Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Carlos Ernesto Garcķa

    Poet, shkrimtar dhe korrespondent i shtypit salvadorian, ėshtė autor i vėllimeve me poezi : Hasta la colera se pudre (Edhe inati qelbet), (Barcelonė 1994) i botuar po nė tė njėjtin vit nė Neė York me titullin Even rage ėill rot, A quemarropa el amor (E vėrtetė dashuria), (Barcelonė 1996); La maleta en el desvan (Valixhia nė papafingo), (Jaen 2009); Antologji: Poesia de la diaspora (Poezi e diasporės), (Salvador 2009); dhe autor i antologjisė Unė nuk kam shtėpi. Gjithashtu ėshtė autor i vėllimit me karakter romanesk, qė pėrshkruan udhėtimin e tij nė lumin Jance, El Sueńo del Dragon (Ėndrra e Dragoit), (Barcelonė 2003) dhe i reportazhit tė titulluar Bajo la sombra del Sandino (Nėn hijen e Sandinos), (Barcelonė 2007) i bazuar nė intervista tė zhvilluara me ish-komandantėt mė tė rėndėsishėm tė FSLN-sė (Fronti Sandinist i Ēlirimit Kombėtar) nė Nikaragua.
    Nė fund tė vitit 2012, sė bashku me 26 poetė tė tjerė nga vendi i tij, u publikua nga shtėpia botuese prestigjoze Editorial Visor, nė antologjinė Poezia e shekullit XX nė El Salvador. Vazhdimisht ka qenė i ftuar nga institucione tė ndryshme akademike dhe kulturore tė Evropės, Azisė, Amerikės Latine dhe tė Shteteteve tė Bashkuara. Poezia e tij ndėr tė tjera ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn angleze, kineze, holandeze, arabe, portugeze, italiane, franceze, maqedonase dhe shqipe. Carlos Ernesto Garcia, ėshtė konsideruar nga shtypi si babai i kronikės poetike. Nė qershor tė vitit 1980, si pasojė e pėrshkallėzimit tė dhunės brutale nė El Salvador, Carlos Ernesto Garcia bėhet objekt i njė atentati qė krye nė shtėpinė e tij nga komandot e ashtuquajtura “skuadrat e vdekjes”. Nė kėtė aksion paraushtarak, mbetėn tė vrarė i ati dhe motra e tij e vogėl. Pas masakrės Carlos Ernesto u arratis nė Meksikė dhe pas disa muajsh u vendos nė Barcelonė tė Spanjės, ku jeton edhe sot.

    POEZIA NISET PĖR UDHĖ

    Haime Surezit in memoriam

    Ninėza jote
    vigjilente natėn.
    Rruga pėr tė cilėn shkrove
    patrulluar nga postbllokė.
    Zėri yt
    i shuar nga vrasėsit.

    Baret nė tė cilat argėtoheshe
    i kyēur me duhmėn e guaros
    tė pėrzier me finjė
    pėrmbyt heshtjen.

    Me njė gjest tallės
    i gjetėn duart e tua tė prera.
    Tallėse
    buzėqeshja jote.
    Poezitė e tua shėtisin nėpėr botė.
    Gjejnė fole nė gojė tė reja
    qė tė pėrmendin.
    Njeriu ėshtė sot
    ashtu siē e deshe:
    Njė batare.


    LARGO NGA VETJA

    Qė pikėllimi mos tė tė zėrė
    nė kėtė ēast.
    Bėj qė ankthi
    tė tė rrijė larg.
    Ēlirohu aq sa mundesh
    nga kujtimet
    qė dėmtojnė.
    Ruaj me fanatizėm
    emrat
    qė me mundim
    mban nė kujtesė
    qė mbajtėsit e tyre tė vjetėr
    tė prehen nė paqe

    Mos tė tė dridhet dora
    as mos e kthe shpinėn
    tek hedh granatėn.

    Perktheu Drita Isufaj - Nacional
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Pėr: Carlos Ernesto Garcķa

    Interviste me Carlos Ernesto Garcia
    Botuar ne Prill 2010, gjate vizites se tij ne Shqiperi
    Intervistoi: Rezarta DHOGA


    Carlos Ernesto Garcia, poet por edhe gazetar nga Slavadori, ka ardhur kėto ditė nė Shqipėri pėr tė promovuar “Unė nuk kam shtėpi”, antologjinė, me tė cilėn i prezantohet publikut shqiptar. Ky vėllim vjen pėr lexuesin nga shtėpia botuese “Dita 2000” dhe pėrfaqėson njė pėrmbledhje tė marrė nga tre librat: “Derisa kolera tė kalbet”, “Njė pikėnisje pėr dashurinė” dhe “Valixhja nė papafingo”.

    E pabesueshme duket jeta e kėtij poeti nga Salvadori, poezinė e konsideron si njė mėnyrė pėr tė denoncuar gjithė sa i ka ndodhur atij, por edhe popullit tė tij. Pėr herė tė parė njė poet latino-amerikan vjen nė gjuhėn shqipe me njė antologji, e cila titullohet “Unė nuk kam shtėpi”, njė titull i huazuar prej titullit tė njė poeme emblematike, qė u shkon pėr shtat shumė popujve, edhe atij shqiptar gjithashtu. Carlos Ernesto Garcia, poet por edhe gazetar, ėshtė quajtur edhe babai i kronikave poetike. E ka nė mendje edhe njė tė tillė pėr Shqipėrinė.
    Jam shumė i lumtur qė gjendem nė vendin tuaj, shprehet Carlos Ernesto Garcia, sepse mendoj se Shqipėria ka shumė ngjashmėri me vendin tim qė ėshtė Salvadori. Unė jam njė poet 50-vjeēar qė do ta festoj 50-vjetorin kėtu nė vendin tuaj, sepse e kam kėto ditė dhe kam 30 vjet qė kam ikur nga Salvadori mbas luftės. Nė vendin tim, shumica ėshtė njė popullsi fshatare mendoj se kjo ngjan shumė dhe me vendin tuaj. Unė jam krenar qė jam fshatar dhe e quaj veten njė fshatar tė urbanizuar.

    Kur flasim pėr jetėn dhe krijimtarinė tuaj, mos kemi tė bėjmė me njė asonancė tė largėt tė Eseninit nė Salvador?
    Po, Esenini dhe unė kemi tė njėjtėn origjinė. Tė dy vijmė nga fshati. Qė kur kam qenė 30 vjeē kam menduar tė bėj dhe njė libėr me biografinė time, sepse kisha jetuar aq shumė sa mendoja se kisha se ēfarė tė shkruaja, por duke e menduar mė duket se e kam shtyrė shumė kėtė libėr, dhe tani nė kėtė moshė mendoj se ka ardhur koha e duhur qė ta botoj, nė njė formė tė ndryshme, pra nė formė tregimesh. Do ta tregoj me anė tė disa anekdotave disa historive tė vogla nė formėn e tregimeve, sepse ato janė shumė herė mė shumė kuptimplotė se ēdo gjė tjetėr. Kam parė shumė njerėz qė e pėrdorin kėtė formė pėr tė treguar histori tė rėndėsishme tė jetės sė tyre.
    Nė Shqipėri ju vini me librin tuaj poetik “Unė nuk kam shtėpi”, kjo ėshtė paraqitja e juaj e parė nė gjuhėn shqip, si ju lindi mendimi pėr ta pėrkthyer kėtė libėr nė gjuhėn tonė?
    Ky libėr ėshtė pėrmbledhje e tre librave tė mi qė unė i kam nxjerrė ēdo 10 vjet, sepse, pėr mendimin tim, sot ėshtė e nevojshme qė poezia tė maturohet, unė nuk e kam tė nevojshme tė botoj libra ēdo vit, mjafton qė tė botoj njė libėr tė mire, nė mėnyrė qė tė shpreh gjithė botėn time tė brendshme, pikėrisht ky libėr vjen si pėrmbledhje e kėtyre tri librave me 80 poezi.


    Ē’ndjesi ju krijon fakti qė keni botuar njė libėr nė gjuhėn shqipe?
    Nė vendin tim ėshtė njė faktor shumė i rėndėsishėm qė unė jam poeti i parė latino-amerikan qė publikohem nė Shqipėri me njė vėllim poetik. E di qė ka dhe poetė tė tjerė shumė mė tė mėdhenj sesa unė, shumė mė tė rėndėsishėm se sa unė, dhe tė njohur siē ėshtė Neruda, Borges, por megjithatė unė e ndjej qė kėtė nder e kam unė.

    Meqė shkuam te letėrsia latino-amerikane a mund tė na thoni diēka mė shumė se sa dimė ne, shqiptarėt, pėr realitetin letrar tė Salvadorit?
    Ka tri grupe tė mėdha tė poezisė nė Salvador, tė cilėt unė do t’i pėrmend. Njė grup poetėsh qė lindėn nė vitet ‘40 dhe u quajtėn “Grupit 40” ėshtė dhe grupi i viteve ‘70, ku ėshtė dhe Roke D’alti, i cili krijoi njė thyerje nga tradita e mėparshme dhe bėri njė lidhje me atė qė do tė vinte mė vonė me poezinė e shek. 20. Ky ka qenė njė grup me shumė influencė nė Salvador. Kjo gjė pėrkoi nė tė njėjtėn kohė me revolucionin qė bėhej nė Amerikė, me traditėn e hipive. Pikėrisht kjo gjė tregon qė Salvador nuk ishte mbrapa tė tjerėve e ndjente atė qė ndodhte nė Amerikė dhe ishte dhe ai nė djepin e kėsaj kulture, dhe tregonte tė gjithė ndryshimet qė do tė pasonin mė vonė, pikėrisht nė traditėn dhe kulturėn e kėtij vendi.

    Cili nga kėto tri grupe ėshtė mė i realizuari dhe cilit prej tyre i pėrkisni ju?
    Pėr mua, grupi mė i rėndėsishmi, qė shėnoi shumė ndryshime nė kulturė, nė art, nė muzikėn e kėtij vendi, ėshtė ai qė ėshtė quajtur brezi i angazhuar, brezi i viteve ‘70. Ky ėshtė grupi mė i rėndėsishėm pėr mua, sepse nga ky grup mė vonė lindėn dhe grupe tė tjera tė vogla, tė cilėt vunė emra tė ēuditshėm, sipas krahinave qė vinin “Gurėt e Vegjėl”, siē quhej njėri prej tyre, kurse njė grup tjetėr, ku unė shikoj dhe veten, ishte grupi i viteve ’80, qė kishin dalė nga Salvadori jetonin jashtė territorit tė tij dhe, pėr herė tė parė, fillonin e publikonin nė Salvador. Poezitė i kam shkruar qė mė parė, po pikėrisht atėherė fillova t’i shkruaj, pasi kisha ikur nga Salvadori dhe fillova t’i botoja nė vendin tim.

    Nė bisedėn me ju pėrmenden shpesh fjalėt: revolucion, i angazhuar etj., por nuk dėgjohet fjala “Dashuri”… A mund tė na thoni diēka pėr kėtė praninė e saj, pra pėr dashurinė?
    Gjėja e parė qė e dallon poezinė time ėshtė se territori i saj ėshtė Salvadori dhe kjo do tė thotė, qė kujtimet e vendit tim i kam me vete, sa herė qė vizitoj njė shtet tė ndryshėm si Meksikė, Spanjė, Itali nė Kinė, por dashuria ka njė prani shumė tė fortė. Kjo mund tė tregohet shumė mirė me njė shembull nga poezitė e mia, qė titullohet “Poezi e shkurtėr dashurie”, mė tė cilėn unė nė ēdo vend qė shkoj, kujtoj Salvadorin dhe dashuritė e mia p.sh., unė e mbyll poezinė duke thėnė qė pikėrisht nė kėtė ngatėrresė, qė unė bėj mes kujtimeve dhe vendeve ngatėrroj ngjyrėn e flokėve tė tu me ngjyrėn e plantacioneve tė kafesė qė kam nė vendin tim.

    Ėshtė shumė domethėnėse kjo lidhje midis dashurisė dhe atdheut, por ē’rol luan arti i angazhuar dhe ē’rėndėsi ka dashuria nė poezi?
    Pėr mua, dashuria vetjake nuk ėshtė e ndarė dashuria e pėrgjithshme. Nė librin tim ėshtė e ndėrthurur: kur flas pėr dashurinė nuk flas vetėm pėr njė femėr, kur flas pėr dashuri flas pėr historitė e mia personale, kur flas pėr dashuri flas pėr njerėzit qė kam parė gjatė gjithė jetės, pėr njerėzit qė kam jetuar pėr njerėzit qė mė kanė ndihmuar. Kur flas pėr poezi dashurie, flas edhe pėr vendet pėr dashurinė e njė vendi.

    Ē’ndryshim ka pėr ju tradhtia ndaj dashurisė dhe tradhtia ndaj atdheut?
    Kur flas pėr angazhim, flas pėr besnikėri pėr vendin tėnd, pėr miqėsinė nė radhė tė parė, dhe kur flas pėr njė person ėshtė e njėjta gjė. Pra, pėr mendimin tim nuk duhet tė tradhtojmė asnjė. Duhet tė jemi besnikė.

    Si e gjetėt kėtė miqėsi nė Shqipėri?
    Pika e nisjes ėshtė festivali i vitit tė shkuar nė Strugė, nė tė cilin unė kam qenė i ftuar atje, unė takova Lindėn, qė ėshtė njė shoqe shumė e mirė, e cila qė nė fillim besoi te poezia ime dhe pati mirėsinė dhe dashamirėsinė, qė tė mė ftonte nė vendin e saj dhe unė erdha brenda njė nate nga Festivali i Strugės nė Durrės. Pėr mua ishte shumė e rėndėsishme tė vija nė vendin tuaj, pėr tė cilėn kisha dėgjuar shumė tė flitej, sepse kisha lexuar disa vepra tė Enver Hoxhės, sepse vetėm ai ishte i njohur nga shkrimtarėt tuaj. Mbas veprave tė tij, gjėja tjetėr qė kisha parė nga Shqipėria ishte fotografitė nėpėr gazeta tė anijeve, qė niseshin plot me njerėz pas viteve ’90, pėr tė ikur nė Itali, pėr njė jetė mė tė mirė. Pikėrisht unė besoj tani qė vizitoj Shqipėrinė shikoj se kėto shpresa po plotėsohen pėr shqiptarėt dhe shpresoj se Shqipėria do tė ketė njė tė ardhme mė tė mirė atje ku do tė shkoj, pra nė komunitetin evropian.

    Ku i gjeni pikat e pėrbashkėta midis Ballkanit, konkretisht Shqipėrisė, dhe vendit tuaj?
    Unė me thėnė tė drejtėn nuk ėshtė se e njoh shumė mirė poezinė e Ballkanit, sepse nuk kam pasur mundėsi qė ta lexoja nė gjuhėn time, megjithatė ēfarė di nga Ballkani ėshtė pikėrisht kjo ndarje e madhe ndėr parti. Unė nuk kam qenė kurrė i angazhuar nėpėr parti; besoj mė shumė te njerėzit, pasi partitė mund tė na lenė nė baltė, kurse njeriu qė e do vendin e tij kurrė nuk mund tė na mohojė.

    Me kėtė doni tė thoni se ju e keni njohur mė mirė njeriun shqiptar dhe dashurinė shqiptare?
    Unė flas mė shumė pėr njerėzit, sepse ata mė sollėn kėtu. Me njerėzit kam mė shumė lidhje dhe mendoj qė poezia ime mund tė njihet po nga ata, nga dashuria qė kanė pėr tė lexuar, pėr tė njohur mė shumė, jo vetėm pėr historinė time vetjake, por pėr tė njohur gjithė historinė e njė Amerike Latine, qė nuk ėshtė shumė e largėt nga historia e vendit tuaj. Nė Festivalin Poetik tė e Strugės njoha dhe njė poet shqiptar, qė quhet Preē Zogaj tė cilin e falėnderoj shumė pėr parathėnien me tė cilėn ka shoqėruar librin tim.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •