Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-11-2013
    Postime
    1

    Kultura shqipetare

    ]Pershendeje miq...Neqoftse kerkoni apo deshironi te dini historin e shqiperis apo te disa vendeve te huaja na kontaktni.
    Keto informacione mund ti gjeni vetem ne facebook(kultura shqipetare)dhe ketu.Ne faqe te tjera nuk gjinden keto informacione.
    Ne dote jemi vazhdimisht aktiv duke postuar disa te dhena.
    Ndersa ne qoftse deshironi te dhena plus ather na kontaktoni me nje mesazh...

    JU FALEMINDERIT

  2. #2
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Kultura shqipetare

    Citim Postuar mė parė nga kultura shq. Lexo Postimin
    ]Pershendeje miq...Neqoftse kerkoni apo deshironi te dini historin e shqiperis apo te disa vendeve te huaja na kontaktni.
    Keto informacione mund ti gjeni vetem ne facebook(kultura shqipetare)dhe ketu.Ne faqe te tjera nuk gjinden keto informacione.
    Ne dote jemi vazhdimisht aktiv duke postuar disa te dhena.
    Ndersa ne qoftse deshironi te dhena plus ather na kontaktoni me nje mesazh...

    JU FALEMINDERIT
    pse vdiqen ne te na e kallxosh ti historine e Shqiperise.ku nuk na ha morrtja ne

  3. #3

    Pėr: Kultura shqipetare

    Mjer ne qe do mesojme historine tone ne facebook!
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2015
    Postime
    1

    Pėr: Kultura shqipetare

    KULTURA DHE QYTETĖRIMI - Branko Merxhani
    1. Gjer sot s’ėshtė shkruar nė gjuhėn tonė njė analizė pak a shumė e mirė pėr kėto dy fjalė,qė ne pėrdorim me tė shkruar e me tė folur mbase njėmijė herė ēdo ditė. Se ē’pėrfaqėsojnė kėto dy fjalė tė veēanta,s’na intereson dhe kaq kėtu. Po ajo qė ka rėndėsi krejt themelore pėr tė kuptuar mė mirė tendencat qėndrore tė ideologjisė neo-shqiptare ėshtė caktimi i lidhjeve dhe i pikave tė pėrbashkėta nė mes tė kėtyre dy fjalėve.
    2. Nė mes tė kulturės dhe qytetėrimit ka njė pikė qė i bashkon dhe njė pikė qė i ndan. Pika qė i bashkon ėshtė se si kultura po aq edhe qytetėrimi pėrmbajnė tėrėsinė e socialitetit tė turmave njerėzore. Me fjalėt “tėrėsi e socialitet” kuptojmė jetėt shoqėrore tė ndryshme,jetėn fetare,ligjore,ekonomike,gjuhėsore e shkencore. Tėrėsisė sė kėtyre jetėve shoqėrore tė ndryshme mund t’i japim emrin sa tė kulturės po aq edhe tė qytetėrimit. Kjo ėshtė pika qė i bashkon.
    Po cilat janė pikat qė i ndajnė?
    3. a-Kultura ėshtė KOMBĖTARE, kurse Qytetėrimi ėshtė NDĖRKOMBĖTAR. Kulturė do tė thotė njė mbledhje harmonike e jetės fetare,morale, ligjore, estetike, gjuhėsore,ekonomike dhe shkencore tė njė populli tė vetėm. Kurse Qytetėrimi do tė thotė socialiteti i qenieve shoqėrore tė shumė popujve,qė janė tė njė bote. Bie fjala,popujt e Evropės dhe tė Amerikės janė tė njė bote tė perbashkėt,qė formon qarkun e madh tė QYTETĖRIMIT PERĖNDIMOR. Po brenda nė qarkun e kėtij qytetėrimi kemi njė tok kulturash tė veēanta e mė vete: Kulturėn gjermane,angleze,franceze etj.
    4- b-Qytetėrimi ėshtė tėrėsia e fakteve shoqėrore qė realizohen me anė tė metodės dhe ushqehen nga vullnete individuale tė ndryshme. Njohjet tona fetare e shkencore sa edhe njohjet e teoritė tona pėr moralin, ligjet, artet e bukura, ekonominė,gjuhėn etj., janė pėrfundimi i pėrpjekjeve individuale dhe krijime tė metodės e tė vullnetit. Kurse kultura dhe veprat e saj nuk janė realizuar as me anė tė metodės,as nga vullneti i individėve. Veprat e kulturės s’janė ARTIFICIALE. Janė kudo tė ndryshme, mė vete, tė thjeshta dhe origjinale. Si jeta organike e kafshėve dhe e bimėve qė zhvillohet vetvetiu dhe nė njė mėnyrė krejt natyrale, kėshtu edhe veprat e kulturės kanė njė ritėm tė tyre tė veēantė e krejt natyral organizimi e zhvillimi.
    5. Le tė marrim si shembull GJUHĖN. Gjuha ėshtė njė organizim mendor i veēantė, qė punon sipas ligjeve tė saj natyrale. Domethėnė s’ėshtė njė gjė qė fabrikohet nga individėt me anė tė metodės. Ne s’ndėrrojmė dot asnjė fjalė tė saj. S’jemi nė gjendje tė ndėrrojmė asnjė rregull tė saj, qė lind nga natyra e saj. Fjalėt dhe rregullat e gjuhės ndėrrojnė vetvetiu. Pėrpara kėtij ndėrrimi ne jemi vetėm shikues. Ajo qė mund tė bėjnė individėt nė gjuhė ėshtė t’i shtojnė disa terma tė reja. Kėto terma tė reja qė tė fitojnė cilėsinė e njė fjale tė re duhet mė parė tė pranohen nga tė gjithė. Termi i ri, vetėm kur tė pranohet nga njė grup profesional, fiton cilėsinė e njė fjale kolektive. Po qė tė hyjė nė fjalor dhe tė bėhet e pėrgjithshme,duhet t’a pranojė njė popull i tėrė. Po ēdo term i ri nuk e ka kėtė fat.
    6. Tani mund tė arrijmė nė pėrfundime. Kultura lyp qenien e njė solidariteti tė sinqertė dhe tė njė harmonie tė thellė nė mes tė fazave dhe shfaqjeve tė ndryshme tė tėrėsisė sė jetės shoqėrore tė njė populli. Kjo harmoni thua se mungon krejt nė elementėt e qytetėrimit. Bile fjala, qytetėrimi shqiptar i sotėm ėshtė njė pėrzierje e pėrbėrė nga institucione tė ndryshme: muslimanizmi,kristianizmi, tė gjitha varietet e ndikimit turk dhe pak evropianizėm. Ėshtė e pamundur tė pėrfundojmė nė njė tėrėsi harmonike me kėto elemente me shumė forma dhe bile shumė herė nė kundėrshtim nė mes tyre. Po njė qytetėrim, qė tė fitojė njė unitet harmonik, duhet tė shartohet me njė kulturė kombėtare. Bile fjala, qytetėrimi i anglezėve tė sotėm ėshtė i shartuar me kulturėn angleze.
    7. Po ka edhe njė tjetėr lidhje nė mes tė kulturės dhe qytetėrimit. Kultura ėshtė nisja. Njė popull qė tė fitojė njė fuqi politike duhet mė parė nga tė gjitha tė krijojė njė kulturė tė lartė. Siē thotė edhe njė filozof i madh i ditėve tona: “Trutė, kur zhvillohen tepėr dhe befas,e prishin karakterin”. Ajo qė ėshtė truri pėr individin ėshtė edhe qytetėrim pėr shoqėrinė. Prandajsikundėr zhvillimi i tepėrt i truve e prish karakterin e individit, ashtu edhe zhvillimi i nxituar i njė qytetėrimi e dėrrmon kulturėn kombėtare dhe i dėrrmon kombet.
    8. Thamė se kultura ėshtė nisja. Pėrpjekjet politike nė mes tė njė populli me kulturė tė shėndoshė po me qytetėrim tė prishur dhe tė njė populli me kulturė tė prishur po me qytetėrim tė shėndoshė, pėrfundojnė kurdoherė ne favor tė popullit tė parė. Kultura triumfon kurdoherė. Kėtė na mėson tėrė historia. Kultura ėshtė ndergjegjia, qytetėrimi ėshtė mendja. Pėr jetėn kombėtare janė tė domosdoshme qė tė dyja. Ndėrgjegjia na dėfton: “Pėrse?” – nė, kurse mendia na dėfton: “Si?” – nė. E para na jep idealin,e dyta na jep njė mėnyrė logjike jete. Po ideali ėshtė ēdo gjė. Nacionalizmi vetėm me anė tė kulturės shpjegohet dhe vetėm me anė tė saj dallohet. Kultura e njė kombi ėshtė jeta shpirtėrore e tij, qė pėrfaqėson tė gjithė njerėzit qė rrojnė brenda nė tė.
    9. Pėr ne,nacionalizėm do tė thotė fitimi i njė ndėrgjegjeje kombėtare, domethėnė mishėrimi i ndjenjave dhe ideve kombėtare. As raca,as balta,as edhe gjuha,tė mara veē e veē,ose tok tė gjitha, nuk arrijnė tė japin themelin e njė ideali kombėtar. Rrojmė shekuj me rradhė nė kėtė baltė, flasim shekuj me rradhė kėtė gjuhė; mirėpo u desh njė rast i veēantė ngjarjesh historike tė papritura qė tė bėjmė shtet dhe tė dukemi se jemi njė komb. Po ideal i jetės kombėtare na mungon edhe sot. Ky ideal nuk lind as nė damarėt,as nė gurėt, as edhe me fjalėt mė tė bukura tė gjuhės sė njerėzve. Vetėm shpirti pjell ideale.
    Nacionalizmi ėshtė njė ide, ėshtė njė lidhje morale, njė besė: njė fuqi dhe triumf i njerėzimit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Kultura shqipetare

    A shisni Like per Shkendijen ?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •