Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Kompozitori Enver Shėngjergji

    INTERVISTA/ Flet kompozitori i talentuar Enver Shėngjergji

    -Reduktimi i Festivalit tė RTSH-sė nė 16 kėngė ėshtė dėshtim

    -Cilėsia e dobėt, organizmi i dobėt, mėnyra e seleksionimit, mėnyra e vlerėsimit, ēuan kėtu

    -Drejtuesit e sotėm tė Festivaleve nuk ruajnė traditėn

    -Organizuesit e festivaleve tremben nga gjigandėt Krajka, Peēi, Lalo, etj..

    -Sot festivali nuk ndiqet me atė dėshirė, me atė ėndje, me atė ankth

    -S’mund tė ecėsh para pa dėgjuar “Gjethen e Dafinės’

    -Tė metat e festivaleve nė regjimin komunist ishin ideologjizmat, kėngėt pėr partinė, kėngėt pėr shokun Enver

    -Nė Festivalin e 11-tė mora pjesė mė “Mbrėmja e fundit”, tė kėnduar nga Bashkim Alibali

    -Festivali i 11-tė mbetet festivali i ėndrrave tė shumta dhe zhgėnjimeve tė mėdha


    Albert ZHOLI

    Ai mbetet njė nga kompozitorėt mė tė mirė shqiptarė tė tė gjitha kohėrave. Edhe pse nė njė gjendje shėndetėsore jo tė mirė, ai kurrė se ka lėnė muzikėn, kompozimin. Kur flet pėr festivalet e para nė RTSH ai psherėtin. Jo se ka nostalgji, por pėr sakrificat e atij brezi qė me gjithė ideologjizmat, politizimet e krijimtarisė, sėrishmi kompozitorėt kanė ditur tė bėjnė art, kanė ditur tė bėjnė kėngė tė bukura, akne ditur, t’i japin publikut emocione tė rralla. Sipas tij, nga viti nė vit, numri i kėngėve nė festivale erdhi duke u rritur, por bashkė me to, u rrit dhe numri i kompozitorėve, kėngėtarėve cilėsorė, por edhe poetėve qė krijonin tekstet. Festivali i 11 sipas tij, ishte njė festival i bukur, emocionues, qė ngriti nė njė shkallė mė tė lartė muzikėn shqiptare, kishte tendenca moderne, por qė nuk u pėrkrah nga partia- shtet. Dėnimet e atėhershėm tė shumė kėngėtarėve dhe tė shumė kompozitorėve ishin tė padrejta, qė e dėmtuan shumė, muzikėn shqiptare, e ndryshon atė. Por sot ai thekson se, festivalet nuk kanė profesionalizėm, nuk kanė tematikė, janė larguar shumė kompozitorė tė mėdhenj dhe kėngėtare me emėr. Arsyet janė tė shumta, por si duket drejtuesit nuk duan emrat e vjetėr qė i dhanė hov muzikės shqiptare, pasi preferojnė mė shumė kėngėt rrok, kėngėt me superpozim, ku dominojnė lėvizjet, veshjet ekstravagante dhe muzika e ējerrė jashtė traditės. Sipas tij, festivalet e RTSH-sė janė nė krizė pėr vetė mėnyrėn e drejtimit.

    Me sa kėngė zhvillohej festivali vitet e para?

    Festivalet e para organizoheshin vetėm nė Radio, pasi nuk kishte lindur televizioni. Ishin festivale modeste, me pak pjesėmarrės, por me kėngė dhe kompozitorė tė shkėlqyer. Ahere ishin kompozitorė si: Agim Krajka, Ramadan Sokoli, etj., qė kanė bėrė emėr. Nga viti nė vit rritej numri i kėngėve derisa sa arriti 19 mė vonė 25 madje, arriti deri nė 52 kėngė dhe vjen tashti dhe reduktohet sa nė festivalin e sivjetshėm tė pėrfundojė me 16 kėngė.

    Arsyeja?

    Cilėsia e dobėt, organizmi i dobėt, mėnyra e seleksionimit, mėnyra e vlerėsimit, mėnyra e kritereve qė i bėhet krijimtarisė janė tė tilla, qė pėrfundimet tė jenė fatale. Ka mė shumė vlerėsime individuale, preferenca individuale tė drejtuesve qė merren me kėtė event. Kėtu s’them pėr drejtorin artistik. Mungojnė nė festivalet e sotshme, tė paktėn 10 firma tė mėdha tė kompozicionit shqiptar. Pjesėmarrės nė dhjetėra festivale si: Aleksandėr Lalo, Aleksandėr Peēi, Haik Zaharian, Agim Krajka, Flamur Shehu, unė, etj.. Kėto firma kanė 20 vjet qė mungojnė.

    Po pse?

    Mendoj se drejtuesit kanė frikė tė maten me ne dhe mendoj se ata nuk na duan. Ka dhe njė gjė tjetėr qė nuk duan tė ruajnė traditėn. Unė them qė konkurrenca duhet tė jetė e ndershme. S’e di si funksionon kjo skemė. Por kėtu ka dhe njė fakt tjetėr. Siē mungojnė kėta kompozitorė tė mėdhenj, mungojnė edhe mjaft zėra tė mėdhenj, pra mungojnė kėngėtarė shumė tė njohur qė kanė lėnė gjurmė. Mungon Aurela Gaēe, Irma Libohova, Eranda Libohova, fituese tė disa festivaleve. Pra mungojnė edhe kompozitorė tė mėdhenj, edhe kėngėtarė tė mėdhenj dhe kjo jo vetėm njėherė, por disa herė rresht.

    D.m.th nuk ėshtė vetėm njė person?

    Aspak, janė disa komponentė qė ndryshojnė apo eliminojnė shumė gjėra, apo vlera. Janė komponentė organizativ , artistik, tė cilėt merren me tė gjithė detajet e festivalit qė nga dita e parė deri nė daljen nė skenė. Pra ėshtė bėrė mė shumė si njė festival shokėsh, miqsh, dashamirės tė njeri tjetrit, si puna e analistėve nė televizione qė shohim tė njėjta fytyra. Nuk e di ku e ēojnė kėtė event. Nuk di pse e bastardojnė nė kėtė mėnyrė. Unė nuk jam kundėr asnjė aktiviteti qė zhvillohet, por jam pėr aktivitete me nivel me kulturė, plot dinjitet, qė tė rrisnin e vlerat e muzikės shqiptare, duke ruajtur tabanin, duke ēuar pėrpara pa imitime muzikėn tonė. Pra kėtu nuk dua tė them se pėrgjegjės ėshtė Edmond Zhulali. Ai ėshtė njė pjesė e vogėl qė s’ngre peshė.

    Kjo do tė thotė qė festivali po i zbeh vlerat?

    Sigurisht. Sot festivali nuk ndiqet me atė dėshirė, me atė ėndje, me atė ankth. Jo kalon pa u vėnė re duke rėnė poshtė e mė poshtė si nivel. Kohėt e fundit u vu re njė kthim nė traditė pasi filloi tė kėnduarit live dhe orkestra live, por si duket tashmė po lindin probleme mė tė mėdha. Mund tė them se qysh nė vitin 1993 deri para dy vjetėve festivalet bėheshin me playback, superpozim. Pra deri para dy vitesh edhe ky festival bėhej si festivali “Kėnga Magjike” ēdo gjė me superpozim. Lind pyetja, pėrse duhet tė bėhet me superpozim? Nuk ka orkestėr? Nuk ka bandė? Nuk ka instrumente muzikorė? Tė gjitha janė.

    Ahere pse bėhen me superpozim?

    Bėhet sepse ulen shpenzimet, rriten fitimet e organizatorėve dhe bie cilėsia e festivaleve. Kompozitorėt e mirė nuk do t’i lejonin kurrė kėto kėngė.

    Ku dallohet superpozimi nga njė specialist?

    Aha, jo vetėm nga specialist, por edhe nga njeriu mė i thjeshtė. Mungon orkestra e plotė nė skenė. Aty mund tė dalin 5 instrumentistė kur muzika nė sallė del e plotė me tė gjitha tingujt. Por kryesorja ėshtė se kėngėtarėt duken false. Duken si aktorė cirku, bėjnė gjestikulacione, bėjnė lėvizje pa kriter, tė pakuptimta, tė palidhura me idenė e kėngės, tė palidhura me tekstin e kėngės. Kur kėngėtari nuk kėndon live duket si njė turshi e konservuar, dhe nuk pėrcjellin asnjė emocion. Emocionet janė emocione, ato vijnė nga kėnga direkt, nga pėrgjegjėsia, nga intensiteti i kėngės. Kėngėtari nuk mund tė kėndoj gjithmonė njėlloj, pasi varet nga shumė faktorė. Njė faktor ėshtė mishėrimi, Pra njė interpretim varet edhe nga mishėrimi qė i bėhet materialit muzikor, tekstit, zbėrthimit qė i bėn atyre. Nėse ky komponent nuk ėshtė i mishėruar nė shpirtin nė zemrėn e kėngėtarit, kėnga nuk ka asnjė vlerė mė.

    Si mund tė bėhet njė festival ideal?

    Mėnyra e organizmit, kamera profesionale, regji profesionale, konkurrim i ndershėm, disiplina regjisoriale, pėrzgjedhja e materialeve, selektim korrekt, pėrjashtim i miqėsive, tekste tė pėrzgjedhura qė tė mbajnė aromė Made in Albania, patjetėr qė ēojnė nė njė festival tė bukur.

    Kush ishin tė metat e festivaleve nė regjimin komunist?

    Ishin vetėm ideologjizmat, kėngėt pėr partinė, kėngėt pėr shokun Enver, qė i fusnin si tė domosdoshme, por ama, pėrzgjedhja, disiplina, korrektėsia, profesionalizmi, organizimi, deri tek veshja dhe kamerat ishin perfekte. Mbi tė gjitha ato festivale kishin kulturė muzikore. Ato zor se arrihen sot. Liri, demokraci nuk do tė thotė tė bėsh lėvizje tė kota, pa lidhje, pa ide. Skena ėshtė e shenjtė. Aty duhet tė hipin ata kėngėtarė qė respektojnė kėngėn, muzikėn, publikun dhe veten. Spektatori vjen tė edukohet, tė marrė kulturė, dhe jo pėr tė parė shalė, gjokse dhe lėvizje akrobatike. Ato kanė vendin e tyre, kanė skenė tjetėr. Pra kėtu s’ka art, por Shou. Nuk arrij tė kuptoj, pse nė Sanremo kėndojnė kėngėtarė tė vjetėr dhe paraqiten mė shumė kompozitorė tė vjetėr? Madje, janė deri 70 vjeē. Kėtu e quajnė turp tė vijėn tė vjetrit dhe thonė lėrini pleqtė nė shenjtėrinė e tyre, siē ka thėnė Migjeni i madh. Njohja e kulturės, traditės sė kėngės, traditės sė festivaleve, respektit ndaj muzikės kombėtare, ėshtė detyrė kryesore e rinisė sot.

    Pse ēfarė po bėhet ėn fakt?

    Sot po venitet kėnga polifonike, sot nuk thuhet asgjė pėr jaret shkodrane, kush mund tė thotė dy fjalė pėr lahutarėt e malėsisė, pėr rapsodėt, pėr vallet tona popullore. Askush nuk po flet. Sot vihet nė plan tė parė teknika dhe jo shpirti, Por muzika do shpirt. Sot ēdo gjė bėhet me kompjuter, e thatė, pa ndjenjė. Sot ka kompozitorė me kurse kitarash, qė nuk njohin solfezhin. Ato qė shohin ėndrra natėn i shkruajnė ditėn. Nuk thotė populli kot mos u mat me hijen e mėngjesit, se ajo ėshtė e gjatė.

    Kush ėshtė e meta e organizimeve dhe e propagandimeve tė RTSH?

    Po aty ka humbur ēdo gjė. Aty vetėm muzika e kaluar nuk dihet ku ėshtė. Por s’mund tė ecėsh para pa dėgjuat “Gjethen e Dafinės’, nuk mund tė ulsh pa transmetuar kėngėt e Agim Krajkės, tė Aleksandėr Lalos, Aleksandėr Peēit, Kujtim Laros, Flamur Shehut, ē’po bėn ky televizion?

    Mos vallė mohon brezin e ri?

    Aspak. Unė e vė veten dhe nė moshėn time tė rinisė. Kur isha i ri tė vjetrit mė pėrkrahėn. Por unė dua qė ata ta ēojnė mė tej stafetėn e Ēesk Zadesė, Feim Ibrahimit, Tish Daisė dhe jo ta nėnvleftėsojnė me imitime. Me ato veprime ata fyejnė tė kaluarėn. Unė dua qė dhe rrymat e reja rrok hip-hop tė mbajnė aromė shqiptare.

    Nė sa festivale keni marrė pjesė?

    Unė kam marrė pjesė qysh nė Festivalin e 11-tė. Pra ky ishte i parė i vitit 1972. Pas kėtij kam marrė pjesė deri nė vitin 1989 rresht. Nė kėtė festival kam marrė pjesė me kėngėn “Mbrėmja e fundit: e kėnduar nga Bashkim Alibali. Unė isha pedagog nė Institutin e Arteve mbasi mbarova studimet. Kėtij festivali i parapriu kėnga ime e parė “nė aksion u njohėm bashkė ne tė dy”, e cila mori pjesė nė anketėn e muajit maj 1970. Kėtu fitova vendin e parė. E ka kėnduar Naim Kėrēuku. Pastaj vazhdova krijimtarinė time me “Kėngėt e Shekullit” me Irma Libohovėn pastaj vjen Festivali i parė dhe i dytė i kėngės sė studentit (Festivali i kėngės studentore) i cili i parapriu Festivalit tė 11-tė. Robert Radoja ishte drejtues i dy festivaleve tė rinisė, tė cilėt patėn jehonė tė madhe. Nė kėto festivale pikėrisht tek i pari unė fitova ēmim tė tretė me kėngėn “Mbaje mend atė natė” tė kėnduar nga Alida Hisku 1971. Nė vitin 1972 nė Festivalin e dytė studentor mor pjesė me kėngėn “Rruga e Lek Dukagjinit” tė kėnduar nga Justina Aliaj dhe Franēesk Radi. Edhe kėtu mora ēmimin e tretė.

    Po nė Festivalet e RTSH-sė, sa ēmime keni marrė?

    Jam pjesėmarrės i 18 festivaleve dhe jam nderuar me tre ēmime

    Ēmimi i Parė nė Festivalin e 13-tė nė vitin 1974 me kėngė “Vajzat e fshatit tim” me Alida Hiskun, kam marr Ēmimin tė Tretė “Nėn kurorėn e ullirit” tė kėnduar nga Myfarete Laze dhe Lindita Theodhori nė Festivalin e 18-tė dhe prapė Ēmim tė Tretė me Bashkim Alibalin nė Festivalin e 23-tė me kėngėn “Lulet e mollės”. Nė vitin 1989 e kam mbyllur me kėngėn “Zemėr nėne” tė kėnduar nga Myfarete Laze me tekst tė Agim Doēit. Por kam marrė pjesė nė koncertet e Pranverės, koncertet e majit, ku jam nderuar me ēmime tė ndryshme. Veēoj kėngėn “Fli bir i nėnės fli” tė kėnduar nga Marjana Leka dhe trioja lokale.

    Ju keni qenė pjesėmarrėse nė Festivalin e 11-tė, si vijnė nė parafytyrimin tėnd sot imazhet e atij festivali?
    Festivali i parė qė kam marrė pjesė ėshtė famėkeqi i 11-tė. Kam marrė pjesė me kėngėn “Mbrėmja e fundit”, kėnduar nga Bashkim Alibali. Ky festival solli njė zhgėnjim nė atė fazė tė parė tė krijimtarisė. Kur brenda nesh zienin shumė ėndrra, morėm njė goditje qė nuk e prisnim, sidomos ne brezi i ri. Unė sapo kisha mbaruar Institutin e Lartė tė Arteve dhe kisha shumė projekte pėr tė ardhmen.

    Sigurisht, krijimtaria juaj nuk fillon kėtu?
    Unė krijimtarinė e kam filluar qė nė vitin 1970, fill pas mbarimit tė institutit. Kėnga ime e parė ėshtė “Udhėtojmė sė bashku”. Ishte ajo periudha e aksioneve tė rinisė. Edhe aksionet atėherė ishin tė bukura. Mblidhej rinia punonte dhe gėzonte. “Udhėtojmė sė bashku” e ka kėnduar Naim Kėrēuku nė anketat muzikore qė bėheshin atėherė dhe ėshtė nderuar me ēmimin e parė. Pra kėnga ime e parė mori Ēmim tė Parė. Nuk ėshtė vlerėsimi vetėm i ēmimit, por ajo kėngė mė dha njė impuls qė unė tė vazhdoja krijimtarinė.

    Po Festivalin e 11-tė si do ta komentonit, pėr bujėn e atėhershme qė pėrcillet dhe sot me atė kureshtje?
    Festivali i 11-tė ishte mjaft rinor, ritmik. Deri atė kohė muzika po lulėzonte. Ky lulėzim vazhdoi deri nė vitet ‘70-‘73, kohė kur u bė plenumi famėkeq. Aty filloi njė censurim drastik. Deri nga vitet ‘73 nė radio, por edhe nė televizion u bė njė lloj tolerimi pėrsa i pėrket muzikės. Mėngjesi nuk fillonte mė me kėngė e valle popullore siē ishte tradita, por u futėn edhe kėngė tė tjera, kryesisht ritmike tė muzikės sė lehtė. Ishte njė festival qė i pėrshtatej aspiratave tė rinisė. Tė rinjtė nė fillim, pa filluar ende kritikat, kėngėt e atij festivali i kėndonin nė rrugė, nė shtėpi, nė kodrat e liqenit, nė auditorėt e shkollave, kudo… Ai festival mbetet si pika kulmore e ėndrrave rinore pėr tė parė drejt perėndimit.
    -Pėr tė ardhur tek festivali, ēfarė koncertesh tė tjera tė muzikės kishin bėrė bujė?
    -Pikėrisht nė vitet ‘72-‘73 u zhvillua Festivali Rinor. Nė atė festival i gjithė formacioni orkestral ishte i pėrbėrė nga Instituti i Arteve (sot Akademia), ku tė gjithė pjesėmarrėsit kėngėtarė ishin amatorė tė mbledhur nga tė gjitha fakultetet. Jehona e atyre festivaleve nė atė kohė ishte mjaft e madhe. Unė jam pėrfaqėsuar nė festivalin e parė me njė kėngė “Erdhėm qė nga larg”.
    Erdhėm qė nga larg
    Nga mallet ngjyrė gri
    Ti midis nesh e pastėrta dashuri
    Sa mbrėmje ndenjėm vonė
    Me libra nė fakultet….

    Ideja ishte se nuk na frikėsonte asgjė... Kėtė kėngė e ka kėnduar kėngėtarja e atyre viteve qė la emėr dhe bėri epokė Justina Aliaj. Ajo ishte nė hapat e para dhe studionte pėr artin dramatik. Ishte njė kėngėtare e madhe dhe pastaj u bė edhe njė aktore e madhe. Ishin tė shoqėruara bashkė edhe vokali edhe temperamenti. Pastaj nė festivalin e dytė kam bėrė njė kėngė “Mbaje mend atė natė”. Ka qenė njė poeteshė e re ushtarake qė bėri tekstin.
    Tė kam pritur njė natė,
    Njė natė sa unė e di,
    Litarėt e shiut tė gjatė,
    Sikur do tė matshin durimin tim,
    Dashurinė qė kam pėr ty.
    Mbaje mend atė natė,
    Me vrap dhe duke qeshur …
    Kėto ishin poezi qė lidheshin me dashurinė me botėn rinore. Ajo moshė mbi gjithēka ka dashurinė.

    -Kush e ideoi kėtė festival?
    Ky festival pati jetė tė shkurtėr dhe pse la gjurmė. Atė e ideoi dhe e drejtoi Robert Radoja.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    SERAFIM DILO (26-01-2015)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kompozitori Enver Shėngjergji

    Flet kompozitori, Enver Shėngjergji:

    -Nė Festivalin e 53 nė RTSH, krijimtaritė muzikore ishte nėn nivelin e anės vokale

    - Vokalisht E. Dani qėndron shumė mė lartė se materiali muzikor

    - Dani nuk do tė ketė mundėsi tė shpalos vlerat vokale nė Evrovizion me atė kėngė

    - Muzika ėshtė e ndėrtuar nė pėrgjithėsi me kapėrcime tonale dhe melodia nuk vjen e rrjedhshme

    - I duhen mė shumė kompetenca komisionit qė nė raste specifike tė bėjė edhe lėvizje nga bashkėpunimet

    -Tekstet e kėngėve, duhet tė kalojnė nė redaktim


    Albert Z. ZHOLI

    Festivali i 53 nė RTSH, pati shumė komente. Duhet theksuar se nė raport me ēdo event tė kėsaj natyre nė televizionet privat, tė kėnduarit dhe ekzekutimit live tė instrumenteve, ky Festival pėrbėn njė hap cilėsor. Por problemet gjithashtu janė evidente si nė drejtim tė cilėsisė muzikore po ashtu dhe tė cilėsisė sė teksteve.

    Nė aspektin e interpretimit live, tė teksteve, tė muzikės dhe ndarjes sė orkestrės, ēfarė solli ky Festival?

    Nė aspektin e i interpretimit si orkestra dhe kėngėtaret ishin live, ēka pėrbėn njė anė shumė pozitive nė raport me Festivalet e tjera simotra. Tė kėndosh live ėshtė meritė pasi nxjerr nė pah vokalin e vėrtetė. Nga ana tjetėr, tingėllimi i orkestrės ishte perfekt. Ndarja e orkestrės nė dy grupe mendoj nuk pėrbėn problem se te gjithė instrumentistėt ishin me kufje dėgjimi. Kjo e justifikon ndarjen e saje. Pėr tekstet nuk mund tė them njė mendim tė saktė se ka edhe vėshtirėsi nėse nuk i ke lexuar si poezi mė vete, por kam rezerva pėr tekstet e kėngėve. Pėrsa i pėrket krijimtarisė muzikore apo (muzika) ishte nėn nivelin e anės vokale. Kontradiktė qė u pa edhe nė kėngėn fituese. Vokalisht E Dani qėndron shumė mė lartė se materiali muzikor. Nuk mendoj se ajo do tė ketė mundėsi tė shpalos vlerat vokale nė Eurovizion me atė kėngė mbasi ajo ėshtė e ndėrtuar nė pėrgjithėsi me kapėrcime tonale dhe melodia nuk vjen e rrjedhshme pėr kėngėtaren. Nuk po arrijmė tė pėrshtatim vokalet e mira qe kemi me njė krijimtari qė ti jap mundėsi kėngėtareve. Ky fenomen ėshtė prezent se komisioni seleksionues nuk ka te drejt sot tė pėrshtat njė kėnge tė bukur me njė zė po aq tė mirė. Kjo mbetet nė dėshirėn e kompozitorit dhe kėngėtarit. Mendoj se i duhen mė shumė kompetenca komisionit qė nė raste specifike pėr hir tė sė mirės tė bėjė edhe lėvizje nga bashkėpunimet qė ju vijnė. Pėr largimin e dy kėngėtarėve tė mi tė cilėt e pėlqyen kėngėn, komisioni e miratoi megjithėse, jo nė kėrkesat e plota tė vendosura. Pėr kėtė e falėnderoj komisionin. Por nuk kam arritur edhe sot tė kuptoj pėrse ishte ajo tėrheqje nga Dushi dhe Laze. Mos kemi tė bėjmė me faktorė tė tjerė?! Orkestracionet Ishin nė funksion tė kėngėve nė shumicėn e tyre, por mė duket se kishte njė lloj unifikimi, qė kam mendimin vjen si rezultat i tė orkestruarit nėpėrmjet kompjuterave. Pra ato nota janė kopjuar dhe mbi ato linja luajnė instrumentet, kryesish harqet. Jo nė tė gjitha orkestracionet. Ajo qė mbetet problem ėshtė krijmtaria e mirėfilltė e melodisė sė kėngės, tė jetė e veccantė dhe evidente pėr fizionominė dhe karakteristikat individuale tė kompozitorėve Komponentėt e tjera ėshtė disi me e thjeshtė.

    Telegraf

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Kompozitori Enver Shėngjergji

    Keto jane intervista qe lexohen me qef.

    Kane llogjiken dhe vertetsin... persa i perket profesionalizmit,edhe se mbeten;" gjithmone kujtime nostalgjike nga persona qe izolimi i kishte bere te ishin ne qendren e universit dhe pseudodemokracia e sotme i ka derguar ne periferine e perandorise ".

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Kompozitorėt Enver Shėngjergji dhe Zef Ēoba

    Presidenti Meta vlerėson me Titullin “Mjeshtėr i Madh” kompozitorėt e shquar Enver Shėngjergji dhe Zef Ēoba

    Emri:  Meta-dekorimi-1.jpg

Shikime: 758

Madhėsia:  43.6 KB

    Me anė tė njė ceremonie solemne, Presidenti i Republikės, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtėr i Madh” kompozitorin e shquar Enver Shėngjergji, me motivacionin “Me mirėnjohje ndaj kontributit artistik dhe vlerave tė ēmuara nė pasurimin e muzikės shqiptare, si njė kompozitor autentik me njė larmi tė pafundme kėngėsh e melodish tė paharrueshme. Me vlerėsim pėr pėrkushtimin e rrallė gjatė gjithė jetės sė tij ndaj muzikės sė lehtė dhe veprave muzikore, me vlera bashkėkohore, profesionalizėm dhe qytetari tė spikatur”.

    Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar ēmoi me Titullin “Mjeshtėr i Madh” edhe kompozitorin dhe mjeshtrin e korit shkodran Zef Ēoba: “Nė vlerėsim tė talentit tė spikatur dhe personalitetit tė gjithanshėm tė shpalosur nė fushėn e kompozimit tė veprave muzikore, si dhe nė trajtimin me profesionalizėm tė kėngės me tradita shkodrane. Me mirėnjohje mjeshtrit tė rrallė tė muzikės shqiptare, i cili nėpėrmjet muzikės dhe veprave tė tij artistike, ka lartėsuar me dinjitet emrin e kombit shqiptar anembanė botės”.

    Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, Presidenti i Republikės duke iu drejtuar familjarėve, kolegėve dhe personaliteteve tė artit tė pranishėm nė ceremoni, u shpreh se Shėngjergji dhe Ēoba janė dy personalitete tė shquara tė artit e muzikės shqiptare teksa u ndal mė gjatė tek figura e secilit prej tyre.

    Emri:  Meta-dekorimi-4.jpg

Shikime: 746

Madhėsia:  36.9 KB

    FJALA E PRESIDENTIT META

    “Ėshtė kėnaqėsi tė jemi bashkė, pėr tė vlerėsuar me Titullin e lartė “Mjeshtėr i Madh”, dy personalitete tė shquara tė artit e muzikės shqiptare, kompozitorin Enver Shėngjergji dhe mjeshtrin e korit dhe kompozitorin Zef Ēoba.
    Emri i kompozitorit tė shquar Enver Shėngjergji, nė memorien tonė, ėshtė i lidhur me Festivalet e Kėngės nė Radio Televizion dhe me shumė kėngė tė bukura tė muzikės sonė tė lehtė, si ‘Vajzat e fshatit tim’, ‘Nėn kurorėn e ullirit’ apo ‘Lulet e mollės’.
    Pėrkushtimi shumėvjeēar si kompozitor ka sjellė nė skenat mė tė rėndėsishme tė kėngės sė lehtė, por edhe asaj popullore, krijimtarinė e tij tepėr profesionale, tė veēantė e origjinale, e pėlqyer gjerėsisht nga spektatori shqiptar.
    Shumė nga kėngėt e kompozuara nga zoti Shėngjergji kanė hyrė tashmė nė fondin e artė tė muzikės sė lehtė shqiptare, me njė stil tepėr tė veēantė e karakteristik.
    Krijimtaria e zotit Shėngjergji ka prekur tė gjitha temat e kohės, por tema pėr tė cilėn ėshtė dalluar mė shumė ka qenė ajo rinore, duke e bėrė kėshtu, shumė tė pėlqyer veēanėrisht pėr rininė e kohės.

    Kompozitori Enver Shėngjergji ka dhėnė njė kontribut tė madh edhe nė shumė veprimtari kulturore e artistike kombėtare dhe ndėrkombėtare, si drejtues artistik, duke arritur nivele tė larta cilėsore e duke prezantuar me dinjitet muzikėn shqiptare tė lehtė dhe popullore.

    Zoti Shėngjergji, sot, pas njė karriere mbi 40-vjeēare, vazhdon tė mbetet ngushtėsisht i lidhur me muzikėn, duke kėrkuar promovimin dhe vlerėsimin e muzikės sė mirėfilltė shqiptare dhe njohjen me themel tė muzikės sonė popullore, nga tė gjithė brezat e kompozitorėve dhe kėngėtarėve tė rinj shqiptarė.

    Pėr tė, nėse kompozitorėt nuk njohin muzikėn e popullit tonė, nuk kanė pėr tė krijuar kurrė muzikė shqip.
    Duke vlerėsuar gjithė krijimtarinė e suksesshme tė kompozitorit Enver Shėngjergji, pėrkushtimin e kontributin e tij pėr muzikėn e lehtė dhe atė popullore shqiptare e vlerėsoj me Titullin e lartė ‘Mjeshtėr i Madh’.

    Mjeshtri i korit dhe kompozitori Prof. Zef Ēoba ėshtė njė personalitet tjetėr i muzikws shqiptare, i shquar pėr kontributin e jashtėzakonshėm, pedagog i suksesshėm dhe fitues i shumė ēmimeve e vlerėsimeve gjatė karrierės sė gjatė artistike.

    Dashuria pėr trashėgiminė e pasur folklorike kombėtare dhe veēanėrisht, pėr qytetin e tij tė lindjes Shkodrėn, e kanė frymėzuar pėr tė kompozuar shumė kėngė qytetare shkodrane.

    Zoti Ēoba ėshtė kompozitor i shumė pjesėve tė ndryshme vokale dhe instrumentale, i muzikės sė 16 filmave artistikė, muzikė pėr teatėr, kėngė pėr fėmijė, shumė prej tė cilave kanė fituar popullaritet tė madh.

    Por, pa asnjė dyshim, zemrat tona ngrihen peshė dhe krenaria pėr kombin tonė tė lashtė shqiptar, ėshtė e jashtėzakonshme, kur dėgjojmė dhe kėndojmė vargjet e kėngės, qė ka fituar popullariteti tė jashtėzakonshėm si ‘Xhamadani vija-vija’, kėngė e kompozuar nga Zef Ēoba.

    “Xhamadani vija vija/ asht Kosova o asht Shqipnia/ rreh si zemėr ēiftelia/ oh sa e madhe asht Shqipnia”.

    Zoti Ēoba ka njė aktivitet artistik e kulturor shumė tė rėndėsishėm, me pjesėmarrje nė veprimtari tė shumta kombėtare e ndėrkombėtare.
    Kontributi i tij nė gjallėrimin e jetės artistike tė qytetit tė Shkodrės ėshtė shumė evident.
    Pėr gjithė kontributin e tij, pėr talentin e spikatur dhe personalitetin e gjithanshėm nė fushėn e kompozimit tė veprave muzikore, kam kėnaqėsinė tė vlerėsoj sot, zotin Zef Ēoba me Titullin e lartė ‘Mjeshtėr i Madh’.
    Faleminderit!”

    Emri:  Meta-dekorimi-3.jpg

Shikime: 738

Madhėsia:  33.9 KB

    Balkanweb
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •