Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Piktori Rexhep Ferri

    Emri:  rexhep_ferri_larg_dhe_afer_eks.jpg

Shikime: 521

Madhėsia:  73.5 KB
    Meditim ndaj ekspozitės sė piktorit Rexhep Ferri.
    Nga Andi Bica

    Ndjesia e parė sapo hyra nė odėn piktorike tė autorit Rexhep Ferri ėshtė Muri si entitet dhe ftohtėsia e tij. Njė ftohtėsi qė lėviz nė teksturat e nuancimeve tė grisė duke duke ofruar pak nga secila ngjyrė.

    Leximi krijesave si prerje hijesh mė lėvizi imagjinatėn duke ndjekur hyrje daljet nga njėra portė e hapur nė tjetrėn , nga arti tek arti.

    Nė kuadrot e Ferrit ndihet Dora e Mjeshtrit qė di tė sendėrtojė botėrat e tij nė telajo duke na dhuruar imazhe me raporte koloristike tė ekuilibruara skajshėm. Natyrshėm dhe e rafinuar shpėrhapet vjollca ose e Purpurta ballkanike.

    Por kėtė asimetri nė ekuilibėr nuk mund ta pohoj pėr raportet grafike sepse ndiej nė disa nga punėt se qėllimshėm pikturat bien ose anojnė pak majtas ose djathtas nė vartėsi tė konceptit apo thelbit tė veprės.
    Ja , tek Eva dhe Adami apo vepra ‘’miti i burrit dhe gruas’’, tė errtat anojnė dhe tėrheqin Burrin nė krahun e tij teksa Gruaja e fton drejt njė porte kalimi tė kuqe ku graviteti shihet se humbet ose lehtėsohet nga Dashuria.
    Fizionomia e figurave.

    - Nė ciklet e ekspozitės Larg dhe Afėr pėrveē kuadrove si nė konservė dhe busti i bardhė ndihet si zgjedhje a autorit mosprania e portretit e kompesuar me gjuhėn e trupave transparent.

    Tek pėrmasimi i krijesave qė jetėsojnė pikturat, Ferri na sjell shtat dhe fizionomi alpine nė botkuptimin figural. Lartėsia e personazheve nė pikturėn e Ferrit ndiej se ėshtė pjesė e arketipeve tė pėrftuara nga njėra gjeneratė nė tjetrėn pėrmes tipareve tė racės dhe folkut muzikor.


    I rikthehem Murit dhe kėmishave tė tij qė ndėrrohen nga njėri tonalitet nė tjetrin dhe pėr kėtė garderobė tė pasur brenda njollės gri ndiej se pėrshfaqet mjeshtėrisht gustoja fine e krijuesit dhe komplementarja mes ngjyrave dhe njollave qė zgjedh.

    Muret e Ferrit nė ngricėn qė transmetojnė janė si ekrane pėrjetimesh: Kinemaja e Hijeve ritmon brenda tyre duke mė intriguar nė komunikimin dhe ndėrveprimin e figurave, trupave tė ajėrt qė flasin me dromca pėrjetimesh.

    Muri ku pikė mbėshtetet miti grafik i Evropės, ėshtė pak mė i tkurrur dhe nė figurat e pezullta demi qė kalėrohet dhe zbutet pabindshėm nga hije-bardhi shfaqet nė fuqinė e vet pėrmes vijave tė valėzuara.
    Sistemi i vijėzimeve qė zgjedh Ferri shoh se ėshtė mė i pranishėm tek vijė lakuarat dhe vijė drejtat sesa vijė thyerat nė konstruksionin figural.

    Hijet hedhin hapa e sfilojnė me kostume tė dizenjuara nga dora e stilistit shqiptar nga Kosova dhe duken tė prera si nga terziu brenda njeriut krijues me copėra plot harkime e lakime prej nga asnjėra nga copėzat e prera nuk hidhet si e tepėrt por ėshtė pjesė e veshjes njerėzore si shprehi lėvizjeje.

    Emri:  rexhep_ferri_larg_dhe_afer_eks_3.jpg

Shikime: 741

Madhėsia:  99.6 KB
    Diptikėt e skenave filmike qė Rexhep Ferri vendos hera herės ripohojnė ligjėsinė se ashtu si vepra qėndron nė vetvete ajo ėshtė pjesė e ndėrlidhur e njė zinxhiri krijues nė gjithėkohėsi.

    Drita nė pikturėn e Ferrit manifestohet e largme , uniforme nė kundėrtitė qė ai ngre thekshėm. Ditėt dhe netėt polare zgjaten por ndėrrimi i stinėve nga njėri Mur botėndjesish tek tjetri vjen dhe ikėn dukshėm.

    Fryma lidhet me gjuhėn e formės. Ajo shpėrhapet tek perdet qė Ferri krijon mbi teksturat sa dramatike po aq paqtuese. Tek vertikaliteti nė shtrirje i Hijeve qė tentojnė tė dalin nga Muret. Dyert dhe dritaret anash dhe midis tyre janė si zgjime nga ėndrra tek zhgjėndrra e anasjelltas qė duket si e pambamarimtė.

    Emri:  timthumb.php.jpg

Shikime: 498

Madhėsia:  57.9 KB
    Tingulli i ngadaltė dhe i ngrirė pėrshpejtohet nė raport me dendėsinė e figurave. Melodia qė ndiej nė tėrėsin e veprės pėr nga hijet mbėrrin si njė poem simfonik ose ēakordim i akorduar.

    Hyrje dalja nė Murėtimin e Ferrit mė hutoi disi pėrgjatė degustimit tė ekspozitės Afėr dhe Larg. Ende nuk po gjej pallto apo qyrk tė mė ngrohė si duket ngase ėshtė ftohtėsi e brėndshme. Por nė kėtė pėrgazje festash mes falsitetit dhe sinqeriteti nė prag ndėrrimi vitesh po ndjekam mė tė afėrt ekuinoksin dimėror.

    Duke ndjekur portat e pikturave tė ferrit po shoh pėr ndonjė dalje mė tė shpejtė pėr tek porta qė tė shpie nė pranverė.



    …Hėna nė mėngjes m’i mori me vete fantazmat e natės. Hija po fillon tė mė largohet e zmadhohet. Sikur tė isha vetė hije… prapė nuk do matesha dot me hijen e Sabahut!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga abica : 13-12-2013 mė 01:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •