INTERVISTA/ Flet regjisori dhe dramaturgu Gjon Stefa

-Veēoj dramėn e Nobelistes shqiptare Nanė Terezės “Nana e tė gjithėve”

-“Denoncojnė skllavet e seksit” drama e shfaqur mė shumė

-Regjisori Lec Shllaku, dhe Serafin Fanko mbeten unik

-Dramėn “Martiri pėr Fe e Atdhe Dom Shjefėn Kurti”, e cilėsoj tepėr specifike



Albert ZHOLI


Aktiviteti i tij shtrihet nė njė distancė kohore tė gjatė prej 50 vitesh.. Punėt e tė para zėnė fill nė aktivizimin me grupin amator artistik tė Ndėrmarrjes sė Zooteknikės nė Shkodėr ku ishte regjisor, po edhe si aktor amator nė tė dy zhanret, atė tė dramės po edhe tė estradės. Ndėr tė vlerėsuarat e asaj kohe qenė drama “Tė pamposhturit” e Minush Jerės dhe “ Me shpatė ė dorė” tė Kastriot Zaraqit, ku patėm fituar ēmime, pėrkatėsisht tė tretė dhe tė dytė nė olimpiadat teatrore tė qytetit tė Shkodrės nė vitet 1968 dhe 1970.

Mbas, do tė aktivizohej nė N.B. Perlat Rexhepi” tė Shkodrės me grupin amator tė saj, ku do tė vinte nė skenė dramėn “Gjetani” tė Kol Jakovės (ēmimi i tretė 1972) dhe dramėn “Kthesa e madhe” bashkautor Beqir Sahatēiu e Gjon Stefa ( ēmim tė dytė v. 1975). Do tė fitonte ēmime nė festivalet e estradave tė grupeve amatore tė ndėrmarrjeve tė Shkodrės, po mė kėtė grup, nė vitin 1973 vend tė tretė, dhe nė vitin 1974 vend tė parė, befasuese kjo pėr kohėn kur merrnin pjesė rreth 39 grupe amatore ndėr to me shumė emėr, si ajo e Hidrocentralit tė Vau-Dejės, Fabrika e Cigareve, Nd. Artistike, Klubi i Artizanatit, Kombinati i Drurit e etj. Kėtu do tė jetė jo vetėm regjisor po edhe libretist dhe skenograf shumė i suksesshėm edhe kėtu i nderuar me ēmim tė parė.



Cilat janė dramat qė ju keni venė nė skenė nė Teatrin “Migjeni”dhe jashtė saj?

Duke mos rėnė nė pėrsėritje tė aktiviteteve skenike tė vėna e tė prezantuara mė sipėr, po ju rendis dramat qė kam arritur tė prezantoj mbas vitit 2006, kryesisht nė Teatrin “Migjeni”, si dramaturg, regjisor e skenograf nė tė gjitha dramat e prezantuara.

“ Nė vorbullėn e martirit”(14.03.2006), nė Teatrin e Lezhės dhe mė dt.1.03.2006 nė Teatrin “Migjeni”.Nė kėtė dramė e veēanta e saj ka qenė se pėr herė tė parė prezantohen nė skenė personazhe partiakėsh komunist negativ.

Po pėr herė tė parė nė skenėn shqiptare kam arritur tė prezantoj figurėn e Nobelistes shqiptare Nanė Terezės nė dramėn “Nana e tė gjithėve”, prezantuar nė Teatrin “Migjeni” me dt.17.02.2008, natėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nėn interpretimin brilant tė aktores sė teatrit “Migjeni” Merita Smaja. Suksesi i kėsaj drame, solli daljen nė skenė edhe tė njė tjetre themelonjėse tė njė urdhri murgeshash, atė tė Motrave Stigmatine, shumė tė ndjeshme nė aktivitetin e tyre jo thjesht fetar, po mė sė shumti kulturore edukativ tė formimit tė femrės sė kulturuar e tė denjė shqiptare. Drama titullohej “Pėr dashurinė e suor Anna Lapinit” , dhėnė nė Teatrin “Migjeni” mė dt. 13.05.2009.

Do tė vazhdoj tė prezantoj po nė teatrin “Migjeni” dhe dy drama e njė komedi me tematikė sociale. E para “Denoncojnė skllavet e seksit”, me dt. 7-8-9. 05.2010 ku demaskohet kjo plagė morale shoqėrore qė sa vjen e merrte pėrpjesėtime galoponte kjo plagė morale e trafikimit “tė mishit tė bardhė”

Drama tjetėr do tė jetė ajo qė do tė trajtojė njė tjetėr plagė tė thellė shoqėrore, atė tė “Gjakmarrjes”. Titullohej “Gjaku qė bjerret” e mbėshtetur nė motive tė novelės “Gjaku” tė Ernest Koliqit, qė kėrkon tė vejė njė barrikadė kėsaj rrjedhjeje, dhe kjo e dhėnė nė Teatrin “Migjeni” mė dt.19.05.2009.

Mbas do tė veja komedinė “Ah gruaja e ime”e shfaqur nė teatrin “Migjeni” si dhe nė sallėn e dytė tė Akademisė sė Arteve Tiranė. Trupa do tė ishte njė pėrzierje amatorėsh me njė pjesėmarrje tė madhe me tė meta fizike. Komedia godet faktin qė pėr interesa pozicionimi financiar, rrezikon prishjen e harmonisė familjare.

Cilėt janė aktorėt qė ju keni pasur bashkėpunim tė mirė e tė vazhdueshėm?

Nė pėrgjithėsi unė punoj me aktor amator e suksesi mė i madh i imi qėndron pikėrisht se pikėrisht me to e shpesh edhe mė fillestar, kam arritur tė kem suksesin. Po kjo nuk mė ka ndaluar tė kem bashkėpunim dhe me aktor profesionist si me Merita Smajėn, Gjon Kolėn, Rita Gjeka, Gjovalin Gjonin, Ramiz Ramėn e tjer, si dhe aktor tė humorit si me Zef Deden , Drande Xhajėn Anton Krosen. Do tė veēoja aktorėt amator si Paulin Ujkėn, Tomas Vatėn, Zef Ndojėn, Margerit Hilen, Adriana Markun, Luēiana Vaten, Romina Gjonin etj.

Kė aktor do tė veēoni nė bashkėpunimin tuaj?

Nga profesionistėt do tė veēoja aktoren Merita Smaja nė bashkėpunimin me tė nė tri dramat e prezantimit tė saj tė suksesshėm. Tek drama “Nėna e tė gjithėve” nė prezantimin me pėrgjegjėsi e korrektėsi tė plotė, mishėrim tė figurės sė Nėnė Terezės, rol ky, si realizimi mė i mirė e karrierės sė saj. Mbas nė dramėn “Pėr dashurinė e suor Anna Lapinit”. Pėrsėri nė prezantim tė rolit kryesor, atė tė e “Anna Lapinit”. Edhe nė dramėn e tretė “Denoncojnė skllavėt e seksit”, ndonėse jo nė rol kryesor, prezantohet denjėsisht nė rolin e tutores. E veēoj kėte aktore jo vetem pėr bashkėpunimin e suksesshėm artistik po dhe ate njėrzor.

Cilėt janė regjisorėt qė ju vlerėsoni mė shumė brenda dhe jasht vendi ?

Kėsaj pyetjeje do i pėrgjigjem pjesėrisht. Do jap opinionin tim pėr regjisorėt qė kanė punuar nė qytetin e Shkodrės. Nga rinia e ime kujtoj me respekt punėn e bėrė nga regjisori Lec Shllaku, veēanėrisht nė prezantimin e veprave klasike botėrore. Ndėrsa mė pas, do tė veēoj punėn me shumė fantazi e krijimtari tė regjisorit tė shumė dramave tė suksesshme me trupėn e Teatrit “Migjeni”, Sarafin Fankon, i cili i ngriti lart vlerat realizuese tė kėsaj trupe qė pozicionohej e vlerėsuar gjithherė ndėr mė tė mirat nė rang vendi.

Cili ėshtė motivi qė ju u frymėzuat pėr tė bėrė dramėn “Martiri pėr Fe e Atdhe Dom Shjefėn Kurti”dhe ē’pėrbėn subjekti i dramės?

Prej kohe ėshtė prezantuar nė administratėn e Vatikanit lista e 40 martirėve tė fesė katolike pėr tu shpallur “Martirė” dhe pritet sė shpejti prezantimi i tyre i mundshėm. Mosha e ime ka bėrė qė tė kem patur fatin tė pėrjetoj e tė njoh shumė prej kėtyre meshtarėve. Ēdo herė jam ndjerė krenar nga qėndrimi burrėror dhe shumė i pėrkushtuar, jo vetėm ndaj fesė po dhe nė kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm nė shėrbim tė atdheut. Kjo jo vetėm pėr faktin se unė i takoj besimit katolik, po dhe thjeshtė si njė shqiptar qė e do vendin e tij. Gjithherė jam entuziazmuar nga aktiviteti i tyre, deri nė sakrifikim sublim ndaj binomit “Pėr Fe e Atdhe”. Ėshtė pikėrisht ky opinion i kthyer nė ndjenjėn e detyrimit qė mė ka shtyrė qė tė prezantoj diēka nga jeta e tyre. U zgjodh tė jetė prezantimi i jetės sė Dom Shtjefėn Kurtit si ma tipiku ndėr to. Pėr ta prezantuar sa ma mirė atė, mė kanė ushqyer me materiale historike nga jeta e tij, z. Nikolin Kurti, njeri nga pjesėtarėt trashėgimtar tė familjes Kurti.

Pak pėr subjektin. Njė meshtar kosovar i pėrkushtuar qė nuk ngushtėsohet nė aktivitetin e tij fetar, po ėshtė i gatshėm tė sakrifikohet nė mbrojtje tė bashkatdhetarėve qė mė sė shumti janė tė besimit islam. I detyruar nga shovinizmi serb, largohet nga Kosova dhe shėrben denjėsisht nė Shqipėri, kryesisht si famullitar nė Tiranė. Aty dallohet pėr kontributin e tij ja thjesht fetar, por human njerėzor. Kėrkohet nga regjimi i diktaturės komuniste qė ai tė vihet nė krye tė administratės sė fesė katolike me kusht qė ai tė kėrkojė shkėputjen nga Vatikani, gjė tė cilėn ai pėr asnjė arsye se pranon. Kjo bėhet shkak qė ai tė burgoset, tė keqtrajtohet shtazėrisht dhe tė dėnohet 20 vjet burg. Mbas lirimit tė tij, nė kohen kur ky regjim me ligj ndalonte aplikimin e fesė, ai nuk heq dorė nga detyra e pėrkushtuar e fesė tė cilėn dhe e ven nė jetė me guxim, kur i paraqitet mundėsia. Pėr kėtė, pėrsėri dėnohet, por kėtė rrallė me dėnimin me vdekje, kjo jo vetėm pėr qėndrimin e guximshėm tė tij, por edhe pėr tu bėrė “kokė turku” pėr tė tjerėt. Ky qėndrim dhe ky dėnim i realizuar, behet shkak i bujshėm ndėrkombėtar.

Cila ėshtė puna regjizoijale me aktorėt qė po punojnė e rolet e caktuara, skenografia, mesazhi i dramės?

Mbas ndėrtimit tė dramės jo thjesht historike tė njė jete martiri, po tė pėrgjithėsimit tė tė shumtėve martirė, si dhe aktualizimit tė jetės jo vetėm tė tyre po dhe tė jetės nen diktaturėn komuniste, filluam punėn pėr gjetjen e elementit interpratativ, kryesisht nga anėtarėt e trupės sė Shoqatės Kulturore Tearore “Zef Jubani”. Po punohet me pėrkushtim, po jo nė kushte tė mira pėr mungesa jo vetėm komoditeti i ambienteve, po edhe pėr faktin se trupa nuk ėshtė plotėsisht e mundur tė aktivizohet sė bashku nė tė njėjtėn kohė, pėr faktin e angazhimeve tė tyre nė detyrat jetėsore. Prandaj jemi tė detyruar tė punojmė tė fragmentarizuar me aktorėt. Ėshtė punuar pėr njė interpretim tė mishėruar tė roleve qė tė jenė sa mė bindės e tė natyrshėm. Gjithsesi po ecet dhe tani jemi nė prag tė pėrfundimit tė provave dhe po pėrpiqemi qė ta mobilojmė me komponentėt e tjerė, si efektet fonike e vizive si dhe ndėrtimin e skenave. Skenografia e saj ėshtė e mbėshtetur tek krijimi i ambienteve qė aktualizojnė veprimin. Ajo ėshtė krijim i imi dhe zbatim i piktorit tė Teatrit “Migjeni” Hysni Halili. Bashkėpunim ky i suksesshėm nė disa drama.

Nė prezantimin e kėsaj drame qė tenton tė paraqes “ Rrugė skėterre ndriēuar nga pishtarė martirizimi”, pretendohet qė tė realizohen idetė e saj kryesore si ajo “Vlerat Hyjnore e njerėzore, rrezatim pėr brigje tė pa ndriēuara” ; “ Pėr idealin FE E ATDHE ēdo gjė, deri nė shakrifim sublim”; “ Dashuria njerėzore, shtytje e madhe pėr vepra tė mira.” Etj.

Prezantimi i kėsaj drame nė Teatrin “Migjeni” ėshtė projektuar nga Bashkia e Shkodrės tė jepet nė ditėn e Festes sė Madhe tė 28 nėntorit. Ne po pėrgatitemi me pėrkushtim qė tė meritojmė nderimin qė na bėhet. Shpresojmė tė arrijmė suksesin duke bėrė njė paraqitje dinjitoze nė promovimin e kėsaj Shoqate Kulturore Teatrore.