Lika Janko, Shqipėria 'zbulon' piktoren shqiptare tė Bullgarisė

Nga: FATMIRA NIKOLLI

Emri:  76347.jpg

Shikime: 285

Madhėsia:  25.0 KB
TIRANE - Njė shikim i mprehtė, pothuaj zhbirues. Dy sy tė mėdhenj, pėrmes tė cilėve, bota duhet tė jetė dukur ndryshe. Kaēurrelat i bien mbi ballin e naltė. Ka veshur njė kėmishė me kuadrate, e ndėrsa kokėn e ka anuar pak nė tė djathtė, duart i ka kryqėzuar nė gjoks. E shoh disa herė fotografinė, nė rrekje pėr tė lexuar mė shumė sesa imazhi qė kam pėrballė. Asgjė mė shumė se thjeshtėsia e saj nuk bie nė sy, pėrpos studios sė stolisur me piktura. Ėshtė e vetmja fotografi e saj qė mund tė gjesh nė google, edhe kur motorit tė kėrkimit i lyp ndihmė nė bullgarisht. Lika Llazar Janko u shua nė Sofje plot 12 vite mė parė; kilometra larg Shqipėrisė, vendit tė origjinės sė t'et, qė s'e njohu kurrė. Piktore e njohur nė ish-Republikėn socialiste, ashtu si edhe kolegėt e saj shqiptarė, nė komunizėm ajo e vuajti gjatė censurėn. Veprat e saj, qenė tė tepėrta pėr kohėn kur jetoi. Dikur do ta konsideronin "Pikaso me fustan" dhe vitet e '90-ta do t'i jepnin lavdinė qė meritonte. Por, prej 1967-ės kur iu mbyll ekspozita e saj e parė, e deri kur erdhi ajo ditė, Lika Janko mori njė vendim tė rėndėsishėm: tė pikturonte vetėm pėr vete. Historia, jeta e vepra e saj, prezantohen sonte nė mbrėmje nė ora 18:00 pėr gjithė artdashėsit shqiptarė. Ėshtė Konsullata e Nderit e Republikės sė Bullgarisė nė Shqipėri dhe Galeria Kombėtare e Arteve me rastin e 85-vjetorit tė lindjes sė kėsaj artisteje (1928 - 2001) qė mbajnė njė takim pėrkujtimor nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.

Piktorja
Jetėshkrimeve tė saj qė mundėm tė pėrkthenim nga bullgarishtja, iu vjen nė ndihmė edhe njė artikull i botuar nė median tonė pėr tė, nga prof.Abdurrahim Myftiu. Familja e Lika Llazar Jankos, kishte emigruar drejt Bullgarisė nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar. Ajo, sipas Prof. Myftiut, nuk erdhi kurrė nė Shqipėri, ndėrsa nė Bullgari ekspozitat e saj u mbyllėn, sepse cilėsoheshin "moderniste". Lika Janko u lind nė Sofje mė 19 mars 1928. Ishte vajza e vogėl e Llazar Jankos, nga fshati Grabovė, qė sot nė hartėn e Shqipėrisė duket fshat i thellė nė rrethin e Gramshit. Llazari qe larguar nga fshati i vet "pėr tė shpėtuar nderin e familjes", sikundėr shkruajnė biografėt e sė bijės. Nė Sofje ai u mor me tregtinė e lėndės sė drurit, por edhe me veprimtari tė tjera. Bashkė me disa miq nisi tė botojė njė gazetė ilegale, qė propagandonte luftėn kundėr bejlerėve. Si mė e vogla e shtėpisė, Lika u rrit si ēupė ėndėrrimtare, me imagjinatė tė pasur. Lika qe vetėm 15 vjeēe kur hyri nė Akademinė e Arteve, ku studioi Pikturė nė klasėn e Prof.Uzunov dhe Prof.Ilia Petrov. Njė ndikim nė punėn e saj ka pasur artisti Vincent van Gogh. Paaftėsia pėr ta pėrshtatur stilin e saj origjinal me kėrkesat artistike tė socrealizmit, bėnė qė ekspozita e saj mė 1967-ėn tė mbyllej. Kur katėrmbėdhjetė vjet mė vonė mundet tė ekspozojė sėrish, nė vitin 1981, Lika Yanko ngjall interes tė madh nga pothuajse tė gjitha ambasadat, ēka bėri qė arti i saj tė pėrhapet nė Evropė e mė gjerė. Gjatė gjithė jetės, ajo ka ēelur vetėm 7 ekspozita dhe u nda nga jeta pak pas hapjes sė tė fundit prej tyre.

Mbi veprėn
Pėr Abdurrahim Myftiun, Lika ka peizazhe pėrsiatėse, duket sikur buron nga njė traditė popullore ikonografike e lashtė dhe moderne njėkohėsisht; brenda saj si piktore gjėllijnė pasione tė ndryshme koloristike, jetėsore, mendimi. Nuk ėshtė vetėm bardhėsia, edhe pse ajo mbizotėron; janė edhe nuanca tė tjera, me sa duket sipas periudhave tė krijimtarisė. Ka ndonjė peizazh qė ngjan si rrugė fshati Shqipėrie: me shtėpi me ēardakė druri; me vargje duhani tė varur nė muret me faqe nga rruga, pėr t'u tharė; me gomerė, qė zbresin tatėpjetė tė ngarkuar; me fshatarė, qė enden apo rrinė ndenjur nė sofate e qė mbajnė veshur kostume popullore; madje edhe me ndonjė grua me ēarēaf, grua myslimane pomake e Rodopeve, natyrisht.
Sipas Myftiut, ekspozita e saj e parė, e ēelur nė Sofje nė janar 1967, qėndroi vetėm tetė ditė e hapur, pasi siē u tha mė lart, mė 24 janar 1967 autoritetet ia mbyllėn duke e shpallur "formaliste" e "moderniste". Vetė Lika shumė vite mė vonė, do tė shprehej pėr autorin e monografisė sė saj: "Pas mbylljes sė ekspozitės zura tė punoj mė fort, tani mė e lirė. Thashė me vete: Meqė nuk mė pėlqejnė, do tė bėj vetėm atė qė mė pėlqen mua. Meqė nuk do tė vras mendjen pėr tė dalė nė publik, atėherė le ta shfrytėzoj krejt lirinė time pėr tė eksperimentuar, pėr ta shprehur veten edhe mė plotėrisht, edhe mė fuqishėm" (Abdurrahim Myftiu). E vlerėsuar mjaft prej galeristėve europianė nga vitet '70, e duke u quajtur si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shkėlqyer tė pikturės bashkėkohore bullgare, ajo ėshtė quajtur "Pikaso me fustan".

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)