Delikatesa


David Foenkinos

Natalia nuk para binte nė sy (njė lloj femėrie kjo, zvicerane). Periudhėn e vajzėrisė e kishte kapėrcyer pa pėrplasje, duke u treguar shumė e kujdesshme. Nė moshėn njėzetvjeēare, tė ardhmen e shihte si njė premtim. I pėlqente tė qeshte, i pėlqente tė lexonte. Dy veprime rrallėherė tė njėkohshme, sepse atė e tėrhiqnin mė shumė ndodhitė e trishtuara. Meqė, sipas asaj, t’i futeshe letėrsisė nuk ishte diēka aq konkrete, kishte vendosur tė studionte pėr ekonomi.

Pavarėsisht pamjes prej ėndėrrimtareje, pėrpiqej t’i bėnte gjėrat me saktėsinė mė tė madhe. Rrinte orė tė tėra, me njė buzėqeshje tė ēuditshme nė fytyrė, duke vėzhguar grafikėt e ndryshimit tė PBB-sė nė Estoni. Nė momentin kur nisi tė ndiente se ishte rritur, i rastiste nganjėherė tė kujtonte fėmijėrinė. Ēaste lumturie tė pėrmbledhura nė disa episode, pėrherė tė njėjtat. Vraponte nė plazh, hipte nė avion, flinte nė krahėt e tė atit. Por nuk pėrjetonte fare mall, asnjėherė.

Ēka ishte gjė gati e rrallė pėr njė femėr me emrin Natali. Te Natalitė shpesh vihet re njė prirje e pastėr pėr t’u pėrmallur.

Pjesa mė e madhe e ēifteve vdesin t’i tregojnė njėri-tjetrit pėrralla, tė mendojnė se takimi i tyre i parė ėshtė krejt i veēantė, dhe kėto lidhje tė panumėrta qė krijohen nė njė mėnyrė tejet tė rėndomtė, shpesh pasurohen me hollėsira qė, gjithsesi, tė kallin paksa nė dehashpirt. Nė fund tė fundit, pėr ēdo gjė, njeriut i pėlqen tė bėjė komente.

Natalia dhe Fransuai u takuan nė rrugė. Gjithmonė, kur njė mashkull ndalon njė femėr, krijohet njė situatė disi e sikletshme. Ajo, detyrimisht, mendon: “A thua kėshtu ta kalojė kohėn ky?” Meshkujt shpesh thonė se e kanė pėr herė tė parė. Sipas tyre, njė frymėzim i paparė u vjen papritur dhe u krijon mundėsinė ta mposhtin druajtjen e pėrhershme.

Femrat pėrgjigjen, si tė ishin njė robot, se nuk kanė kohė. Natalia nuk e shkeli kėtė rregullė. Veproi shumė gabim: ajo nuk kishte ndonjė gjė tė madhe pėr tė bėrė, madje i pėlqente ideja qė dikush po i afrohej nė atė mėnyrė. Askush nuk guxonte kurrė ta ndalonte atė nė rrugė. Shpesh kishte pyetur veten: Mos vallė dukem si tepėr turivarur ose si tepėr pėrtace? Njėra nga shoqet i kishte thėnė: Ty s’tė ndalon kurrė asnjeri, sepse ecėn si njė femėr tė cilėn po e ndjek koha qė ikėn.

Kur njė mashkull i afrohet njė tė panjohure, arsyeja ėshtė se dėshiron t’i thotė fjalė tė ėmbla. A nuk do tė ishte njė kamikaz i mirėfilltė mashkullor ai qė do ta ndalte njė femėr pėr t’ia pėrplasur fytyrės: “Si arrini t’i mbani gjithė ato kėpucė? Aty, gishtat ju ndenjkan si nė Gulag. Ēfarė turpi, ju qenkeni Stalinia e kėmbėve tuaja!” Kush mund ta thoshte kėtė? Sigurisht, jo Fransuai, qė ishte aq i menēur sa tė parapėlqente pėrdorimin e komplimenteve. Ai u pėrpoq tė analizonte atė ēka ishte mė pak e analizueshme: turbullimin. Pėrse e kishte ndaluar atė femėr? Kryesisht pėr shkak tė mėnyrės sesi ecte. Tek ajo kishte ndier diēka tė re, pothuajse fėminore, njė si rapsodi tė kupave tė gjunjėve. Nga trupi i saj ēlirohej njė lloj natyrshmėrie prekėse, njė hijeshi nė ēdo lėvizje dhe ai mendoi: Pikėrisht me kėtė tip femre do tė dėshiroja tė kaloja njė fundjavė nė Gjenevė. Atėherė, mori ēdo gjė nė sy – madje, nė atė ēast do tė kishte dashur ta merrte jo vetėm nė sy. Sidomos sepse pėr atė ishte vėrtet hera e parė. Ata po takoheshin nė njė vend dhe nė njė moment tė caktuar. Njė hyrje nė temė absolutisht klasike, qė shpesh pėrcakton fillimin e njė historie mė pak klasike nė vazhdim.

Ai kishte belbėzuar fjalėt e para dhe, papritmas, gjithēka kishte rrjedhur kthjelltas. Fjalėt i kishin shpėrthyer falė asaj energjie paksa patetike, por edhe aq prekėse, tė dėshpėrimit.

Kjo ėshtė pikėrisht magjia e paradokseve tona: situata ishte aq e sikletshme, saqė ai po ia dilte mbanė me elegancė. Tridhjetė sekonda mė vonė, ai arriti madje ta bėnte qė tė buzėqeshte. Kjo qe njė e ēarė nė murin e anonimatit. Ajo pranoi tė ulej me atė pėr njė kafe dhe ai e kuptoi qė nuk kishte ndonjė ngut nga ana e saj pėr t’u larguar. Iu duk aq e ēuditshme qė mund tė rrinte kėshtu njė copė herė me njė femėr, tė cilėn, deri para pak ēastesh, nuk e kishte parė ndonjėherė. Gjithmonė i kishte pėlqyer tė shihte femrat tek ecnin rrugės. I kujtohej madje qė kishte qenė njė lloj adoleshenti romantik, i aftė pėr t’i ndjekur vajzat e familjeve tė mira deri te dera e apartamentit tė tyre. Nė metro, i qėllonte tė kalonte nga njė vagon nė tjetrin pėr t’u ndodhur pranė njė udhėtareje sė cilės ia kishte vėnė syrin nga larg. Ndonėse nėn diktaturėn e epshit, mbetej gjithsesi njė mashkull romantik, qė mendonte se bota e femrave mund tė pėrmblidhej nė njė femėr tė vetme. Fransuai e pyeti se ē’do tė pinte. Gjithēka varej nga porosia e saj. Ai mendoi: Po tė marrė njė kafe pa kafeinė, do tė ēohem e do tė iki. Nė njė takim tė kėsaj natyre, njeriu nuk ka tė drejtė tė pijė kafe pa kafeinė. Kjo ėshtė pija mė e papėrshtatshme pėr njė muhabet tė kėndshėm. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr ēajin. Ende s’je ulur mirė dhe vetja tė duket sikur gjendesh brenda njė fshikėze krimbi mėndafshi pak tė flashkėt. E ndien veten sikur do tė kalosh njė varg tė dielash pasdite duke parė televizor. Ose mė keq: sikur je te vjehrri e vjehrra. Po, ēaji tė kujton pa diskutim shtėpinė e vjehrrit e tė vjehrrės. Po ēfarė atėherė? Njė pije alkoolike? Jo, nuk ėshtė mirė nė kėtė orė. Mund tė tė zėrė frika nga njė femėr qė fillon tė pijė kėshtu, papritmas. Madje edhe njė gotė me verė tė kuqe sikur nuk shkon. Fransuai po priste qė ajo tė vendoste se ēfarė do tė pinte dhe vazhdonte kėsisoj analizėn e tij tė lėngshme tė pėrshtypjes sė parė qė

po i linte ajo femėr. Ē’mund tė pinte tjetėr? Koka-Kola ose ēdo lloj tjetėr pijeje me gaz… jo, e pamundur, njė femėr s’do tė bėnte kurrsesi njė zgjedhje tė tillė. Pse tė mos kėrkonte edhe njė pipėz me atė rast? Pėrfundimisht, ai mendoi qė njė lėng frutash do tė ishte mirė. Po, njė lėng frutash i afron njerėzit. Ai tė bėn ta pranosh tjetrin, ta heq agresivitetin.

Vajza pėrkarshi tė duket e butė dhe e ekuilibruar. Por ēfarė lėngu? Ia vlen mė mirė tė mos marrėsh ndonjė lėng krejt tė zakonshėm, si ai i mollės apo i portokallit, qė t’i zė syri nė ēdo tryezė. Duhet tė tregohesh paksa origjinal, pa lėnė pėrshtypjen e njė antikonformisti tė pandreqshėm. Papaja ose gojava janė tė frikshme. Jo, idealja ėshtė qė tė zgjedhėsh diēka midis tė dyjave, si kajsia. Po, mė mirė se kaq prishet. Njė lėng kajsie ėshtė kryevepėr. Po tė zgjedhė lėngun e kajsisė, do tė martohem me tė, mendoi Fransuai. Pikėrisht nė atė ēast, Natalia shkėputi vėshtrimin nga menuja si tė dilte nga njė pėrsiatje e gjatė. E njėjta pėrsiatje si ajo qė sapo kishte pėrmbyllur i panjohuri pėrballė asaj.

– Do tė marr njė lėng…

– …?

– Njė lėng kajsie, besoj.

Ai e shikoi sikur ajo tė kishte dhunuar realitetin. Arsyeja pse ajo kishte pranuar tė ulej me atė tė panjohur, ishte se ai e kishte magjepsur. Aty pėr aty, asaj i kishte pėlqyer ajo pėrzierje ngathtėsie e qartėsie, njė qėndrim si i humbur qė tė kujtonte Pjer Risharin dhe Marlon Brandon. Fizikisht, ai kishte diēka qė ajo e vlerėsonte te meshkujt: ishte paksa vėngėrosh. Shumė pak, por, gjithsesi, binte nė sy. Po, ishte e habitshme qė e kishte vėnė re kėtė hollėsi tek ai. Pastaj, ai quhej Fransua. Gjithmonė i kishte pėlqyer ky emėr. Ishte elegant dhe i qetė ashtu si ideja qė ajo kishte krijuar pėr vitet ’50. Tani ai po fliste pėrherė e mė rrjedhshėm. Midis tyre nuk kishte mė asnjė pauzė, asnjė bezdi, asnjė ngrirje. Dhjetė minuta mė vonė, e kishin harruar momentin e parė kur ai i ishte afruar nė rrugė. Tė dy kishin pėrshtypjen se tashmė ishin parė diku, se sot ata ishin bashkė ngaqė e kishin lėnė tė takoheshin. E tėra kjo ishte aq e thjeshtė, sa po habiteshin. Aq e thjeshtė, saqė i vinte nė pikėpyetje gjithė takimet e tyre tė mėparshme, kur u duhej tė flisnin, tė bėnin pėrpjekje pėr t’u dukur tė lezetshėm, tė tregonin se kishin vlera tė veēanta. Kjo ishte aq e qartė, saqė bėhej gati qesharake. Natalia e vėshtronte atė djalė qė nuk ishte mė njė i panjohur, anonimati i tė cilit dora-dorės po shpėrbėhej para syve tė saj. Ajo rrekej tė kujtonte se ku po shkonte nė ēastin kur e kishte takuar. Nuk arrinte dot ta pėrcaktonte. Ajo nuk ishte nga ato qė dalin shėtitje pa ndonjė qėllim. Mos vallė donte tė ecte nė gjurmėt e atij romani tė Kortazarit qė sapo e kishte lexuar? Tani, letėrsia ishte aty, midis tyre. Po, kėshtu ishte: ajo e kishte lexuar atė roman me titullin “Petash” dhe i kishin pėlqyer sidomos skenat ku personazhet orvaten tė kėmbehen nė rrugė, ndėrkohė qė ndjekin kėtė apo atė drejtim duke marrė shkas nga fjalėt e njė lypėsi. Nė mbrėmje, ata ndiqnin sėrish tė njėjtat drejtime nė hartė pėr tė parė se nė ē’moment do tė mund tė ishin takuar, nė ē’momente me siguri do tė kishin kaluar fare pranė njėri-tjetrit.

Ja, pra, ku po shkonte ajo: drejt njė romani.

Tre librat qė Natalia i kishte mė pėr zemėr

“E bukura e Zotit”, nga Albert Koheni,

*

“Dashnori”, nga Margėritė Dyrasi,

*

“Ndarja”, nga Dan Franku



Fragment nga romani “Delikatesa”, botimet “Pegi”

http://www.standard.al/delikatesa-2/