Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Piktori Gjergj Meta

    INTERVISTA/ Flet piktori Gjergj Meta. Blerja e pikturave nuk ėshtė kthyer nė kulturė

    E veēanta e ekspozitės, tema me motiv urban qė nuk ėshtė e ekspozuar asnjėherė



    Albert ZHOLI

    Kėto Ditė nė Muzeun Historik Kombėtar, Piktori i talentuar Gjergj Meta, hapi ekspozitėn vetjake “transformers”. Njė ekspozitė tejet interesante, pasi paraqiste lėvizjen e figurave, reflektimin mbi sipėrfaqen e reklamės, ndryshimet qė shkaktohen nga shfaqja e figurės. Nė kėtė ekspozitė u paraqitėn 30 piktura nė telajo tė mėdha, tė cilat i kanė marrė njė kohė tė konsiderueshme piktorit. Kjo ėshtė ekspozita e katėrt personale e piktorit, i cili shėnon njė kurbė ngritjeje nė veprimtarinė e tij artistike.

    Ju kėto ditė hapėt nė Tiranė, nė Muzeun Historik Kombėtar, njė ekspozitė, e cila nga kritika u cilėsua mjaft e suksesshme. Madje dhe titulli ishte interesant...

    Ekspozita e ēelur nė sallėn e madhe tė Muzeut Historik Kombėtar nga data 2 deri mė12 nėntor titullohet “Transformers”, ngacmimi pėr kėtė titull vjen prej njė afisheje tė pėrdorur nė billbordet anės trotuareve nė rrugėt e Tiranės. Thelbi i gjithė kėtij konceptimi ėshtė lėvizja e figurave, pra reflektimi mbi sipėrfaqen e reklamės, ndryshimet qė shkaktohen nga shfaqja e figurės duke u veshur dhunshėm mbi tė e duke vazhduar si njė film i pandėrprerė.

    Sa ishte numri i pikturave nė ekspozitė?

    Numri i pikturave tė realizuara ėshtė i madh, por aty u ekspozuan 30 telajo tė mėdha. Pra e reduktova pėr qėllime hapėsire. Por mund tė them dhe se ky numėr ishte i mjaftueshėm pėr tė nxjerrė idenė e ekspozitės.

    Ēfarė roli luajnė elementėt, imazhet, nė konceptimin e ekspozitės?

    Duke qenė njė pikturė realiste sigurisht elementėt apo tema, imazhet e sjellin nė kohė duke i bashkangjitur konceptin. Ato janė nė unitet dhe plotėsojnė njėra-tjetrėn.

    Reagimi i kritikės ka qenė interesant, po ai i vizitorėve?

    Mendoj se njerėzit qė e dashurojnė pikturėn apo blerėsit e saj kuptuan apo e shijuan atė. Sigurisht, jo tė gjithė reagojnė menjėherė. Por edhe vetėm nga intervistat televizive ata kanė reaguar pozitivisht dhe kanė vizituar ekspozitėn.

    Cila ishte e veēanta e ekspozitės?

    E veēanta nė kėtė shfaqje para publikut ishte realizimi i kėsaj teme me motiv urban qė nuk ėshtė e ekspozuar asnjėherė nė tė tilla pėrmasa. Pra mbetet e para nė llojin e vet. Kėtu qėndron e bukura, e veēanta, konkretja nė kėtė ekspozitė.

    Cilat janė ekspozimet tuaja tė mėparshme?

    Kam disa pjesėmarrje kolektive nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Muzeun Kombėtar dhe Galeri private. Pra jam gjithmonė nė lėvizje, gjithmonė nė kėrkim tė sė resė, tė sė veēantės. Ekspozita personale kam 2 nė Sarandė 1 nė Tepelenė njė nė “Zeta Galeri” nė Tiranė dhe kjo qė ėshtė mė e rėndėsishmja.

    A ėshtė edukuar vizitori shqiptar me domosdoshmėrinė e tė paturit tė njė pikture nė shtėpi?

    Mendoj se ka filluar disi, por i duhet shumė kohė pėr t’u ndėrgjegjėsuar mbi tė pasurit nevojė tė pikturave nė pėr shtėpitė apo zyrat e tyre dhe mė e rėndėsishmja pėr cilėsi e origjinalitet.

    Si filloi tematika e me motive urbane t’ju ngacmojė?

    Tė gjitha pėr sa mė pyetėt i kam punuar ėshtė si tė thuash puna e pėrditshme kurse kjo me motive urbane ėshtė mė preferuar prej 15 vjetėsh. Por meqė ka qenė pjesė e ushqimit ideor, por edhe teknik ka qenė si njė “transformers” nga arti bashkėkohor nė kohėn qė pati jetė.

    Mund tė jetohet sot vetėm me pikturė?

    Shumė e vėshtirė. Jemi vend i vogėl, kemi shumė piktorė, dhe tek ne nuk ėshtė kthyer nė kulturė, edukatė, domosdoshmėria e blerjes sė njė pikture nė shtėpi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Piktori Gjergj Meta

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    INTERVISTA/ Flet piktori Gjergj Meta. Blerja e pikturave nuk ėshtė kthyer nė kulturė

    E veēanta e ekspozitės, tema me motiv urban qė nuk ėshtė e ekspozuar asnjėherė


    Shumė e vėshtirė. Jemi vend i vogėl, kemi shumė piktorė, dhe tek ne nuk ėshtė kthyer nė kulturė, edukatė, domosdoshmėria e blerjes sė njė pikture nė shtėpi.
    ky paska ngele pa leke dhe kritikoka shqiptaret per mungese kulture pse nuk blejne pikturat e tij pa pike vlere qe un nuk i ve as ne kasollen e lopeve ketu ne new jersey.
    Nje piktor eshte i mire kur ai pikturon ato qe i pelqejne njerzve.
    per fat the keq piktoret shqiptare jetojne jashte shqiperise.
    me pelqyen shume pikturat e artistit vlonjat josef kote te ekspozuara ne MOMA te new yorkut kete jave.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Piktori Gjergj Meta

    Pikturat kryesisht i blejne ata qe kane para dhe mund te mos kene lidhje fare me artin, kulturen. P.sh ka dhe si puna e Bukres te portokallia qe duan te duken " intelektuala" dhe blejne piktura origjinale. :D
    Jam kureshtare te shikoj pikturat e ketij piktori.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Piktori Gjergj Meta

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Pikturat kryesisht i blejne ata qe kane para dhe mund te mos kene lidhje fare me artin, kulturen. P.sh ka dhe si puna e Bukres te portokallia qe duan te duken " intelektuala" dhe blejne piktura origjinale. :D
    Jam kureshtare te shikoj pikturat e ketij piktori.
    nuk ka te bej piktura me paran.
    pikturat e mira i ble koleksionisti per 300, 500,…. 1500 dollare dhe me vone i shet ato per te pakten 20 mije dollare.
    ne amerike nje pikture e mire mund te shitet edhe 50 dollare ndersa ne shqiperi keta piktorat e popullit qe vetem dine te kopjojne stilin e pikasos duan ti shesin 1000 euro.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •