Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Regjisori dhe njeriu i ekranit televiziv Dhimitėr Gjoka

    INTERVISTA/ Flet regjisori dhe folėsi i talentuar Dhimitėr Gjoka: Ju tregoj tė fshehtat e televizionit pėrmbledhur nė njė libėr

    -Si duhet tė jenė emisionet e mėngjesit, mesditės dhe tė mbrėmjes sipas specifikave

    -Dita ka tre kulmet e saj, mėngjesin, drekėn dhe mbrėmjen

    -Pa kaluar nė kalvare ngjarjesh dhe befasish nuk mund tė bėhesh gazetar i aftė


    Albert ZHOLI

    “Nė art, para sė gjithash, duhet ta shikosh dhe ta kuptosh tė bukurėn”.

    Stanisllavski



    Televizioni, mbetet njė ndėr magjitė mė tė mėdha tė shekullit tė XX-tė. Ai ekran i vogėl, i ngjan njė syri qiellor me tinguj dhe figura kozmike, qė, pėrhap papushim dhe pafundėsisht, tinguj muzikorė, zėra njerėzorė nga toka jonė e mirė, nė hapėsirat e largėta tė globit, deri nė Hėnėn e largėt. Aty, pranė shtratit tė ėmbėl, kur t’i ēohesh nė mėngjesin e butė, kur t’i i drejtohesh aparatit tė thjeshtė tė televizionit dhe lėviz plot kėrshėri pultin e komandimit dhe kėrkon me intuitė kanalin e dėshiruar, pėr tė dėgjuar zėrin e ėmbėl tė spikeres, qė tė pėrshėndet: “Ju flasim nga studio e...”, “Kafe e mėngjesit...” apo… “Ju urojmė njė ditė tė mbarė dhe tė kėndshme plot surpriza” dhe deri nė mbrėmjen e hirtė, melankolike i “dehur” nga stresi i ditės, thellė, ku muzika e kompozitorėve tė mėdhenj, apo filmat dhe koncertet magjepės tė pėrcjellin nė gjumin e mirė, televizioni ėshtė pjesa e dytė e jetės, qė tė pėrcjell relaks, pėrhumbje, dėshira tė reja jetėsore. Suksesi i gazetarit qė e pėrcjell apo punon me lajmin ėshtė tė zbulojė lajmin dhe ta pėrcjellė atė nė kohė reale, duke ruajtur kodin e etikės, duke qenė sa mė korrekt me shikueshmėrinė e lajmit, pa mbajtur njėanshmėri dhe pa i dhėnė ngjyrimet e dallimit apo konceptit. Detyra e regjisorit ėshtė qė tė ideojė, tė krijojė lėvizje, figura, emocion, artikulim, siguri televizive. Kėto do gjenden nė librin “Ekran TV, refleksione” tė hedhur kėto ditė nė treg nga Dhimitėr Gjoka. Ky libėr sipas autorit ėshtė njė dritare mė shumė, pėr ata qė duan tė futėn nė rrugėn e gazetarisė dhe tė regjisė televizive, por njėkohėsisht mbetet njė dritare e hapur edhe pėr vetė atė, pasi jo ēdo gjė ėshtė thėnė nė kėtė libėr, pasi, televizioni ėshtė njė magji qė ecėn mė shpejt se koha, zhvillimet teknologjike kanė tė veēantat e tyre, eksperienca pėr ēdo vit rritet. Pra ky libėr le tė jetė njė udhė e re bashkėbisedimi mes gazetarėve dhe regjisorėve televizivė, ku rruga e komunikimit dhe e zhvillimit mbetet e hapur... “Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bėn kėtė pėr vete, ai e bėn ketė pėr tė tjerėt, pėr tė gjithė ata qė duan tė dine nė ēfarė bote jetojnė, nga vijnė dhe ku shkojnė. Ai prodhon pėr bashkėsinė”.

    Fisheri

    Si duhet tė jetė emisioni i mėngjesit nė televizione ?

    Tė startosh bukur duhet tė jetė pikėsynimi i menaxhimit televiziv. Ėshtė si tė rritėsh shėndetshėm njė filiz pėr t’i vjelė mė pas frytet e veta. Nėse di tė startosh qysh nė hapin e parė,tė dish tė sjellėsh tė duhurėn atė tė veēantė qė ēdo njeri prej nesh e pret nė shijet e veta ėshtė pa dyshim oferta mė e mirė e ekranit nėpėrmjet realizuesve tė tij.

    Programi pėr mėnyrėn e ndėrtimit duhet tė jetė tejet familjar. Asgjė e zymtė, tragjike apo jashtė etikės familjare nuk duhet tė pėrfshi kėtė orar transmetimi mėngjesor. Imagjinoni se ē’mund tė ndodhė kur t’i i pėrgjumur merr si informime tė para servirje tė tilla. Zgjimi ėshtė njė dhuratė qė veēse hareshėm mund tė konceptohet. U zgjuam dhe njė ditė, ta nisim mbarė atė, ta gėzojmė qysh nė hapjen e syve, prandaj ēdo material duhet tė sjellė vetėm humor, alegri dhe element tė tillė gazmor qė pėr secilin ndjesia tė jetė e prekshme pėr ta mbajtur gjallueshėm dhe nė ritėm nė veprimet qė i duhet tė kryej. Kjo ėshtė forca e krijuesve dhe realizatorėve, aftėsia e tė cilėve duhet tė prek majat e profesionit nė bashkėveprimin kolektiv. Pėrvoja duhet tė jetė kėrkesa e parė e besimit pėr krijuesit nė kėto kategori emisionesh. Dielli duket qysh nė mėngjes thotė njė fjalė e urtė popullore, kėshtu qė edhe startimi i programeve duhet tė bėjė bum pikėrisht me kėtė program . Pėr realizimin e kėtyre emisioneve ėshtė domosdoshmėri parapėrgatitja e tyre. Grupi i xhirimit njė ose dy tė tillė sjellin nga terreni materiale qė mė pas pėrgatiten nė dhomat e montazhit. Ato mund tė jenė edhe tė regjistruara nė studio. Kur mendohet se ėshtė pėrgatitur njė sasi e konsiderueshme emisionesh fillon transmetimi. Asgjė nuk mund tė konceptohet dhe tė transmetohet brenda ditės pėr kėto tipe emisionesh . Ėshtė mėngjes herėt kėshtu qė parapėrgatitja ėshtė detyrim i pėrcaktuar. Krijimi i emisioneve tė parapėrgatitura janė pjesė e punės ėshtė metodė e patjetėrsueshme. Rezervat e krijuara hyjnė nė mendėsinė e programit. Askush nė kėtė program ose tė tjera tė ngjashme me tė nuk mund tė veprojė ndryshe.

    Televizioni ėshtė njė "industri" ku papushim krijohet e realizohet. Njė emision me njė pėrmbajtje ka forma nga mė tė sofistikuarat, pafundėsi mėnyrash pėr t’u shfaqur. Larmia e tyre sjell freski dhe gjeneron kulturė profesionale. Startimi bukur profesionalisht ėshtė nisje e suksesshme e programit. Siē dita ka tre kulmet e saj, mėngjesin, drekėn dhe mbrėmjen edhe stacioni televiziv ėshtė i pakonceptueshėm pa kėto tre kulme. Respekti ėshtė i ndėrsjellė kur raporti televizion - teleshikues qėndron nė dėshirat reciproke.

    Ēfarė do tė ishte nė interes pėr tė ditur nė kėtė emision?

    Do tė ishte nė interes pėr tė ditur se:

    - Kur ėshtė orari mė i pėrshtatshėm p.sh pėr amvisat ose shtėpiaket .

    - Ēfarė interesash tė tjera pėrveē ekranit kanė nėpėr ambientet ku jetojnė?

    - Kur ėshtė koha e vlershme dhe e patolerueshme pėr punėt e shtėpisė ose pėr gatimin e drekės?

    - Po koha e qetėsisė qė mund tė tė ndjekin me vėmendje tė plot nėse ka, kur mendohet se ėshtė?

    Pyetje kėto qė kanė tė bėjnė pikėrisht me njohjen shumė mirė tė rrethanave shtėpiake.

    Ēfarė mund tė tėrhiqte mė shumė teleshikuesin nė emisionin e mėngjesit?

    Njė nga rubrikat e pėlqyera dhe qė tėrheq shumė shikues ėshtė ajo me kėngė,valle dhe melodi. Nėse do tė jetė e menduar kėshtu, lind pyetja se ēfarė karakteri kėngėsh do tė ketė? Do tė jenė kėngė popullore tė mirėfillta, qytetare, tė muzikės sė lehtė apo arie tė pėrzgjedhura nga opera tė ndryshme? Si do tė jetė pėrzgjedhja ? Kush do tė jetė emėruesi? Ndodh shpesh qė pa asnjė arsye ekranin e mėngjesit e pushtojnė kėngė me preferencė rinore tė rrymave nga mė tė ndryshme. Mėngjesi s’ka audiencė tė rinjsh pėr t’i ndjekur. Pėrshtatja e programit edhe me kėngė lind natyrshėm kur di se kush ėshtė grupmosha qė tė ndjek.

    Lėvizja e lirė e njerėzve ka sjellė edhe dėshira pėr tė dėgjuar kėngė tė krahinave tė tyre, por dhe trevave ku janė pėrqendruar pėr tė banuar, ose muzikė tė lehtė apo tė vendeve tė ndryshme tė botės dhe pse jo tė fqinjėve tanė.

    Pėrzgjedhja e kėngėve tė huaja duhet tė ketė mė shumė hapėsirė. Mungojnė shumė kėngė tė bukura dhe tėrheqėse tė vendeve si kontinenti amerikan tė Francės, Gjermanisė, spanjolle, sllave nė pėrgjithėsi, indiane, arabe, aziatike, afrikane e nga tė tjera e tė tjera vende anė e mbanė botės. Vetėm leximi i kėtyre shteteve si emra sjellin muzikalitet nė tė shprehur jo mė tė dėgjosh muzikėn e ēfarėdo gjinie qoftė qė ata kanė si pjesė e kulturės qė mbartin dhe trashėgojnė. Kėnga e bukur pėlqehet nga tė gjithė paēka se sa e kuptueshme mund tė jetė gjuha e saj.

    Po pėr fėmijėt ēfarė duhet tė kihet parasysh?

    Hartuesit e programit tė mėngjesit nuk mund tė lėnė mėnjanė edhe argėtimin pėr fėmijė pasi ėshtė domosdoshmėrisht e duhur joshja e tyre para ekranit. Flasim kėtu pėr fėmijė tė moshės jo shkollore, pėr fėmijė shtėpiakė tė vegjėl qė pėr shumė arsye nuk mund tė shkojnė nė kopsht. Nė shtėpi mund tė jenė me prindėrit me gjyshėrit ose me kujdestare. Lind pyetja se pėrse njė program televiziv mėngjesi tė ketė edhe kohėn fėminore tė transmetimit? Ėshtė e drejt e pamohueshme qė ekrani me detyrim duhet t’u shėrbej edhe tė vegjėlve. Kjo jo vetėm nė hapėsirėn e menduar tė programit tė mėngjesit, por edhe nė njė tjetėr orar gjatė ditės kur mendohet se ėshtė i pėrshtatshėm tė grumbullojė para ekranit edhe kėtė moshė.

    Cilat duhet tė jenė tė veēantat e programit tė drekės apo tė mesditės?

    Hartuesit e programit tė mėngjesit nuk mund tė lėnė mėnjanė edhe argėtimin pėr fėmijė pasi ėshtė domosdoshmėrisht e duhur joshja e tyre para ekranit. Flasim kėtu pėr fėmijė tė moshės jo shkollore, pėr fėmijė shtėpiakė tė vegjėl qė pėr shumė arsye nuk mund tė shkojnė nė kopsht. Nė shtėpi mund tė jenė me prindėrit me gjyshėrit ose me kujdestare. Lind pyetja se pėrse njė program televiziv mėngjesi tė ketė edhe kohėn fėminore tė transmetimit? Ėshtė e drejt e pamohueshme qė ekrani me detyrim duhet t’u shėrbejė edhe tė vegjėlve. Kjo jo vetėm nė hapėsirėn e menduar tė programit tė mėngjesit, por edhe nė njė tjetėr orar gjatė ditės, kur mendohet se ėshtė i pėrshtatshėm tė grumbullojė para ekranit edhe kėtė moshė.

    Mesdita dhe pasditja kanė njė vijueshmėri?

    Nė mesditė programi merr kurbėn e ngritjes, ka njė zgjedhje cilėsore qė mendohet se plotėson mė mirė ekranin edhe nė kėto orė tė transmetimit. Prurja me pėrzgjedhje e emisioneve vė nė lėvizje krijuesit pėr tė sjellė krijime tė gatshme ose edhe tė drejtpėrdrejta qė gjithsesi nė thelb tė tyre kanė tė pėrbashkėt njė auditor mė tė gjerė se deri mė tani. Ėshtė koha e kthimit nė shtėpi qė nga parashkollorėt, fėmijėt e klasės sė parė e deri tek ata qė studiojnė nė universitet. Por nuk janė vetėm, kėtij grupi popullsie i bashkohen edhe mėsuesit, pedagogėt gjithė ajo pjesė e shoqėrisė qė punon pėr edukimin e tyre. Kėta janė mbėrritėsit e parė. Pak mė pas shtėpia vjen dhe plotrohet me gjithė pjesėtarėt e saj. Mbėrritja tashmė nė shtėpi ka detyrimet e veta, gjallėria me pak rrėmujė rikthehet sikundėr nė mėngjes nė pėrgatitjen pėr daljen prej saj. Kjo duhet tė kihet parasysh pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė programuesve. Edhe pse ėshtė rrėmujė, nė korridor, nė dhoma, nė kuzhinė e nė tė tjera ambiente familjare nė ekran ēdo gjė ėshtė dhe duhet tė jetė perfekte pėr sa i pėrket vijimėsisė sė transmetimit.

    Ekrani me rolin e tij prej kėsaj kohe duhet tė sistemojė nė vendet e tyre ēdo pjesėtar tė familjes.

    Ul para tij fillimisht tė vegjlit mė pas pak mė tė rriturit dhe kėshtu sipas konceptit tė shkallėzuar tė materialeve tė programuara ekrani kryen funksionin e tij para teleshikuesve. Themi se janė fėmijėt tė parėt qė u ofrohet ekrani pėr arsyen e vetme tė padurimit qė ata kanė pėr miqėsinė e ngushtė me tė. Gjithė kohėn e mėngjesit deri nė drekė kanė qenė nėn tensionin e mėsimeve nė shkollė. Ēlirimi prej saj ėshtė shumė i ndjeshėm dhe i shprehur dukshėm nė veprimet qė ata kryejnė pasi i mbarojnė ato.

    Shėndeverė ata vrapojnė, ecin, komunikojnė njeri me tjetrin, tregojnė ndodhitė nė klasė me shokun me mėsuesen dhe me kėtė gjendje emocionale tė ēliruar ndahen pastaj dhe secili shkon nė shtėpinė e tij.

    Nėse nė kėtė orė ekrani u ka lėnė mbresė me transmetimet e ditėve tė shkuara ėshtė e padiskutueshme qė veprimi i parė i bėrė ėshtė ulja para tij pėr tė ndjekur atė ēka i ka tėrhequr mė shumė. Mund tė jetė njė film artistik pėr fėmijė apo njė film i animuar ose gjithēka tjetėr qė ka tė bėjė me moshėn e tyre. Gjithsesi duhet medoemos diēka e bukur, intriguese me rritėm dhe me shumė pjesė pėr t’i joshur nėpėr ēdo ditė.

    Edicioni kryesor i lajmeve, pėrbėn kulmin e shikueshmėrisė sė njė ekrani, ēfarė duhet tė pėrmbajė?

    Informimi i gjerė i ndodhive tė ditės mban sėrish pranė ekranit shumicėn familjare. Ėshtė njė ditė qė ka mbartur brenda saj mjaft ngjarje qė pėr nga interesi qė paraqesin mbėrthejnė miliona sy pėr tė mėsuar ēka ndodhur nė sekondat,minutat dhe orėt qė shkuan dhe janė. Ėshtė njė domosdoshmėri njohja me to pasi informimi pėr ēka ndodh ėshtė pjesė e pandarė e jetės,ushqim i nevojshėm mendor pėr gjithsecilin prej nesh. Nga lajmet jo vetėm qė mėsohet se:

    -Si bota apo shoqėria ku jetojmė ndėrton tė pėrditshėm e saj me tė mirat dhe tė kėqijat?

    -Si politika drejton jetėn ekonomike,administrative sociale,ekonomike e kulturore?

    -Si institucionet kryejnė detyrat e tyre nė zbatimin e ligjeve qė si qytetar tė kuptosh qė jeta jote dhe e familjes apo e komunitetit ku bėnė pjesė e vendit nė pėrgjithėsi,a ėshtė nė dėshirat e tua si pjesė e sovranit?

    Nuk do tė ndalem nė atė qė pėrbėn konceptin e informimit pėr tė hyrė nė zbėrthimin e lajmit apo pse duhet ai dhe sa shėrben pėr tė gjithė ne. As nė parimet e gazetarisė pasi ato janė tė pėrvetėsuara nga gazetari nė shkollėn qė ka bėrė, nė diplomėn qė ka mbrojtur. Ndalesa do tė pėrqendrohet tek fakti se:

    Sė pari-

    -Si duhet tė jetė njė gazetar televiziv? Ēfarė karakteristikash duhet tė ketė?

    Sė dyti-

    -Si gazetari duhet tė veproj pėr ndėrtimin e lajmit televiziv prej fillimit deri nė transmetimin e tij me mjetet televizive qė ka nė dispozicion?

    Kėto janė pyetje qė duhet t’i jepen pėrgjigje pėr tė krijuar njė koncept qė nė punėn e tij tė jetė mė i plot pėr tė kryer mė sė miri rolin nė hapėsirėn qė i jepet nė ekran pėr ta mbushur atė me mendėsi profesionale televizive. Pra, do tė ndalemi tek marrėdhėniet e gazetarit edhe me hallkat e tjera se si profesioni i tij tė marrė vlerat e duhura televizive. Tė qenurit nė informimin televiziv, pjesė e departamentit tė informacionit ėshtė njė privilegj qė jo tė gjithė gazetarėt janė tė aftė pėr ta ushtruar.

    Nė televizion gazetari duhet tė ketė domosdoshmėrisht njė specifikė tė veēantė qė ndryshon ndjeshėm nga gazetarėt nė median e shkruar dhe atė radiofonike. Ajo qė ėshtė mė kryesorja ėshtė aftėsia pėr tė komunikuar fizikisht,nė mėnyrė organike tė lindur, por edhe e nxėnė me studimin e vazhdueshėm nė formimin gjatė viteve tė shkollės dhe mė pas nė rrjedhėn praktike tė punės nė jetė.

    Ē’do tė thotė aftėsi pėr tė komunikuar nė ekran?

    Njeriu ka shumė mėnyra tė komunikuari nė jetėn e pėrditshme. Ato vinė si rezultat i dėshirės pėr tė shprehur diēka rreth marrėdhėnieve ndėrnjerėzore dhe me ēdo objekt qė e rrethon.

    Tė komunikosh sot, tė shprehesh me mendimin tėnd, ėshtė gjėja mėse e domosdoshme dhe abc-ja e marrėdhėnieve njerėzore. Komunikimi ėshtė arti i tė shprehurit, ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e jetės. Perfeksionimi i tij sa vjen dhe bėhet mė i dukshėm me rritjen e standardit tė jetesės. Por le ta anashkalojmė zbėrthimin shkencor tė komunikimit nė pėrgjithėsi pėr tė ardhur aty ku ne duhet tė pėrqendrohemi, nė logjikėn profesionale tė kuptimit komunikim nė televizion.

    Gazetari nė informacionin televiziv e nis punėn pėr komunikimin final me teleshikuesit, me shkuarjen nė vendin e ngjarjes,sė bashku me kameramanin.

    Ēfarė veēorish pėrbėn leximi i tekstit?

    Leximi i tekstit ėshtė fryma qė i jepet kronikės sė pari pėr ta kuptuar si problematik dhe sė dyti planet e xhiruara marrin jetė nėpėrmjet tė folurės sė gazetarit e po nėpėrmjet tė folurės kronika pėrcillet nė destinacionin e saj, tek teleshikuesi.Tema e ēdo kronike dhe e ēdo lajmi nė pėrgjithėsi kushtėzon leximin e tekstit. Ėshtė teksti, pėrmbajtja e tij qė tė dikton njė formė tė lexuari. Format janė ngjyrimi i duhur qė kanė tė bėjė me diksionimin bukur tė sė folurės me njė rrjedh absolutisht tė lirshme ku logjika dhe respektimi i ēdo kushtėzimi gjuhėsor duhet tė marri pėrparėsi. Shqipėria edhe pse ėshtė njė vend i vogėl me popullsi dhe sipėrfaqe gjeografike, nė brendėsi tė saj mbart shumė dialekte nė tė folur. Dallohen ndjeshėm Toskėt me Gegėt, por edhe brenda tyre ka dallime tė theksuara nėndialektesh. Si rezultat edhe gazetari sjell gjatė formimit tė tij kėtė tė folur. N.q.s studenti pėr gazetari do tė punojė qysh nė fillim me kėmbėngulje,pasion dhe pėrkushtim rezultati i tė mėsuarit pastėr tė gjuhės do tė ketė rezultatet e veta reale. Shembujt e mirė janė tė shumtė nė mesin e gazetarėve dhe jo vetėm.

    Raportimi direkt nga vendi i ngjarjes ėshtė njė problem kryesor...

    Njė mėnyrė tjetėr e komunikimit mė shikuesit brenda njė edicioni informativ ėshtė edhe raportimi i drejtpėrdrejt nga vendi i ngjarjes. Lidhjet direkte sot janė njė prurje e domosdoshme pėr tė pėrcjell lajmin nė kohėn reale tė tij. Tė komunikosh drejtpėrdrejt me teleshikuesit dhe pikėrisht nga vendi konkret i burimit tė lajmit ėshtė njė tjetėr dhunti qė duhet tė karakterizojė gazetarin e ekranit. Sipas rasteve nėse nė kohėn brenda edicionit informativ ka ngjarje qė patjetėr teleshikuesi duhet tė informohet, gazetari duhet tė jetė i pėrgatitur pėr t’i paraprirė befasisė. Gazetarėt kanė specifikat e tyre tė punės. Ata janė tė ndarė sipas njė logjik qė punon njė departament informacioni pėr tė pasqyruar mė mirė fushat qė mbulojnė.

    Nė vendin e raportimit i vendosur para kamerės gazetari duhet tė ketė parasysh tre gjėra tė rėndėsishme tė performancės sė tij:

    1 -Si tė qėndroj para kamerės

    2 -Si tė vėshtrohet nė kamera

    3-Si mbahet mikrofoni (nėse ėshtė mikrofon dore)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Regjisori dhe njeriu i ekranit televiziv Dhimitėr Gjoka

    Libri i Dhimitėr Gjokės

    Hyrje


    “Nė art, para sė gjithash, duhet ta shikosh dhe ta kuptosh tė bukurėn”.
    Stanisllavski



    Televizioni, mbetet njė ndėr magjitė mė tė mėdha tė shekullit tė XX-tė. Ai ekran i vogėl, i ngjan njė syri qiellor me tinguj dhe figura kozmike, qė, pėrhap papushim dhe pafundėsisht, tinguj muzikorė, zėra njerėzorė nga toka jonė e mirė, nė hapsirat e largėta tė globit, deri nė Hėnėn e largėt. Aty, pranė shtratit tė ėmbėl, kur ti ēohesh nė mėngjesin e butė, kur ti i drejtohesh aparatit tė thjeshtė tė televizionit dhe lėviz plot kėrshėri pultin e komandimit dhe kėrkon me intuitė kanalin e dėshiruar, pėr tė dėgjuar zėrin e ėmbėl tė spikeres, qė tė pėrshėndet: “Ju flasim nga studio e...” Kafe e mėngjesit...” apo…”Ju urojmė njė ditė tė mbarė dhe tė kėndshme plot surpiza” dhe deri nė mbrėmjen e hirtė, melankolike i “dehur” nga stresi i ditės, thellė, ku muzika e kompozitorėve tė mėdhenj, apo filmat dhe koncertet magjepės tė pėrcjellin nė gjumin e mirė, televizioni ėshtė pjesa e dytė e jetės, qė tė pėrcjell relaks, pėrhumbje, dėshira tė reja jetėsore. Po tė hedhim njė sy mbrapa, vetėm disa dekada mė parė askush se kish menduar qė dhe brenda shtėpisė mund tė shihje, teatėr, spektakle, opera, filma, drama, ndeshje sportive, festivale, dokumentarė etj...Ishte pikėrisht zbulimi i ekranit tė vogėl, televizionit qė ėndrrat njerėzore tė mernin tjetėr kuptim, tjetėr atmosferė. Televizioni i parė u zbulua nga J. L. Bajd, mė 1928. Por transmetimet do tė zhvilloheshin disa vjet mė vonė. Por dhe pse kanė kaluar mė shumė 85 vjet magjia e televizionit mbetet po aq i ėmbėl sa dhe ditėn kur u zbulua. Nė Evropė fillimet e programeve tė TV i gjejmė nė Lojėrat Olimpike tė vitit 1936 tė zhvilluara nė Berlin tė transmetuara nė salla kinematografike. Ishte koha kur nazizmi po pėrfshinte ēdo qelizė tė shtetit gjerman. Nė Londėr nė nėntor tė vitit 1948 nga njė studio nisi transmetimi i programeve tė rregullta prej dy orėsh nė ditė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore TV hyri nė tė gjitha vendet evropiane.

    29 prill 1960 Shqipėria me televizion. Dhe pse vendi i shqiponjave ishte tepėr i varfėr, me shumė pak televizorė, pėr ata pak teleshikues, figura me folės dhe emisione shqip ishin njė thesar i vėrtetė, njė luks i pa menduar pėr kohėn.



    Po sot?

    Teknologjia dixhitale e televizionit ka arrirė maja tė larta. Televizioni i sotėm po jep njė shembull pėr tė shikuesit, pasi qėllimi i tij ėshtė propagandimi i kulturės, i etikės, i gjuhės sė bukur, i mendimit tė lirė dhe tė edukuar, i mendimit tė papėrlyer me interesin, shkencės, botės qiellore. Gazetaria dhe regjia televizive, si ēdo fushe tjetėr ka pėrkryerjen e saj tek e vėrteta e pėrjetshme. Gazetarinė dhe regjinė tė bukur televizive e bėjnė gazetarėt dhe regjisorėt e mirė dhe tė zotė, ata qė perfeksionohen ēdo ditė dhe jo tė ngecin nė kėtė profesion pa e dashur atė. Ndaj edhe gazetarėt dhe regjisorėt qė kėrkohen, qė kujtohen, qė merren si pika referimi pėr kohėt, janė pak, shumė pak, por mėse tė mjaftueshėm pėr tė krijuar idenė se kur e do njė profesion e bėn atė tė lexueshėm, tė shikueshėm dhe tėrheq vėmendjen e shoqėrisė dhe politikės ndaj tij. Kjo ėshtė ajo qė do tė trajtoj regjisori dhe folėsi tepėr i mirėnjohur Dhimitėr Gjoka nė kėtė libėr publicistik pėr gazetarinė dhe regjinė televizive.

    Trinomi klasik

    “Tė krijosh, realizosh dhe transmetosh ėshtė trinomi i domosdoshėm televiziv” . Kjo ėshtė deviza e pėrhershme qė duhet tė ketė parasysh nė gjithė jetėn e tij televizive njė regjisor apo njė gazetar thekson Gjoka. Njė trinom jo vetėm simbolik, por shkencor, koherent, praktik, pragmatik, intelektual. Njė trinom qė herė herė nėnvleftėsohet, herė herė anashkalohet, herė herė neglizhohet. Themeli i ēdo programi televiziv apo i ēdo shfaqje televizive duhet tė ideohet mbi kėtė trinom.



    Gazetaria dhe regjia

    Ky ėshtė binomi mbi tė cilėn ėshtė strukturuar e gjithė vepra e Dhimitėr Gjokės. Dy profesione qė nė dukje s’kanė asgjė tė pėrbashkėt por qė janė dy anė tė njė medalje, tė lidhura pazgjidhshmėrisht dhe qė e plotėsojnė nė mėnyrė harmonike njėra tjetrėn. Nė vėshtrim tė parė dikush do tė thotė, por ēhynė regjia nė gazetari, apo anasjelltas. Kėtė Gjoka e sqaron nė mnėyrė korrekte, pasi sidomos nė televizion edhe lajmi ka mėnyrėn e vet tė pėrcjelljes tek shikuesi, folėsi ka mėyrrėn e vet tė veshjes, tė leximit, artikulimit, shikimit, mimikės nga njeri lajm tek tjetri, mardhėniet me kameran. Njė gazetar televiziv kurrsesi nuk mund tė konceptohet i suksesshėm pa njė regjisor kompetent dhe korekt. Njė boshllėk midis dy profesioneve do tė sillte njė anomali absurde ku cilėsia nuk do tė gjente rrathėt e sė vėrtetės. Gjoka nė kėtė libėr ka pėrcjell eksperiencėn e vetė 40 vjeēare si regjisor dhe folės njėherazi. Janė tė rrallė nė televizionet shqipatre ku tė bashkohen nė njė regjisori dhe gazetari televiziv. Nė njė televizion bashkohor duhet tė njihen sa mė mirė parimet e gazetarisė me ato tė regjisė. Regjia dhe gazetaria televizive janė ato qė mund tė quhen ura lidhėse ose njė lloj ishulli magjik ku njerėzit qė ndjekin ekranin mund tė gjejnė limanin e tyre tė sė vėrtetės, median e lirė dhe tė pavarur qė do ndihmojė gjetjen sė vėrtetės Televizioni sipas Gjokės ka gjithnjė rolin e njė gjykate, njė gjykate tė ashpėr ku duhet tė sundojė e drejta njerėzore dhe barazia, rregulli dhe disiplina, intuita dhe e pėrparuara.



    Kapitujt

    E gjithė struktura e librit ėshtė bazuar mbi tre kapituj: Programi i mėngjesit, Programi i drekės dhe mbasdites dhe Programi i mbrėmjes. Duke qenė se gazetarėt regjisorėt janė pararojė e shtresės intelektuale, pa dyshim njė pjesė e madhe e tyre quhen akoma ėndėrrimtarė, dhe ėshtė detyra e tyre tė krijojnė kėtė urė lidhėse midis tre programeve tė ndėrtimit tė jetės 24 orėshe tė televizionit. Sipas Gjokės programet duhet tė jenė tė detajuar, tė studiuar, tė mirėorganizuar dhe tė kenė nė qendėr tė drejtimit, orientimit, harmoninė ndėrmjet tyre dhe jo thyerjen, kėrcitjen ku tė humbasė rrjedhshmėria, elasticiteti, siguria, kohezioni.



    Kapitulli i parė

    Programi i mėngjesit


    Sipas Gjokės “Nė konceptin e njė programi tė mėngjesit, rritmi ėshtė ai qė duhet patur parasysh.Pjesė tė tij janė realizimi i disa pyetjeve tė mėposhtme:



    -Sa sekonta do tė jetė sigla e hapjes sė emisonit ?

    -C'farė muzike ėshtė pėrdorur pėr ta ilustruar atė ?

    -Cfarė pėrzgjedhje ėshtė bėrė pėr moderatorin?

    - Sa gjallėrues ėshtė nė komportimin e tij me teleshikuesit?

    -Sa ėshtė koha e shfaqes sė tij nė ekran?

    -C'farė toni tė zėrit pėrdor pėr tė qenė i ngrohtė dhe jo acarues?

    -Sa ritėm fitohet nėse futet njė rubrikė ?

    - Cili ėshtė ilustrimi muzikor i vendosur nė tė?

    -Sa i pėrgjigjet montazhit tė figurės kjo muzikė ?

    -Sa nė harmoni me rubrikėn qėndron zėri i folsit?....etj.

    Gazetaria dhe regjia, si ēdo fushė tjetėr arrin tek e pėrkryera e saj, tek e vėrteta e pėrjetshme, vetėm kur bazohet nė disa norma dhe rregulla tė vulosura me siglėn e kohės dhe tė eksperiencės, por ndėrkohė qė realiteti disa herė ėshtė kryekėput ndryshe. Nė kėto pak rreshta pėrcaktohen qartė disa rregulla tė arta qė kurrsesi nuk duhet tė nėnvleftėsohen apo tė merren nė mėnyrė shabllone. Midis tyre ka vend dhe pėr sugjerime, por dhe pėr ndryshime nė raport me programin apo strukturėn e njė televizioni qė ndryshon nga njė televizion tjetėr. Tendencat e huaja gjithnjė kanė bėrė vend nė territorin shqiptar. Duke qenė njė vend i vogėl, strategjik, por dhe njė vend ku televizioni nuk ka pasur atė kurbė rritjeje tė vrullshme se sa televizionet nė Europė ne i kemi pasur si pasqyrė emisonet e huaja, apo plagjiaturat. Ndėrsa nė mėnyrė shumė tė thjeshtė por tė spiaktur, nė kėtė kapitull pėrcillen pa shumė hallakatje, atė qė duhet tė mendojnė hartuesit e kėtyre programeve, pasi ata “ janė ndeshur me kundėrshti mendimesh dhe idesh se me ēfarė rubrikash do tė mund tė tėrhiqet teleshikuesi pikėrisht pėr ti dhuruar atij argėtim, poliinformim me muzikė,kuriozitete, ēudira, sociale, intervista, thashetheme vipash , politikanėsh, informim pėr ngjarjen e ēastit diku nė njė lagje tė qytetit a komunė apo fshat tė afėrt apo tė largėt tė vendit. Humor dhe shpoti pėr individ tė njohur , institucione apo shoqata, ministri apo parlament , personalitete tė ndryshėm tė kulturės shkencės, letėrsisė pėr ushtarak dhe tė tjerė personalitete tė njohur dhe pak tė njohur tė vendit dhe tė huaj qė nė njėfarė mėnyre kanė lėnė mbresė pėr tu interpretuar nga gazetarėt me tė veēantat e tyre”. Ky dimesnion i shprehur nė libėr, njėherazi lehtėson shumė nga ideimet e koklavitura tė hartuesve tė emisioneve, pasi nė mnyrė tė pėrkorė, jepen elementėt, personazhet, drejtimet, vendet, grupmoshat, pėrvojat, pėr ti sjellė qartazi nė ekran. Njė eksperience tė tillė tė kulluar nga eksperienca individuale shumėkohore nė drejtimin e televizioneve (apo vepra letrare) tė pėrcjella qoftė dhe nė formė mbresash, i janė kthyer pėr ti marėr si model dhe ideator emisonesh specifik tė lakuar nė botėn televizive, shkrimtarėt mė tė modės si dhe kokat e arta tė letėrsisė, qė kanė qenė gjithnjė fanatikė deri diku nė atė ēka kanė hedhur nė treg vetė.

    Kapitulli i II-tė

    Njė vend po kaq tė rėndėsishėm zė dhe:

    PROGRAMI I DREKES DHE MBASDITJA


    “Programi i drekės ėshtė njė vijueshmėri transmetimi dhe ritransmetimi qė sjell tek teleshikuesit shpesh herė filma artistik,telenovela,njė emisioni tė njė mbrėmjeje mė parė nėse ėshtė i domosdoshėm, ose program tė pėrgatitur enkas pėr kėtė kohė. Kur themi ritransmetim i domosdoshėm ,duhet tė kemi parasysh se a ka vlera rishikimi pėr mesazhet qė pėrcjell, apo duhet vetėm e vetėm se mbush programin? .Gjykimi i kėtij pėrfundimi varet nga drejtuesit e kanalit dhe nga sasia e e materialeve qė ata kanė nė dispozicion pėr transmetim. Programuesit,shpesh herė kanė parasysh njė rehati disi ndryshe tė shtėpiakėve. Ky pėrfundim bazohet vetėm nė sondazhet e kryera. Themi ndryshe se mendohet qė gjėrat prej mėngjesit deri nė atė kohė janė vėnė nė vendin e duhur edhe pse televizori ka bėrė punėn e tij. Me kėtė kuptojmė qė punėt e shtėpisė gatimi apo organizime tė tjera qė njeriu ka pėr vetveten , familjen apo shoqėrinė kanė pėrfunduar. Ēdo hamendėsim i kėsaj natyre, gjithmonė do tė jetė pjesė shqetėsuese e stafit qė vazhdimisht tensioni pėr tė mbajtur nė nivel ēdo orė tė programit tė jetė nė qendėr tė vėmendjes.

    Njė kanal televiziv si parim bazė tė punės sė tij ka moton qė asgjė e shfaqur nuk duhet tė largoj shikuesin nga ekrani. Kėtu ėshtė fjala pėr gjithė transmetimin 24 orėsh edhe pse mund tė mendohet se ka orare qė quhen tė vdekura“-theksohet nė libėr. Rezymeja e kėtij kapitulli mbart emocione, mbresa, trajtime, komente, supozime, eksperienca, dhe sugjerime konkrete. Pikėrisht nė mesditė programi merr kurbėn e ngritjes, ku konkurrenca televizive „acarohet“ dhe programimi kėrkon njė imagjinatė dhe zbatimitet tė pėrkorė. Lėvizjet nė televizion bėhen mė tė shpeshta, mė feksible, prurja me pėrzgjedhjen e emisioneve „vė nė lėvizje krijuesit pėr tė sjell krijime tė gatshme ose edhe tė drejtpėrdrejta qė gjithsesi nė thelb tė tyre kanė tė pėrbashkėt njė auditor mė tė gjerė se deri mė tani?. Nė themel tė kėtij Kapitulli qėndron se drejtuesit dhe hartuesit e programeve duhet tė kenė nė qendėr tė vėmendjes se „Ekrani me rolin e tij prej kėsaj kohe duhet tė sistemoj nė vendet e tyre ēdo pjesėtar tė familjes“.



    Kapitulli i III-tė

    EKRANI NE MBREMJE



    „Njė ekip nė vėmendje tė tij ka gjithmonė shqetsimin e ndėrtimit tė programit nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme .

    Lind pyetja se ekrani duhet tė imponoj shikuesit me programin e tij, apo teleshikuesit duhet tė kėrkojnė atė program qė ata kanė nė shijet e tyre, qė pėlqejnė mė shumė dhe qė kanė dėshirėn e tė realizuarit ?

    Duke qėnė nė qendėr tė vėmendjes tė ēdo diskutimi pikėrisht kjo llogjikė veprimi, hartuesit duhet tė bazohen edhe nė pėrvoja tė shumė televizioneve ndėrkombėtare.Kjo pėrvojė e alternuar edhe me atė se ē’ka dėshėron teleshikuesi ynė ka sjellė rezultat tė prekshėm tė dėshėrueshėm pėr tė“. Kėshtu e fillon pjesėn e tretė tė librit autori. Tematikat qė ai pėrcjell nė kėtė pjesė janė nga mė tė harmonizuar pėr tė qenė i qetė shpirtėrisht, i motivuar, i dėshiruar pėr njė natė tė paqtė dhe pėr njė mbrėmje familjare nė kushte komode. Vetė autori nė libėr nuk u jep nė kėtė pjesė hapėsirėn qė zotėrojnė sot emisonet politike, si mė tė ndjekurat nė vend. Ideja dhe mendimi i tij ėshtė krejt ndryshe dhe si regjisor dhe si gazetar. Personalisht vetė jam akoma mė kundėr debateve politike qė stėrgjaten me orė tė tėra saqė po kthejnė nė „politikanė“ dhe fėmijėt 10-vjeēarė.



    Media ėshtė njė shembull propagandimit tė kulturės, qytetarisė, mirėsjelljes. Gazetaria, si ēdo fushe tjetėr ka pėrkryerjen e saj tek e vėrteta e pėrjetshme. Ndėrkohė qė realiteti ėshtė kryekėput ndryshe. Aktualisht tek ne disa analistė kanė formuar ciklet e tyre tė mbyllura, ku nuk ka mendim tė freskėt, analizat kanė nisur tė myken brenda standardeve tė njohura pa njohur reformime dhe ata shfaqen nė tė gjitha fushat, nė tė gjitha televizionet duke dhėnė mendime pėr tė gjitha problemet, qė nga lakrat, tek decentralizimi, qė nga pėrrallat me mbret tek alergjia e stinės sė pranverės, duke e shfaqur veten tė kudondodhur dhe tė shumėditur, sikur tė jenė specialistė pėr gjithēka. Nė pėrballjet televizive mes politikanėve, analistėve dhe njerėzve tė thjeshtė qė diskutojnė pėr problemet e tyre, janė njerėzit e thjeshtė ato qė dalin liderėt e vėrtetė tė analizės, politikės dhe gjendjes aktuale, dhe jo kjo klasė e huazuar tek “interesi” i ndėrsjelltė. Nė kėto debate befasohen jo vetėm dėgjuesit por edhe vetė drejtuesit e tyre dhe po aq mė shumė politikat e ftuar, pėr vetė gjuhėn e ashpėr, fyerjet, sharjet, alibitė, akuzat, saqė thua je nė gjykatė apo nė televizion. Ky libėr ėshtė kundėr kėtyre shfaqjeve, pasi vetė shikuesit janė viktimat e politikave dhe analizave tė tradhtuara, qė nė fakt duhet tė shėrbejnė pėr ta vėnė para pėrgjegjėsisė dhe ndėrgjegjėsimit politikėn, dhe jo popullin nė adut pėr tė parė sajesa qė nuk i mba as njė mendje fėminore..



    Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha

    Nė kėtė libėr pjesa qė mė ka pėlqyer mė shumė mbetet fjala, artikulimi i saj, pėrcjellja nė ekran e fjalės sė bukur, pėrjashtimi i zhargoneve, tė folurit me gjuhėn standarde, jashtė krahinizmave dhe dialekteve. Kjo ėshtė detyra numėr njė e ēdo folėsi televiziv shprehet autori. Dhe me tė drejtė...
    Por ndėrsa lojėrat e moshės bėjnė tė vetat, pėrdorimi i fjalėve tė huaja ka zaptuar shtresėn e lartė tė shoqėrisė. Elita, fut kėtu dhe politikanėt, ose pėrdorin njė gjuhė tė pakuptueshme ku frazat dhe terminologjitė mbizotėrojnė, ose bien kryekėput nė hulli mendimesh, qė i ēojnė dhe tė tjerėt nė qorrsokak. Duke sjellė njė hendek tė madh mes politikės sė tyre tė pakuptueshme dhe popullit tė thjeshtė. Karakteristikė e Parlamentit shqiptar ėshtė pėrdorimi pa fund i frazeologjisė sė rėnduar me sofizma . Por ndodh njė fenomen i ēuditshėm. Kur sherret janė pikante dhe ndoshta nga mė tė vėshtirat, pra nė momentet mė delikate tė karriges sė tyre funksionare, me shumė dashuri politikanėt i kthehen gjuhės sė popullit duke i nxjerrė dhe me tepri nga bagazhi i tyre. Shumė herė kėta tė fundit nė kulmin e kontradiktave tė mendimit nuk kanė turp tė shqiptojnė dhe fjalė tė ndyra qė janė kundėr etikės sė komunikimit. Por, fundi i fundit jemi shqiptarė dhe siē thotė Dritėroi, nuk ndjehemi rehat nėse nuk ulėrijmė pėr tė nxjerrė marazin tonė dhe nuk shqiptojmė ndonjė fjalė tė ndyrė ose ngremė dorėn. Vetėm njė pjesė e madhe intelektualėsh qė e duan veten e tyre, qė vlerėsojnė mė shumė se gjithēka atdheun ku kanė lindur, bėjnė maksimumin e tyre pėr tė gjetur fjalė qė kanė njė tingull tė bukur nė shqip. Sigurisht qė meritėn e madhe e kanė pėrkthyesit e mėdhenj si Shvarc, Nonda, Varfi qė nėpėrmjet pėrkthimit tė perlave tė letėrsisė kanė qėndisur gjuhėn shqipe. Pa harruarr kėtu dhe shkrimtarėt e mėdhenj qė nga Naimi, Kadare, Dritėroi, Xoxe qė rrėmojnė nė thesarin e popullit pėr tė gjetur kryevepra. Njė fjalė shqip qė populli e ka krijuar me shumė menēuri tingėllon vlerė dhe respekt pėr ta futur nė gjuhėn e mendimit dhe tė shprehjes.
    Njė mendimtar i madh ka thėnė qė, bota ėshtė njė fshat i madh, ku tė gjithė pak a shumė ngjajmė me njėri tjetrin. Na ndan vetėm e shkuara, kultura qė paraardhėsit na kanė transmetuar dhe do i trashėgojmė nė tė ardhmen. Shumė gjėra do ndryshojnė nė tė ardhmen. Por njė gjė ėshtė e sigurt: koha do filtrojė modėrat, por jo shqipen e kulluar. Ajo ėshtė pasaporta jonė, gjaku i jetės shqiptarėve nė shekuj... Pėr atė gjuhė duhet tė luftojmė tė gjithė. Gjuha ėshtė kultura mė dinjitoze dhe mė pėrcaktuese e njė kombi.

    Epilog

    Gazetarėt dhe regjisorėt


    Ky libėr i ėshtė kushtuar eksperiencės sė punės sė autorit si gazetar dhe regjisor. Nė kėtė libėr autori me stil tė thjeshtė i thur himne dashurisė pėr punėn, fjalės mė tė bukur tė zhvillimit, emancipimit tė shoqėrisė, virtytit mė tė lartė shpirtėror, ndjenjės mė tė spikatur, mė sublime, mė tė pastėr, mė sinjifikative, asaj sė cilės i kanė kėnduar, poet, shkrimtarė, shkencėtarė, filozofė, kėngėtarė, njerėz tė thjeshtė me fjalėt e qėndisura nė letėr. Autori nė mėnyrė tė tėrthortė kėrkon qė ky libėr tė jetė pjesė e jetės sė gjithkujt qė kėrkon tė ecė nė kėtė trase televizive, kėrkon qė ky libėr tė jetė pjesė e atij realiteti ku secili pėrpiqet tė “vjedhė” diēka tė bukur, magjepsėse nga fjalėt dhe mendimet e tjetrit. Tė gjithė i duam mendimet, vegimet, idetė, ku patjetėr, duam tė jemi pjesė e ėndrrės sė dashurisė sė madhe pėr punėn, pėr gazetarinė e regjinė si profesione tė veēantė, e atij universi ku askush s’ėshtė i fuqishėm tė depėrtojė deri nė detaj, por vetėm tė ėndėrrojė pafundėsisht nė kohėn mes dashurisė sė zgjedhjes sė profesionit. Puna profesionale tė shtyn drejt madhėshtisė, sakrificės, guximit, krijimit. Ēdo profesion ka dhe ėndrrat, dėshirat, objektivat, pamundėsitė e tij. Por ē’do ėndėrr pune ka njė dėshirė, ē’do dėshirė ka njė realitet, dhe ē’do realitet ka njė realizim. Puna krijuese nė televizion ėshtė liri dhe lumturi. Ky libėr letė jetė njė shkėndijė fjale, pėr tė ndezur vullkanin e madh njerėzor pėr tė realizuar vepra televizive qė ti rezistojnė kohės dhe ti shėrbejnė edukimit, emancipimit, pėrparimit tė shoqėrisė. ndjenjės mė fisnike tė tė gjithė kohėrave. .. Qė tė gjithė ata qė kanė preferuar mes profesioneve tė tjera gazetarinė, apo regjinė duhet ta dinė qė kėto profesion kanė parimet e tyre, kodin kryesor qė ėshtė, e vėrteta dhe figura perfekte. Suksesi i gazetarit qė e pėrcjell apo punon me lajmin ėshtė tė zbulojė lajmin dhe ta pėrcjellė atė nė kohė reale, duke ruajtur kodin e etikės, duke qenė sa mė korrekt me shikueshmėrinė e lajmit, pa mbajtur njėanshmėri dhe pa i dhėnė ngjyrimet e dallimit apo konceptit. Detyra e regjisorit ėshtė qė tė ideojė, tė krijojė lėvizje, figura, emocion, artikulim, siguri televizive. Ky libėr sipas autorit ėshtė njė dritare mė shumė, pėr ata qė duan tė futėn nė rrugėn e gazetarisė dhe tė regjisė televizive, por njėkohėsisht mbetet njė dritare e hapur edhe pėr vetė atė, pasi jo ēdo gjė ėshtė thėnė nė kėtė libėr, pasi, televizioni ėshtė njė magji qė ecėn mė shpejt se koha, zhvillimet teknologjike kanė tė veēantat e tyre, eksperienca pėr ēdo vit rritet. Pra ky libėr le tė jetė njė udhė e re bashkėbisedimi mes gazetarėve dhe regjisorėve televizivė, ku rruga e komunikimit dhe e zhvillimit mbetet e hapur... “Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bėn kėtė pėr vete, ai e ben ketė pėr tė tjerėt, pėr tė gjithė ata qė duan tė dine nė ēfarė bote jetojnė, nga vijnė dhe ku shkojnė. Ai prodhon pėr bashkėsinė”.

    Fisheri


    Albert Zholi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Regjisori dhe njeriu i ekranit televiziv Dhimitėr Gjoka



    DHIMITER GJOKA: " FALEMINDERIT PUBLIK QĖ MĖ DO ! "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-10-2021 mė 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •