Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Studimi i OKB: 53% e grave shqiptare abuzohen nga burrat

    STUDIMI: 53% e grave shqiptare abuzohen

    Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim dhe qeveria shqiptare publikuan sot nė njė konferencė kombėtare kundėr dhunės me bazė gjinore studimin mė tė fundit, sipas tė cilit dhuna ndaj grave ėshtė rritur sėrish, krahasuar periudha tė mėparshme.

    Studimi zbuloi se 53 pėr qind e grave shqiptare jetojnė nėn njė abuzim tė vazhdueshėm, ndėrsa dhuna ndaj tyre nė familje ėshtė rritur nga 56 pėr qind pesė vjet mė parė nė rreth 60 pėr qind kėtė vit. Nga studimi doli se mbi 80 pėr qind e dhunės ndaj grave fillon qysh nė 3 vitet e para tė martesės, dhe pjesa dėrrmuese tregojnė pėr dhunė shumėvjeēare ndaj tyre, tė cilėn e fshehin po vetė nga frika dhe shpresa se gjendja mund tė pėrmirėsohet.

    “Duhet tė punojmė tė gjithė sė bashku, burra dhe gra pėr tė zhdukur kėtė pandemi tė dhunės nė familje - tha koordinatorja e OKB-sė dhe drejtuesja e UNDP-sė, Zineb Touimi-Benjelloun. - Ēdo dhunė nė familje ėshtė shkelje e tė drejtave njerėzore tė nėnave dhe vajzave dhe cdo pjestari tjetėr tė familjes”.

    Studimi zbuloi gjithashtu se nga afro 60 pėr qind e dhunės kundėr grave vetėm 8 pėr qind e grave dhe vajzave tė dhunuara kėrkojnė ndihmė dhe denoncojnė nė gjykata, ndėrsa pjesa tjetėr heshtin apo kėrkojnė ndihmė nga tė afėrmit. Pjesa mė e kėrcėnuar e grave nga dhuna, dy nga tre prej tyre, janė ato me arsim fillor, gratė qė punojnė nė shtėpi, gratė nė zonat fshatare. Studimi zbuloi se madje se 3 nga 4 gra me leje lindje ndjehen tė kėrcėnuara nga dhuna nė familje.

    Nėnat e intervistuara gjatė kėtij studimi thanė se fėmijėt e tyre ishin prekur nga dhuna nė familje nė 14 pėr qind tė rasteve, nė pjesėn tjetėr afro 85 pėr qind tė rasteve fėmijėt janė dėshmitarė tė dhunės nė familje dhe gjysma e tyre bie nga mėsimet nė shkollė pėr shkak tė kėsaj dhune. Gratė pohuan se 30 pėr qind fėmijėve jetojnė me frikė, 20 pėr qind janė plagosur gjatė dhunės nė familje dhe njė pjesė tjetėr janė dėrguar tek tė afėrmit pėr shkak tė dhunės nė familje.

    Dhuna e shtuar nė familjet shqiptare e ka shtyrė OKB-nė, qeverinė dhe organizatat e shoqėrisė civile tė kėrkojnė rrugė tė reja pėr frenimin e saj. Forcimi i ligjeve nga njė anė, shtimi i denoncimeve nga vetė gratė e dhunuara, angazhimi mė i madh i policisė dhe gjykatave shihen ende si masa tė pamjaftueshme, ndaj po shtohen pėrpjekjet pėr tė ndėrgjegjėsuar burrat dhe djemtė qė tė pėrfshihen nė fushata kundėr dhunės ndaj grave nė familjen dhe shoqėrinė shqiptare.

    Zeri i Amerikes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Studimi i OKB: 53% e grave shqiptare abuzohen nga burrat

    normal, kur deklarojne se jane 99% myslymane.... se gjakmarrjen nuk e kane te krishteret.... dhe grate e femijet do te hane ato qe lene burrat, domethene asgje...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Studimi i OKB: 53% e grave shqiptare abuzohen nga burrat

    Kaq pak? Nuk besoj se te kjo shifer futen dhe ato qe abuzohen psikologjikisht nga burrat.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Studimi i OKB: 53% e grave shqiptare abuzohen nga burrat

    Po ate kategori qe festonin 8 Marsin free sa % i bie??

    Duke verejt numrin e divorceve besoja qe duhet te kish rene ky numri qe llogaritet te ish me i teperm

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gentian_gr pėr postimin:

    hot_prinz (06-12-2013)

  6. #5
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Studimi i OKB: 53% e grave shqiptare abuzohen nga burrat

    edhe une them se eshte me teper se 53%, duke marre parasysh edhe ato qe abuzohen psikologjikisht.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Studimi i OKB: 53% e grave shqiptare abuzohen nga burrat

    Po sa % te femrave, qe i abuzojne mashkujt se kane publiku fare?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  8. #7
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Pėr: Studimi i OKB: 53% e grave shqiptare abuzohen nga burrat

    OKB eshte klan i qelbur!Studimet e tyre nuk duhen marre per seriozisht.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •