Poet, shkrimtar dhe korrespondent i shtypit salvadorian, ėshtė autor i vėllimeve me poezi : Hasta la colera se pudre (Edhe inati qelbet), (Barcelonė 1994) i botuar po nė tė njėjtin vit nė Neė York me titullin Even rage ėill rot, A quemarropa el amor (E vėrtetė dashuria), (Barcelonė 1996); La maleta en el desvan (Valixhia nė papafingo), (Jaen 2009); Antologji: Poesia de la diaspora (Poezi e diasporės), (Salvador 2009); dhe autor i antologjisė Unė nuk kam shtėpi. Gjithashtu ėshtė autor i vėllimit me karakter romanesk, qė pėrshkruan udhėtimin e tij nė lumin Jance, El Sueńo del Dragon (Ėndrra e Dragoit), (Barcelonė 2003) dhe i reportazhit tė titulluar Bajo la sombra del Sandino (Nėn hijen e Sandinos), (Barcelonė 2007) i bazuar nė intervista tė zhvilluara me ish-komandantėt mė tė rėndėsishėm tė FSLN-sė (Fronti Sandinist i Ēlirimit Kombėtar) nė Nikaragua.
Nė fund tė vitit 2012, sė bashku me 26 poetė tė tjerė nga vendi i tij, u publikua nga shtėpia botuese prestigjoze Editorial Visor, nė antologjinė Poezia e shekullit XX nė El Salvador. Vazhdimisht ka qenė i ftuar nga institucione tė ndryshme akademike dhe kulturore tė Evropės, Azisė, Amerikės Latine dhe tė Shteteteve tė Bashkuara. Poezia e tij ndėr tė tjera ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn angleze, kineze, holandeze, arabe, portugeze, italiane, franceze, maqedonase dhe shqipe. Carlos Ernesto Garcia, ėshtė konsideruar nga shtypi si babai i kronikės poetike. Nė qershor tė vitit 1980, si pasojė e pėrshkallėzimit tė dhunės brutale nė El Salvador, Carlos Ernesto Garcia bėhet objekt i njė atentati qė krye nė shtėpinė e tij nga komandot e ashtuquajtura “skuadrat e vdekjes”. Nė kėtė aksion paraushtarak, mbetėn tė vrarė i ati dhe motra e tij e vogėl. Pas masakrės Carlos Ernesto u arratis nė Meksikė dhe pas disa muajsh u vendos nė Barcelonė tė Spanjės, ku jeton edhe sot.
POEZIA NISET PĖR UDHĖ
Haime Surezit in memoriam
Ninėza jote
vigjilente natėn.
Rruga pėr tė cilėn shkrove
patrulluar nga postbllokė.
Zėri yt
i shuar nga vrasėsit.
Baret nė tė cilat argėtoheshe
i kyēur me duhmėn e guaros
tė pėrzier me finjė
pėrmbyt heshtjen.
Me njė gjest tallės
i gjetėn duart e tua tė prera.
Tallėse
buzėqeshja jote.
Poezitė e tua shėtisin nėpėr botė.
Gjejnė fole nė gojė tė reja
qė tė pėrmendin.
Njeriu ėshtė sot
ashtu siē e deshe:
Njė batare.
LARGO NGA VETJA
Qė pikėllimi mos tė tė zėrė
nė kėtė ēast.
Bėj qė ankthi
tė tė rrijė larg.
Ēlirohu aq sa mundesh
nga kujtimet
qė dėmtojnė.
Ruaj me fanatizėm
emrat
qė me mundim
mban nė kujtesė
qė mbajtėsit e tyre tė vjetėr
tė prehen nė paqe
Mos tė tė dridhet dora
as mos e kthe shpinėn
tek hedh granatėn.
Perktheu Drita Isufaj - Nacional
Krijoni Kontakt