėrmasat e dramaticitetit qė ndjen shpiri i poetit pėrballė kėsaj katrahure kombėtare, situatė kjo e cila ngjallė emocione tė forta dhembjeje si pasojė e njė dite e cila paralajmėron asgjėsimin, zhbėrjen, arratisjen nga Ēamėria, e cila do tė kujtohet vetėm si tokė e braktisur.
    Jo rastėsisht them se Bilal Xhaferri ta kujton mitin e Ahasferit, meqė ky krijues nuk do tė gjejė prehje as pas arratisjes nga vendlindja, fat i njėjtė do ta pėrcjellė edhe nė Amerikėn e largėt, ngase shpirti i trazuar i poetit kurrsesi nuk do tė mund tė gjente prehje larg vendlindjes ani pse kjo e fundit ishte treguar tejet e pamėshirshme me birin e saj.
    Atdheu nė sytė e poetit ka mbetur i mbuluar nga errėsira e zhbėrjes, nė mjegull, fati i tė cilit do tė jetė i turbullt dhe i pashpresė, ky ėshtė imazhi i fundit pėr Atdheun e braktisur:

    E para mjegull e shtatorit
    Porsi qefini tė mbulojė
    Sa shpejt nga sytė atdhe mė humbe
    Sa shpejt errėsira tė gllabėrojė
    (Atdheu)

    Kėto vargje japin ngjyrimet e theksuara personale tė poetit, i cili ndarjen nga atdheu e pėrjeton shumė dhembshėm, ngase emri i tij ishte gjakim i atdheut, ishte mishėrim i atdheut, dhe ky emėr do tė mbetet si shėmbėlltyrė e dashurisė sė ēiltėr e pa hile pėr atdheun, i dashurisė platonike pėr tokėn e nėnės. Atdheu nuk do tė braktiset kurrė nga mendja, zemra dhe shpirti i poetit, Njeriut Bilal Xhaferri, kėtij Ahasferi tė shekullit njėzet.

    Pėrfundim

    Ėshtė evidente qė poezia e Bilal Xhaferrit, arti letrar i tij nė pėrgjithėsi, qėllimshėm mbeti “larg” lexuesit, mirėpo kjo poezi ky art falė vlerave tė vėrteta qė ngėrhten nė vete nuk do tė mund t’i shpėtonte kureshtjes sė lexuesit, pėrkundėr barrierave ogurzeze qė koha i kishte pėrgatitur poetit tonė.
    Vepra e plotė e kėtij krijuesi do tė kontaktojė lirshėm me lexuesin shqiptar vetėm pas rėnies sė sistemit totalitar nė Shqipėri, dhe kjo vepėr ky art doemos se u pėrqafua mjaft mirė nga lexuesi ynė, ngase nė kėtė vepėr mė mirė se asnjėherė tjetėr u pasqyrua jeta reale e njeriut tonė nė njė periudhė mjaft komplekse, periudhė kjo e cila ende ėshtė nė fillimet e deshifrimit tė saj.
    Krijimtaria artistike e B. Xhaferrit ėshtė unike nė shumė pikėpamje, kjo vepėr ėshtė rezultat i fatit jetėsor tė autorit tonė, fatit tragjik tė poetit e krijuesit disident i cili pėr asnjė moment nuk do tė bėjė kompromise me demonėt e kohės sė tij tė cilėt i thurnin himne gjendjes sė mjerueshme tė vendit.
    Poezia e B. Xhaferrit ėshtė edhe dėshmi e njė kohe para sė gjithash, ėshtė fotografia mė e pastėr e cila flet mė sė mirė pėr njė periudhė mjaft delikate tė ekzistencė sė njeriut tonė, mirėpo qė shikohet prej prizmit tė shpirtit tė njeriut tė ndjeshėm, fati i tė cilit ishte aq i lidhur me fatin e vendit tė tij.
    Bilal Xhaferri ėshtė njėri nga krijuesit ende tė pazbuluar sa duhet, pėrkundėr interpretimeve jo tė pakta qė i janė bėrė veprės sė tij, ngase kjo vepėr e cila ėshtė edhe gjakim i autorit ka mundėsi tė shumta interpretimi, dhe kjo mundėsi pėrqasjes kundrejt veprės sė tij, ēdo ditė e mė shumė do tė lerė hapėsirė pėr tė zbuluar vlerat e vėrteta letrare e artistike tė poetit e Njeriut mė tragjik tė letėrsisė shqipe, i cili kėsaj tė fundit i dha vlera tejkohore...

    Dyert e shkallmuara tė shtėpive...
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Tema tė Ngjashme

  1. Bilal Xhaferri
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 20:27
  2. Kriza ne Maqedoni
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 12:06
  3. Si duket edhe "PIRAMIDAT" paskan pasur Gjeneral
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 11:38
  4. Zbulimet me te fundit te Ministrise se Brendshme Maqedonase
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 05-09-2002, 17:03

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •