INTERVISTA/ Flet akrobatja, & ekuilibristja Brunilda Koka: Vitore Sallaku dhe Arben Shaka mbeten mėsues profesionistė

-“Pėr ju gjithēka”, njė cirk qė do tė mrekulloheni

-Femrat akrobate kanė mė elasticitet

Albert ZHOLI

Njė grua plot vitalitet e cila, rrugėn e bukur tė cirkut e ka pėrqafuar mes vėshtirėsish. Ėndrra e saj u bė realitet dhe pse prindėrit nė fillim hezitonin. Tepėr kurajoze, familjare, ambicioze dhe me shumė kėrkesa ndaj vetes. Asnjėherė se ka ndjerė veten tė lodhur, pasi sukseset i ka pasur tė njėpasnjėshme. Ka filluar nė studiot e Cirkut tė Tiranės nė moshėn 8 vjeē dhe ka punuar pėr 6 vite nė tė dhe pastaj vonė ka punuar nė cirkun profesionist. Ka realizuar shumė numra tė rrallė ku dhe pse ka dy fėmijė ajo rivalizon me ēdo grupmoshė. Familjen e ka tė shenjtė, ku gjen mbėshtetjen kryesore pėr tė ecur pėrpara.

-Kush ėshtė numri i parė qė ke luajtur?

Numri im i parė ėshtė njė dyshe ajri me njė shoqe qė quhej Albana Kukli, ku sot ajo ekzekuton nė Gjermani. Kjo ėshtė luajtur nė Arenė nė vitin 1992 dhe ajo ka qenė shfaqja jonė e parė, e cila u bė njė shfaqje e re vetėm pėr brezin e ri.

-Ēfarė tė veēantash pati kjo shfaqje pėr ty?

Pati tė veēantė sepse e gjithė krijimtaria e ime qė mora nga studio e shpalosa aty, nė kėtė premierė cirku. Bėja edhe njė dyshe me njė biēikletė me njė rrotė me njė djalė Elton Gollobani, edhe ky i talentuar

Si e fillove kėtė rrugėtim kaq interesant?

Cirkun e fillova pasi pashė qė njė shoqja e klasės sė dytė bėnte spėrkatėn. Mė pėlqeu ky numėr i saj dhe e pyeta se ku i kishte mėsuar dhe ajo mė tha nė cirk. I thashė se a mund tė shkoj dhe unė. Po mė tha. Shkova tėrė emocion, por mes atyre njerėzve tė mirė mė ikėn emocionet. Prindėrit nuk i kisha dakord qė unė tė vazhdoja kėtė art. Por unė i binda. Ata kishin frikėn e shkollės. Doni patjetėr qė tė mbaroja studimet e larta. Por unė me punė mbarova shkollėn e lartė dhe akademinė e edukimit fizik dhe tė sporteve Vojo Kushi.

-Kur dole nė skenė pėr herė tė parė ēfarė moshe ishe?

Kam qenė 14 vjeēe. Shfaqja ishte qė ne do tė tregonim vlerat tona dhe unė akoma nuk kisha filluar me rrogė. Aty mė pėlqyen nė atė premierė qė thashė mė lart dhe aty u vendos pastaj qė unė tė filloja me rrogė. Profesioniste kam filluar nė vitin 1992 deri tani, afėrsisht 21 vite nė kėtė profesion.

-Sa premiera keni luajtur?

Shumė pa fund. Nė ēdo premierė kam qenė pjesėmarrėse vit pas viti. Kemi kaluar 50- vjetorin e cirkut. Nė ēdo vit bėjmė afėrisht dy premiera, bėji llogari

-Kush janė numrat mė tė vėshtirė tė cirkut qė keni luajtur?

Kam bėrė hedhjen e tasave nė njė motobiēikletė. Njė numėr shumė i vėshtirė dhe po nė kėtė shfaqje kam njė numėr me bambu me tre mera lartėsi. Nė numrin monocikėl kam qenė soliste vetė, nė numrin me bambu bashkėpunoj me Rubin Zunėn dhe me njė vajzė tė vogėl Armela 12 vjeē. Kam edhe njė numėr me kub me shoqen time Loreta Kryeziu.

-Kur je ndjerė mė keq nė skenė?

Me monocikėl kam shumė emocione. Monocikli ėshtė ekuilibri me njė biēikletė me njė rrotė dhe njėkohėsisht hiqet njėra kėmbė dhe tasat nga kėmbėt i hidhja mbi kokė. Kjo shpesh herė mė bėnte qė tė ndihesha keq se edhe mė binin. Ky ėshtė goxha numri i vėshtirė. Ėshtė njė numėr i vėshtirė kinez, me shkallė tė lartė vėshtirėsie.

-Po kur ke lindur fėmijėt, pėr sa kohė je larguar nga cirku?

Ėshtė periudha 9- mujore dhe nė tė periudhė 2-3 muajt e parė i kam kaluar duke bėrė stėrvitje, jam larguar pėr njė periudhė kohore 10 muajsh. Pra jam larguar 6 muaj shtatzėni se tre muaj kam qenė aktive dhe pas lindjes jam kthyer shumė shpejt. Numri qė unė bėj nė biēikletė nuk ka lidhje me trupin.

-Numrat qė bėn tani a kanė lidhje me moshėn?

Pėr moshėn qė unė kam kjo ėshtė njė sfidė. Kur mė shohin atje lart mė thonė se si e bėre. Ky numėr qė unė bėj tani ėshtė nė njė lartėsi 10 metra. Djali mban bambunė dhe unė hipi lart atje dhe mbaj vajzėn qė ekzekuton. Unė e realizova mirė dhe doli bukur, suksesin nuk e prisja. Njė akrobat ka tė bėjė me trupin, forcėn, pėrkulshmėrinė.

-Kush kanė qenė profesorėt e juaj tė parė?

Profesorėt e mijė tė parė qė unė i kam me shumė dashamirėsi ka qenė Bajram Kurti dhe Ismail Reka.

-Po me Vitore Sallakun a ke realizuar ndonjė numėr?

Unė atė e kam pasur mėsuese. Kurse me Arben Shakėn kam qenė partnerja e tij kryesore nėpėr shfaqje nė vitet ‘93-‘94. Arbeni ka bėrė edhe numra tė tjerė pėrveē kllounit. Me Arbenin dhe Vitoren kam qenė gjithmonė afėr. Mė kanė ndihmuar me shumė pasion.

-Bashkėshorti juaj a ndjehet xheloz me kėtė sport qė ju praktikoni?

Jo, aspak. Nuk e ka shfaqur asnjėherė kėtė.. N.q.s do tė ishte xheloz unė nuk do tė isha kėtu ku jam. Ky profesion nuk e njeh xhelozinė.

-Ku keni shkuar nėpėr turne, nė ēfarė vendesh?

Nė Korēė, Elbasan, Fier, Durrės, Shkodėr, por edhe nė Kroaci qė shkojmė ēdo vit nė karnavalet e tyre, edhe nė Maqedoni. Greqia dhe Maqedonia nuk kanė cirk.

-Ne a konkurrojmė me vendet ballkanike?

Ne jemi mbi ata. Ata janė vende tė zhvilluara dhe nuk kanė ngritur njė cirk pėr vendin e tyre. Ne njė vend i vogėl kemi cirkun tonė.

-Kush e ka mė tė zhvilluar cirkun?

Kina. E adhuroj cirkun kinez dhe pse nuk kam shkuar ndonjėherė nė Kinė, por kanė shkuar tė parėt tanė pėr specializim. Ata mė kanė folur shumė mirė.

-Je penduar qė ke zgjedhur kėtė profesion?

Jo, nuk jam penduar dhe e kam shumė me pasion.

-Po nė Tiranė a ka mentalitet se nė kėtė profesion nuk janė femra serioze?

Nuk e kam ndjerė kurrė. Ky mentalitet ėshtė thyer qė nė monizėm me punėn tonė, me seriozitetin tonė, me arritjet tona. Kjo ka tė bėjė me karakterin e njeriun dhe ēdo profesion e tregon veten se kush je.

-Shoqėria shqiptare ėshtė maskiliste?

Po, ėshtė, dhe unė nuk e kam ndjerė. E kam pasur pak nga prindėrit dhe gjyshja ime.

-Cilėt janė problemet e femrės shqiptare sot?

Femra shqiptare nuk ndjehet e vlerėsuar, nuk ndihet nė vendin qė i takon. Por edhe ajo vetė duhet tė punojė nė kėtė drejtim

-Premiera e fundit?

Ajo quhet “Pėr ju gjithēka”. Edhe nga vetė titulli ajo ka gjithēka. Brezi mė i ri, i cili ėshtė stėrvitur nga dy pedagogėt Agron Muho dhe Silvana Dumi ka shumė numra cilėsorė. Janė tė gjithė numrat e domosdoshėm dhe hapjen e bėjnė fėmijėt, ku ka numra ajri, akrobacie, prestigjiatore dhe zgjat 1 orė e gjysmė.

A ndiheni mė tė vlerėsuar me drejtorin e ri?

Po. Ai vjen nga komuniteti ynė dhe e njeh mirė kėtė fushė. Drejtor i ri quhet Kujtim Dumi, ku mė pėrpara ka qenė akrobat dhe ekuilibrist. Ai ėshtė i duhuri nė punėn tonė sepse i njeh mirė problemet tona.

-Keni ndonjė peng gjatė gjithė kėtij rrugėtimi tė jetės suaj?

Ndoshta njė specializim jashtė shtetit nė vitet qė ishim nė studio. Do doja tė kisha shkuar nė Kinė pėr specializim.

-Ju pengojnė fėmijėt pėr kėtė profesion?

Tani jo. Ata mė kuptojnė. Djali Noeli 12 vjeē dhe vajza Ebi 8 vjeē, janė pėr mua gjithēka. Djali ka zgjedhur futbollin dhe ėshtė njė talent pėr fushėn e vet dhe vajzėn e kam futur nė gjimnastikė dhe shpresoj qė tė bėhet e mirė.