Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare



    Nga një grup i grave shqiptare të zhvendosura nga Lubizhda e Hasit dhe fshatrat tjera në komunën e Prizrenit, u ndanë rreth 100 vajza dhe gra të reja dhe u detyruan në marrëdhënie seksuale.

    Ata i shfrytëzuan seksualisht dhe këtë e bënë në grup, para anëtarëve të familjes së vajzave dhe para qindra fqinjëve dhe banorëve të fshatit. Kështu, një person civil në shërbim të Ushtrisë së Jugosllavisë, që ishte shqiptar, ka ndarë shqiptaren S. T., që ishte 14 vjeçare, për ta dhunuar para familjes dhe të pranishmëve të tjerë. Shumë vajzave dhe grave të dhunuara më vonë u janë humbur gjurmët.

    Telegrafi sjell dëshminë e kolonelit në pension, Lakiq Gjoroviq, të thënë për mediumin serb, E-novine. Ai thotë se nga tmerret që serbët kanë bërë, dy oficerë nuk kanë mundur të durojnë dhe kanë vrarë dy ushtarë të Serbisë.

    Shqiptarët e Kosovës nga fshatrat e Hasit në veriperëndim të Prizrenit, si dhe në Damjan dhe Tanaj, në juglindje të Gjakovës, janë vrarë, rrahur, plaçkitur, dëbuar në Shqipëri. Atyre u janë djegur shtëpitë, u janë marrë dokumentet personale që t’ju pamundësohet kthimi i mëvonshëm.

    Që nga fillimi i vitit 1998 e deri më 16 qershor 1999, në shtatë raste (në shtator dhe dhjetor 1998; 27 dhe 28 janar 1999; 25, 26, 30 mars 1999; 12, 15, 16 dhe 26 prill 1999 ), u dëbuan në mënyrë sistematike shqiptarët në malet dhe pyjet përreth. Janë vrarë dhjetëra nga ta e mbi dymijë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

    Nga vrasjet masive dhe krimet tjera të forcave serbe në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i kam hulumtuar dhe dokumentuar si një prokuror veteran i Ushtrisë, mund t’i përmend 17 vepra penalo- juridike që i kanë konsumuar kriminelët e Sigurimit Ushtarak të Korpusit të Prishtinës dhe Dragoljub Zdravkoviq - ish zëvendësi im i atëhershëm e tashti gjykatës i Gjykatës së Lartë në Beograd.

    Më 12 prill 1999, rreth orës 20:30, tek Guri i Korbit, afër një proçke malore te Deli i Ujit, në malin në rrethinë të Lubizhdës së Hasit, forcat serbe (Batalioni i Dytë i Motorizuar 549) dhe pjesë të tjera të Brigadës dhe njësive të Policisë Ushtarake; njësive tjera speciale të Ushtrisë Jugosllave; forcave policore serbe të veprimit të veçantë - Njësiti 23, 37, Çeta e Pestë, Çeta e Katërt e Gjakovës, vullnetarët, serbët lokalë, serbët nga Serbia, vullnetarët nga Rusia, Ukraina, romët; grupe të ndryshme të armatosura nën kontrollin e MUP-it; kanë rrethuar dhe kanë privuar pa të drejtë nga liria 500 shqiptarë të dëbuar nga fshatrat përreth, kryesisht fëmijë dhe gra, ndër të cilat M. N. (e lindur më 1962), me pesë fëmijët e mitur - tre vajza dhe dy djem. Emrat nuk i përmend edhe pse i di.




    I ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat, e pastaj burrat i rrahën brutalisht, i detyruan që të gjunjëzohen në duar dhe gishta, që të hanë bari.
    Në mënyra të ndryshme i kanë keqtrajtuar dhe poshtëruar. Me këtë rast, ushtarët e Batalionit të Dytë të motorizuar 549, ku komandant ishte Vlatko Vukoviq, si dhe ushtarët nga njësitet rezervë të njësitit të Prizrenit, ku kolonel ishte Tomislav Nikoliq, e ku dalloheshin për brutalitet dy persona, njëri me nofkën ose emrin Xhole, me të shtëna nga afërsia kanë vrarë 15 shqiptarë nga ky grup (12 nga Lubizhda e tre nga Demjani). Tre të tjerë nga Lubizhda janë plagosur rëndë. Identiteti i tyre është i njohur, por nuk dua t’i cek.

    Disa nga ta, tash oficerë të panjohur të Ushtrisë, ndoshta në postin e kolonelëve, në tmerr dhe afekt, për shkak të vrasjes së këtyre 15 shqiptarëve dhe plagosjes së tre të tjerëve, aty për aty kanë vrarë dy serbë, tashmë të panjohur, që kanë marrë pjesë në vrasje, përkatësisht në plagosjen e shqiptarëve.

    Nënkoloneli dhe dy ushtarët serbë që i ka vrarë, janë të njohur për ushtrinë serbe, shërbimin sekret, drejtësinë dhe shumë gjykata në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Ky është një nga mijëra sekretet ushtarake, siç janë emrat e shumë kriminelëve serbë të luftës.

    Në të njëjtën ditë, ushtarët nga njësitet ushtarake dhe grupi 549 - në mesin e të cilëve S. T., shqiptar nga Kabashi në Ushtrinë serbe - nga grupi i shqiptareve të ndara të Lubizhdës dhe fshatrave tjera të komunës së Prizrenit, kanë ndarë 100 femra dhe gra dhe i kanë detyruar në seks, duke e bërë këtë në grup, para anëtarëve të familjes dhe fshatit. Kështu, shqiptari e ndau 14 vjeçaren dhe e dhunoi para familjes. Shumë prej grave dhe vajzave të përdhunuara dhe vajzave iu humbej gjurma.

    Tre ditë më vonë, më 15 prill 1999, forcat serbe ndanë një grup prej mbi 38 shqiptarëve, të mbyllur në dy shtëpi në lagjen Tanaj të Dedajt, të Lubizhdës, dhe i dërguan në drejtim të panjohur. Emrat e tyre nuk i përmend tash, por e di identitetin e tyre shumë mirë.

    Për të fshehur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve të kryera dhe për të parandaluar që të zbulohen më vonë, këta 38 shqiptarë janë dërguar në vend të panjohur, e sipas të gjitha gjasave më 26 prill 1999 janë vrarë dhe janë varrosur në varreza sekrete masive.

    Në korrik 1999, pas kthimit nga Shqipëria, familjet e Lubizhdës së Hasit, në vendin Deli i Ujit, ku janë vrarë më 12 prill, kanë gjetur trupat e 15 shqiptarëve të vrarë.

    Mbetjet e trupit të shqiptarit të 31-të, nga 38 sosh, të cilët më 1999 në Tanaj të Dedajt janë ndarë dhe drejtuar në vend të panjohur, janë zhvarrosur në shtator 1999, në Gurishtë, që është mes fshatit Mazrek dhe Planejë, të komunës së Prizrenit. Shtatë shqiptarë të tjerë janë të zhdukur. Identitetin e tyre e di. /telegrafi/

    Dëshminë e Slobodan Stojanovicit, komandantit të pensionuar të policisë serbe, i cili thotë se krimet e serbëve gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk shihen as në filma horrori, ku flet se nga kafkat shqiptare bëhen llambat, mund ta lexoni KËTU.

    http://www.zeri.info/artikulli/20247...mrat-shqiptare

  2. #2
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    edhe ta lexoje Edvin Kristaq Bajga, para se te marre rrugen per vizite ne Beligrad, pastaj hushi-*** Thaqi, qe rehabilitoj te gjithe kriminelet e luftes dhe duke i ndihmuar te vijne ne vendin e krimit dhe duke ja ndihmuar Serbise rrugen per EU, ta lexojne edhe ata 60 mije veteranet e luftes se Uqkes; krejt Kosova Uqika, edhe kumanantat e kajkes; kersiiitiii pushka e ushtojke mali.

    Ky vetem nje rast nga mijera rastet, nje popull te tille, me mbamendje te shkurter historike, eshte jo ti demontosh, por e meriton te ja detonosh Sarinen mbi kokat e tyre
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  3. #3

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Mesa duket shqiptari e paska zakon te harroje kriminelin dhe ate qe e masakron dhe dhunon o pirat. Shiko ketu ne forum sesi i falen turkut qe ka bere 100 fish me shume se serbi, zhduku fshatra e qytete te tera me banore dhe pergjysmoi popullsine shqiptarebrenda nje 3 vjecari. E megjithate keta kermat ulerasin DumBaben.

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    loneeagle (11-11-2013),Pirate of Love (11-11-2013)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    shume prekese... dhe u dalshin ne enderr gjithe krimet qelbesirave sllavo-ndyresirave qe perdhunojne akoma veten e tyre dhe jo njerezit e pafajshem... ata pseudoshqiptare qe jane ne ushtrine serbe vetem emrin e kane te kopjuar si te tille, se krimineli s'ka komb, s'ka atdhe, s'ka dinjitet, s'ka shpirt... dhe ky deshtaku ma quan veten akoma KOLONEL ndyresira....
    KOLONEL domethene te luftosh krimin... keshtu qe titulli i temes per mua duhet nderruar se eshte gabim!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #5
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Mesa duket shqiptari e paska zakon te harroje kriminelin dhe ate qe e masakron dhe dhunon o pirat. Shiko ketu ne forum sesi i falen turkut qe ka bere 100 fish me shume se serbi, zhduku fshatra e qytete te tera me banore dhe pergjysmoi popullsine shqiptarebrenda nje 3 vjecari. E megjithate keta kermat ulerasin DumBaben.
    Behet fjale per Serbin, e jo per Turqine.
    Tani sa here qe kujtojm serbine, ju sikur ndjeni obligim te na perkujtoni turqine, sikur t'mos ndjeheshit fare t'prekur nga tragjedia e fundit.
    Shqiptaret e besimit Islam nuk i perulen as turkut e as arabit, por vetem Zotit, e askujt tjeter, as Amerikës e as Greqisë e Italisë !.

    PS : Sa i perket temës, kriminelët serbë mund te flasin lirshëm tani që qeveria thaciste dhe ajo rugoviste votuan pro-amnistise per kriminel lufte. Kurse ne, vazhdojm edhe pas 15 vitesh duke i kerkuar kufomat e vllezerve dhe motrave tona !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Le dévoué : 11-11-2013 më 12:31
    … ///

  7. #6

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Shtttt, mos fol budallalliqe po lexo komentin e atij qe kam cituar une qe te kuptosh.

    Po te kujtokam Turqine une ty? Nuk e dija qe ishe turk ti. Dhe nese eshte keshtu mos fol ne emer te besimtareve shqiptar ti se ske surrat.

  8. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Shqiptar jam un, Shqiptar !
    … ///

  9. #8

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Epo atehere mbylle kamaren kur "shahet" Turqia se nuk po te shan njeri baben.

  10. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    lene Rugoven rrehat or qen, te kish pas Kosoava e Shqipnia dy tre Rugova nuk do ishte ku eshte sot por do ishte atje ku ka dash te jet, mes kombeve dinjitoze. Rugova ishte nje njeri me vizion e me burrni. po ju nuk e kuptoni se jeni bo sot 500 mije ish ushtare te UCK. Me kaq sa keni dal ju sot e kishit pushtu dhe Beogradin, Po lene pash Zotin keto muhabete pa lidhje. Rrofte Kosova shqiptare dhe rugovizmi i paster.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Rrëfimi i policit: I ekzekutonim shqiptarët vetëm pse nuk kishin para pë të na dhënë



    Autoritetet ligjore në Serbi nuk i mohojnë akuzat për krime lufte, të cilat i ka bërë publike Slobodan Stojanoviq, komandant i pensionuar i policisë serbe, ish-pjesëtar i Çetës së katërt të Togës së njësive të veçanta të policisë dhe dëshmitar i mbrojtur nga shteti serb.

    Gjatë vitit 1998, si pjesëtarë i Policisë të Serbisë ai kishte marrë pjesë në një numër aksionesh, për të cilat ai dëshmon se kjo polici i ka ndërmarrë kundër civilëve shqiptarë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

    Slobodan Stojanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se për të gjitha veprimet, të cilat i kanë bërë pjesëtarët e forcave serbe në terren, në Kosovë, kanë qenë të informuar eprorët e lartë, përmes zinxhirit komandues i cili ka ekzistuar në njësitet e përfshira në, siç e quan ai, “pastrimin e terrenit”.

    Ai thotë se ka parë mjaft tmerre, të cilat i kanë kryer forcat serbe dhe kjo kishte ndikuar që ai të largohet nga policia.

    Stojanoviq shpjegon një nga rastet që kishin ndodhur dhe që sipas tij ishin rutinë.

    Gjithkah kam shkuar dhe kur kam parë se çfarë po ndodhë, unë jam tërhequr. Thjeshtë, pa asnjë arsye, u afroheshin njerëzve dhe i kërcënonin duke ju kërkuar para. Në qoftë se nuk kishte dikush para, e vrisnin, pa asnjë arsye tjetër”, tha Stojanoviq, duke shpjeguar se dinte edhe emra të njerëzve të caktuar që kishin vrarë të pafajshëm duke thënë se "shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”.

    Sipas tij, gjatë “pastrimit të terrenit” fillimisht ushtria grasatonte për orë të tëra dhe më pas futej policia dhe ushtria, të ndarë në njësi të vogla me nga 20 njerëz, të cilët merreshin vesh me komandantët e tyre lidhur me veprimet që i bënin.

    Ai akuzon komandantin e tij, Nenad Stojkoviq, për djegien e fshatrave mbi Mitrovicë dhe krimet që kishin ndodhur atje.

    Nenad Stojkoviq, është përgjegjësi kryesor për punën që bënim në Mitrovicë. E djegin gjithë fshatin... ja se çfarë bënin. Vetëm merrnin urdhër dhe ato ishin fjalë të shkurtuara. Do të thotë, kur merrnin fjalën ‘shkrepës’ atëherë do të thoshte se duhej djegur gjithë fshatin, nëse ishte fjala “goma”, atëherë nënkuptonte se duhej vrarë. Kur thoshte komandanti Mitroviq ‘dërgoje për rrezitje’, kjo nënkuptonte se duhej vrarë ai njeri shqiptar”, shpjegon Slobodan Stojanoviq.

    Ai ka rrëfyer edhe raste tjera, të cilat sipas tij ishin krime, për të cilat askush nuk është përgjigjur deri më sot.

    Akuzat për krimet, të cilat, sipas Stojanoviqit, i kanë kryer forcat serbe në Kosovë, i pohojnë edhe autoritetet ligjore në Serbi. Prokurori i Gjykatës speciale për krime lufte i Serbisë, Bruno Vekariq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është i sigurt për krimet që i përshkruan Stojanoviq, por sipas tij, ky i fundit u ka bërë shantazh autoritetet për interesa personale.

    Për ato që ai flet, jam i sigurt se kanë ndodhur ato krime. Prokuroria e ka nisur procedurën, bazuar në deklaratat e tij dhe tash jemi në fazën fillestare. Kur ne e kemi nisur procedurën, ai ka qenë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjithçka ka funksionuar si duhet deri në një moment kur ai (Stojanoviq) ka filluar të kërkojë nga ne shërbime të caktuara, të cilat ne nuk mund t’i japim në atë program të mbrojtjes, madje as për dëshmitarin e mbrojtur, i cili për ne është i shenjtë".

    "Në kontratë nuk qëndron se ne duhet t’ia punësojmë gjysmën e familjes. Nuk qëndron në kontratë që ai të jetë krye shef i policisë së Leskovcit. Esenca është se ai vet ka dalë nga programi i mbrojtjes dhe atë për të cilën na kishte premtuar se do të na jepte, nuk na e dha. Do të thotë, ne nuk mund ta shfrytëzojmë, sepse nuk kemi pasur dëshmi, të cilat na ka premtuar se do të na i japë në procedurën kundër atyre njerëzve”, ka shpjeguar prokurori serb Vekariq.

    Ai ka shtuar se aktualisht është iniciuar procedura kundër Stojanoviqit sepse ai ka kërcënuar zëvendës-prokurorët për krime lufte.

    Ndryshe, Stojanoviq thotë se për të gjitha krimet që kishte parë, kishte informuar ministrin e Brendshëm të Serbisë, në vitin 2000, si dhe disa organizata joqeveritare.

    Por sipas tij, askush nuk kishte dashur ta dëgjojë.

    Të gjithëve ju kam drejtuar. Por, në fund, janë detyruar që si kryeshef të stacionit policor të më fusin edhe në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, kinse më është rrezikuar jeta nga ana e policëve dhe se ata mund të më vrisnin. Ata më komprometuan".

    "Kur hyra në program, gruaja dhe fëmijët u traumatizuan, ndërkaq në analizën që ma bënë të gjakut, kinse është gjetur droga. Unë u thash, pse po flisni marrëzira? Ndërkaq, ata janë të gjithë kriminelë që kanë qenë në Kosovë dhe kanë vrarë e prerë popullin shqiptarë. Mu ata njerëz kujdesen për ne në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka theksuar Stojanoviq.

    Në anën tjetër, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka vlerësuar se dëshmia e Slobodan Stojanoviqit, përmes medieve,është paksa e vonë.

    Drejtuesi i këtij këshilli, Behxhet Shala, vlerëson se kjo dëshmi e Stojanoviqit është vetëm një mbështetje për deklaratat, materialet dhe kallëzimet penale që i kanë bërë organizatat joqeveritare nga Kosova dhe nga Serbia, për mizoritë që i kanë kryer forcat paraushtarake, policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.

    Ai është dëshmitarë i dorës së parë, i cili në njëfarë mënyre është edhe pjesë e krimit, sepse ka reaguar vetëm pasi kanë kaluar më shumë se 13 vjet, ndonëse ai thotë që i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe e ka informuar për ato që kanë ndodhë. Mirëpo, nuk e ka bërë publike. Do të thotë, kjo është një argument pas së cilit prokuroria në Beograd duhet t’i fillojë hetimet. Besoj që do të merret me rastin”, tha Shala.

    Ai ka shtuar se organizatat joqeveritare në Kosovë, por edhe institucionet, nuk janë në pozitë që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtarë për hapjen e hetimeve lidhur me krimet e luftës.

    Ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne nuk jemi në pozitë që ti bëjmë presion akujt, sepse ne jemi në pozitë që i nënshtrohemi presionit. E dyta, thjeshtë, mungon vullneti politik për tu arrestuar apo gjykuar ata të cilët janë përgjegjës për krime luftë. Ata që munden, ata nuk e bëjnë këtë. Këtë mund ta bëjnë vendim-marrësit të cilët janë në Bruksel dhe në Uashington. Por, ata e analizojnë gjendjen politike dhe e shohin nëse ja vlen të merren me të kaluarën, atëherë merren. Në qoftë se jo, atëherë heshtin”, ka theksuar Shala.

    Sido që të jetë, ish-pjesëtari i policisë serbe, Stojanoviq, duke folur edhe për mediat serbe, ka rrëfyer episode, siç i ka quajtur ai, të tmerrshme të luftës në Kosovë dhe krimeve ndaj shqiptarëve.

    Siç ka treguar ai, një person, identitetin e të cilit Stojanoviq e di, ka prerë kokat e një shqiptari dhe një shqiptareje të vdekur, duke i shndërruar ato më pas në abazhur tavoline.
    http://www.botasot.info/kosova/25129...e-te-na-dhene/

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    [B]Vazhdon rrëfimi i dëshmitarit: Forcat serbe vrisnin gjithçka që lëvizte[/B] ...




    Slobodan Stojanovic, komandant i pensionuar i stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale të Serbisë, ish dëshmitar i mbrojtur i shtetit serb, në vazhdimin e rrëfimit të tij për e-novine sjell dëshmi tjera për krimet ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai përmend plaçkitjet, vrasjet mizore, varrezë masive në Tusus të Prizrenit, vrasjet në Prekaz, Glogoc, Skenderaj, Opterushë, Samadraxhë... Ai flet edhe për vrasjen e mjekut serb që ka thënë se do të flas për të gjitha krimet e forcave serbe. Stojanovic cekë të ashtuquajturat spastrime të terrenit në Drenicë, vrasjet e civilëve Bajgorë, dhe urdhrin e komandantit për vrasje, që ishte: “Le të rreziten”. Telegrafi sjellë edhe rrëfimin për vrasjen e Milos Danilo Vlaskovicit, ish kreut të sektorit të analitikes dhe informatikës në SUP (Sekretariati i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë - v.j.), në Kosovë, me prejardhje malazez nga Kolashini i Ibrit, të cilin e vrasin më 16 qershor 1999 dy rezervistë të Ushtrisë jugosllave, rreth orës 16:30, në Mazgit të Obiliqit. Djali i tij VMV dhe gruaja MJV, si dhe gjashtë dëshmitarë që kanë parë vrasjen e tij, thonë se ai është vrarë sepse ka mbrojtur fqinjët shqiptarë.


    “Janë bërë hetimet kundër 17 anëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë, kundër të cilëve kemi dëshmuar. Më pas, gjykatësi hetues, Milani Dilparic, e ka marrë në pyetje vetëm B.Z.-në dhe mua, pjesërisht. Gjithçka është pezulluar. Të gjithë ishin të lirë pas tre muajsh, madje edhe Radoslav Mitrovic i cili gjykohej edhe për rastin në Suharekë. Thuajse asgjë nga ajo për çka kam dëshmuar nuk ka ndodhur. Prokurori Dragoljub Stankovic para gjykatores ka përshëndetur të gjithë ata që i kam akuzuar për krime lufte, e mua fare”, thotë Stojanovic.

    Njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë janë ende në polici, na ‘ruajnë’. Në Leskoc është një duzinë e policëve që merreshin me sigurimin e diskotekave e më vonë iu bashkuan Njësisë së Policisë Speciale në Kosovë. Ata gjetën edhe një duzinë tjetër të tyre. Ata kanë bërë përzgjedhje, dhe tërë këtë e dinte komandanti i Çetës, Nenad Stojkovic. Janë organizuar qëkur është formuar njësiti, njiheshin në shpirt, sepse kanë luftuar në Kroaci dhe në Bosnje.

    Këta janë ata njerëz që kanë vrarë dhe plaçkitur në Kroaci dhe në Bosnje. Edhe një nga kolegët ka dëshmuar kur ka parë vrasjet e myslimanëve (boshnjakëve - v.j.), me urdhrin e Milan Lukicit në Vishegrad. I kanë vrarë policët tanë, leskovqanët (nga Leskoci). Këtë e di edhe Prokuroria për Krime Lufte (e Serbisë - v.j.).


    Ekziston edhe një varr masiv ku janë vrarë vranë myslimanët, në likuidimin e të cilëve kanë marrë pjesë nga Departamenti i Policisë në Leskoc, të cilët më vonë janë angazhuar në Detashmentin 37. Ajo (varreza - v.j.) është në Bosnjën lindore. Mund të gjendet. Është hapur brenda natës, në fshehtësi, e aty janë varrosur, natën, myslimanët. I njoh kolegët që kanë ngarkuar kufomat në kamionë.

    Ata ishin të gatshëm të dëshmojnë për këtë, por janë ndalur kur kanë parë se çfarë më ka ndodhur mua dhe dëshmitarëve tjerë.

    Gjithashtu, ekziston një varr masiv në fshatin e Tususit mbi Prizren. Atje u varrosën pesëdhjetë shqiptarë, fëmijë, të moshuar, të rinj, civilë, të cilët ishin nuk ishin të aftë për asnjë operacion luftarak. Ata u ekzekutuan, u mbështetën për muri dhe u vranë me rafalë.

    Kam përmendur Glogocin. Aty në një spastrim të terrenit, kam parë një grup të 400-5000 grave shqiptare, fëmijëve dhe pleqve. Aty një koleg i imi donte të gjuante në ta, e unë e kam ndaluar sepse askush nuk ofronte ndonjë rezistencë. Pastaj u afrua një grua, që fliste në mënyrë të përkryer serbokroatisht. Kuptova se ishte myslimane nga Sarajeva, e martuar me një shqiptar. Më pyeti se pse bombardojmë, se pse vrasim njerëz dhe shkatërrojmë pronën dhe bagëtinë. Tek më vonë pash tmerrin, trupa të masakruar, shtëpi të djegura nga shpërthimet. Nuk mund të besoja se kjo mund të ndodhte. Ndodhte pa asnjë veprim luftarak, pa asnjë justifikim për çdo përdorim të forcës. Askush nuk kishte të drejtë për këtë. Ndërsa, futeshin (forcat serbe - v.j.) dhe vrisnin pa ua ndier.

    Pastaj kanë hapur ormanët, për të kërkuar para. Kur i gjenin, kënaqeshin, deheshin. Mbi Gllogoc, pas këtyre veprimeve, komandantit i është dhuruar ‘Mercedesi’ më i ri.


    Dëshmitari i krimeve mizore në Kosovë, Slobodan Stojanovic

    Vrasësit serbë, shumë nga të cilët nga Bosnja dhe Hercegovina, janë tashti në Xhandarmëri, në njësitet speciale të policisë, njësite të MUP-it që merren me programin për mbrojtjen e dëshmitarëve .

    Mbaj mend një vrasje në fshatin Les,
    ku njëri kalëronte dhe ruante kopenë. Ishte civil, natyrisht. Edhe disa barinj ishin me të. Ata nuk kishin armë, mbase as thikë buke. Të mitë nga çeta i kanë vrarë pa asnjë arsye. Kam dëgjuar në radio zërin e komandantit Radoslav Mitrovic, i cili nga një kullë mbi Prizren përcillte të gjitha njësitet. Ai tha dhe më duket që ende e dëgjoj: ‘Çegar’ (ishte kod i joni), lërini të rreziten’. Pra, që njerëzit të vriten në gjakftohtësi. Urdhri natyrisht është zbatuar, ndërsa njerëzit vetëm na shikonin.

    Në Skenderaj më 1998 ishin tri të ashtuquajtura spastrime terreni:
    në mars, në qershor dhe në shtator. Gjatë të tretit, ku kam marr pjesë, polici Aleksandar Trajkovic, tani në pension, njëri me nofkën Secerko, dhe unë, nuk e kemi harxhuar asnjë plumb. Aksioni ka zgjatur disa orë. Së pari kanë hyrë të Legisë (njësitet paramilitare terroriste të Milorad Ulemek - Legisë), secili me xhipat e tyre, për të plaçkitur. Ne ishim pas tyre. Fshatrat ishin të djegura, kudo civilë të vrarë. Gra, fëmijë, bagëti, gjithçka që ka lëvizur është vrarë në Prekazin e Ultë dhe të Epërm. Drenica digjej.

    Mbaj mend edhe krimet në Bajgorë.
    Kemi shkuar në anën e djathtë të rrugës. Në kamionin tonë ishte mitralozi ‘Browning’. Ne bartnim municion. Një i çmendur nga ‘Browningu’ ka shtënë drejtë një kopeje. Gjuante delet dhe njerëzit. Shihja tek vrapojnë. Nuk e di se sa ishin. Binin përtokë. Vetëm civilë. Unë e kam ndalur atë, por shumë vonë, sepse fillimisht nuk kam parë se në kë gjuante, se a jemi të sulmuar. Ai gjuante delet, lopët dhe njerëzit.

    Në fshatin e tyre kemi gjetur tenxhere në të cilat bënin ajvar. Ishim të uritur dhe e hamë. Por, kjo nuk u mjaftonte. Kur e hëngrën ajvarin, e dogjën fshatin. Kurrë nuk do ta harroj Bajgorën.

    Bajgora dhe fshatrat tjera të djegura ishin mjedise urbane; shihej mirëqenia me aparatet moderne shtëpiake që i kishte çdo shtëpi. Kishin antena satelitore. Gjithçka është plaçkitur e shtëpitë janë djegur. Kjo ndodhi në vitin 1998, prandaj duhet të cilësohet si (krim - v.j.) lufte.


    Komandanti Nenad Stojkovic me vetiniciativë gjuante me topa në Samadraxhë dhe Opterushë, hidhte nga 4-5 mina. E pyeta se përse gjuante, sepse jemi në fshat e si në pëllëmbë dore i shihnim njerëzit tek bëjnë punët e përditshme. Ai ndonjëherë do ta pyeste komandantin Radoslav Mitrovic, përgjigja e të cilit, kur dikush duhej të vritej ishte: ‘Le të rrezitet’.


    U dogjën fshatrat kudo që shkuam.
    Mua, natyrisht, nuk më shkonte as në mendje për ta djegur ndonjë shtëpi. Në Podujevë janë djegur dy fshatra. Digjej frikshëm.

    Urdhrat i ka dhënë Stojkovici, shpesh pa ndonjë konsultim me komandantin. Mua më urrenin, më thoshin se i dua shqiptarët, e unë thosha se kjo që bëjnë kurdoherë do të na dalë për hundësh.

    Pastaj, nuk është bërë hetimi i duhur kur është vrarë mjeku jonë Branimir Djokic. Ai u vra nga polici Goran Stamenkovic - Stamenko , sepse mjeku dinte shumë për krimet në Kosovë, si dhe unë, ndërsa komandanti Radoslav Mitrovic nuk e ka lejuar hetimin duke ‘konstatuar’ se mjekun e ka vrarë UÇK. Mjeku ishte me ne që në fillim të formimit të Njësitit Special të Policisë. I ka thënë Nenad Stojkovicit: ‘Kur të kthehem, do të tregoj gjithçka që keni bërë’. E kanë vrarë si një dëshmitar kyç .


    Edhe unë i kam paralajmëruar. Kam thënë se për gjithçka do t’i shkruaj Ministrisë së Punëve të Brendshme.
    Këtë e bëra. Por, nuk kishin guxim të më qëllonin”, është pjesa e dytë e rrëfimit të Slobodan Stojanovic, i cili vazhdon edhe nesër.

    "Burrin tim Milos Vlaskovic e kanë vrarë serbët, e jo shqiptarët. Unë në vitin 2001 i kam dhënë deklaratë dy inspektorëve të Sigurimit të Shtetit të MUP-it serb. Në bisedë ishte edhe djali im Vladimiri. Një nga inspektorët quhet NS. Edhe pse nga intervista me inspektorët ka kaluar shumë kohë, ata na kurrë nuk janë lajmëruar për vrasjen e burrit tim.
    Unë dhe djali im Vladimiri, dhe shumë të tjerë, përfshirë policinë dhe ushtrinë e tashme serbe, e dimë se Milos Vlaskovicin e kanë vrarë dy serbë me uniforma të maskuara të ish Ushtrisë jugosllave. Ju lutemi të na ndihmoni për të gjetur vrasësit e Milosit tim dhe vetëm ndëshkim meritor...
    ”, thotë gruaja e Vlaskovicit.

    "Babai ishte një njeri tolerant, dhe i drejtë për të gjithë. Kurrë me askënd nuk kishte mosmarrëveshje. E çmonin dhe vlerësonin serbët e shqiptarët. Pas pensionimit, pasi kishte më shumë kohë të lirë, shoqërohej edhe më shumë me shqiptarë dhe myslimanë nga Mazgiti dhe fshatrat përreth, ku kishte shumë miq. Ai, si unë dhe nëna ime, nuk mendonim të braktisim Kosovën. Babai, ne të tre, as nuk kishim në pronësi, e as donim të blinim parcela, tokë, shtëpi apo banesë në Serbi. Ne e kishim mirë në Kosovë. Kemi jetuar ndershëm dhe korrekt me të gjithë... Babai im nuk e miratonte, përkundrazi e dënonte persekutimin e shqiptarëve të Kosovës. Me përvojën që ai kishte, më kujtohet, neve dhe të tjerëve shpesh na thoshte se shqiptarët e dëbuar do të kthehen, sepse ata janë të lidhur për tokën dhe pronën... Shtëpia jonë ndodhej pranë xhamisë së fshatit, në vendin që quhej Mazgiti i Poshtëm ose Mazgiti boshnjak, sepse aty më herët kanë jetuar myslimanët.

    Në Mazgitin e Poshtëm ishte vetëm një familje serbe me gjashtë anëtarë, me mbiemrin P. Në Mazgitin e Epërm jetonin vetëm shqiptarët. Në pranverën e vitit 1999, nuk e mbaj mend mirë datën (ditën), forcat serbe dëbuan shqiptarët nga Mazgiti dhe fshatrat tjera përreth Obiliqit... Serbët lokalë nga fshatrat përreth sulmonin në mënyrë masive shtëpitë e braktisura shqiptare dhe ndërtesat ndihmëse (plevica dhe garazhe). Ata vidhnin mobile, makina, makineri të tjera për bujqësinë dhe çdo gjë që atyre u pëlqente. Unë personalisht e di se pushteti serb nga Komuna e Obiliqit, në krye me Zoran Milosevicin, si kryetar, kanë vendosur që serbëve nga fshatrat përreth asaj pjese të Kosovës, t’ju jepen dokumente të noterizuara, diçka si një certifikatë për menaxhimin dhe përdorimin e makinave të vjedhurave – kamionë dhe traktorë...

    Më 16 qershor 1999, rreth orës 16:00, në oborrin e shtëpisë së familjes sonë erdhi fqinji N(R)Sh, shqiptar nga Mazgiti i Poshtëm, rreth 50 vjeç, shtëpia e të cilit ishte 200 metra larg nesh. I tha babait tim, si fqinj, se disa serbë kanë hyrë në shtëpinë time dhe se duan ta vrasin. Ai e lutu ta shpëtonte atë dhe vëllain e tij. Babai u përgjigj me po dhe menjëherë shkoi me N-në drejtë shtëpisë së N-së. Pas 10 minutave nëna ka dëgjuar të shtëna rafali në shtëpinë N. Ajo vrapoi poshtë rrugicës drejt shtëpisë N. Derisa vraponte, nga shtëpitë dhe oborret iu bashkuan edhe fqinjët myslimanë. Kur nëna dhe fqinjët myslimanë ishin 50 metra larg shtëpisë, kanë para se si nga ajo shtëpi, përmes derës, kanë vrapuar dy ushtarë serbë me uniforma të maskuara, duke shtënë nën nënën time dhe fqinjët. Ata ikën mbrapa shtëpisë N. Kur nëna hyri brenda, në një nga dhomat ka gjetur trupin e pajetë të babait tim Milos, në pozicion gjysmë të ulur në një divan apo shtrojë. Ishte i goditur me disa plumba në pjesën e zemrës”, është dëshmia e djalit.


    “Dikush ka informuar KFOR-in dhe pas rreth një ore ose ndoshta dy orësh, kur u bë errët, ata erdhën. Kanë kryer hetimet dhe trupin e dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ditën e nesërme, më 17 qershor 1999, trupin e mori dhëndri Miloslav Lakiceviç dhe e çon në Mazgit...

    Dhëndri ka shkuar te Zoran Milosevici i cili ka thënë se ai e di pse e kanë vrarë Milos Vlaskovicin, se nuk i vije keq, sepse i ka mbrojtur shqiptarët për çka e ka merituar vrasjen nga serbët.

    N(R)Sh dhe vëllai i tij i kanë thënë nënës dhe fqinjëve tjerë se ushtarët serbë kanë hyrë në shtëpinë familjare dhe kanë dashur t’i vrasin. Kur N(R)Sh i luti ushtarët serbë që të mos i vrasin se nuk i kanë bërë gjë të keqe serbëve dhe se këtë mund ta vërtetojë fqinji Milos Vlaskovic, ata kanë mbajtur vëllain e N-së në shtëpi, ndërsa N-në, nën kërcënimin e armëve, e kanë detyruar ta thërrasin Milosin. Kur është kthyer me babanë, sipas dëshmisë së N-së dhe vëllait të tij, ushtarët serbë i thanë Milosit se pikërisht atë e kanë kërkuar. E kanë drejtuar armën te babai, e kanë urdhëruar të futet në një dhomë në shtëpinë e N-së. N. dhe vëllai kanë dëgjuar ushtarët tek debatojnë me babanë, tek e kërcënojnë dhe i bërtasin, e pas një kohe janë dëgjuar të shtënat rafal. Dy ushtarët kanë dalë nga dhoma, pastaj nga shtëpia, duke gjuajtur nënën dhe fqinjët myslimanë...

    Mua dhe nënën time na irriton fakti se askush nga MUP-i i Serbisë nuk ka ndërmarrë asgjë për ta ndriçuar vrasjen e babait tim... As unë e as ajo nuk do të heshtim, sepse vrasësit ecin lirshëm e ndoshta qeshen me vuajtjet dhe dhembjen tonë”. /Telegrafi/

    http://www.zeri.info/artikulli/20592...cka-qe-levizte

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Rrëfimi i Stojanoviqit: Shteti serb mbron kriminelët e luftës




    Beograd, 15 nëntor – Portali Telegrafi ka sjellë sot vazhdimin e tretë të dëshmisë së Sllobodan Stojanoviqit (në foto) për e-novine, ku ai flet për torturat që ka kaluar për vite të tëra si njeri që ka dashur të denoncojë vrasësit e civilëve në Kosovë. Sipas tij, shteti serb është i implikuar në këtë dhe për këtë jep sqarime dhe fakte - se kriminelët mbrohen nga pushteti i Serbisë, përfshirë Ivica Daçiqin.
    Stojanoviq thotë se në Kosovë është kryer gjenocid kundër shqiptarëve, ndërsa përmend me emër të inkriminuarit në vrasje. Thotë se ka bindur edhe shumë kolegë të tjerë që të dëshmojnë për tmerret që forcat serbe kanë kryer ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, përfshirë edhe disa vullnetarë rusë. Ndërsa, shton se sot as në barnatore nuk e shërbejnë, e as në qendra shëndetësore nuk duan ta kontrollojnë. Pikërisht për këtë dëshmi, ai sot është detyruar të lajmërohet në policinë e Leskovcit. Lajmin për këtë do ta gjeni në fund të rrëfimit të tretë të tij.


    Në Zyrën e Tribunalit të Hagës në Beograd, te TV Pink, shkova me vetiniciativë, i vetëm. Aty ishte një oficer, një hetues. Më dëgjoi dhe më pyeti nëse do t’i shesë informatat e mia. I thash: ‘Nuk dua para, por vetëm që të dihet e vërteta për policinë serbe, që askush të mos ju gënjejë’. Prej askujt kurrë nuk kam marrë para.

    Dragoljub Stankoviq, zëvendësprokuror për krime lufte, mbërriti në Leskoc më 2005. Kërkoi të njihemi. Atëherë e jepte dëshminë Çukarica, që tash është në burg për krimet në Suharekë.


    Vrasja e pengjeve në Rahovec

    Kemi vënë kontakt dhe isha i lumtur për këtë, sepse tek ai e shihja përfaqësuesin e shtetit. Nisëm edhe privatisht të shoqërohemi. I kam përcjell në Prokurori policët që jepnin dëshmi. E kam takuar edhe drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ndërsa Stankoviq ka thënë që fillimisht duhet të punojmë vetëm ne, e për gjithçka që arrijmë do ta merr përsipër fundin ai. I kam dërguar dëshmitarët në Fond, por Stankoviqi nuk donte t’i takonte e të merrte deklarata. Madje edhe në Prokurori kam dhënë deklaratë më 2009.

    Është interesant se gjatë ardhjes në Leskovc, Dragoljub Stankoviq shihej me ne që dëshmonin për krime lufte, por edhe me njerëzit që i akuzonim për krime të tmerrshme të kryera në Kosovë.

    Si kemi ardhur në këtë përfundim?
    Vjen në Leskovc, e ne e nxjerrim në një darkë në kafenenë ‘Grand’. Ulemi vetëm, e pastaj zbrazet lokali e vjen Dejan Mihajlloviq Çebe, vrasësi, Zoran Markoviq dhe të tjerë që kanë marrë pjesë në vrasjet në Kosovë. Ishte e çuditshme se si qëllonin ku ne uleshim. Pastaj kuptuam se Dragan Milenkoviqin, e quajtur Sisarka, Stankoviqi e kishte përgatitur që të jetë dëshmitar në rastin e Shainoviqit dhe të tjerët, që të jetë dëshmitar i mbrojtjes! Pyes veten cili është i çmendur këtu? A duhet që këta nga këto institucione t’i çojnë kriminelët para gjyqit, apo qëllimi është mbrojtja e tyre?! Në Hagë dëshmitar i mbrojtjes, ndërsa në deklaratën time bishë që ka vrarë civilë shqiptarë!


    Viktima e forcave serbe

    Në Leskovc janë arrestuar Dragan Milenkoviq, Zoran Nikoliq Honda, Nenad Jovanoviq dhe Zoran Stankoviq. Gjithçka ishte gati për reagim ndaj arrestimit. Kanë shtypur fanella me portretet e tyre, janë bërë gati demonstratat. Protesta para policisë së Leskovcit u mbajt më 14 mars 2009, ndërsa mori mbështetje nga ministri i Punëve të Brendshme në atë kohë, Ivica Daçiq, që të arrestuarit të mbrohen në liri. Menjëherë i publikojnë emrat tanë. Nisin persekutimet. Shteti i është i pafuqishëm, sepse janë të korruptuar ose të përfshirë në këtë.


    Më fusin në programin e mbrojtjes.
    Trillojnë sëmundje të rreme dhe shkoj me familje në Beograd. Na kanë torturuar, e gjoja mbrojtur. Në Njësinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve ishin pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë, pjesëmarrës në luftëra, kriminelë që kanë bërë gjërat më të ndyta në Kosovë. Ata kanë vrarë, kanë djegur dhe janë pasuruar nga banorët shqiptarë. Ata më thanë se po luaj me kokë dhe të mos e thyej degën ku jam ulur. U sollën në mënyrë vulgare, ma kanë traumatizuar fëmijën, ma kanë kontrolluar postën, gruas i kanë folur gjëra të ndyta - aluzione seksuale.

    Kam kërkuar takim me Dragoljub Stankoviqin, i cili më tha: ‘Kush të ka detyruar të shkosh në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve’. Kuptova se në program jam me urdhrin e kryeprokurorit Vlladimir Vukçeviq.

    Meqë gjithnjë kam folur kundër Njësisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe kundër krerëve të saj, më nxorën nga programi. Më 29 tetor 2010 vijnë në mëngjes dhe thonë se nuk jam më në program. Donin, meqë isha në pension që nga 10 shtatori, të më bien në qafë dhe ta zbehin reputacion tim. Ata më dërguan përsëri te xhelatët për të ma vënë kokën në cung, gjë të cilën ende tentojnë.



    Shqiptari i zënë peng nga forcat serbe

    Me Dragoljub Stankoviqin kisha marrëdhënie private. Vinte tek unë. Atij dhe gruas së tij i dhuronim ushqime dimri; i blemë një qengj. Më fliste gjithçka për veten e tij, ku jetonte e ku i punonin gruaja dhe vajza. Iu ankova kur në Leskovc, në rrugë, nga vetura zyrtare më kërcënoi Nenad Stojkoviq, me zë, në prani të dëshmitarëve. Stojkoviq ma tregoi gishtin e mesëm dhe më shau. Stankoviqi nuk reagoi dhe unë atij dhe Vukçeviqit i dërgova letër ku them se edhe familjet e tyre mund të vuajnë si imja. Më akuzuan për rrezikim të sigurisë. E pra, kush kujt ia rrezikoi jetën?

    Një tjetër procedurë që zgjat 14 vjet në një gjykatë të Beogradit kundër meje, po e bën bija e Vlladimir Vukçeviqit, e cila është gjykatëse. Gjithnjë më thoshte: ‘A ta përshëndes babanë’? Në fund e pyeta se kush është babai i saj dhe ajo tha: ‘Po gjykatësi Vukçeviq’. Thash të mos e përshëndes. A nuk ishte ky konflikt interesi? Procesi nuk ka mbaruar ende, ndërsa tash i është dorëzuar një gjykatësi tjetër.


    Forcat serbe vranë, plaçkitën dhe shkatërruan çdo gjë shqiptare

    Në fillim e kam akuzuar komandantin Nenad Stojkoviq, i cili i dinte të gjitha, dhe nën patronazhin e të cilit janë bërë të gjitha. Një mbrëmje kam gjetur një kamerë me pamjet ku ishin civilët e vrarë, në një vend që nuk e njoh, sepse nuk isha i pranishëm. Aty ishte Nenad Stojkoviqi me ata njerëz.

    Aty janë vrasjet. Gjuajnë drejt civilëve për pikë qejfi, e askund nuk shoh pjesëtarë të UÇK-së. Aty kishte gra, fëmijë e pleq.

    Kolegët e mi, me kërkesën time, kanë dëshmuar për krimet, sepse i kishin duart e pastra. Boban Ignjatoviq ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës, në procedimet kundër Sreten Lukiqit, Obrad Stevanoviqit dhe të tjerët. Së bashku ne ishim në luftë dhe e pyeta: ‘A do të dëshmosh për këtë’? Tha se po. Pranoi edhe Jovan Goluboviq, i cili foli për vrasjet në Bosnjë e Hercegovinë. Ndërsa, në Tribunal thanë: ‘Kjo tash nuk na intereson’!

    Kam hasur rusët që i kam dërguar të dëshmojnë se kanë vrarë me urdhrin e Radosllav Mitroviqit dhe gjeneralit Bozhidar Deliq. Ata ishin pjesë e njësive të Delicit. I gjeta në Mlladenovc. Njëri ishte kolonel, të tjerët oficerë të ultë të Ushtrisë ruse, që erdhën si vullnetarë. Kam sjell për dëshmi edhe snajperistin e atij njësiti. Ata kanë marrë pjesë edhe në luftën kundër shqiptare në Maqedoni. U është premtuar se pas luftës do të punësohen si instruktorë.

    Krimet i kanë raportuar 17 policë, me përjashtim të komandantit Nenad Stojkoviq, Dejan Mihajlloviqit, të quajtur Çebe, Zoran Markoviqit, Dragan Mlladenoviqit. Në raport thuhet se kanë kryer krime nga Ligji Penal i RSFJ-së dhe se nuk u janë përmbajtur konventave të luftës. Për vrasje, zjarrvënie, grabitje, praktikisht gjenocid.


    Të deportuarit shqiptarë ikin nga shtëpitë e tyre

    Unë më 2005 u emërova komandant i stacionit policor në Cërna Trava dhe mora gradën e kapitenit, e menjëherë pas kësaj kam dal në pension. Problemet me statusin e një dëshmitari të mbrojtur kanë dalë në vitin 2009 nga Njësiti për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, që thonë se duhet të futem në program meqë më rrezikohet jeta. Kur pyeta nga kush, thanë: nga policët kundër të cilëve kanë dëshmuar të cilët duan të më vrasin.

    Çdo gjë është e qartë. Dragoljub Stankoviqi u tregonte kriminelëve tërë atë që themi kundër tyre. E ata nuk kishin asgjë të pistë kundër nesh. Unë kam marr pjesë në luftime, aty ku ishte vështirë dhe me rrezik, por kurrë nuk kam shtënë drejt të plagosurve dhe të paaftët. Ata kanë vrarë me plumba në kokë. Është bërë zhvarrimi i disa prej viktimave, e unë i kam fotot .

    Ata bënë kundër nesh çdo gjë që u binte ndërmend. Dëshmitari Boban Ignjatoviq ka blerë veturë nga komandanti i tij Mirosllav Vidosavljeviq, që doli të jetë vjedhur në Kosovë. Komandanti e ka lajmëruar, Bobani humbi punën e tij, ndërsa Vidosavljeviq u gradua në komandën e Xhandarmërisë.

    Të gjithë që i kam akuzuar kanë përparuar. Ata janë heronj lufte:
    Dejan Mihajlloviq Çebe është komandant i stacionit policor në Oruglicë, në kufi me Kosovën, bën biznese me shqiptarë. Punën e tij tashti po e heton Kontrolli i Brendshëm.


    Nëna shqiptare vajton të birin e vrarë, Ali Paqarizin nëntëmbëdhjetëvjeçar

    Zoran Markoviqi punon në Brigadën e Intervenimit, si dhe Dragan Milenkoviq. Të gjithë janë dekoruar me medalje për trimëri. Nenad Stojkoviq, menjëherë pas luftës, u gradua në rangun e majorit, pastaj të nënkolonelit. Edhe ai nga Sllobodan Millosheviqi ka marrë medalje për trimëri.

    Kam përjetuar lloje të ndryshme të poshtërimit dhe të maltretimit. Ma morën pistoletën time të shërbimit, në të cilën kam të drejtë edhe pas daljes në pension, e që ishte mesazh i qartë për armiqtë e mi.

    Kam kërkuar ndihmë nga Prokuroria për Krime Lufte, e ata nuk duan të kontaktojnë me mua. Tani nuk ka asnjë dyshim se ata duan të më diskreditojnë dhe të më detyrojnë të heq dorë nga dëshmia dhe që të tjerëve t’ju tregojnë se nëpër çka do të kalojnë nëse bëjnë diçka të tillë.

    Kur jam kthyer nga programi i mbrojtjes, farmacistja më tha: ‘Mos hajde më se për ty nuk ka ilaçe këtu’.
    Në Qendrën shëndetësore nuk duan të më kontrollojnë. Më thanë të shkoj pas një muaji, kur kthehet mjeku im i zgjedhur. Më kanë dërguar disa herë në polici me akuzat se si komandant kam zbuluar përmbajtjen e një kabllogrami zyrtar, e ajo ishte letër që e kishte çdo stacion në Serbi. I kanë prerë gomat e veturës, në kopsht, e askush nuk ka kryer hetime.

    Familja ime dhe unë kemi jetuar në frikë me vite të tëra, e kjo gjë vazhdon. U kam shkruar shumë vetëve, madje edhe ministrit të Policisë. Kur unë me dëshmitarët Bojan Zllatkoviq dhe Jovan Golluboviq jemi kthyer nga Beogradi, nga tubimi i Fondit për të Drejtën Humanitare, eksplodon goma që më parë e kishin prerë. Edhe Fondi më 2011 i është drejtuar ministrit të Brendshëm, por asgjë nuk ka ndërmarrë. Donin të na vrisnin.

    Tani unë nuk mund të gjej një punë për djalin në njësitin e zjarrfikësve, e kjo më dhemb më shumë. Shefi i ekipit në Leskovc tha: ‘Nëse e mohon babanë, mund të punësohesh. Natyrisht djali im këtë nuk e pranoi’, është rrëfimi i Sllobodan Stojanoviqit.

    Pikërisht për këtë seri të dëshmive, pjesëtarët e policisë së Leskovcit atij dje ia kanë dorëzuar ftesën që të premten, më 15 nëntor, në ora 13:00 të lajmërohet në stacionin policor për të dhënë informata në cilësinë e qytetarit, në procedurën paraprake për veprat penale të krimeve të luftës. Siç dihet, Stojanoviq ka akuzuar Prokurorinë serbe se mbron pjesëtarët e policisë që kanë kryer krime në Kosovë. Ndërsa, zëvendësprokurori i Krimeve të Luftës, Bruno Vekariq ka mohuar këto akuza, duke thënë se Stojanoviqi ka dalë vet nga ky program dhe se dëshminë e ka kushtëzuar me kërkesën që të punësohen anëtarët e familjes së tij e ai të jetë shef i policisë në Cërna Trava!


    Afro një milion shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre

    Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, në një deklaratë me shkrim për REL në gjuhën serbe, ka vërtetuar pohimet e Stojanoviqit, ndërsa ka demantuar pretendimet e zëvendësprokurorit.

    Prokuroria për Krime Lufte, institucioni më i turpshëm në konkurrencën e autoriteteve shtetërore, ishte përfshirë në përgatitjen e dëshmitarëve të rremë për mbrojtjen e kriminelëve serbë në pozita të larta policore, si dhe ka marrë pjesë në maltretimin e dëshmitarëve të krimeve të forcave serbe”, ka thënë Stojanoviq për e-novine. Ai thotë se është kërcënuar duke i thënë se “edhe shqiptarët i kanë ata që tradhtojnë, por dihet se çfarë ndodh me ta”.

    Meqë kanë përfaqësuar familjet e viktimave në këtë rast, gjatë fazës së hetimit, kundër Mitroviqit dhe të tjerëve, unë jam njohur me teknikat e presionit me të cilat Prokuroria shërbehej për të dekurajuar dëshmitarin Stojanoviq dhe tre policë të tjerë që ishin në komandën e Radosllav Mitroviqit”, thotë Natasha Kandiq.

    Për të më larguar mua, si dhe dëshmitarët e mbrojtur nga procesi, gjykatësi hetues dhe prokurori shkuan deri aty sa që merreshin vesh me avokatët se ka dëshmi se kam falsifikuar dëshmitë e familjeve të viktimave. Pas kësaj, gjykatësi hetues dhe disa avokatë janë dehur në hapësirat e Prokurorisë, duke ftuar edhe dëshmitarin Stojanoviq që t’ju bashkohet.

    Keq ka kaluar edhe dëshmitari B.Z. Ai për më shumë se dy vite ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, duke pritur që ta dëgjojë dikush nga Prokuroria. Anëtarët e Njësisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, me teknikat e tyre të frikësimit, e kanë çuar në një gjendje të çorientimit të plotë. Ai u largua me dëshirë nga programi i mbrojtjes, sepse nuk mund të përballonte torturat psikike. Unë kam qenë e vetëdijshme për gjendjen e tij dhe i sugjerova atij që të kërkojë azil politik në disa vende evropiane. Sikur ai të mbetej nën mbrojtjen e Prokurorisë, do të ishte sot i sëmurë rëndë. Rezultat i procesit kundër dëshmitarëve është liria e gjeneralit të policisë Radosllav Mitroviq”.

    Stojanoviq për e-novine, për ftesën për t’u paraqitur në polici, thotë se nuk ka çka të flasë më sepse nuk i beson shtetit të Serbisë.


    Nuk i beson shtetit të Serbisë

    "Këto janë format e reja të ngacmimit, sepse kam vendosur të flas publikisht përsëri, këtë herë për e-novine dhe Radio Evropa e Lirë. Edhe mediat e tjera nga rajoni më thirrën të jap deklarata të shkurta, ndërsa pritet të jem mysafir në televizione. Nuk kam çfarë të fsheh dhe nuk ia kam frikën askujt. Në Beograd zyrtarisht kam bërë një deklaratë dhe kam treguar gjithçka që di, më 11 shtator 2009, e pastaj shteti ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Pse tash sërish të më marrin në pyetje? Për shkak se u ngre shumë pluhur nga dëshmia ime? Mu për këtë dikush i ka urdhëruar të aktrojnë se po bëjnë diçka. Për shkak ashiqare dihet se prokurori Bruno Vekariq po gënjen”, thotë ai.

    http://www.koha.net/?page=1,15,165821

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Aktakuzë ndaj tre ushtarakëve serbë për Masakrën e Lubeniqit



    Beograd, 22 nëntor - Prokuroria për Krime Lufte në Beograd, sipas njoftimit të FoNet, ka ngritur aktakuzë kundër tre ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave me dyshime të bazuara për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Lubeniq të Pejës, më 1 prill të vitit 1999.

    Të akuzuar janë pjesëtari aktual i xhandarmerisë, Vlladan Kërstoviq, i quajtur “Xhuxha”, Llazar Pavlloviq, i quajtur “Llazo”, me profesion shofer, dhe Millan Ivanoviq “Miqku”, tregtar.

    Ata, sipas aktakuzës, në bashkëveprim me pjesëtarët e togut ndërhyrës 177 të aradhës ushtarake-territoriale, ndaj të cilëve po zhvillohet shqyrtimi kryesor sipas lëndës “Qyshku”, kanë vrarë së paku 46 civilë, ndërsa 11 kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ka njoftuar Prokuroria për Krime Lufte.

    Të dyshuarit këtë masakër e kanë kryer bashkë me Nenad Lekiqin, i cili aktualisht ndodhet në Suedi, ekstradimi i të cilit tashmë është kërkuar nga Serbia, dhe Predrag Vukoviqin, i cili ndodhet në arrati dhe me NN persona të tjerë.

    Aktakuza, sipas agjencisë serbe të lajmeve, i ngarkon edhe për zhvendosje të detyrueshme të grave, fëmijëve dhe pleqve shqiptarë, dhe më pas u kanë vënë zjarrin shtëpive dhe kanë shtënë mbi kokat e tyre, derisa civilët janë detyruar të ikin përtej kufirit në Shqipëri, theksohet në aktakuzë.


    Prokuroria thekson se ngjarjen në Lubeniq e ka ndriçuar në bazë të dëshmive të dy dëshmitarëve të mbrojtur.
    http://www.koha.net/?page=1,15,166641

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Aktakuzë ndaj tre ushtarakëve serbë për Masakrën e Lubeniqit

    ...
    Lubeniqasit nuk besojnë në drejtësinë serbe



    Lubeniq (Pejë), 24 nëntor - Banorët e Lubeniqit të Pejës kanë pak shpresë se do të ketë gjykim të drejtë ndaj tre ish-oficerëve të ushtrisë serbe, të cilët akuzohen për masakrimin e 46 civilëve të këtij fshati. Të mbijetuarit thonë se tmerri i përjetuar ato ditë nuk harrohet lehtë. Zojë Hamzaj, më 25 maj të vitit 98, kur ishte bërë masakra e parë në këtë fshat, kishte humbur dy djemtë dhe burrin e saj. Ajo rrëfen se si ia kishin marrë nga shtëpia herët në mëngjes e nuk i kishte parë më.

    Pas qetësimit të situatës për disa muaj, fshati ishte rrethuar serish nga forcat paramilitare serbe, më 1 prill të vitit 99. Nga ky fshat i vogël, numri i viktimave të krimeve serbe është gjithsej 80 nga lufta e fundit. 14 vjet pas, prokuroria serbe ka ngritur aktakuzë për tre ish-ushtarë serbë që dyshohen për krimet e kryera në Lubeniq, në prill të vitit 99. Por, kryetari i fshatit, Nezir Jahmurataj, ka pak shpresë se të akuzuarit do të gjykohen drejtë. Përveç që nuk janë përfillur kërkesat e tyre për ndihmë ligjore nga qeveria, Jahmurataj thotë se as kërkesa që autorët e krimeve të gjykohen në Kosovë, nuk është miratuar nga EULEX-i. Të akuzuar nga Prokuroria për Krime Lufte në Beograd janë: Vlladan Kërstoviq, që është aktualisht pjesë e xhandarmërisë, Llazar Pavloviq dhe Milan Ivanoviq.

    http://www.koha.net/?page=1,13,166791

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •