INTERVISTA/ Flet Franc Koruni, kitarist klasik, kantautor

Muzika mė ka bėrė tė harroj qė nuk shikoj

Muzika nuk ka nevojė pėr sy, pasi ajo ėshtė shpirtėrore

Alida Hisku ėshtė kėngėtarja qė kėndon me sy mbyllur


Albert ZHOLI


U lind nė Tiranė nė vitin 1992. Nė vitet 2005 – 2010 studioi nėn drejtimin e pedagogut Gert Margariti nė liceun artistik “Jordan Misja”, ku u diplomua me rezultate tė shkėlqyera. Aktualisht ėshtė duke ndjekur studimet e masterit pėr kitare klasike nė Universitetin e Arteve Tiranė nėn udhėheqjen e pedagogut Admir Doēi.
Ka ndjekur masterklase me kitaristė tė njohur botėrorė si: Anders Miolin, Odair Assad, Michael Buchrainer, Dieter Kreidler, Carlo Domeniconi, Jorge Luis Zamora, Goran Krivokapic, Istvan Romer dhe Danijel Cerovic.
Qė prej vitit 2009 Franci ka interpretuar nė shumė aktivitete muzikore nė Shqipėri, Itali, Kosovė, Mal i Zi, Kroaci, Lihtenshtain dhe Zvicėr.
Ai ka qenė i ftuar pėr njė nė turne koncertesh nė Itali dhe nė Shqipėri bashkė me kitaristin italian Francesco Silvestro, organizuar nga qendra kulturore C.I.C.A.L. “Citta di Brindisi”. Festivale ndėrkombėtare si: DAM INTERNATIONAL FESTIVAL, “Garat e Muzikantėve tė Rinj ArsKosova”, “FESTIVALI NEI SUONI DEI LUOGHI”, “FESTIVALI CARNIARMONIE”, etj. e kane ftuar si solist pėr koncerte recitale. Nė vitin 2009 Franci u vlerėsua me ēmimin e Nderit nga Akademia Imperiale Rome, me motivacionin “Per la sua creativita artistica-musicale”. Nė vitin 2011 ai fiton ēmimin e tretė (ēmimi i vetėm i akorduar pėr instrumentistėt) nė festivalin “RINIARTS FEST APOLLONI”. Nė tė njėjtin vit shpallet fitues i Ēmimit tė Parė, Absolut nė “Garat ndėrkombėtare tė Muzikanteve tė Rinj ArsKosova”.
Nė vitin 2013 Franci fiton ēmimin e tretė nė konkursin ndėrkombėtar tė kitarės nė Groznjan, Kroaci.

Kur pėrkon koha kur ju filluat tė preknit kitarėn?

Ka qenė mosha 12-13 vjeē, kur mora pėr herė tė parė nė dorė njė kitarė. Faktikisht, ka qenė njė dėshirė e babait tim qė unė tė dija njė instrument dhe unė paēka se isha i apasionuar shumė me pikturėn mė pėlqeu ideja dhe thashė menjėherė po. Ishte kitara pasi dhe babai im ka pas luajtur nė njė kitarė tė cilėn ia kam thyer unė kur isha 2 vjeē. Mėsimet e para i kam marrė nė Pallatin e Pionierėve, para se tė hyja nė lice.

Cila ka qenė pjesa e parė qė ke luajtur?

Njė pyetje shumė e bukur. Nuk jam i sigurt nė e mbaj mend pjesėn e parė, por mė kujtohet qė ditėn e parė kur erdhi kitara nė shtėpi, tė cilėn e kam ruajtur deri mė sot, mėsova akordet e njė serenate korēare dhe mė vjen pėr tė qeshur sot se i kam luajtur ato dy akorde pėr mė shumė se tre javė, pa u mėrzitur.

Kush ju pėrkrahu nė kėtė ndėrmarrje?

Sigurisht, pėrveē prindėrve ka qenė profesori im i atėhershėm Gert Margariti. Njė profesor shumė akademik, por nė tė njėjtėn kohė dhe liberal. Pėr mua ishte vetėm fillimi dhe merreni me mend sa mund tė frymėzohesha nga loja e njė profesionisti. Ato katėr vite nė lice kanė qenė shumė bazike pėr mua, pėr t'u pėrgatitur pėr shkollėn e lartė.

Si e pėrcillni konkurrimin?

Sigurisht qė, Akademia kishte njė program tė vetin tė cilin duhet ta respektoje para se tė konkurroje, por mė shumė se nxitje do tė thoja qė dėshira pėr tė vazhduar ishte e pashmangshme. Tashmė kitara ishte bėrė pjesė e pandashme e jetės sime. Faktikisht unė po kėrkoja pėr tė konkurruar nė ndonjė shkollė jashtė vendit, por ardhja e profesorit Admir Doci nga Zvicra nė Shqipėri i ndryshoi krejtėsisht planet e mia.

Kush ishte nė Juri?

Nė juri ishin tė gjithė pedagogėt e kitarės dhe unė duke qenė se nuk i njihja personalisht emocionet ishin tė forta, por kur pashė dhe se nė renditjen e tė pranuarve isha radhitur i pari kjo ma rriti shumė pėrgjegjėsinė pėr tė dhėnė mė tė mirėn e mundshme gjatė atyre viteve.

Gjatė studimeve a morėt pjesė nė koncerte?

Sigurisht. Qė nė vit tė parė m’u krijuan mundėsitė tė merrja pjesė nėpėr shumė aktivitete, mbase dhe mė herėt, qė nė periudhėn e liceut. Nė njė pjesė tė mirė tė koncerteve kam qenė i ftuar nga qendra kulturore C.I.C.A.L Citta di Brindisi. Isha ende pa eksperiencė nė atė kohė dhe sot qė i kaloj ndėr mend, kanė qenė aktivitete shumė tė rėndėsishme. Nė vit tė parė nė Akademi konkurrova ne konkursin ndėrkombėtar Ars Kosova ku me vlerėsuan me ēmimin e parė Grand Prix, aty ku qe dhe trampolina ime e parė drejt njė rrugė tė suksesshme dhe me shumė pėrgjegjėsi. Mė pas pata fatin tė interpretoj nė mėnyrė tė vazhdueshme nė koncerte brenda dhe jashtė vendit.

Cilat ishin ėndrrat e vegjėlisė, apo talenti i jetės fėminore?

Tė tregohem i sinqertė talenti im evident nė vizatim nė fėmijėri mė bėnte tė ėndėrroja drejt arteve figurative, por duke qenė se kam pasur vėshtirėsi me shikimin ai drejtim ishte pa perspektivė pėr mua. Unė babin e kam skulptor dhe e kisha njė shembull pranė pėr ta ndjekur. Por fati ėshtė i larmishėm dhe po ta mendosh nuk do isha bėrė kurrė muzikant nėse nuk do kisha probleme me shikimin.

Ēfarė tė ka bėrė pėrshtypje gjatė vizitave nė ekspozita?

E kam tė pamundur tė pėrgjigjem literalisht, por mund t'ju them se kur kam qenė nė njė aktivitet nė Romė, bashkė me Leon babain tim, gjeta kohėn pėr tė parė shumė muze dhe galeri arti dhe mė besoni frymėzimi ishte shumė i madh, por jo qė tė pikturoja, por qe tė bėja muzikė. Me pak fjalė arti nuk ka rėndėsi sesi shfaqet, e rėndėsishme ėshtė ta ndjesh.

Nė kushte reale mos vallė do tė ndiqje mė shumė pikturėn?

Unė jam njeri qė nuk them kurrė, kurrė. Para sė gjithash mė pėlqen tė jem artist, krijues, muzikant e pastaj kitarist. Sigurisht kitara ėshtė dashuria mė e madhe e jetės sime, por siē ju thashė dhe nė fillim mund tė isha bėrė njė piktor shumė i mirė. Njeriu ėshtė kompleks. Disa re nė njė ditė feste, apo njė dorė e shtrėnguar nga dikush nė mėnyrė tė pazakontė mund ta ndryshojė tėrėsisht jetėn tėnde. E rėndėsishme ėshtė qė njeriu tė ndjekė pasionin e tij.

E ndjen shumė mungesėn e shikimit?

Sot qė flasim, tė them tė drejtėn nuk ia ndjej dhe aq nevojėn syve, ndryshe nga fėmijėria. Fundja fundit, vetė muzika nuk shikohet dhe ēfarėdolloj vėshtirėsish tė vogla jetėsore i kaloj me shumė sportivitet, aq sa jo tė gjithė janė nė dijeni tė problemit tim.

Si do t’i pėrcaktoje femrat?

Mm... Ndoshta. Nuk mė pėlqen t’i kategorizoj femrat si shqiptare apo tė huaja. Me kėtė s'dua tė them qė janė tė gjitha njėlloj, por qė tė gjitha femrat janė njė frymėzim shumė i madh pėr artistėt meshkuj. Unė personalisht mbase jam pak mė romantik se ē'duhet, por romanca i pėrshtatet mė sė miri muzikės dhe nė kėto periudha intensive studimi jam mė se i pėrmbushur nė kėtė aspekt.

Jeni ndjerė keq nė skenė?

Absolutisht po. Kėto janė momentet mė deēisive pėr tė kuptuar shumė gjėra nga aspekti profesional. Pėr mendimin tim vetėm nga mėnyra se si njė artist menaxhon disfatat do i varet i gjithė suksesi.

Ju keni miqėsi tė madhe me Alida Hiskun, si jeni njohur me tė?

Ah, ka qenė njė takim jo i rastėsishėm para 8 vitesh, kur unė sa dhe kisha filluar mėsimet e para. Bashkėshorti i Alidės ėshtė njė okulist me emėr nė Gjermani dhe kur zoti Tomas mori vesh pėr problemin tim tė pazakontė me sytė, shprehu dėshirėn tė mė bėnte njė vizitė serioze. Gjatė kėsaj kohe lindi njė miqėsi shumė e veēantė me Alidėn dhe me Tomin, por sidomos me Alidėn. Njė artiste rebele nė shpirt, e cila u kthye nė njė frymėzim pėr njė 12-vjeēar qė sapo kishte filluar tė prekte artin. Nė atė kohė ajo mė premtoi njė koncert sė bashku dhe mendojeni vetė, unė as qė kisha hipur ndonjėherė nė ndonjė skenė. Por ne kemi qenė gjithmonė nė kontakt dhe gjėrat rrodhėn shumė mė mirė se ē'mendohej. Dhe sot, mbas kaq vitesh njė gjė e tillė ėshtė plotėsisht e mundur. Unė do isha i nderuar dhe i lumtur pėr kėtė gjė.

Ju luani nė kitarė, bėni tekste, por keni filluar dhe tė kėndoni. Njė mrekulli kjo?

Kam rreth dy vite nė fakt qė shkruaj tekste dhe melodi. Nuk mund tė them se jam njė kantautor, por mė ėshtė kthyer nė njė pasion tanimė. Kjo gjė e re tek mua i pėlqeu shumė dhe Alida Hiskut, e cila u tregua entuziaste dhe mė mbėshteti shumė.

Nė fakt kam kohė qė nuk kam mė kohė tė lirė, apo ndoshta njė artist ka gjithmonė kohė tė lirė. Nuk e di si tė pėrgjigjem. Nuk i gjykoj ata qė i konsumojnė, por personalisht nuk kam treguar interes pėrveēse ndonjė gotė aty tek tuk me miqtė. Por pėr tė bėrė pak shaka, nuk besoj se ka drogė mė tė fortė se muzika.

Botimet “Dita 2000”

“Gjendja njerėzore”

“Frika prej dijes”

“Kur isha vepėr arti”

“Elemente tė filozofisė morale”