Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Aksioni i pastrimit nga plehrat, i bashkohen mijëra nxënës e qytetarë

    Aksioni i pastrimit nga plehrat, i bashkohen mijëra nxënës e qytetarë (foto galeri)

    Emri:  PastrimTerritori.jpg

Shikime: 397

Madhësia:  50.0 KB
    Aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, ka nisur sot në mëngjes në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Deri në mbrëmjen e sotshme synohet të mblidhen 20 mijë ton mbeturina. Rreth 100 mijë aktivistë, vullnetarë, ekologjistë pritet të pastrojnë të gjitha zonat e papastra në vend dhe bëhet fjalë për të gjitha ato zona të cilat nuk paraqesin rrezikshmëri dhe ku pastrimi mund të kryhet në kushte të thjeshta.

    Kryeministri Edi Rama iu bashkua fushatës duke dalë sot në zonën e Kombinatit ku tha se “sot jemi qytetarë dhe shërbëtorë të vendit”. “Kjo nuk duhet të jetë një ditë e shënuar por e përditshmja jonë duke mirëmbajtur vendin. Kjo qeveri ka marrë angazhim për pastrimin nga plehrat dhe sigurisht që do e bëjmë ”- tha Rama.

    Gjithashtu kjo nismë mbështetet nga ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor. Në kryeqyet aksioni i pastrimit do të nis në Parkun Rinia.

    Në rrjetet sociale ka pasur boom fotosh të postuara në faqen e kjo nismë ku duken student, nxënës e qytetarë të organizuar në pastrimin e territorit. Aksioni ka përfshirë dhe shumë qytete të tjera të vendit jo vetëm kryeqytetin.

    MAPO

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Aksioni i pastrimit nga plehrat, i bashkohen mijëra nxënës e qytetarë

    Rifilloi politika e fasades!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    Meriamun (22-11-2013)

  4. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Aksioni i pastrimit nga plehrat, i bashkohen mijëra nxënës e qytetarë

    Rama tha sherbetor i vendit,pati guximin dhe kurajon ta quaje veten,sherbetor I popullit..
    Kapi ndonje thes dhe e mbushi me plera rrugesh vete Rama(a.k.a sherbetori i popullit lol)???,
    apo thjesht pallavra ne ere,
    propaganda e rradhes.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •