Me doli gjysma e parashikimit!
Perfundimisht ai Van Gaal mbetet trajner i madh. Nuk kisha pare ndonjeher poshterim te tille ne nje Boteror. Mbreme pashe me plot kuptimin e fjales poshterimin e vertete. Kjo humbje ishte edhe me sketerre se humbja e Italise ne finale me Spanjen 4-0. Aty Italia shkonte pas nje super lodhje dhe luajti pothuajse nje pjese me 10 lojtare qe ishin inferiore ndaj Spanjes. Ndersa mbreme, ishte ndeshja e pare dhe kampionet ne fuqi vinin me nje formacion qe do ta deshironte ēdo trajner.
Nga ana tjeter, Van Gaal besoi tek te rinjte dhe i mbushi ata me vetebesim. Asgje ne jete nuk eshte e pamundur dhe Holanda mbreme e vertetoi kete. Nga nje ndeshje qe ne leter ishte thuajse e sigurte per Spanjen, Van Gaal me bebushat e tij te talentuar e kthyen ne nje leksion te vertete futbolli. Dhe me e rendesishmja, qe nuk e ka theksuar askush deri me tani, vjen nje tjeter revolucion ne skemat taktike. Me nje formacion 5-3-2, qe disa komentator alla albanezēe e konsideronin si taktike kaluar autobuzit te Mourinhos, Van Gaal i ēuditi te gjithe. Kur topin e kishte kundershtari, vertet ishte 5-3-2, por kur sulmonte Hollanda, formacioni kalonte ne nje 3-5-2 te paster, me Blind dhe Jaanmat qe sulmonin pafund nga krahet. Hollanda luajti ate lloj futbolli qe e ka ne gjak, beri ate qe di te beje me mire, volum te madh loje, shpejtesi dhe shume pasime vertikale. Hollanda zhvilloi ate lloj futbolli qe kenaq tifozet perkunder futbollit te merzitshem qe kishte filluar te zhvillonte Spanja. Tiki-Takes i ishte gjeturi ilaēi me kohe dhe mbreme Van Gaal e vertetoi per te disaten here se futbolli vertikal eshte shume me efikas se ai horizontal.
Shumkush ka kritikuar Casillas mbreme, por nuk ishte ai fajtori i deshtimit. I gjithe ekipi i Spanjes ishte totalisht i deshtuar mbreme. Faji me i madh eshte mendjemadhesia. Thone Shkodranet kur duan te mallkjne "T'hypt vetja m'qejf". Kjo u ndodhi mbreme spanjolleve. Ata u "sollen" pa pike respekti ne fushen e lojes. A thua se perballe kishin ndonje ekip nga provincat e Spanjes e jo qe perballe kishin nje kombetare qe eshte shkolle e futbollit, shkolle nga e cila kane mesuar edhe disa nga ata lojtare te kombetares se Spanjes. Disa lojtare me mendje te madhe qe mbreme ne fushe ishin hija e vetvetes u ndeshkuan nga disa te talentuar energjik dhe nga lojtaret me eksperience qe zbatuan me perpikmeri keshillat e "Gjeneralit te tyre".
Nuk do me vinte aspak ēudi nese Spanja do bente "Crack" edhe perballe Kilit, i cili megjithese perballe kishte nje ekip pa cilesi teknike si Australia, tregoi jashtezakonisht shume dinamizem gjate gjithe ndeshjes. Krahet e Kilit me Mena dhe Isla, mesfusha me Vidal dhe sulmi me Sancez do jene nje rrezik perballe Spanjes. Nese Spanja nuk fiton ndaj Kilit...
Krijoni Kontakt