Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Sa ndikojne rrethanat per te verejtur bukurine dhe talentin qe kemi prane!!!

    Kjo ide me lindi duke lexuar kete ngjarje, dhe une mendoj qe rrethanat jane ato qe na kushtezojne ose na privojne shume gjera ne jete. Duke qene te preokupuar me nje plan tjeter, dhe te stresuar ne arritjen e realizimit te atij projekti qe kemi ne mendje harrojme te shikojme se cndodh rreth nesh, duke humbur rastin per te pare dhe shijuar shume gjera te bukura qe na ofron jeta!

    --Nje burre u ul ne nje stacion metroje ne Washington Dc dhe filloi te luante ne violine. Ishte mengjes i ftohte janari. Ai luajti 6 pjese te ndryshme per rreth 45 minuta.Gjate asaj kohe u llogarit qe 1.100 njerez hyne ne stacion, shumica prej tyre ishin duke shkuar ne pune. Pasi kishin kaluar 3 minuta, nje meso burre vuri re qe nje muzikant po luante, ai ngadalesoi hapin, qendroi per disa sekonda dhe vazhdoi rrugen per ne punen e tij. Nje minute me vone violinisti arriti te merrte dollarin e tij te pare, nje grua e hodhi ne koshin perpara tij dhe u largua me shpejtesi pa ndaluar.Pak minuta me vone dikush u afrua per ta degjuar, por shpejt pa oren dhe u largua. Dukej qe ishte vone per pune.Ai qe i kushtoi me shume vemendje, ishte nje vogelush 3 vjecar, i cili, megjithese e ema vazhdonte ta terhiqte, ndaloi per te degjuar violinistin.Ky veprim u perserit prej disa femijeve. Ne 45 minuta qe muzikanti luajti, vetem 6 njerez ndaluan dhe qendruan pak per ta degjuar. Rreth 20 njerez i dhane para, por vazhduan te ecin me hapat e tyre normale. Ai mblodhi gjithesej 32 dollare.Kur mbaroi se luajturi dhe ra heshtja, askush nuk e vuri re, askush nuk e duartrokiti.Askush nuk e dinte por violinisti ishte Joshua Bell, nje prej muzikanteve me te talentuar te botes. Ai luajti nje prej pjeseve me te bukura shkruajtur ndonjehere, me nje violine qe kushtonte 3.5 milion dollare. 2 dite perpara se te luante ne metro Joshua Bell shiti me qindra bileta me te pakten 100 dollare secilen.Kjo eshte nje histori e vertete. Joshua Bell ishte e organizuar nga Washington Post si pjese e nje eksperimentimi rreth perceptimit, shijes dhe prioritetit te njerezve.Qellimi ishte te dihej: Ne nje vend te zakonshem, ne nje ore jo fort te pershtatshme, a mund te perceptojme bukurine? A ndalojme se vleresuari ate?A mund te dallojme nje talent ne nje kontekst te papershtatshem?Dhe nje nga perfundimet e ketij eksperimenti ishte: Nese ne nuk kemi nje moment te ndalojme te degjojme nje prej muzikanteve me te medhenj te botes, duke luajtur nje prej muzikave me te bukura te shkruajtura ndonjehere, sa gjera te tjera nuk i veme re dhe i humbim?!

  2. #2
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Pėr: Sa ndikojne rrethanat per te verejtur bukurine dhe talentin qe kemi prane!!!

    Si puna e kesaj temes qe qenka shume e mire dhe ne nuk e kemi vene re :-D

    Pajtohem me mendimin tend Elita dhe ngjarja qenka shume interesante njekohesisht dhe shume e vertet.Keshtu jan njerezit,gjithmone te zene me punet tona,gjithmone energjit i shpenzojm aty ku e kemi interesin dhe kjo na ben qe shpesh mos ti kushtojme shume rendesi gjerave qe kemi perreth edhe pse mund te jene shume te bukura pastaj mund te jen edhe gjera qe na sherbejn apo mund te jene pjes e lumturis tone,por duke qene te perkushtuar per te arrit nje qellim qe ja kemi vene vetes ndodh qe edhe e kufizojm horizontin tone...

    Me vjen ne mend Alkimisti.....kush e ka lexuar dhe e mban ne mend...tregtari qe dergoj te birin te nje burre i mencur dhe i urte per te mesuar sekretin e lumturise...ku i urti i kerkoj djaloshit te bente shetitje neper pallat por ja dha nje luge me vaj dhe ju lut qe mos ta dirdhte vajin,djaloshi shetit gjithe pallatin por syt mbante gjithmone nga luga dhe nuk vuri re asgje neper pallat,kur u kthye e pyeti i urti per pallatin si ju duk djaloshit,ai i pergjigjet qe skishte pare asgje sepse ishte perpjekur vetem mos te derdhete vajin....Pastaj i urti i kerkoj ta shfite pallatin...djaloshi mori lugen dhe nisi te shifte pallatin,kur u kthye po i rrefente per bukurit qe kishte pare neper pallat,por kur i urti e pyti per vajin,djaloshi pa lugen dhe e pa qe e kishte derdh vajin...Pastaj i uriti i thote 'fshehtesia e lumturis eshte se mund te shofesh gjitha mrekullit e botes por pa harruar,vajin"....

    Morali,ne mundemi edhe ti shofim gjerat qe kemi perreth,ti vlersojm ato,njekohesisht edhe duke vrapuar per te plotesuar qellimet qe ja kemi ven vetes,por realisht jo shpesh na ndodh ta bejem nje gje te till

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan zANė pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Neteorm (01-04-2021),[Elita] (22-12-2013)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Sa ndikojne rrethanat per te verejtur bukurine dhe talentin qe kemi prane!!!

    edhe Claudio Baglioni beri nje gje te tille ne Rome e nuk ia vari njeri... fitoi shume pak...
    isha me nje mikun tim dhe me tha t'i beja nje fotografi me nje person. e shkrepa, po pa qejf fare se e kam inat kur me detyrojne te bej dicka qe s'ka interes... u ula dhe i thashe Margarites (Xhepa) qe po pija nje kafe: kush ishte ky qe duhej ta fotografoja? me tha: nje nga tenoret me te mire qe kemi Saimir Pirgu. une qe sapo isha kthyer nga Italia i thashe: po per mua nje nga me te miret eshte Josifi (gjipali). ajo qeshi e me tha qe dhe Saimiri eshte talent. ehuuuu mendova, te gjithe qenkan bere tralala zura nje gale. me vone pashe qe Saimiri eshte vertet talent dhe ne ate kohe me beri pershtypje qe ishte person i qete e shume me edukate...mbase edhe pse s'ja vara shume, por jo per fajin tim...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Sa ndikojne rrethanat per te verejtur bukurine dhe talentin qe kemi prane!!!

    Shkurt,

    I thone, qe sheh mendja, dhe jo syri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Sa ndikojne rrethanat per te verejtur bukurine dhe talentin qe kemi prane!!!

    Temė e bukur !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •