PD ēon nė Kushtetuese aktin pėr rritjen e borxhit dhe kompetencat e INUK
PD dėrgon nė Gjykatėn Kushtetuese dy nisma tė tjera tė qeverisė aktin normativ pėr ndryshimet nė buxhetin e vitit 2013 dhe vendimin pėr unifikimin e kompetencave tė Inspektoriatit Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar. Nė kėrkesė paditė drejtuar gjykatės nga 1/5 e deputetėve thuhet se vendimmarrjet e qeverisė janė nė kundėrshtim me Kushtetutėn.
Pėr rastin e ndryshimit tė ligjit tė buxhetit demokratėt argumentojnė se qeveria duke rritur borxhin publik nė shifrėn 68.6% rrezikon interesin publik dhe stabiliteti makroekonomik tė vendit, ndaj pėr kėtė arsye kėrkojnė qė ai tė shpallet si i papajtueshėm me Kushtetutėn. Opozita nėnvizon se ky akt bie nė kundėrshtim me nenin 4, 11 dhe 101 tė Kushtetutės, ky i fundit pėrcakton se aktet normative nxirren nga Kėshilli i Ministrave nė raste nevoje dhe urgjence.
Duke vlerėsuar kėtė aspekt qeveria ka marre pa tė drejtė funksionin ligjvėnėse tė Kuvendit. Kushtetuta nėpėrmjet nenit 101 tė saj ka lejuar qė pushteti ekzekutiv tė mund tė miratojė akte qė kanė tė njėjtėn fuqi si ligjet vetėm kur rasti shfaqet si i jashtėzakonshėm dhe nevoja dhe urgjenca bėjnė tė pamundur ushtrimin e kompetencės ligjvėnėse nga Kuvendi. Nga analiza e aktit normative rezulton se qeveria tė mos ketė evidentuar kushtet e nevojės dhe urgjencės pėr miratimi ne kėtij akti, - thuhet nė dokumentin e PD
Pėr sa i pėrket kėrkesė/padisė pėr kompetencat e INUK, demokratėt kėrkojnė jo vetėm shpalljen e tij si tė papajtueshėm me Kushtetutėn, por dhe pezullimin e vendimit, pėr faktin se ai sjell pasoja qė prekin interesat e qytetarėve duke cėnuar tė drejtėn e tyre tė pronėsisė.
E drejta qė vendimi i Kėshillit tė Ministrave i njeh INUK, veēanėrisht pėr tė prishur ndėrtimet me leje ndėrtimi apo me leje legalizimi pėrbėn cėnim real tė tė drejtės sė pronėsisė, pa respektuar standardet pėr njė proces tė rregullt ligjor si kusht i domosdoshėm i parashikuar nga neni 42 i Kushtetutės, - vijon argumentin PD.
Mė tej, demokratėt argumentojnė se ky vendim ėshtė nė papajtueshmėri me disa nene tė Kushtetutės, pėrkatėsisht me 6 nene tė saj duke cėnuar: sigurinė juridike, parimin e ndarjes dhe balancimit tė pushteteve, ndėrhyrjen nė kompetencat e pushtetit vendor, cėnimin e tė drejtės pėr ankim gjithashtu ėshtė nė kundėrshtim me kartėn europiane tė autonomisė vendore.
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt