Ema Andrea-Edi Ramës: Mosmirënjohës, të zgjodha, tani duhet më të durue!!!
Ema Andrea-Edi Ramës: Mosmirënjohës, të zgjodha, tani duhet më të durue!!!TIRANE-Aktorja Ema Andrea ka ironizuar sot ftesën në kryeministri të kryeministrit Edi Rama për artistët shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve shqiptare. Me një status në rrjetin social, Facebook, Ema Andrea i referohet ‘Natës së Bardhë’, duke e quajtur Ramën prepotent që fton vetëm artistët e huaj dhe nuk kthen vëmendjen tek artistët brenda vendit që punojnë në kushte të vështira dhe nuk shpërblehen mjaftueshëm.
“Ne naten e bardhe Ministria e Kultures me lajmeron se Portat e te Madhnishmes Kryeministri do te jene te hapura ne oren 9 per artistet,jo per ndonje takim por per te pare mobiljet dhe korridoret!! Me erdhi te qesh ne fillim me kete prepotence prej provinciali qe te fton te shohesh kolltuqet e reja. Pastaj me erdhi keq per veten, per koleget,per sakrificat! Me vone mora vesh se rreth te njejtes ore Kryeministri pinte nje gote vere me artistet qe jetojen jashte.....bukur.....shume bukur Zoti i Shtepise!! Ata munden me te nderu me ardhjen e tyre, jo vetem se kane ecur me talentin dhe punen e tyre por edhe sepse kane para per te blere nje bilete avioni! Une i dashur zoti i Shtepise, nuk kam mundesi te blej bileten e avionit, persa arritjet e mia nuk shperblehen financiarisht (dhe kete ju e dini shume mire) e keshtu s’mundem me qene ne tryeza mikpritjesh,por ftohem per me pa karrika dhe mure bosh! Kam punuar ne kete vend, pa drita, pa uje, zhgenjyer dhe genjyer nga te gjitha politikat kulturore shqiptare, kam nderuar kete vend kudo kam shkelur ne skena e auditore ballkanike dhe evropiane....dhe jam kthyer serish ketu..ne token time te cilen e jetoj edhe ne te keqen e vet!...Keshtu kam zgjedhur, por kjo s’me ben me pak te talentuar e aq me pak nuk me ve ne rreshtin e lypsareve qe i ftoni te habiten me muret dhe me kolltuket tuaj !! Te bardhe e pac mendjen sic ke mosmirnjohjen dhe fyerjen i dashur Zoti i shtepise qe....... . ani.......une t'kam zgjedhe........e tash duhet me te durue!!! Edhe Ty.....!!!”, shkruan Ema Andrea n Facebook.
http://www.balkanweb.com/metropol/26...---161762.html
Krijoni Kontakt