Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 110
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: shembet kompleksi "jon"

    Citim Postuar më parë nga linda l Lexo Postimin
    a po veprohet sipas ligjit ne Shqiperi me shembjet e njepasnjeshme te ndertesave te ndryshme
    edvin rama nuk di te beje politike. edhe te ishte pa leje ky pallat nuk duhet te prishej, sepse eshte i vjerrit te kundershtarit te vet. kete gje edvin rama se shpejti do ta paguaje me burg.

  2. #102
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: shembet kompleksi "jon"

    [edhe te ishte pa leje ky pallat nuk duhet te prishej, sepse eshte i vjerrit te kundershtarit te vet. kete gje edvin rama se shpejti do ta paguaje me burg. ]
    nuk me duket pergjigje inteligjente por me teper desha te dija se a po vepron sipas ligjit qeveria e Shqiperise se degjoj shume njerez qe thone qe pallatet po prishen ne kundershtim te plote me ligjet. ne qofte se ndodh nje gje e tille ulet imazhi i Shqiperise ne mbare boten

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: shembet kompleksi "jon"

    Sabotatoret ne litar!

    Bile duhet ti sekuestroje edhe pronat dhe ti coje ne spaq.

    Oj kto, e harruan diktaturen e proletariatit.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #104
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: shembet kompleksi "jon"

    - Thane qe do ta prishnin?
    E prishen!!
    Bravo!!

    - Do kompensojne banoret qe kishin blere hyrjet. ( keshtu thane)
    Bravo!!


    - Per ta mbyll ne bellezza, tashi duhet te denohen me burg te gjithe ato qe dhane leje per kete ndertese aty ku nuk duhet te ndertohet.
    Nese superspecialistat plotsojn edhe ket kushtin e fundit bravo u qoft.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    loneeagle (16-12-2013)

  6. #105
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: shembet kompleksi "jon"

    ka gjithe ata veta qe flene perjashta dhe keta shkaterrojne paret e popullit....ne mes te dites...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #106

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Qeveria gjen leke per te prishur prona te rregullta, por jo per t'iu dhene minimumin shtreses me ne nevoje te shoqerise apo aty ku ka permbytje...Duket se cilat jane prioritetet e kesaj qeverie qe ne fillim...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #107
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Rama me qeverine e tij po fillon te pastroje komplet ate mess me ndertimet pa leje qe la administrata e Berishes.
    Shteti eshte kritikuar shume ne media per pune te dobet me zbatimin e ligjeve per ndertimet pa leje dhe korrupsion ne shtet.
    Ky eshte edhe nje nga faktoret negative dhe arsyet pse Shqiperia eshte jashte Bashkimit Europian,mos zbatimi i ligjeve.
    Zbatimi i ligjeve kerkon financim.Ekzekutmi i ligjeve perfshin pune me fadroma, xhenjere,
    dinamit per ndertime pa leje,pune me letra,pune administrative
    pune policie,pune gjykatash dhe hetusie ,burgim.
    Pra kerkon financim te paguhen njerezit qe punojne ne shtet dhe ushtrojne keto ligje.
    keto jane shpenzime te domosdoshme dhe te paevitushme.
    Ashtu si shendeti i mire kerkon para te mbahet si shendet i mire
    ashtu edhe shteti ligjor mbahet ne rregull me financim dhe jo me frymen e shenjte.

    ====
    Pallati i Vjerrit te Bashes ne Vlore
    http://www.kombetare.al/wp-content/u...es-300x224.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 15-12-2013 më 23:17
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #108
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Cool Për: shembet kompleksi "jon"

    a mund te paguash nje shpronsim te ndertuar me abuzim te nje sere funksinaresh shteteror ( 5 milion euro), ne nje kohe qe nuk paguhen invalidet, nuk jepet asgje per pensionist dhe familjet e varfra per festat, nuk jepet ajo gjysem rroge per rrogetaret e shtetit,
    eshte abuzuar me taksat dhe do te vazhdohet me ket me te njejtin hap,
    vetem nje revulicion anti-korrupsion mund te kthej dinjitetin e ketij populli te neperkembur nga nje grup cifligaresh qe jane rreshtuar ne llogore dhe nuk leshojne hapesira per njerezit me moral qe perpara fitimit vene nevojen per ngritjen e dinjitetit shqiptar.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #109
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: shembet kompleksi "jon"

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    - Thane qe do ta prishnin?
    E prishen!!
    Bravo!!

    - Do kompensojne banoret qe kishin blere hyrjet. ( keshtu thane)
    Bravo!!


    - Per ta mbyll ne bellezza, tashi duhet te denohen me burg te gjithe ato qe dhane leje per kete ndertese aty ku nuk duhet te ndertohet.
    Nese superspecialistat plotsojn edhe ket kushtin e fundit bravo u qoft.
    Jam shume dakort me ty, cdo gje e paligjshme te prishet por me fajtore jane ata qe lejuan ndertimin. Keta prishin e shkatrrojne por ata qe dhane keto leje perse te qendrojne te paprekshem??? Cfare faj ka populli kur shkon e blen pronen me dokumenta te rregullta ndryshohen qeverit i shkatrrojne pronen??? Keta thone vjerri i Bashes etc. ai i shiti hyrjet i humbur del populli! Nese ata qe leshuan lejet e ndertimit nuk preken atehere i bie qe prona ka qene e ligjshme edhe qeveria po i prish per interesat e veta!
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #110
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Kompleksi “Jon”, SHBA: U shkelën të drejtat e pronarëve. Qeveria konfiskoi pronën e rregullt

    Dëbimi i banorëve dhe më pas shembja me tritol e pallatit në Ujin e Ftohtë në Vlorë dhjetorin e shkuar është shënuar si ngjarje e rëndë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut. Raporti i firmosur nga sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Xhon Kerri, javën që shkoi e cilëson ndërhyrje arbitrare në privatësi, familje dhe shtëpi, atë që ndodhi në qytetin bregdetar, fillimisht duke lënë jashtë banorët e më pas duke i vënë eksplozivin ndërtesës.

    “Incidentet ku qeveria ka sekuestruar apo tentuar të konfiskojnë pronën pa një proces të rregullt kanë ndodhur gjatë vitit 2013. Në nëntor, Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit Urban (INUK), i mbështetur nga Policia e Shtetit, u përpoq të dëbonte pronarët nga shtëpitë e tyre në një pallati në Vlorë. Këto familje i kishin titujt e pronësisë nga zyra përkatëse e regjistrit të pronës”, thuhet në raport. Për më shumë se 1 muaj kompleksi “Jon” u bllokua me shirit si skenë krimi nga ana e policisë, ndërsa për ditë të tëra banorët e tij fjetën jashtë, për shkak se nuk liheshin të hynin në shtëpitë që i kishin blerë dhe për to kishin çdo dokument të nevojshëm të marrë nga institucionet.

    Vetë raporti i SHBAve ka theksuar faktin se edhe organet e drejtësisë e Avokati i Popullit e ka quajtur të paligjshme vendimin për të izoluar dhe më pas shembur ndërtesën. “Banorët raportohet të jenë penguar nga policia të hyjnë në shtëpitë e tyre, ndërsa u thuhej se qeveria po e izolonte ndërtesën për ta prishur. Avokati i Popullit raportoi se veprimet e qeverisë kanë shkelur procesin e duhur”, përmendet më tej në deklaratën e publikuar për Shqipërinë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas tij, “zyrtarë të qeverisë deklaruan se ndërtesa është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe shkelte kushtet e lejemarrjes së saj.

    Gjykata Administrative rajonale e Vlorës vendosi në favor të banorëve të ndërtesës dhe urdhëroi qeverinë të pezullojë veprimet e saj”. Por, disa javë pas bllokimit dhe pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative, qeveria nxori një tjetër vendim, sipas të cilit kompleksi do të shembej për t’i hapur rrugë një projekti dhe banorët do të dëmshpërbleheshin për shtëpitë që do të humbin, ashtu si dhe pronarët e truallit. Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e tij vjetor në fund të shkurtit, duke u ndaluar te të drejtat e njeriut që janë shkelur në vendin tonë gjatë vitit 2013.

    PANORAMA

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •