Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    Tani duhet të durojmë edhe ty!

    Takim i kryeministrit Edi Rama me artistët shqiptarë që jetojnë jashtë më 29 nëntor ka krijuar jo pak pakënaqësi në rrethin e artistëve shqiptarë brenda Shqipërisë. Por vetëm aktorja Ema Andrea ka vendosur ta shprehë hapur këtë pakënaqësi duke i kujtuar Kryeministrit kushtet ku punojnë artistët shqiptarë dhe e ka cilësuar darkën një akt “prepotent provincial”. Si dhe duke theksuar: "Tani duhet të durojmë edhe ty!"

    Ja çfarë shkruan ajo në mesazhin e publikuar në profilin e saj në Facebook:

    “Në natën e bardhë Ministria e Kulturës më lajmëron se Portat e të Madhnishmes Kryeministri do të jenë të hapura në orën 9 për artistët, jo për ndonjë takim, por për të parë mobiljet dhe korridoret!! Më erdhi të qesh në fillim me këtë prepotencë prej provinciali që të fton të shohësh kolltuqet e reja. Pastaj më erdhi keq për veten, për kolegët, për sakrificat! Më vonë mora vesh se rreth të njëjtës ore Kryeministri pinte një gotë verë me artistët që jetojnë jashtë….. bukur…..shumë bukur Zoti i Shtëpisë!!

    Ata mundën me të nderu me ardhjen e tyre, jo vetëm se kanë ecur me talentin dhe punën e tyre por edhe sepse kanë para për të blerë një biletë avioni! Unë i dashur zoti i Shtëpisë, nuk kam mundësi të blej biletën e avionit, përsa arritjet e mia nuk shpërblehen financiarisht (dhe këtë ju e dini shume mirë) e kështu s’mundem me qenë në tryeza mik pritjesh, por ftohem për me pa karrika dhe mure bosh! Kam punuar në këtë vend, pa drita, pa ujë, zhgënjyer dhe gënjyer nga të gjitha politikat kulturore shqiptare, kam nderuar këtë vend kudo kam shkelur në skena e auditore ballkanike dhe evropiane…. dhe jam kthyer sërish këtu... në tokën time të cilën e jetoj edhe në të keqen e vet!… Kështu kam zgjedhur, por kjo s’më bën më pak të talentuar e aq më pak nuk më vë në rreshtin e lypsarëve që i ftoni të habiten me muret dhe me kolltukët tuaj !! Të bardhë e paç mendjen siç ke mosmirënjohjen dhe fyerjen i dashur Zoti i shtëpisë që……. . ani…….unë t’kam zgjedhë……..e tash duhet me të durue!!! Edhe ty…..!!!”

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    Po dekoraten a u vari Rama atyre artisteve lol
    Dekorata me fytyren e Mao Ce Dunit lol.
    Kjo Ema don ndonje dekorate me duket.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    Me shume do kishte dashur ndonje fjalim te bukur alla me rrokje sic i ka zakon ai skizofreni dhe ua ka dhene ate dite

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    qenka guximtare qo ema qe guxon te mos i serviloset shokit edver.

    nga eshte qo cupa?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    e qe thoni juve para ca kohesh ktu e 2 vjet ndoshta me pare ne forum.. brari "hodhi ne treg" termin "edver" per edvinin.
    kuptohet per te bashkuar ne nje enverin me edvinin.
    do ti qe kish marre perhapje ki term e ish bere popullor neper feizobuqe.
    uaaa..

    lol

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kila
    Anëtarësuar
    12-01-2013
    Postime
    29

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    E ka bere pak me tragjike se esht po mire ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    qenka guximtare qo ema qe guxon te mos i serviloset shokit edver.

    nga eshte qo cupa?
    Ne fakt ngaqe s'ja vari Edi po ndihet kjo, se po ta kishte ftuar ai, do vazhdonte ti servilosej. Nje arsye do e kete dhe ai qe se ka ftuar. Mund te jete nje perplasje personale qe mund te kene pat.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    Ema Andrea eshte nje nga aktoret me te talentuara dhe inteligjente te artit skenik..
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ne fakt ngaqe s'ja vari Edi po ndihet kjo, se po ta kishte ftuar ai, do vazhdonte ti servilosej. Nje arsye do e kete dhe ai qe se ka ftuar. Mund te jete nje perplasje personale qe mund te kene pat.
    Edi Rama e mban veten piktor.(piktor nuk te ben diplloma, te bejne punimet artistike, qe edi s`ka fare). Ai kur ishte kryetar bashkie nuk beri asgje per artistet. Ndersa tani fton barbonet ne kryeministri.
    Ai eshte kunder artit sepse eshte xheloz qe vete eshte nje zero me bisht.

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ema Andrea, mesazh për Edi Ramën

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e qe thoni juve para ca kohesh ktu e 2 vjet ndoshta me pare ne forum.. brari "hodhi ne treg" termin "edver" per edvinin.
    kuptohet per te bashkuar ne nje enverin me edvinin.
    do ti qe kish marre perhapje ki term e ish bere popullor neper feizobuqe.
    uaaa..

    lol
    Ema

    http://www.shqiperia.com/fotoshqip/1...ema_andrea.jpg

    Ka mundesi qe Ema ti kete derguar mesazh ne fejsbuk Rames per tu bere Miq
    Rama i ka kthyer pergjigje negative noway,lol
    Ema shpresonte te merrte ndonje dekorate per veprat esaj,
    Problemi eshte qe ne Shqiperi nuk prodhohen dekoratat.
    Shtetit i kane ngelur ca dekorata me surratin e Mao Ce Dunit
    dhe Edi nuk ka asnje clue se cfare te beje me keto dekorata lol.
    Ema eshte pissed off qe Edi nuk i bere ftese te vinte ne
    kryeministri per ti varur nje dekorate Mao Ce Dun.
    Ema ka ego,nuk shef asnje respekt nga Edi,thjesht injorim,indiference
    dhe behet xheloze qe Edi fton ne zyre ca piktore dhe e injoron Emen.
    Rama duhet te financoje per te ngritur nje fabrike dekoratash ne Tirane
    per te dekoruar dhe kenaqur egon e ca shqiptareve.
    Shqiptaret i kane qef dekoratat eniwej.wink lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-12-2013 më 23:05
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •