Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Edukimi pėrmes artit

    Po e filloj kėtė shkrim me njė poezi tė Shekspirit, qė thotė:

    Ai njeri qė s’ka muzikė mu nė shpirt
    Dhe qė bashkim i ėmbl’i i zėrave nuk e trondit
    Ėsht i pabesė dhe gati pėr gracka dhe plaēkitje
    Lėvizj’ e mendjes tij si nata ėsht’ e ngrysur
    Edhe ndjenjat i ka t’errėta si Erebi”
    Tė mos i zini besė njė t’atilli!


    Pėr sa mė sipėr, lindin natyrshėm pyetjet: Pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme muzika, artet dhe kultura… nė jetėn e njeriut, e veēanėrisht te fėmijėt dhe tė rinjtė? Pėr ēfarė dhe si tė edukon muzika, artet dhe trashėgimia shpirtėrore dhe cili ėshtė roli i tyre nė edukimin artistik dhe qytetar nė Shqipėri?

    Nė lidhje me kėtė ēėshtje, nga ana e saj, UNESCO ka aprovuar nė Lisbonė, nė mars tė vitit 2006, njė dokument shumė tė rėndėsishėm ndėrkombėtar tė titulluar “Road Map on Art Education” (Harta e rrugės sė edukimit artistik). I mbėshtetur ligjėrisht nė nenet 22, 26 dhe 27 tė “Deklaratės universale tė tė drejtave tė njeriut” dhe nė nenet 29 dhe 31 tė konventės “Pėr tė drejtat e fėmijėve”, dokumenti i shumėdiskutuar pozitivisht edhe nė konferencėn tjetėr tė UNESCO-s nė Seul nė vitin 2010, ēmonte se kultura dhe arti janė thelbėsorė nė edukimin dhe nė mbėshtetjen qė i japin zhvillimit tėrėsor tė individit pėrmes dy drejtimeve: mėsimi pėrmes dijeve tė artit dhe kulturės dhe mėsimi pėrmes krijimtarisė nė art dhe kulturė. Pėrfitimet qė vijnė nga edukimi bashkėkohor artistik, nė mėnyrė tė veēantė pėr fėmijėt, ėshtė i jashtėzakonshėm, pasi ai luan njė rol tė rėndėsishėm nė kultivimin e shijeve artistike dhe i bėn ata mendjehapur dhe kreativė nė raport me edukimin tradicional, i cili ėshtė provuar se i shtyn fėmijėt tė kopjojnė nė vend qė tė jenė krijues dhe origjinalė. Referuar kėtij dokumenti, hidhet njė hap i ri drejt standardeve qė duhet tė ketė parasysh tash e tutje edukimi pėrmes artit, edukim i cili duhet tė pėrfshijnė nė njė optikė tė re: … studimin e veprės sė artit; marrėdhėnien e drejtpėrdrejtė me veprimtarinė artistike (kjo pėrmes koncerteve, ekspozitave, librave dhe filmave etj.); si dhe pjesėmarrjes sė fėmijėve nė praktika artistike.
    Edukimi i fėmijėve nė Shqipėri mbėshtetet nė dy shtylla bazė: nė edukimin pėrmes lėndėve tė karakterit shkencor e teknik dhe nė edukimin pėrmes lėndėve tė formimit shoqėror e artistik. Nė fakt, nga njė vėzhgim i thjeshtė mbi strukturėn e kurrikulės zyrtare dhe nė zbatimin e saj nė praktikėn e gjallė mėsimore, vihet re njė disbalancė, kjo nė favor tė lėndėve tė formimit teknik e shkencor nė raport me ato lėndė qė i pėrkasin edukimit shoqėror e artistik. Kjo disbalancė ėshtė thelluar akoma mė shumė pas rishikimit tė kurrikulave tė arsimit bazė nė vitet 2012-2013, gjė e cila kėrkon njė syēeltėsi nga drejtuesit e rinj tė Ministrisė sė Arsimit pėr tė mos hedhur hapin e nxituar nė aprovimin e tyre. Pėrsa i pėrket edukimit artistik pėrmes arteve, pėr tė nuk shkruhet e flitet si pėr njė nevojė strategjike afatgjatė, e pėr mė tepėr nuk e gjejmė tė artikuluar edhe si koncept nė asnjė akt ligjor ose nėnligjor tė fushės. Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė garanton tė drejta dhe standarde pėr edukimin e shqiptarėve, por ende nuk po shohim rezultatet e dėshiruara qė fėmijėt tė edukohen realisht pėrmes arteve dhe posaēėrisht muzikės. Thelbi i edukimit pėrmes arteve ėshtė pėrgatitja e qytetarėve europianė tė Shqipėrisė, ashtu si edukimi pėrmes shkencės pėrgatit teknicienė.

    Me gjithė traditėn e paktė nė kėtė lėmė dijesh, mendoj se janė me dhjetėra arsyet se pse edukimi artistik pėrmes muzikės dhe arteve nuk ia del qė tė formėsojė sa e si duhet breza fėmijėsh e tė rinjsh tė formuar nė kėtė fushė. Ndėr to sepse niveli i synuar i mėsimdhėnies krijuese dhe ai i disa prej teksteve tė edukimit artistik (muzikė, arte pamore etj.), ende lė shumė pėr tė dėshiruar; sepse mungon pasqyrimi nė tekstet e edukimit artistik i gjithė larmisė qė arti ka si traditė, si krijimtari e gjallė, por edhe si krijim e interpretim nė grup dhe se tradita jonė e edukimit artistik nuk ndėrthuret natyrshėm me pėrvojėn europiane dhe botėrore nė kėtė fushė. Pėr sa mė sipėr kėrkohet qė mėsimi i disiplinave tė ndryshme artistike duhet tė ecė mbi baza tė barabarta me lėndėt e tjera tė sistemit arsimor, duke pasur parasysh rolin kyē tė arteve dhe tė krijimtarisė artistike, si dhe pėrvojėn e zhvillimit fizik, emocional dhe ndjesor tė fėmijėve dhe tė rinjve. Ka dy rrugė qė plotėsojnė njėra-tjetrėn pėr integrimin e mėsimit artistik nė procesin mėsimor, nga njėra anė duke mėsuar disiplinat artistike dhe, nga ana tjetėr, duke pėrdorur mjete tė ndryshme tė shprehjes artistike nė mėsimin e lėndėve tė tjera. Krahas saj, edukimi artistik duhet tė jetė shumėshekullor dhe tė mbajė parasysh kulturėn nė gjithė ndryshueshmėrinė e saj dhe t’i qėndrojė ēdo pėrpjekjeje pėr tė vendosur hierarki tė formave tė ndryshme tė shprehjes artistike qė u pėrkasin kulturave tė ndryshme.

    Duke folur posaēėrisht pėr edukimin pėrmes muzikės, qė ėshtė arti mė popullor nė botė, Kėshilli Ndėrkombėtar i Muzikės, IMC, i krijuar nė vitin 1949 nga UNESCO, pėrmes programit tė “Forumit III Botėror tė Muzikės”, ka shpallur pėrhapjen e pesė tė drejtave muzikore bazė, nė tė gjitha vendet e botės, tė cilat konsistojnė nė:

    · tė drejtėn qė kanė tė gjithė fėmijėt dhe adoleshentėt qė tė shprehen muzikalisht me lirinė e mundshme tė shprehjes;
    · tė drejtėn qė kanė tė gjithė fėmijėt dhe adoleshentėt qė tė mėsojnė gjuhėn dhe aftėsitė muzikore;
    · tė drejtėn qė kanė tė gjithė fėmijėt dhe adoleshentėt pėr tė pasur akses te zhvillimet muzikore pėrmes pjesėmarrjes, dėgjimit, krijimit dhe informimit;
    · tė drejtėn pėr artistėt e muzikės qė tė zhvillojnė artin e tyre pėrmes tė gjitha mediave, me lehtėsitė e duhura nė dispozicion tė tyre;
    · tė drejtėn pėr artistėt e muzikės qė tė sigurojnė njohjen dhe shpėrblimin pėr veprėn e tyre muzikore.

    Me keqardhje konstatojmė se shumė pak nga sa shkruhet mė sipėr perceptohet e pėr mė tepėr zbatohet nė institucionet arsimore qė synojnė edukimin artistik pėrmes arteve. Fatmirėsisht, sė fundmi, nė nivelet politike po fillon tė artikulohet nevoja e edukimit artistik tė fėmijėve dhe tė rinjve tanė, gjė e cila duhet pėrshėndetur. Qė edukimi pėrmes artit tė mos mbetet diēka kalimtare, ēmoj se hapi i parė duhet tė jetė pranimi dhe implementimi nga ana e Shqipėrisė i dokumentit tė mėsipėrm tė UNESCO-s. Mė tej, nė frymėn e tij tė hartohet njė strategji e edukimit artistik, ku pjesė thelbėsore e saj tė jetė reforma nė kurrikulat e lėndėve artistike, si muzikė, pikturė, gjuhė, letėrsi etj., si dhe ngritja e kapaciteteve pėr implementimin e standardeve tė reja tė edukimit artistik. Ėshtė fare e qartė se standardet e reja tė edukimit artistik kėrkojnė njė bashkėpunim nė tė gjitha nivelet mes Ministrisė sė Arsimit, asaj tė Kulturės dhe Akademisė sė Shkencave, shkollave, mes mėsuesve tė edukimit artistik dhe artistėve krijues dhe interpretues, mes institucioneve shkencore dhe komunitetit tė gjerė, mes qendrave arsimore dhe atyre kulturore nė rrethe etj. Nuk ėshtė kurrė vonė qė tė afrojmė muzikėn dhe artet pranė fėmijėve dhe njerėzve, qė bota tė ketė gjithmonė e mė pak “njerėz pa muzikė dhe arte mu nė shpirt”, siē thotė edhe poezia e Shekspirit.

    VASIL TOLE,
    Akademik


    Panorama

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Xhenet.M.S. (04-12-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Edukimi pėrmes artit



    Exclusive – Pallati i Pioniereve, Historia e Talenteve

    TCH, Prill 2021.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-08-2021 mė 15:34

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Edukimi pėrmes artit

    Rėndėsia e edukimit teatror nė edukimin e hershėm

    Nė kuadėr tė projektit dhe fushatės sonė tė shoqėruar me njė film dokumentar “Edukimi i Hershėm” si dhe “Forumi II”, temat: Drama/Teatri si pjesė e integruar nė edukimin e hershėm & edukimin prindėror, ne si MUTE Foundation vazhdojmė perpjekjet tona nė bashkėpunim me institucionet qendrore dhe lokale nė avancimin e edukimit teatror jo vetem si njė aktivitet ekstra-kurrikular, prandaj:

    Pėr tė ndėrtuar njė ekosistem tė shėndetshėm kulturor dhe pėr tė avancuar standardin etik e moral, mendoj se mėnyra mė e mirė ėshtė tė fillohet nga edukimi i hershėm pėrmes teatrit i cili nuk ėshtė vetėm njė event siperfaqesor, por ėshtė vetė morali i njė shoqėrie.

    Si njė vend laik i cili mbėshtetet nė mos shkaktimin e vuajtjeve tė tė tjerėve dhe pėrkushtimin ndaj tė vėrtetės dhe dhembshurisė, edukimi i hershem pėrmes teatrit ėshtė tempulli ideal i ushtrimit tė virtyteve tė njeriut dhe luan njė rol kyē nė skalitjen e pikėpamjeve njerėzore.

    Pėrtej feve dhe ideologjive, teatri ėshtė paradigmė ideale nė ndėrtimin e njė identiteti kulturor, si art komplementar!

    Ėshtė e mirėqenė botėrisht tashmė, se edukimi i hershėm dhe edukimi pėrmes lojės dhe teatrit si proces konsistent, afekton direkt dhe indirekt ngritjen intelektuale dhe kulturore tė fėmijėve duke u bėrė kėshtu njė mbėshtetje e qėndrueshme nė rritjen personale dhe profesionale tė tyre nė tė ardhmen dhe tė mėsuarit e ushtrimit tė kontrollimit tė njė partiture tė gjerė emocionale per ta.

    Ne teatėr fėmijėt mėsojnė letėrsinė, poezinė, historinė, historinė e kostumeve, dizajnin, ndriēimin etj. Tė gjitha kėto ata i mėsojnė nė kontekstin shkollor. Teatri i mirėfilltė i ēon fėmijėt nė njė dimension tjetėr, i bėn ata ta pėrjetojnė magjinė qe u jep teatri, i bėn mė tė afėrt dhe mė tė dashur me njėri-tjetrin, ata mėsojnė tė dėgjojnė tjetrin, e fusin veten nė rolet e protagonistėve nė skenė , u krijon vetėbesim duke parė qė shqetėsimet e tyre tė moshės i kanė edhe fėmijėt e tjerė dhe kur ato zgjidhen ne skenė me njė mėsim tė mesuar, edhe fėmijėt nė audiencė e ndjejnė tė njėjtėn gjė. Teatri ėshtė terapi kunder stresit tė fėmijeve.

    Prandaj teatri/drama nuk ka nevojė tė presė pėr t’u integruar nė kurrikulė si lėndė standarde, sepse kjo kėrkon njė kohė dhe ėshtė njė proces pak me i gjatė, e qė mund tė ndodhė nė njė fazė tė mėpastajshme, por ai mund tė pėrjetohet dhe ne kėtė po mundohemi ta bejme, qė fėmijėt tė shkojnė nė teatėr!

    Pėrmes teatrit ne bashkė me partnerėt tanė synojmė tė bėjmė ndryshime tė vogla nė rritje, duke e bėrė atė tė qasshėm pėr fėmijėt! Mute Foundation ka njė plan tė vetėdijshėm se si tė bėhet kjo nė njė afat optimal, sigurisht qė nė plan tė parė duhet tė ketė njė vullnet politik e besoj se per kėtė kemi indicje reale.

    Nga organizata prestigjioze ndėrkombėtare si Forumi Ekonomik Boteror(WEF), ėshtė cilėsuar se nėse fėmijet tanė nė tė ardhmėn pretendojnė tė gjejnė njė vend pune, ata duhet tė stimulohen tė orientohen nga arti dhe teknologjia, si opozite e njėra-tjetrės.

    Sot femijėt e kanė shumė tė lehtė qasjen nė teknologji ose qind pėr qind, ndėrsa qasjen nė teatėr e kanė pothuajse zero pėr qind. Ėshtė e vėrtetė se teatri i mirėfilltė ėshtė i kushtueshėm sepse ēdo shfaqje ndodhė nė kohė reale, por kėtu fshihen edhe benefitet qe ai sjellė te fėmijėt, ai ju jep njė standard tė patejkalueshėm: prezencėn nė kohė reale me shumė fėmijė, me aktorė qe ju flasin direkt atyre, e ju falin emocion, buzėqeshje, pikėllim, lotė, kujdes, dashuri e qindra ngjyra emocionesh qė mund t’i perjetosh ndoshta vetėm nė teatėr.

    Teatri i bėn fėmijėt tė bukur! Prandaj le tė mos ua mohojmė, kėtė tė drejtė!

    Florie Bajoku – MUTE Foundation.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/teatri/rend...min-e-hershem/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •