Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Sikur gjethet e vjeshtes.!.

    Po eci nė parkun e liqenit tė Tiranės dhe prek shtresa gjethesh vjeshtake si njolla tė murrme qė sikur presin njė fshesė tjetėr nga ajo e uniformave tė gjelbėrimit pėr t’u pastruar.
    Nga ky detaj natyror rikthehem nė kostumin e viteve studentore tė kamarierit kur nė njė nga restorantet mė tė shtrenjta nė qendėr tė kryeqytetit, punoja mbrėmjeve pėr tė lehtėsuar sadopak shpenzimet mujore.

    Pėrfytyroj se tani jam tek ēasti i ndjeshėm i mbledhjes me fshesė pas ritit tė hedhjes sė parave kur kishte prenotime qė ende mė rrin si lavjerės nė ndėrgjegje.
    Me edukimin familjar dhe natyrėn time nuk do guxoja as t’ i shikoja pėr t’ua numėruar e jo mė pėr tė bėrė ndonjė truk si ēimēakizi poshtė takės sė kėpucės apo nė qimet e fshesės.

    Mė ngjan se nuk ndryshokan shumė kartmonedhat e dikurshme nga spektakli i dy mijė lekshave tė flakura aq kollajshėm nė parlament pėr sebepin e zgjedhjeve lokale tė Korēės.

    Ah, Sikur tė ishin tė vėrteta ato paratė nėn kėmbėt e deputetėve me siguri qė do nisja njė aksion dhurimi nėpėr kryeqytet.

    Sė pari do t’ i blija vajzės time tė sėmurė njė shportė me fruta vėndi pa hile e t’ia bėja lėng e mjaltė pėr tu shėruar nga alergjitė e panumėrta qė na sillen rrotull peshqesh nga tymrat dhe ndotjet pikante urbane.

    Mė pastaj sikur ato dy mijė lekshat tė ishin ngjitur te fshesa ime nė skenėn e kuvendit si pas njė festa ahengu dorė lėshuar, patjetėr kėto teprica bujare do t’ua dhuroja pensionistėve qė tė dridhur e pa mbėshtetje enden me shpresė pėr tė ndėrruar ajrin e fituar pak orė jetė mė shumė nė bulevardin e Evropės me emra personalitetesh nė parkun e liqenit.

    Shumė e kanė kuptuar vlerėn e oksigjenit ndaj dynden kohė pa kohė drejt asaj pak natyre tė zgjatur jetėn e parandaluar e shėruar sėmundjet larg spitaleve.

    Sikur…Atij invalidit qė shet tek bulevardi nė njė kioskė pranė stacionit tė trenit do t’ia dhuroja disa dy mijė lekshe pa i blerė asnjė mall, edhe kolegut tė tij qė punon tek kalēeto e Tiranės sė re pranė stadiumit me takt e dashamirėsi. Ah, patjetėr do t’i dhuroja edhe atij farmacistit krahmbledhur nėn pėrparsen e zverdhur nė Farmacinė e vetme Roje Nate , qė shpesh mė ka dhėnė barna veresie nė raste urgjencash familjare.

    Po njė shuk me dy mijėshe patjetėr qė do t’ua dhuroja miqve e kolegėve tė mi gazetarė, njerzve tė lajmit qė rropaten e kanė mbi tre muaj pa marrė rrogat prej njė viti kaq shumė tė mbarė electoral dhe tė mbrapshtė ekonomik. Kėshtu dhe pedagogėve nė grevė tė heshtur durimi disa mujore pėr t’iu shpėrblyer dijet intelektuale dhuruar studentėve nė pritje tė arkėtimeve qė janė vonuar si ndėrrimi i stinėve.


    Ah Sikur !, tė kthehej nė dy mijė lekėshe edhe ndonjė nga copėrat luksoze tė fustaneve firmato, ēantave qindra euroshe apo frezurave hollivudiane tė zonjave bėrtitėse tė kuvendit , pa merak qė me ato para sė paku do tu kthehej buzėqeshja e bukės sė pėrditshme ditėn familjeve nė rrethe qė presin asistencėn e lashtė dy mijė lekshe te zyrat e shtetit, pėr tė frymuar gjithė muajin dhe gėrmojnė nėpėr minierat nė shembje.


    Nė kodrat e begata tė Liqenit tė Tiranės, kėtu nė Shėn Prokopin e mbajtur mendoj se paska shumė sikure pėr tu realizuar tek shoh reliket e gurta tė ēezmave antike publike qė do kenė rrjedhur ujė tė bekuar ngase janė shterrur vitesh.
    Sikuri magjik po mė shoqėron nė kėtė shėtitje nė parkun e liqenit teksa mė fashitet nė kthim fakti se nuk ka qoftė edhe njė banjo tė vetme publike veē asaj gėrmadhės sė dikurshme qė sot ėshtė shndrruar nė mini stacion lėvizės pėr tė rinjtė problematikė apo joshėset hallexhesha tė Moulin Rouge-it shqiptar.

    Mjerisht nė kėtė rrugė tė reklamuar e mbrojtur kėndshėm me polic bashkiak nė hyrje, nga njėra anė gjoja ndalohen biēikletat ekologjike por nga ana tjetėr e fakultetit tė gjuhė letėrsisė hyjnė makina e motorra, pa llogaritur kopenė e qenve zgjepsa shėtitės me infeksione tė ardhur ngado e rezidentė qė trembin nėna me fėmijė e kėdo tė moshuar. Kjo kuptohet ndodh gjithmonė nė dobi tė kalimtarėve.


    Po vėrtet, mbase me njė Sikur, ai shiu parlamentar i dy mijė lekshave tė ishte prej vėrteti dhe tė shkonte direkt tek njerzit, mbase pak e nga pak, e ditė pėr ditė nė xhepin e intelektualit, artistit e profesionistit skrupuloz qė ėshtė fytyra evropiane e finales sė kėtij dhjetori integrues nė BE, me siguri qė do t’ia ngrinte pakėz kryet e dinjitetit tė harruar ndaj mėsuesit, mjekut tė pėrndritur e modest, tė pastrehut poet qė fle nė baraka pa ēati dhe mbase gjėrat besoj se do tė shkonin pak mė mirė nė kėtė vend gabimisht tė varfėr fort.

    Nga Andi Bica

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Sikur gjethet e vjeshtes.!.

    Shume bukur shkruan ti Andi Bica! Ah sikur...ah sikur te mos ishin gjithe keto probleme qe fatkeqesisht egzistojne si ne Tiranen tende ashtu edhe ne Korcen tende e timen bashke s'besoj se do egzistonte kjo pasthirrme ...ah sikur! Ma puth mamin !

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar pranvera bica pėr postimin:

    abica (15-11-2013)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Sikur gjethet e vjeshtes.!.

    Emri:  love-lonely-autumn-leaves-31000.jpg

Shikime: 3838

Madhėsia:  36.6 KB gjethe vjeshte - autumn leaves
    Emri:  208620-New-2000-Lek-2007.jpg

Shikime: 2585

Madhėsia:  52.8 KB pare pare 2o eurshi albanes...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •