INTERVISTA/ Flet shkrimtari dhe poeti Xhemal Veizaj

-Drita Siliqi ėshtė pedagogia qė mė ka tronditur

-Normalistėt e Skraparit u kanė kėnduar mė bukur femrave tė Elbasanit

“Kėngė e re pėr dashurinė e vjetėr”, njė botim brilant i Drago Siliqit

-Adil Ēarēani ka qenė njė burrė i urtė, babaxhan

-Nė nėntor 1981 ishim konkurrentėt pėr ēmim tė parė me Xhevairin, por e fitoi nipi Hysni Kapos

- Fatos Kongoli, nė vėllimin e dytė mė tha pse nuk ke shkruar pėr partinė

- Niko Hysa, ishte pseudonimi im tek Hosteni

-Reportazhi mė i bukur, e bėra pėr tėrmetin nė Shkodėr e botuan disa gazeta

-Me Kadarenė kam diskutuar pėr orėt qė zinte letėrsia e tij nė shkolla

-Kadareja s’ka marr ēmim pėr shkak se ėshtė quajtur shkrimtar oborri

-“Zambakėt e Mamicės”, vėllimi mė i bukur i Xhevahir Spahiut

-Sot letėrsia ėshtė nė krizė



Albert ZHOLI

Njė krijues interesant. Mė shumė ka shkruar pėr fėmijė, por tregimet e tij tek “Zėri i Rinisė”, kanė ngjallur interes pėr kohėn. Ka mbaruar shkollėn pėr gjuhė letėrsi nė vitet 1969. Ka pasur shumė shok si p.sh Ilinden Spasse, djali i Sterjo Spasse. Nė regjimin komunist botoi dy vėllime poetike, por mė vonė si pranuan pasi nuk kishte boshtin ideologjik nė krijimtari.

Diku kam lexuar qė nė universitet ishit pak kokėfortė?

Me thėnė tė drejtėn kam pasur disa peripeci me Drita Siliqin bashkėshorten e Drago Siliqit, tė cilėn unė e kisha pedagoge.

Pėrse lindi debati?

Unė kisha filluar tė shkruaja dhe i tregova njė tregim qė e botova nė “Zėri i Rinisė”. Ajo mė tha qė nuk ėshtė kushedi ēfarė, s’ka nivel. Ngela. U befasova. “Tė lutem qama hallin” titullohej. Tregimi u botua nė 5 shtator tė vitit 1965. Njė tregim ngjalli shumė diskutime. Mė vonė u botua njė tregim tjetėr Hija dhe shkolla, njė tregim qė u botua ndėr tregimet e zgjedhura. Edhe ky tregim u botua nė kėtė vit. Nė vitin 1966 hyri nė tregimet e zgjedhura tregimi “Hallet e dasmės”, dhe “Shenjtorja e Shpatit”, tė cilat u botuan nė dy vėllimet me tregime tė zgjedhura. Kėto tregime u futėn krahas tregimeve tė Jakov Xoxės, Vath Koreshit, Gjergj Zhejit , etj..

D.m.th pate shumė peripeci nė shkollė?

Mendoj se po, pas debatit me Drita Siliqin, qė na jepte letėrsinė e vjetėr. Grindja erdhi pasi ajo njė ditė tha se, Skrapari nuk ka folklor. Unė me origjinė jam nga Skrapari. Nuk e besova kur e tha kėtė. Unė i thashė profesore, do njė kėngė erotike tė Skraparit? Po mė tha

Sheg’ e Elbasanit
Tė bėra pėr vete
Tė kėrkova faqen
Bėre sikur s’deshe

Unė faqen ta mora
nė gjumė kur fjete
Sheg’ e Elbasanit
Tė bėra pėr vete
Tė kėrkova gushėn
Bėre sikur s’deshe

Kjo flet pėr djemtė e Skraparit, tė cilėt u kėndonin vajzave tė Elbasanit. Djemtė e Skraparit ishin tė hedhur ēapkėn, tė dashur me vajzat, pasi studionin nė Elbasan. Shumica e djemve ishin normalistė. Kur i recitova kėtė vjershė ajo ngriti supet. Mė vonė nė njė leksion ajo gaboi diku. Fliste pėr Gavril Dara Plakun nė fakt qė veprat ishin tė Gavril Dara i Riu. Unė i thashė qė profesore gabove. Kėto vargje janė tė Gavrilit tė riut. I erdhi inat. Nė fakt mbase gabova. Nė fund mė ngeli nė klasė. Mu desh qė unė tė shkoj nė Shkodėr pėr tė dhėnė provimet nė vjeshtė. I dhashė me pedagog Neki Lezhėn dhe Fadil Krajėn, tė cilėt mė vlerėsuan me notėn 9.

Po pėr Dragon ēfarė mendimi keni?

Pėrplasja ime me profesorin erdhi sė koti. Pėr grindje tė rinjsh, pasi tė gjithė gabojnė. Por Drago Siliqi shkruante bukur. Ai nė atė kohė bėri vėllimin poetik “Kėngė e re pėr dashurinė e vjetėr”. Njė vėllim shumė tė bukur, tė cilin e kam lexuar me shuam ėndje disa herė, madje e propagandoja mes tė rinjve.

Ishe i pasionuar pas poezisė?

Shumė, di tė them se ahere mbaja mend mbi 4 000 vargje tė shumė autorėve shqiptarė dhe tė huaj. Madje, mund tė them se “bagėti e Bujqėsi” e dija tė gjithė.

Kur mbaruat shkollėn nė vitin 1969, ku ju caktuan si mėsues?

Mė emėruan nė Skrapar nė fshatin Malind. Njė fshat i vogėl, por mjaft i bukur, por ahere me rrugė shumė tė kufizuara. Ishte shkollė tetėvjeēare. Nxėnėsit ishin tė varfėr me rroba tė vjetra, por tė etur pėr dije. Klasat ishin kolektive nė fillim. Mė bėnte pėrshtypje sa dėshirė kishin tė mėsonin dhe sa tė dėgjueshėm ishin. Sot nuk ka nxėnės tė tillė.

Pra ju ēuan nė vendin e origjinės?

Po, unė jam me origjinė nga Skrapari, por familja shumė kohė mė parė ishte vendosur nė Sukth, tė Durrėsit. Pas dy vjetėsh pasi qėndrova nė Malind mė transferuan nė Sukth.

A keni botuar nė shtypin e kohės?

Pasi u emėrova nė Sukth un fillova bashkėpunimin me gazetėn lokale, pra tė rrethit tė Durrėsit “Adriatiku”, ku Kryeredaktor ishte Hajdar Sallaku. Ku njeri i ēmonte shumė shkrimet e mia, pasi unė shkruaja me humor dhe me thoshte shkruaj vazhdimisht. Nė njė rast nė vitin 1978, kur ra tėrmeti nė Shkodėr, ai mė ēoi aty njė javė pėr tė shkruar reportazhe apo skica, intervista e tij pėr gazetėn “Adriatiku”. Ne s’kemi mbetur nė rrugė tė madhe se kemi Enveri dhe partinė, ishte njė reportazh qė bėri bujė dhe u botua dhe nė gazetėn “Zėri Popullit”. Madje, nė shumė diskutime thuhej qė gazetarėt tė shkruajnė si Xhemali.

Kam dėgjuar qė keni shkruar dhe tek revista humoristike “Hosteni”?

Po, kam shkruar apo bashkėpunuar pėr shumė vjet me pseudonimin Niko Hysa . Mund tė them se nuk kishte numėr qė tė mos kisha shkrime. Veēoj shkrimin “Jotja kumbull, imja thėllėzė” ku bėhesh fjalė pėr njė djalė qė ishte ushtar. Qė nė ushtri i ati pa e vėnė nė dijeni e kishte fejuar me njė vajzė tė fshatit. Por ai u dashurua aty ku ishte me njė vajzė, aty ku bėnte ushtrinė. Ndaj djali nuk e donte atė. Babai i shkruante nė letėr se tė kam gjetur njė vajzė kumbull. Dhe djali i pėrgjigjet, jotja ėshtė kumbull, imja ėshtė thėllėzė. Ai mori vajzėn trojane.

Ju keni shkruar mė shumė letėrsi pėr fėmijė?

Po. Kam shkruar mė shumė letėrsi pėr fėmijė qė nga Yllkat, Fatosi, Pionieri, por dhe nė gazetat e tjera “Zėri i Rinisė”, Bashkimi, Adriatiku.

Kur ke botuar pėr herė tė parė vėllim me poezi?

Nė vitin 1976 unė botova vėllimin me poezi “kėnga ime” kushtuar fėmijėve.

A jam vajzė e mbarė?

E kam emrin Marė

Pastaj mė vonė botova njė vėllim tjetėr “Nėn diellin e ėmbėl qė ndrin”, prapė me poezi, por pėr tė rritur. Ky libėr u prit mjaft mirė. Kritika letrare e priti shumė mirė. Adriatik Kallulli i ka bėrė kritikėn mė profesionale dhe njė kritik nga Durrėsi. Pra dy vėllime qė u pritėn mirė. Poezitė e mia patėn njė sukses nė atė kohė.

Kė ke pasur mė shumė mik nga poetėt e afirmuar?

Unė mik kam pasur Xhevahir Spahiun. Unė e pėlqeja shumė poezinė e tij, aq mė tepėr qė ai ishte shpirt rebel dhe dallohej nė atė kohė. Nė atė kohė ai botoi njė vėllim poetik “Nesėr jam atje”, njė vėllim qė e pėrpiva. Poezitė e tija kishin po atė frymė si unė. Nė vitin 1981 unė kisha futur vėllimin e dytė tė poezisė pėr konkurs “Nėn diellin e ėmbėl qė ndrin”, tė ilustruar nga Zef Shoshi. Ai e kishte pėlqyer shumė dhe i kishte bėrė njė kopertinė tė bukur. Edhe Xhevairi kishte futur pėr konkurs vėllimin poetik “Zambakėt e Mamicės”, shumė i bukur. Nė gazetėn “Zėri i Popullit” nė nėntor tė vitit 1981, dikush shkruante se janė tė mundshėm tė marrin ēmim tė parė dy vėllime, ai i Xhemal Veizajt ose i Xhevahir Spahiut. Pra ky shkrim u pėrhap kudo. Por si pėrfundim nuk mora ēmim as unė as Xhevahiri por Luan Rexhepi, i nipi i Hysni Kapos.

Po Dritėro Agollin?

Me Dritėro Agollin jam takuar vetėm njėherė nė shtėpinė e Sterjo Spases. Vetėm sa dhamė duart dhe nuk biseduam. Unė shkova pėr tė takuar mikun tim Ilidenin.

Po me Kadarenė?

Unė e dua shumė Kadarenė. E lexoj me ėndje. Nė njė takim, duke pasur parasysh se unė jepja mėsim nė shkollėn e mesme, mė thotė sa orė mė kushtohen mua nė shkollė. E sqarova. I thashė sa orė u kushtohej secilit autor tė asaj kohe. Unė i thashė mė shumė mė pėlqen poezia jote se proza. Ai u habit, ngriti vetullat. Ju keni shkruar me varg 13 rroksh, 11 rroksh, 9 rroksh, 7 rroksh dhe pesė rroksh pra dhe varg tė thyer. Dhe e kundėrta nga 5 rroksh e nė ngritje. Kur i bėra kėtė zbėrthim ai u kėnaq. Mė tej i thashė qe tė kam pėlqyer mė shumė “Ura me tri harqe” pasi ėshtė jashtė ideologjisė dhe qė nuk je ngatėrruar me politikėn.

Kush kanė qenė tė pėlqyerit e asaj kohe?

Por ata qė janė dhe sot, por edhe Fatos Kongoli, Vath Koreshi, tė cilėt kishin dhe mbėshtetje. Pėr Vath Koreshin dua tė them se ishte objektiv dhe pėr mua ka folur mirė dhe mė ka pėrkrahur. Keq pėr mua ka folur Agim Cerga, i cili nuk mė vlerėsonte.

Kė ke takuar nga udhėheqėsit e asaj kohe?

Kam takuar Adil Ēarēanin. Nė Sukth pasi vėllai im gjuante me ‘tė shpend tė egra tutje nga pyjet e Sukthit. Mė thoshte qė ėshtė njeri i mirė, njeri korrekt, qė si bėn dėm askujt.

Nė librat shkollorė kė kishe nga poezitė e tua?

“A jam vajzė e mbarė” nė abetaren e klasės sė parė ishte poezia ime. Apo nė leximin e klasės sė dytė poezia “nėna ime” ishte e imja. Shumė mėsues habiteshin qė unė isha nė Sukth.

A ke shkruar pėr partinė?

Eh, sa gjėra ka. Nė fillim ēdo njeri shkruante, por sa mė shumė rritesha aq mė shumė kuptoja, qė duhej mė mirė tė shkruaja pėr problemet, pėr fėmijėt se sa pėr partinė. Fatos Kongoli kur ēova pėr botim vėllimin e dytė mė thėrret nė shtėpinė botuese “8 Nėntori” dhe mė thotė qė ti ke bėrė njė vėllim tė bukur shumė, por nuk ke bėrė njė poezi pėr partinė. U zura gafil. Por i thashė se pėr tė bėrė njė poezi duhet tė bazohesh diku. Pra nė nj rast konkret. P.sh kur kam bėrė poezinė pėr fėmijė “Unė jam vajzė e mbarė”, u bazova tek Ēajupi. Ua mė tha, ahere ke bėrė plagjiaturė. Jo i thashė unė kam marrė formėn. Jo pėrmbajtjen. Mė ka pėlqyer vargu. Ai s’kishte ē’tė thoshte. Ndaj nuk e zgjati mė.

Tė kanė ndaluar poezi?

Mė kanė ndaluar dy poezi tek “Drita” qė fillonin me Of... Kryeredaktori mė thotė hajde tė flasim. Aty ishte dhe Fatmir Gjata. Ē’janė kėto of..U ulėm tek zyra e tij tek Lidhja e Shkrimtarėve. ..Oh, kjo kėngė e dashur, ėshtė e ėmbėl, e shenjtė, asgjė nuk ka mbiu krye, vetėm njė qiell me yje. E di qė mė ka thirrur pėr ty Dhimitėr... Shefi propagandės, pėr kėto poezi. Madje mė tha qė tė mos i botoni mė poezi. Ē’janė kėto oh dhe uf,- mė thotė. U habita. Mė hyri njė frikė, pasi mė tha n.q.s do bėsh poezi tė tilla ti e di ku e ke vendin. As qė mendova mė tė bėj poezi. Nuk kisha mendje tė shkoja gjetiu. Kėtu pėrfundoi bashkėpunimi im me gazetėn “Drita”.

Nga redaktorėt kė do tė veēosh?

Nga redaktorėt dua tė veēoj Redaktorin e gazetės “Zėri i Rinizė” Dhimitėr Verli. Ishte korrekt, i dashur, tė ndihmonte, tė inkurajonte. Nisej pėr ēdo gjė nė emėr tė sė mirės. Unė kam bashkėpunuar me tė gjitha revistat pėr fėmijė si “Fatosi”, “Yllkat”, “pionieri”, ku kam botuar shumė poezi, por tregimet qė kam botuar tek “Zėri Rinisė” janė ato qė mė kanė dhėnė shumė forcė dhe mė kanė motivuar.

Mendimi juaj pėr Ismail Kadarenė? Pse nuk e ka marrė ēmimin “Nobel”?

Pėr mua Ismaili ėshtė shkrimtari mė i madh shqiptar i tė gjitha kohėrave. Madje njė nga mė tė mėdhenjtė nė botė. Letėrsia ruse, nuk ka asgjė mė shumė se Kadareja. Ai ka romane aq tė bukur si “Ura me tri harqe”, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Por ēmimin “Nobel” ndoshta s’ja japin pasi e kanė etiketuar si shkrimtar oborri. Shumė vepra kanė brenda ideologjinė e kohės. Bota ėshtė shumė e ndjeshme ndaj kėtyre gjėrave. Pra kjo ėshtė arsyeja. Pasi ata ndoshta nuk i kanė falur vargjet: ku ti kėrkoj rrėnjėt e tua parti? Tek “Dimri i madh” Enver Hoxha simbolizon diellin. Si mbreti diell nė Francė Luigji XV.

Po arsimi i asaj kohe si ka qenė nė krahasim me sot?

Ahere ka qenė mė i disiplinuar, mė kėrkues. Lėndėt ishin shumė tė rregullta. Kėrkesa nė maksimum. Nxėnėsit ishin mė tė dėgjueshėm. Ne ishim tė lidhur me nxėnėsit dhe bėnim dhe diferencime.

Po sot pse nuk ka cilėsi letėrsia shqiptare?

Ka shuam botime, nuk ka kritikė, nuk ka kėrkesa pėr botime. Shtėpitė botuese duan fitime nuk kėrkojnė cilėsi, por sa mė shumė shkrimtarė. Shumė libra tė sotėm nė atė kohė nuk do tė botoheshin kurrė. Edhe pėrkthimet nuk janė cilėsore, pasi nuk ka pėrkthyes korrekt dhe tė profilizuar. Shkurt letėrsia shqiptare ėshtė nė udhėkryq.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr Lidhjen e Shkrimtarėve dhe artistėve? Godina e saj u mor nga shteti?

Ky ėshtė gabimi mė i madh i qeverisė Berisha. Ēdo sport ka shtėpinė e saj. Zyrat e saj, edhe shumė shoqata, ndėrsa letėrsi qė duhej tė ishte nė pararojė tė njė kombi, rrinė pa asgjė. Ėshtė e patolerueshme.