Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 174
  1. #1

    Festivali i RTSH-sė 2012

    Festivali i RTSH-sė, ja 26 kėngėt nė garė

    Plot 26 kėngė do tė konkurrojnė pėr ēmimin e parė tė festivalit tė Kėngės nė Radio-Televizionin Shqiptar e sigurisht duke synuar Festivalin Europian. Pasi dėgjoi tė gjitha kėngėt e paraqitura pranė redaksisė sė festivalit, mėsohet se komisioni i selektimit tė ketė zgjedhur mes tyre vetėm 26, tė cilat do tė interpretohen “live” nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve, pėrgjatė tri netėve. Tashmė ėshtė vendosur, edicioni i 51-tė i Festivalit tė Kėngės nė RTSH do tė zhvillohet pėrgjatė datave 20, 21 dhe 22 dhjetor. Edhe kėtė vit drejtor artistik i Festivalit do tė jetė kompozitori dhe orkestruesi Shpėtim Saraēi, nėn drejtimin e tė cilit, njė vit mė parė, festivali shėnoi njė ngritje tė ndjeshme cilėsore, sidomos nė aspektin e interpretimit live. Ende nuk bėhet i njohur stafi, por ndėrkohė mėsohet se skema do tė jetė tėrėsisht e re. Flitet pėr “frymė tė re” nė realizimin e regjisė. Sa i pėrket drejtimit tė Festivalit, qė ėshtė gjithnjė njė mollė sherri dhe diskutimet pėr tė cilin mbulojnė atė real, ka zėra qė tė ēojnė tek Enkel Demi, me pėrvojė tashmė nė fushėn e prezantimit, por ende asgjė nuk ėshtė vendosur. Sipas preventivave, deri tani mendohet qė ky edicion do tė kushtojė rreth 34, 1 milion lekė tė rinj.
    Konkurrentėt
    Nė listėn e 26 kėngėtarėve dhe grupeve tė pėrzgjedhura vihet re njė numėr i madh tė rinjsh, ndėrkohė qė ata mė “aktivėt” ne skenėn e kėngės kėtė dhjetėvjetėshin e fundit pėrfaqėsohen nga Bojken Lako, Dr. Flori, Merland Kademi, Anjeza Shahini, e para qė shkeli nė skenėn e Eurosongut nė vitin 2004 dhe qė vjen sėrish me njė bashkėpunim me kompozitorin Edmond Zhulali, pėr tė vazhduar me Rosela Gjylbegun, Vesa Lumėn, Kejsi Tolėn, Flaka Krelanin etj., thuajse tė gjithė (veē dy tė parėve) “produkt” i talent show-t “Ethet e sė premtes mbrėma”. Brezi mė i “vjetėr” pėrfaqėsohet nga Selami Kolonja, qė vjen si njė kantautor dhe nuk mund tė mungojė nė kėtė edicion, gjithmonė kėmbėngulės, Kozma Dushi, me njė kėngė tė Vladimir Kotanit. Sa u pėrket kompozitorėve, edhe kėtu mbizotėrojnė kryesisht tė rinjtė me pėrjashtime tė vogla, si Vladimir Kotani, Edmond Zhulali, Sokol Marsi, Endri Sina, Genti Lako, Vedat Ademi, Alban Male apo Florent Boshnjaku, shumė i suksesshėm njė vit mė parė me kėngėn “Suus”, kėnduar nga Rona Nishliu, fituese e edicionit tė 50-tė tė festivalit nė RTSH dhe e pozicionuar e pesta nė renditjen pėrfundimtare nė Eurosong. Vihen re mungesat e kompozitorėve si Pirro Ēako, Adrian Hila, Ardit Gjebrea etj.
    Organizimi
    Pėrveēse ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme muzikore nė vend, edicioni i kėtij viti pėrkon edhe me 100-vjetorin e Pavarėsisė sė vendit, ēka do tė thotė se festivalit tė sivjetshėm nuk do t’i mungojė atmosfera festive. Ky vit pėrkon me 40-vjetorin e Festivalit tė 11-tė, i cili do tė shėnonte njė kthesė nė muzikėn shqiptare. Festivali qė solli tendenca e ritme, duke e afruar muzikėn shqiptare me atė europiane dhe qė njėkohėsisht pėr shkak tė dėnimit tė tij e ndėrpreu kėtė rrjedhė natyrale tė zhvillimit tė muzikės nė Shqipėri. Ndaj nuk do tė mungojė as retrospektiva, kėngė, kujtime… organizatorėt janė duke punuar nė kėto dy linja. Skema e organizimit do tė jetė e thjeshtė. Festivali do tė zhvillohet nė tri net. Nė dy netėt e para do tė kėndohen nga 13 kėngė, prej tė cilave vetėm 8, pra 16 gjithsej, do tė shkojnė nė natėn finale, kur do tė shpallen edhe ēmimet. Nuk do tė ketė vetėm njė ēmim tė parė, por edhe vlerėsime pėr muzikėn, tekstin, orkestracionin etj. Juria do tė jetė e pėrbėrė nga 7 personalitete tė muzikės shqiptarė e tė huaj.

    ALMA MILE - Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    Festivali ka marre krejt fryme rinore ..... shpresoj dhe krijimet po ashtu !

    Emrat qe per mua spikasin paraprakisht .... pa ja u degjuar kenget :


    ARDIAN BUJUPI sjell nje kompozim te tijin ( Kenaqesi qe nderon skenen shqiptare )

    ANJEZA SHAHINI - EDMOND ZHULALI

    DR. FLORI & FABI - kompozim i tyre

    FLAKA KRELANI - ENDRI SINA

    HERSI MATMUJA - GENT LAKO

    KEJSI TOLA - SOKOL MARSI

    LYNX - kompozim i tyre

    MARSELA ĒIBUKAJ - ALBAN MALE

    ROSELA GJYLBEGU - ENDRIT SHANI

    VESA LUMA - FLORENT BOSHNJAKU

    XHENI & ENXHI KUMRIJA - sjellin nje kompozim te tyren



    RESPEKTE PER PJESMARRJEN TE BIG-eve ! :


    KOZMA DUSHI - VLADIMIR KOTANI

    SELAMI KOLONJA

    BOJKEN LAKO

    BLEDAR SEJKO






    SUKSESE & BEJENI TUAJEN KETE SKENE DHE NE VITET NE VIJIM ! FITOFTE ME I MIRI / MIRA !!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    Kenget pjesemarrese ne Festivalin e 51-te


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    DY ĒIFTE SPEKTATORESH NE " EUROSONG"

    F. Nikolli - Gazeta Shqiptare

    Edicioni i 51-tė tė Festivalit tė Kėngės nė RTSH do tė mbahet nė datat 20,21 dhe 22 dhjetor. Kėtė vit nė tė konkurrojnė 26 kėngėtarė tė pėrzgjedhur pas disa fazave konkurrimi nga njė komision profesional. Nė konferencėn pėr mediat, qė u mbajt dje nė Tiranė, drejtori i RTSH, Petrit Beci, u shpreh se do tė jenė 13 kėngėtarė natėn e parė, 13 natėn e dytė dhe 16 mė tė mirėt mes tyre do tė kalojnė nė natėn finale. "Ashtu sikurse vitin qė shkoi, festivali i 51-tė nė RTSH do tė jetė i gjithi 'live', qė nga orkestra e banda (60 vetė) deri tek kėngėtarėt qė prej 10 vjetėsh debutojnė 'live' nė kėtė festival", deklaroi Beci. Ky festival do tė ketė shumė risi dhe njė prej tyre ėshtė lotaria e publikut. Natėn e parė dhe natėn e dytė, spektatorėt qė do ndjekin 'live' nė Pallatin e Kongreseve festivalin tradicional tė fundvitit, do tė jenė pjesė e shorteut. Kontrabiletat e tyre do vendosen nė njė kuti dhe prezantuesit do tė zgjedhin dy prej tyre pėrkatėsisht njė natėn e parė dhe njė tė dytėn. Poseduesit e biletave do tė kenė mundėsi qė nė ēift tė shkojnė pėr tė ndjekur 'Eurosong', me tė gjitha shpenzimet e paguara. Juria e festivalit do tė ketė 7 anėtarė prej tė cilėve 4 shqiptarė dhe tre tė huaj.

    "Ky festival pėrkon dhe me 40-vjetorin e festivalit tė 11 nė TVSH ndaj kemi menduar qė t'i krijojmė njė hapėsirė tė caktuar eventit qė do tė mbahet mend gjithnjė pėr atė qė ndodhi mė pas", tha Engjėll Ndocaj, bashkėskenarist i festivalit.

    Shpėtim Saraēi drejtori Artistik i tij, vėrejti se rrymat qė do tė konkurrojnė nė festival janė nga mė tė ndryshmet, duke e nisur nga baladat, rroku, etj… "Jam i kėnaqur me kėngėtarėt e pėrzgjedhur. Kėtė vit ne ishim tė pestėt nė Evropė me Rona Nishliun, e cila u shpall fituese e festivalit tė 50 nė RTSH dhe mot ne synojmė sėrish tė jemi tė parėt nė "Eurosong", me fituesin e sivjetshėm", thotė Shpėtim Saraēi.

    Pėr Floriana Garon, prezantimi i kėtij festivali ėshtė njė nder, sepse ky pėr tė ėshtė eventi kulturor mė i rėndėsishėm nė jetėn artistike nė vend.

    Stafi dhe pjesėmarrėsit

    Festivali i Kėngės nė RTSH do tė mbajė firmat e drejtorit Petrit Beci, regjisorėve Agron Vulaj e Astrit Idrizi; skenaristėve Edi Oga e Engjėll Ndocaj; drejtorit artistik Shpėtim Saraēi, ske-nografit Adnand Kastrati, drejtorėve tė fotografisė Franko Ferrari e Leonard Qendro. Ndėrkaq, drejtor Zėri tė tij janė Emanuele Donini e Mauro Laficara. Joni Peēi ėshtė pėrzgjedhur si drejtor imazhi. Festivali do tė prezantohet nga gazetari Enkel Demi dhe "Miss World Albania 2011" Floriana Garo.


    Kėngėtarėt tė vendosur sipas radhės qė do kėndojnė nė dy netė janė:

    Nata e parė: Selami Kolonja, Rosela Gjylbegu, Kejsi Tola, Vesa Luma, Elis Nova,Kozma Dushi, Bon bon Band, DR.Flori&Fabi, Merland Kademi, Rezarta Smaja, Ardian Bujupi, Xheni&Enxhi Kumrija, Arjela Krasniqi.

    Nė natėn e dytė interpretojnė: Arjan Dredhasi, Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko, Hersi Matmuja, LNYX, Entela Zhula, Anjeza Shahini, Kelly, Bojken Lako, Marsela Ēibukaj, Valon shehu, Ani Ēuedari, Grupi "Na" dhe Flaka Krelani.

    http://www.balkanweb.com/kulturė/269...ng-111560.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 04-12-2012 mė 13:22

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    FAQJA ZYRTARE ONLINE :

    http://festivali-rtsh.al/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    Rosela: Pse marr pjesė nė Festivalin e RTSH dhe ėndrra pėr “Eurovizion”

    ........Ndėrkohė po bėni pėrgatitje pėr tė konkurruar nė Festivalin e 51-tė tė RTSH-sė. Cilėt janė autorėt e kėngės dhe pėr ēfarė fabule bėhet fjalė?

    Po, jemi nė prag tė festivalit tė RTSH-sė, ku unė vij me njė baladė, me muzikė tė Endrit Shanit dhe me tekst tė Endrit Mumajesit, dy djem tė rinj e shumė tė talentuar, autorė tė disa kėngėve tė bėra hit sė fundmi, si; “Njė jetė me ty” e Vedat Ademit. Kėnga ime flet pėr dashurinė, e pėr mė shumė duhet tė mė shihni nė festival.

    Cila ėshtė arsyeja qė rikthehesh nė njė garė tė tillė pas pesė vitesh?

    Po, mė kishte munguar kjo garė. Unė pas Etheve kam qenė pjesė e kėtij festivali pėr katėr vjet, e mė pas u shkėputa. Tani rikthehem me mall nė njė staf me miq e dashamirės sė muzikės nė njė familje tė madhe nga ku janė fillimet e rrugėtimit tim.

    Pjesėmarrja nė kėtė festival ėshtė kthyer pėr shumicėn e kėngėtarėve si ambicia pėr tė prekur “Eurovizionin”. Ti e ke ėndėrr atė skenė dhe, nėse do tė ishe fituesja kėtė vit, ēfarė do tė bėje ndryshe nga konkurrentėt e mėparshėm?

    Edhe pse si backvokal, pėr herė tė parė unė kam shoqėruar Anjeza Shahinin, bashkė me ‘etheistėt’ e tij vite mė parė. Sigurisht qė e njoh si eksperiencė, ndaj pėr mua s’do ishte hera e parė, por gjithsesi me rėndėsi ėshtė tė bėjmė njė festival tė bukur, tė pėrēojmė sa mė shumė emocion me kėngėt tona dhe le t’ia lėmė kohės dhe publikut gjykimin…


    Gazeta PANORAMA

    Intervista e plote ne linkun ne vijim

    http://www.panorama.com.al/2012/12/0...er-eurovizion/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    Vesa Luma: E dua shume "Eurosongun", dasmen nuk do ta tregoj

    Cdo dite e me shume po mbledh energji per t'u prezantuar sa me mire ne festivalin e RTSH-se. Kengetarja Vesa Luma ka realizuar nje kenge mjaft te vecante, me te cilen beson se do t'ia dale ne kete festival. Por Vesa eshte duke pergatitur edhe shume befasi te tjera. Se shpejti ajo do te shfaqe nje projekt te madh televiziv, per te cilin thote se i ka munguar televizioneve tona. Nderkaq lidhja me Big Basten vazhdon t'i shkoje per mrekulli. Ne intervisten e dhene dje Vesa Luma ka zbuluar me shume rreth pjesemarrjes ne RTSH, dhe projekteve te tjera.

    Cfare ju shtyu te merrni pjese ne festivalin e RTSH-se?
    U be nje kohe, qe nuk kam marre pjese ne festivalin e RTSH-se, edhe pse ftesa ishte e pervitshme nga organizatoret, te cilet i falenderoj per respektin. Ishte pikerisht ky momenti, qe realizuam nje kenge shume te bukur, apo nje nder kenget e mia me te bukura persa i perket shijes time dhe e ndieja veten 100% te sigurte te kjo kenge, qe eshte gjeja me e rendesishme per nje artist para se te prezantohet ne evenimente te kesaj natyre, e sidomos ne festivalin me te madh dhe me te rendesishem ne vend.

    Na flisni dicka per kengen pjesemarrese?


    Kenga do te jete ritmike, do te jete gjithcka ne stilin tim dhe tingellon shume moderne dhe e fuqishme. Kjo fale mjeshtrit te muzikes shqiptare, kompozitorit dhe producentit, fituesit te festivalit te RTSH-se, Florent Boshnjakut, me te cilin bashkepunoj prej vitesh dhe me tekst te Big Bastes. Te gjithe mezi po presim te prezantojme kete kenge tek publiku.

    Cfare pret Vesa nga konkurrimi ne festival?

    Ajo cka me tremb mua, por mendoj edhe cdo artist, eshte si do te pritet kenga, por gjate eksperiences sime me te gjitha kenget e mia, intuita asnjehere nuk me ka zhgenjyer dhe shpresoj te mos me zhgenjeje dhe tani. Vokalisht jam shume e pergatitur, po punojme me bashkepunetoret e mi per te sjelle nje performance sa me te mire dhe shpresoj te na dale ashtu sic e mendojme.

    Pret fitoren?
    Mbase mund te tingelloje e tepruar me modesti, por sinqerisht e vetmja gje qe me preokupon ne keto momente, eshte qe te kem nje prezantim sa me dinjitoz, pastaj vet fakti qe konkurron, do te thote qe t'i mundohesh te japesh cdo gje nga vetja qe te vleresohesh.

    Enderroni te jeni pjese e "Eurovision"?
    Eshte nje deshire qe besoj se cdo kengetar shqiptar e ka. Nga biseda me koleget qe kane qene pjesemarres ne "Eurovision", kam kuptuar qe pavaresisht i sati renditesh, eshte eksperienca me profesionale, qe perjetohet dhe normalisht do te doja shume ta perjetoja edhe une.

    ..........

    "Koha Jone"

    Intervista e plote ne linkun ne vijim

    http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=66148

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    Marsela Ēibukaj: "Planet e mia si tė Bridget Jones"

    Intervistat me tė janė gjithnjė tė mbushura me muzikalitet, duke qenė se tashmė muzika dhe ēdo derivat i saj janė pasioni kryesor i Marsela Ēibukaj. Njė tjetėr aktivitet i rėndėsishėm dhe me peshė ėshtė duke u afruar pėr kėngėtaren simpatike, e pėr kėtė arsye ajo na ka rrėfyer me emocion pjesėmarrjen e saj nė festivalin e fundivitit nė RTSH. Sipas Ēibukaj tre janė arsyet bazė se pėrse ky kompeticion merr njė rėndėsi mė tė veēantė nga aktivitetet e tjera, ku ajo ėshtė bėrė pjesė.

    "Festivali ėshtė njė kompeticion kombėtar ku prej 51 vjetėsh kanė marrė pjesė kėngėtarėt mė tė famshėm dhe mė tė shquar tė ambjentit artistik shqiptar si dhe ka rėndėsi nė nivel kombėtar. E dyta ka tė bėjė me llojin e publikut qė ēdo vit e ka ndjekur festivalin , i cili vlerėson muzikėn e mirė dhe tė mirėfilltė dhe nuk fokusohen nė muzikėn dance apo nė atė komerciale, por nė diēka mė tė kėrkuar. Arsyeja e tretė me rėndėsi ėshtė performimi me njė orkestėr, nė tė cilėn marrin pjesė mė shumė se 70 elementė si dhe tė kėndosh live nė njė skenė kaq tė madhe. Ėshtė njė emocion qė duhet tė dish ta kontrollosh."

    Provat pėr netėt e festivalit kanė nisur tė jenė mė intensive e pėr kėtė arsye kėngėtarja me buzėqeshjen e ėmbėl shprehet se kėrkon tė japė maksimumin. Ajo nuk ėshtė asnjėherė e kėnaqur me rezultatin pasi kėrkon gjithnjė mė shumė nga vetja duke konsideruar dhe ndrojtjen e saj. "Dje takova njė violiniste qė kishte qenė rreth
    35 vjet nė festival dhe ka shoqėruar me violinė kėngėtarė me emėr si Vaēe Zelėn dhe ajo do tė mė shoqėroi edhe mua. Ishte njė emocion i madh tė them tė drejtėn. Ndonėse jam pak e ndrojtur deri tani gjėrat kanė shkuar shumė mirė”. Materiali muzikor me tė cilin Marsela do tė prezantohet ėshtė njė pop baladė e titulluar "Mijėra netė", e cila trajton temėn e dashurisė.

    E nė fakt, e pyetur mbi kėtė temė ndonėse vė paksa buzėn nė gaz kėngėtarja shprehet se momentalisht i ėshtė dedikuar vetėm njė dashurie, muzikės. "Ėshtė njė periudhė ku mendoj mė shumė pėr jetėn time profesionale sesa atė personale duke qenė se edhe familja ime ėshtė larg dhe nuk kam njė jetė bashkėshortore (qesh), jam fokusuar tek pjesa profesionale sepse fundja ishte kjo qė unė doja, tė fokusohesha tek muzika."E qeshur, e ēlirėt dhe me njė tip mjaft bohemian nuk mund tė mos na binte nė sy edhe pamja e saj e jashtme. E veshur nė stil amerikan i cili tė kujtonte modėn retro tė viteve '60, me njė bandanė tė vendosur nė kokė dhe me njė buzėkuq tė fortė tė kuq, Marsela thotė se pėr tė natyraliteti ėshtė mbi gjithēka "Kam njė amanet nga gjyshja ime pėr flokėt qė tė mos i lyej apo t'i ndryshoj ngjyrėn. Nė pėrgjithėsi adhuroj natyralitetin nuk mė pėlqejnė kur femrat prekin trupin e tyre me operacione. Jam kundra tyre dhe i justifikoj vetėm
    kur kanė ndonjė defekt anatomik qė provokon problem shėndetėsor.

    Sa i pėrket veshjes time nuk kam ndjekur njė stilist nė veēanti, por i kam ndjekur emrat e njohur dhe qė i pėrshtaten gustove tė mia. Mendoj se veshja ka tė bėjė kryesisht me formėn e fizikut qė njeriu ka, pasi ndodh qė nuk mund tė pėrshtatesh gjithmonė me atė qė gjen nė dyqane. Pėr mua mė e bukura e veshjes, tė cilėn e konsideroj dhe si njė formė arti, ėshtė se mund tė shprehėsh fantazinė dhe tė abinosh ngjyrat, modelet etj. Jam munduar gjithnjė t'i pėrshtatem publikut tim dhe gustove tė mia. Veshja ime varet dhe nga periudha qė jetoj, kam pasur preferencė pėr stilin afro, mė pėlqen moda vintage e viteve '60 para lufte dhe madje mė ka pėlqyer shumė periudha neoreliaste amerikane." Ndėrkohė kureshtjes pėr tė ditur sesi do tė ishte pamja e saj mbrėmjen e konkurrimin nė festivalin e RTSH, Marsela nuk ka preferuar tė na e shuajė duke e lėnė gjithēka surprizė pėr atė mbrėmje.

    ..............

    Vijimi i intervistes ne linkun me poshte

    http://www.shqiptarja.com/thashethem...es-137057.html

    (xh.k/shqiptarja.com)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    Pa filluar gara, Ardian Bujupi rrėfen takimin me drejtuesit e festivalit tė RTVSH-sė

    Ka qėndruar nė Tiranė pėr disa ditė dhe pikėrisht pėr shkak tė festės sė Pavarėsisė, ku kėndoi edhe nė koncertin me rastin e 100- vjetorit. Nė njė intervistė pėr “Klan Kosova”, kėngėtari i njohur Ardian Bujupi tregon arsyet e qėndrimit nė Tiranė dhe Prishtinė, si dhe pjesėmarrjen e tij nė festivalin e fundvitit e garėn pėr Eurosong. ”100-vjetori ka qenė njė arsye shumė e rėndėsishme qė kam ardhur nė Tiranė, mė pas kam shkuar edhe nė Kosovė te familjarėt e mi, para se tė nisesha tė promovoj kėngėn e re qė e kam punuar nė Gjermani dhe klipin e kemi xhiruar nė Londėr”, thekson Ardiani, i cili ka realizuar edhe albumin e tij tė parė me 16 kėngė. I pyetur nėse do tė rikthehet ndryshe me kėtė projekt, ai tregon. ”Jo mė ndryshe, unė besoj se fansat e mi mė duan kėshtu si jam dhe nuk duan ndryshime nė kėngė, duhet tė qėndrosh nė njė stil, pop r&b dhe nuk do ndryshoj. Por kam bėrė disa shtesa, si p.sh. sjellja e elementeve tė reja nga Amerika e Europa, por ka shumė shanse pėr ta ndryshuar muzikėn nė tė ardhmen ashtu siē e kėrkon publiku”, thotė ai ndėrkohė qė komenton edhe thashethemet e fundit lidhur me jetėn e tij private. Bujupi thekson se ėshtė i dashuruar me muzikėn. ”Puna mė bėn tė lumtur, studion e kam timen, kėshtu qė kohėn mė tė madhe jam nė studio, i dashuruar nuk jam, jo”.

    Ai ishte i ftuar special edhe nė spektaklin pėrmbyllės tė “X Factor” si dhe ka komentuar pjesėmarrjen e tij nė festivalin e fundvitit, ku ėshtė pėrfolur si njė nga favoritėt kryesorė nė mesin e shumė artistėve pjesėmarrės pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Eurosong qė kėtė vit mbahet nė Norvegji. ”Po, ka qenė interesante se nė X Factor ku kam qenė si mysafir special, jam takuar me organizatorėt e festivalit dhe kemi biseduar pėr pjesėmarrjen time eventuale nė festival, duke e parashikuar se unė kėndoj anglisht, dhe ėshtė njė zhanėr house qė performohet nėpėr clube dhe qė nuk mund ta kėndosh live, unė duhej tė gjeja diēka qė luhet me orkestėr, ku tregohen aftėsitė vokale dhe talenti gjithashtu. Ka qenė shumė e vėshtirė pėr mua qė tė gjej mesin. Pėr tri ditė rradhazi kam pėrzgjedhur tekstin e muzikėn nė shqip dhe tani jam nė pritje tė shoh se si do tė reagojnė njerėzit pasi tė dėgjojnė kėngėn.

    Eurovisioni ėshtė shumė interesant pasi varet si e ke profilin, ēfarė tipi je etj, pėr shembull ka artistė qė jetojnė vetėm me njė kėngė prej kur bėhen tė njohur dhe nuk realizojnė mė ndonjė kėngė tė bukur. Ka shumė artistė qė s’janė tė njohur dhe ka artistė tė tjerė qė e kanė nisur karrierėn me Eurosong dhe pas marrjes sė famės, e kanė mirėpėrdorur me kėngė tė reja e shumė projekte tė tjera. Ka tė tillė qė ende njihen te publiku shqiptar, si pėr shembull kėngėtari Akcent”, pėrfundon bisedėn Ardian Bujupi.


    Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/1...#ixzz2FH8xNTC3
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-12-2012 mė 23:31

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,135
    Homazh festivalit tė 11-tė, i ftuar tenori Saimir Pirgu

    Ka mbetur vetėm njė javė nga startimi i edicionit tė 51-tė tė Festivalit tė Kėngės nė Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Tashmė nuk janė sekret 26 kėngėt, kėngėtarėt dhe kompozitorėt qė konkurrojnė kėtė vit pėr ēmimin e madh qė do ta ēojė nė Festivalin Europian. Ndėrsa njė vit mė parė, i gjithė festivali u rrotullua rreth 50-vjetorit, kėtė vit, njė fill i kuq qė do tė kalojė nga nata nė natė ėshtė 40-vjetori i festivalit tė 11-tė tė RTSH-sė, aq shumė i diskutuar pėr “dėnimin” e tij gjatė viteve tė diktaturės. Ėshtė ky pėrvjetor dhe tekstet e kėngėve, mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar skenari dhe teksti mes dy prezantuesve tė festivalit, Enkel Demi dhe Floriana Garo. Gjatė historisė sė kėtij festivali, jemi pėrballur me tekste “tė dobėta” mungesė komunikimi mes partnerėsh, sforcim, ndoshta edhe pėr faktin qė kėtij elementi i ėshtė kushtuar pak rėndėsi apo prezantuesit janė zgjedhur nė momentin e fundit. Njė prej bashkėskenaristėve tė kėtij edicioni, gazetari Engjėll Ndocaj, thotė se po punohet shumė qė festivali tė “vishet” bukur nė fjalė, qė dy prezantuesit tė krijojnė dialog me njėri-tjetrin, pse jo tė ketė edhe humor e ndonjė batutė. “Festivali ynė dhe jo vetėm ka vuajtur gjithnjė nga njė mėnyrė prezantimi shumė zyrtare, klasike, ku spikeri, pas njė fjalie, do tė prezantojė kėngėn. Kėtė vit kemi qėmtuar nė jetėt e 26 kėngėtarėve dhe grupeve pjesėmarrėse, nė rrugėn e tyre artistike, nė mėnyrėn se si e kanė filluar atė, profesionet aktuale. Le tė marrim shembullin e Rosela Gjylbegut nė qė moshėn 9 apo 10-vjeēare ka fituar Festivalin e Fėmijėve nė Shkodėr dhe sot ėshtė psikologe. Duke zbuluar kuriozitete nga jeta e tyre i afrojmė mė shumė me publikun”, thotė skenaristi. Sa u takon drejtuesve, gjithēka ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė, qė raporti mes tyre tė jetė sa mė i drejtė dhe daljet nė skenė tė balancuara. “Janė karaktere tė ndryshme. Ai ėshtė mė i lirshėm, ajo ka njė diksion tė bukur, buzėqeshje… Nuk janė tė sforcuar dhe i rėndėsishėm ėshtė fakti qė janė shumė tė ndėrgjegjshėm dhe duan tė dinė gjithēka, tė kenė nė kontroll gjithēka. Paraqitja e tyre skenike ėshtė interesante, i veshur edhe me pak humor, besoj se komunikimi i tyre do tė shkojė natyrshėm te publiku”.

    Festivali i 11-tė

    Ndonėse organizatorėt po pėrpiqen tė ruajnė sa mė shumė surpriza pėr netėt e festivalit, ata zbulojnė disa elemente, qė do na kthejnė pas nė kohė, qė do na bėjnė tė reflektojmė dhe ta shohim kėtė aktivitet tė largėt, jo mė si njė ngjarje politike dhe ideologjike, por mirėfilli artistike. Kėshtu, pėrgjatė tri netėve tė festivalit do tė interpretohen kėngė nga Festivali i 11-tė, tė cilat do tė vijnė tė kėnduara nga vetė kėngėtarėt qė i kanė interpretuar pėr herė tė parė, apo nga kėngėtarė tė rinj. Dy netėt e para do tė kėndohen nga katėr kėngė. Natėn e parė do ta hapė kėngėtari Sherif Merdani me kėngėn “Duart e tua”, ndėrsa tė dytėn, Justina Aliaj me “Nė ekranin e televizorit”, njė nga kėngėt mė popullore tė kohės e qė tė rinjtė e asaj kohe e kujtojnė me nostalgji dhe e kanė kėnduar, pavarėsisht goditjes qė pėsoi Festivali i 11-tė. Nata e tretė rezervon njė kolazh me refrene ritmike, qė vijnė nga ky festival, nėn orkestrimin e Klodian Qafokut, por tė kėnduara nga mė tė rinjtė, qė vijnė nga festivali veror “Hit Fest”. Natėn finale do ta hapin dy prezantuesit e kėtij edicioni historik, Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu, por qė tashmė mbajnė mbi supe 40 vite histori personale, jo pak tė vėshtirė. Ata sjellin kujtimet e asaj kohe, tė cilat pėr brezin e tė ri tė konkurrentėve ėshtė tėrėsisht e paimagjinueshme.

    Juria sekret

    Deri nė fillimin e festivalit ėshtė vendosur qė juria tė mbetet e fshehtė. Sipas skenaristit Engjell Ndocaj, ėshtė vendimi i drejtorit tė festivalit, Petrit Beci, pėr tė mos bėrė tė njohur anėtarėt e jurisė sė edicionit tė 51-tė tė kėngės nė RTSH, pėr tė evituar ēdo lloj ndėrhyrjeje tė mundshme nga ana e kėngėtarėve konkurrentė apo autorėve tė kėngėve, ēka ėshtė vėnė re nė edicionet e shkuara. Kėtė vit, juria do tė jetė e pėrbėrė nga 7 personalitete tė muzikės shqiptarė e tė huaj.

    I ftuari

    Tenori me famė botėrore Saimir Pirgu do tė jetė i ftuari surprizė i natės sė tretė tė edicionit tė 51-tė tė Kėngės nė RTSH. Gjatė performancės sė tij nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve do tė shoqėrohet nga violinisti Shkėlzen Doli. Pirgu vjen nė Tiranė menjėherė pas njė koncerti tė rėndėsishėm nėn drejtimin e dirigjentit Ricardo Mutti nė München Bayerischen Rundfunks nė datat 20 dhe 21 dhjetor, ndėrsa Doli nga njė tjetėr aktivitet me Filarmoninė e Vjenės.


    Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/1...#ixzz2FJEdSXWj

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •